nga Administratori Sat 13 Oct 2007, 01:56
MJEKRA E ZOTIT
Shume vjet me perendite
Kam jetuar bashke i zbathur
Kemi qene tok perdite
Por aspak nuk jemi dashur
Dhente tok kemi kullotur
Arat tok kemi leruar
Kur une isha i perlotur
Zoti qeshte i harbuar.
Kur me ngordhnin bejkat malit,
Zoti tallej si i marre
Une gure merrja zallit
E goditja per ta vrare...
Eh, c'te grindur , eh c'te therur
Me terbim e me potere!
Mjekren zotit s'ia kam krehur,
Mjekren zotit ia kam cjerre.
Dhe pastaj me dru ne dore
E kam ndjekur e perzene
Permbi malet me debore
Asnje fron nuk i kam lene
I kam thene: hajde, zhduku,
Fundi yt nje fund te jete,
Ku te duash shko e struku,
Jam i zoti te rroj vete!
Krishtit kryqin ia kam hequr
Pa trokitur ne kembane
Muhametit ia kam djegur
Callmen , xhyben dhe kurane..
Dhe nga kjo i deshperuar,
Papa, balli i Vatikanit,
Me ka nemur e mallkuar
Mua, tersin e Ballkanit.
Shenjteri, o rrenje e vjeter,
Mbaj pak vesh e pak veshtro,
C'po te flet nga bregu tjeter
Nje apostull Dritero:
"Skam qeder se psall nje pape
me karroce apo veture
Po te ngjallet zoti prape,
Une prape e ze me gure"