VAJTIM PER BIJEN
(Victor Hugo)
(perkthyer nga Fan Noli)
Tani qe shkova nga Parisi i veshtire
Mermer, tavane, truall, megull nuk shoh,
Tani jam nene lisa, nene deg i shtrire,
Dhe bukuri e qjellit mendjen po ma ngroh.
Tani nga zia qe me cthuri si germadhe
I zbeti gjalle dal,
Me hyn ne zemer paqja e natyres madhe
Dhe qetesi me fal.
Tani me valat deti gjere me gostit,
Me prek I qeti, madheshtori horizon;
Tani te thellat te verteta po nxonit,
Dhe lulet e lendines syri mi gezon.
Tani, o Perendi, po gjenj fuqine sterre
Te shoh me syte zes
Te shkretin gur nene te cilin vajze mjere
Fle gjumin pa mengjes.
Nga pamjet perendore mendja mu-ndricua,
Nga fushat, pyet, brigjet, lumi i kulluar,
Shoh vogeline time dhe cudite tua,
Mbleth mendjen, di qe je i math, i pambaruar.
Ja ku te vinj, o Ate qe besonj, o Zot,
Te sjell perunjesisht
Zemren qe ma ke mbushur me lavdi, dhe sot
Ma theve ploterisht.
Ja ku te vinj, o Zot, dhe proklamonj qe je
I miri embli dhempshur, Perendi i Jetes,
I vetemi qe di se cben edhe perse.
Njeriu eshte kallm i shembur i kenetes.
Te thom qe varri, kur te vdekurit mbulon,
Porten e qjellit hap,
Qe jeta jone tatepjete kur mbaron
Perpjete nis me vrap.
Je i pasosur, absollut, dhe i vertete
Ti vetem, Ati larte, e pranonj mi gju;
Pranonj qe esht e mire, esht e drejte
Qe zemra mu-pergjak, se Zoti e deshi ashtu.
Me skundreshtonj per asnje gje qe po me ther,
Se ashtu deshe ti;
Shpirti nga zi ne zi, edhe nga vrer ne vrer
Shkon ne perjetesi.
Spo shohim kurr asgje pervecse nga nje ane,
Tjatrane mbytet ne mister e ne furtune;
Njeriu vuan nen zgjedh e se di shkakne,
Cdo gje i fluturon, asgje si hyn ne pune.
O Zot, perhere na rethon me shkretetine,
Me pranga dhe me fre;
Ske dashur kurre te na japesh shigurine
Dhe gazin permi dhe.
Sa shohim nje te mire, fati na e tret,
Sna dhe asgje ne jeten rotedhe rodhan
Qe te qendronje dhe te thomi, mor aman:
Kam nje shtepi, nje are, dhe nje dashuri.
Cdo gje e shoim per nje cast te kufizuar
Dhe mplakemi pa shtek;
Keshtu na qenka, ashtu ka per te vazhduar.
Pranonj edhe se prek.
Kjo bote, o Zot, kjo harmoni e pandryshuar
Perbehet me vajtime edhe me kremtime;
Berthama jemi ne tufan te pambaruar,
Te miret hipin, dhe te liqte zhyten ne mundime.
E di, o Zot, ke pune shume, dhe ske nge
Per ne te behesh vrer;
Per nenen vdekje fshnjes djek si nje rufe,
Po ty ste ben qeder.
E di qe pema bie kur i fryn nje ere,
Zogut i bie penda, lulja shkunt aromen;
Kriesa eshte rote madhe si potere,
Dhe sillet rotull dyke shtypur udhes llomen.
Se ditet, muajt, valat, syte qe vajtojne
Kalojne pa pushim,
Se bari do te mbinje fosnjat do te shkojne,
E di, o Zot im.
Ne qjellin tent persiper reve te veshtira,
Ne kaltesiren e patundur madheshtore
Po mbrun e po gatit kush e di cmiresira
Ku hyn si pjese duhur dhembja njerezore.
Per pllanet e panumerta qe po permban
Te duhet pa dyshim
Te mbytesh bukurite dheut ne tufan,
Ne zi, dhe ne mjerim.
Kanunet qe hartojne fatin njerzor
Nuke tronditen, nuke zbuten asnje here,
Se smunt, o Zot, ta cthuresh rendin boteror
I shtyre nga meshira per njerine mjere.
O Zot I math, te lutem hith nje sy mi mua
Sheroj-e shpirtin tim;
I embel, i perunjur posi foshnj'e e grua
Te vinj me adhurim.
Kujto, o Zot, qe kam punuar qe ne krye,
Qe jam perpjekur, jam mejtuar, kam leftuar,
Natyren kam shpjeguar plot me aresye
Cdo gje me kthjellesine tende e kam ndricuar.
Detyren time e mbarova beserisht
Perballa zemerim,
Pra nuke prisnja me te drejt'e natyrisht
Nga ty kete cperblim.
Nuk e pareshikonja kurre qe dhe ti
Me krahun tent te me goditnje munt mi koke
Dhe mua qe kam patur rralle prokopi
Te m'a varrosnje bijen kaqe shpejt ne toke.
Me zemren te plagosur kaqe rend' u-drodha
Te nema me furi
Si fosnje, edhe kunder teje nofta hodha
Nje gur ne det te zi.
Kujto, o Zot, njeriu po dyshon kur vuan,
Se syri qe po qan verbohet n'erresire,
Se ne budrum ku eshte hedhur nuke cquan,
S'te sheh, e s'te perfill, e s'te kerkon meshire.
Njeriu qe fundoset thelle ne gremine
Ne pis' e ne katran,
Nuk esht' e mundur te gezonje qetesine
Te yjve ne mejdan.
Sot une, qe si nene isha dobesuar,
Ne kembe te perunjem nene qjell te lire,
Nga hidherimi i eger ndjenj qe jam ndricuar
Dyke shikuar gjithesine ca me mire.
O Zot, e di qe jam i cmendur pa kufi
Kur murmurit e shanj;
Pra hesht, s'mallkonj, e s'akuzonj, po nem liri
Te cirem e te qanj.
Me ler me kuj' e lot, me vaj e vrer te ngrysem
Posa njerin' e bere per litar dhe hu;
Mi kete gur te ftohte ler-me te permbysem
Dhe te pyes: Moj bije, a e di qe jam ketu?
Me ler t'i unjem mbremane mi varr t'i flas
Kur bota reth pushon,
Se nofta engjelli ne qjell, kur te bertas,
Cel syt' e me degjon.
Ajme, per khen e kaluar kam zili;
Tani asgje ne bote ngushullim s'me sjell;
Perhere ate cast me sy e shoh tani
Kur hapi krahet edhe fluturoj ne qjell.
Nuk e harronj gjer sa te vdes castin e zi;
C'te qava, o cast, me kot!
Bertita: O Zot, qeparthi e kisha, dhe tani
S'e kam! dhe qanj me lot.
Zot, mos u-zemero qe sillem si i eger;
Kjo plage pikon gjak, dhe s'ka asnje sherim;
Sa vete helmi ashperohet ca me teper;
Jam i perunjur, po s'kam me aspak durim.
Zot, mos u-zemero, faqen m'a dhe per hall,
Syrin m'a dhe per lot,
Po force dhe takat s'me dhe qe t'i perball
Zullmet bot e bot.
Shiko, femijet po na duhen pa dyshim,
O Zot; se fati na permbyti n'erresire,
Na thuri me andralla, helm e hidherim,
Po nje mengjes na zbarth me hir edhe meshire.
Nje foshnje lint, nje kok'e dashur dhe e shtrenjte,
E vogel, gas perhap,
E bukur sa beson qe dor'e saj e shenjte
Porten e qjellit hap.
E pashe lulen qe lmzot ne kopsht me mbolli,
U-rrit me hir, me embelsi, dhe kthjellesi,
E dashura nga nata ne mengjes na solli,
Na ndriti si nje diell zemer dhe shtepi.
Vazhdoj me vjete si i vetemi gezim
Qe munda t'enderronj;
Tani, o Zot i math, kuptom se c'hidherim
Po ndjenj qe s'e shikonj.