Ka vajza te bukura ky qytet.
Jo si kudo.
(Te shemtuarat vdiqen-po iu them!)
Kur Korces i ikin dritat,jane ato,
Qe ndizen e ndricojne neper terr!
Ka vajza prej ajri ky qytet.
Jo si kudo.
(Ndaj me ajer kurre nuk ngopemi!)
Kur Korce bie bore,jane ato,
Zjarre,ku zgjatim duart e ngrohemi!
Ka vajza prej puthje ky qytet.
Jo si kudo.
Prandaj i ka te arte edhe muzgjet!
Boten,ne e dime qe zoti e krijoi,
Po Korca ka lindur nga puthjet!