Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Disa poezi nga Xhelaludin Rumi

    behar kaceli
    behar kaceli
    Gurabardhs
    Gurabardhs


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Taurus
    Numri i Postimeve : 31
    Mosha : 43
    Vendndodhja : tirane
    Profesioni : teolog
    Pikėt : 280
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 14/02/2008
    Humor : po

    Disa poezi nga Xhelaludin Rumi Empty Disa poezi nga Xhelaludin Rumi

    Mesazh nga behar kaceli Sun 17 Feb 2008, 03:34




    JU QE ZOTIN PO KERKONI

    Ju qe zotin po kerkoni ne qiellin plot kaltersi
    Lerini keto kerkime: AI -JU-e JU –AI1

    Te derguarit e zotit, ju qe sollet nje profet
    Jeni shpirt e shkronj e ligjit, dhe spiritualitetit madheshti

    Shembellime perendie qendisni kryq e terthor
    Po ne thelb ju nuk kuptoni se ceshte kjo perendi

    Si burim pavdekesie, ju shperberje sdo te keni
    Jeni shtroje e te madhenushmit, ne hyjnorin fron te tij

    Po perse valle kerkoni cka ska humbur ndonjehere
    Qe nga koka gjer te kembet, hidh nje sy je vete ti

    Doni qe ta shihni zotin drejtperdrejt e sy nder sy?
    Hiqni nga pasqyre e shpirtit, nam, ego, e pluhurin e zi

    Dhe pastaj porsi rumiu, me ndricim vertetesie
    Shihni veten ne pasqyre, si me e larta madheshti

    O JU QE BUKURIA JU VERBON

    O ju qe bukuria ju verbon ! prej kohesh zemra ime dashuron
    Ne gjume dashuror ky shpirt po lengon ! prej kohesh zemra ime dashuron

    Kudo perreth ishte nje tymnaje dhe bota zinte fill
    Qe atehere nis kjo ndjenje dhe zemra dashuron

    Dhe vit per vit ne mijera vjet u gdhend fytyra ime
    Qe se kur lindi dhe gjallon, kjo zemer dashuron

    Qe kur zoti pyeti njerzit :a jam une zot mbi ju?
    Gjeta kuptimin qe kerkon! Kjo zemer dashuron

    O engjej, ju qe botet mbani pezull !
    Ngrijeni lart diturine ne fron ! kjo zemer dashuron

    I beni fjale diellit tim: rumiu erdhi ne tibriz
    Rumine dashuria e pervelon ! prej kohesh zemra dashuron

    Kush eshte ai qe e quaj diell tibrizi??
    Pishtar qe te verteten na tregon! prej kohesh zemra ime dashuron




    KUR PARA TEJE TRUPI IM

    Kur para teje trupi im gatitet per ne qivur
    Ti mos pandehesh se ky shpirt te bote e kalbur mbetet
    Mos qa kur te me shohesh vdekur, dhe mos thirr “sa keq“
    Sa keq kur ne enderr te harreses, kurban i territ mbetesh
    Qivurin tim kur ta shikosh mos thuaj “ah me iku“
    Midis vetmise se pashoqe ky shpirti im do mbetet
    Kur ne varreza te me ēosh ,percillmė por jo larg
    Parajsa nis qe nga rrepira te fund i varrit mbetur
    Mbarimin pe ti, po tani ringjalljen do shikosh
    Dhe perendimi –diell e hene –si rob me turp do zihet
    Atje ku anija te fanitet,shih ngjitjen perpjete
    Ky shpirt qe iku ,rob i varrit-ne prehje do te mbetet
    Ne pus nje kove po ta hedhesh, a smbushet gjer ne gryke?
    Kur derdhi lot ne pus Jusufi, i shejteruar mbeti
    Ti mbylle gojen pra ketu, ta celesh atje lart
    Dhe klithma jote himn triumfi, e vrullshme do te mbetet







    BARAZ JANE

    Te drejten kur them, po edhe kur mashtroj –baraz jane
    Arabi i bardhe dhe arabi i zi –baraz jane

    Me ndodh te jem diell,i shpirtit simurg
    Unaze magjike e mbretit sulejmanit –baraz jane

    Stuhi dhe hi, dhe uje edhe zjarr
    Fisnik jam tani,i poshter me pas-baraz jane

    Me turq me taxhike –i dua te gjithe
    Largpames tani, i verber pastaj-baraz jane

    Jam dite edhe jave jam vit, ramazan e bajram
    Pishtar jam i ndezur prej atit te madh –baraz jane

    Dhe ngjyren e nderroj, roberuar deshirash
    I bie ne cast nje dajre te re-baraz jane

    Ndrit hena ne qiell, kam prane daulle, bajrak
    Sarajit mbreteror i ngjan cadra ime –baraz jane

    Perija te kembet me rri dhe njerez te fisme
    Ne pluhur kendojne, hedhin valle –baraz jane

    Kerkoj perendine dhe thelbin e sendeve ndjej
    Dhe ditet dhe netet qe fali Ai –baraz jane

    Keshtu po flas une ,keshtu dhe i ndrituri shams
    Mbuluar prej reve tani, i purpurt si flake pastaj –baraz jane





    SI E PA KALIFI LEJLANE

    Kalifi tha “si valle vec per ty
    Mexhnun i shkrete humbi mend e tij”?

    C’na paske me te mire ,e muget nxin
    Sa sheh si ti,veshtrimin kur e shtrin

    Pergjigjet lejlaja: mexhnuni ti nuk je
    Kushdo ne te erret driten nuk e sheh!

    Se ndjen dot c’do njeri – dhe kur gjallohet
    E nga i thelli gjume dot nuk zgjohet !

    E ndjen ai qe zgjedhe gjumin ta hedh
    E mu ne shpirt nje te vertete mbjell

    Po nese frike e vdekjes te mundon
    Dhe etja e fitimit te pervelon

    Ne shpirtin tend s’do kete pasterti
    S’hedh rrenje e perjetshmja bukuri,dashuri

    Prej gjumit vdekesor s’permendet dot
    Kush do genjeshter dhe shkelqim te kote
    ME DUAN NJEHERE……

    Me duan njehere, me urrejne pastaj perseri
    Nje zemer me falin, po timen ma vrasin ne gji

    Pushtet kam njehere, sundoj mbi mendimet e mi
    Po ndodh qe mendimi me mban nen peshen e tij

    Jusufit i ngjaj, leshoj sot nje drite hijeshi
    Po neser -Jakupit, kur therret i helmuar ne zi

    Ashtu porsi Zeusi, mendohem, duroj, edhe hesht
    Po perde e durimit me digjet nga prushi ne gji

    Sot-plot e perplot, po neser jam bosh si kallam
    Sot ndjenjat shperthejne, po neser une rresht edhe nxij

    Sot turrem mbi ar, i dredhur kerkoj mu ne zjarr
    Po neser edhe arin e flak, dhe sdua tja di

    I tmerrshem sot ngjaj, perzitur nga flaket e ferrit
    Po neser shkellqej, perballem me cdo bukuri

    Besimi i shejte me sjell sot dhe paqe, urtesi
    Po neser besimin e shkel me plot neveri

    Sot behem luan,dhe ujk i terbuar, asllan
    I embel jam neser si dita qe bie freski

    I lik e nopran shfaqem sot, i rende sa sbehet
    Po neser un zbutem dhe zemra kumbon ēiltersi

    Dhe ja pra fytyrat: sot ndrisin me nur, pasterti
    Po neser damkosen nga turpi i vesit te zi









    VARGJE KATERSHE DASHURIE

    Nje kenge asaj i ngrita, po fort mu zemerua
    Qe brenda vargut jeta ju shterua
    “si te kendoj per ty?” ajo mu pergjegj
    “ta mbyllesh bukurine ne varg nuk dua !”

    ti mos pandeh se nuk brengosem me per ty
    se hidherim nuk ndjej kur nuk te shoh ne sy
    nga vere e dashurise sate kaq shume kam pire
    sa dehur jam perjete me dashuri

    kush ka nje zemer e vogel qofte fare
    larg teje nuk rri dot pa dashuri
    po rrathe kacurrelash kur te ēplekse
    ne paste mend ,humbet dhe mend e tij

    me e kendshme dashuria kur sjell mundim
    nuk dashuron ai qe vuajtje s’afron
    ti burre do te jesh po hodhe ne harrim
    gjithshka,dhe dashurise jeten ja kushton

    ajo si rubin –cdo gje ne te ndricon
    shkelqime botesh qe si njoh –sjellin gezim
    kureshtja t’ja di emrin s’me mundon
    per bukurine e saj kam adhurim

    te prita shume q’ahere kur u ndame
    kujtova –do pendohesh,s’te mbaj meri
    mezi durova ditet qe s’u pame
    te vish se s’mundem me ,s’bej dot pa ty

    i mencur qofsh ,harro dhe dashuro
    si pluhur udhe behu,ne qiell ne banofsh
    me pleq ,te rinj ,te liq,te mire,ti veten barazo
    edhe gur shahu beju,mbretereshe a mbret qofsh

    kur dashuria nis ,na sjell kenaqesi
    gezime pa kufi na shtje ne gji
    te mema dashuri u mbrujta une
    ne shekuj paste drite e miresi

    kjo njohja ime me nje tjeter ish nje rast
    jo,zemren tjeter kujt s’ja kam dhuruar
    prej qiesh dielli kur largohet ,pushon nje cast
    ne vend te tij perpara meje qiririn ka afruar

    ende s’ta nxorra malle ,shoqe e dashur
    do deshiroja prape uen embelsi
    edhe nje fije bar mbi varr,i rritur
    besnikeri do ruaj per ty

    Dėshira
    Dashnori din vetėm pėr pėrulje ngase zgjidhje tjetėr nuk ka
    Nė mbrėmje pėrvidhet nė oborin tėnd ngase zgjidhje tjetėr nuk ka
    Tretet tė puth ēdo kaēurelė tė flokut tėnd, mos u kėrcno ngase zgjidhje tjetėr nuk ka
    Me zjarrin e dashurisė ndaj teje ai digjet tė thej grilat e shpirtit tė vet
    Ngase zgjidhje tjetėr nuk ka.

    Dashuria pyeti tė dashurin, “Mos vallė e do vetėn mė shumė ngaqė mė do mua?”
    I dashuruari u pėrgjigj: “Unė kam vdekur nė veten time tani jetoj pėr ty
    Jam zhdukur nga vetja dhe atributet e mia jam i pranishėm vetėm pėr ty
    I pata harruar dituritė e mia por duke tė njohur, u bėra dijetar
    E kam humbur gjithė forcėn time ndėrsa tani, jam nga fuqia yte.
    E dua veten, ah sa tė dua, sa tė dua, veten e dua.

    Jam dashuria yte, rri nė vėshtrimin tim, se do tė hap portėn e shkėlqimit
    Eja pusho me mua le tė bėhemi fqinj, si yjet.
    Ti je fshehur aq gjatė duke u endur pafundėsisht nė detin e dashurisė sime
    Megjithatė, ti gjithmonė ke qenė i lidhur pėr mua
    I fshehur, zbuluar nė tė dukshmen dhe tė padukshmen

    Jam jeta vet, ti ishe i epuri pas njė pellgu tė vogėl
    Jam Oqeani dhe shqetėsimi i trazuar i tij
    Eja zhytu me mua, braktise kėtė botė tė erėsirės
    Qėndro me mua se do tė hap portėn e dashurisė

    Tė dėshiron mė shumė se haja e pija
    Trupi im, ndjenjat e mia mendja uria ndaj shijes tėnde,
    Mund ta ndjej praninė tėnde nė zemrėn time ndonėse ti i takon tė gjitha botėrave
    Do tė pres me ėndje tė heshtur vetėm pėr njė gjest, njė shkėndijė prej teje



    Kenga e fyellit

    Degjoje ti zerin pse valle po qan e vajton
    Per dertet e ndarjeve tona, lendimet e kohes qe shkon

    Kur i hyri bariu kallamishtes dhe preu ne mes drurin tim
    Psheretimat dhe lotet u derdhen dhe brenda u fsheh nje deshperim

    Me buze te dredhur nga malli, plot zjarr do ti bie gjithmone
    Qe afshin pa fund dashuror ne zemra te ndez me jehone

    Merguar ne dheun e larget, te vater e huaj po rri
    Njeriu i debuar fatzi, pas nates pret diten qe po gdhin

    Fatzinj e te lumtur degjojne si bie me gaz e trishtim
    Ky fyelli im ndane vatres me tinguj plot mall e pergjerim

    Kushdo qe degjoi zerin tim fatkeq a i lumtur njeri
    Ne shpirtin e fshehte e te shejte ska hyre dot gjer me tani

    Si trupi me shpirtin eshte shkrire kuptimi qe mbaj une ne gji
    Po prape njeriu zemer ngrire, te fshehtat e shpirtit nuk i di

    Rendimi i fyellit eshte flake, nuk eshte ere e lehte pranverore
    Kush mbetet i ftohte ndaj flakes se ndjen kete kenge te bukur madheshtore

    E ndezur nga afshi i flakes ne shpirt dashuria kendon
    Si zjarri qe ngrihet prej veres se shejte kur vlon dhe lodron



    Skifter i shkathet

    Skifter i shkathet –fluturova –prej dores se madherishme
    Ne lartesi ku me dergonte nje fjale e perendishme

    Shtate planete i pershkova, nente sfera qiellore
    Arrita majen e saturnit, zbrita te tok e dhimbshme

    Ende adami skishte dale, kur ruaja parajsen
    Ne mes hyrive prehje gjeta ne boten e cuditshme

    Ne fronin mbreteror u ngjita, me vule dhe unaze
    Dhe para sulejmanit zbuta gjithe shpirtrat e perbindshme

    I hyra zjarrit plot me flake qe trendafile u bene
    Mes lulesh shkova, permes zjarresh me purpur, te magjishme

    Dhe kur u bera perle rashe permei lendinen –toke
    Ne u ngritsha prape qiellit lart ,me pret kuror e hijshme

    Cdo kohe qe erdhi pas shamsiut vijoi kete kenge
    Po une i pari e kendova me zera te mahnitshme




    I ETUR JAM

    Zbuloma fytyren : per kopshte trendafilash- i etur jam
    Cilma gojen. Per malte prej vese te embel- i etur jam
    Dhe cadren e reve largoje, o diell tregoje fytyren
    Gezim le te sjelle kjo rreze e ndritur – i etur jam
    Ky zeri im me grish per larg te fluturoj
    Nga dor e mbretit si skifter, drejt enderrimesh shkoj
    Me zemerim me pate thene: ik prej meje !
    Per zerin tend, dhe kercenues qofte –i etur jam
    Drejt meje qe nga kopsht i aferm, fry moj ere
    Arome vese mengjezore te nuhas – i etur jam
    Nje njomesi lart qielli hedh si fryme e befte
    Per kaltersi, furtune deti –i etur jam
    Si ritma qe leshon JAKUPI . “oh cme gjeti” kjo thirrja ime
    Te shoh JUSUFIN te me rritet – i etur jam
    Pa ty dhe ky qytet plot zhurme –porsi burg
    Kerkoj nje shkemb ne shkretetire – i etur jam
    Me kupen mbushur sheshit shkoj ,me krelat prane
    Nga pjergulla nje leng shijoj dhe valle hedh
    Mes njerzish shpirterisht te varfer dot nuk rri !
    Me prufte fati miqesi –Aliu, Rustemi-etje kam
    Nje bukuri ne duar njerzish-pluhur i imte
    Per prurje te begata tokes thelle –etje kam
    I varfer jam, po sdua gureza te ngjyrta
    Per gure te medhenj ,si shkemb me drite –i etur jam
    Kur shoh perreth trishtime njerzish ,hidherohem
    Gezimin qe sjell lengu I rrushit deshiroj
    Nen egjiptiane heq ky popull –zemra nxin
    Per nje moisi ,te birin e imramit –etje kam
    Do thone: kerkuam e se gjetem!
    Kuroren e endrrave te mija kerkoj-I etur jam
    Plot sharje turmash te pamend ma mbyllen gojen
    Ne vend te kenges ,lot te hidhur po gelltis
    Vertitej sheiku rreth qytetit me kandil
    Qe shtegu i njerzve te mos mbyllet – i etur jam
    Po shpirti im lakmi synimesh pat me kohe
    Perjetesia ne themel te botes qofte- i etur jam
    Prej botes i fshehur rri ai ,po ne cdo pamje gjendet
    Drejt fshehtesise qe ze fill ,shpirti shkofte – i etur jam
    Rrefimin e besimit bej – mu deh kjo zemer !
    Si pije vjeshte per besim u shndrofsha –i etur jam
    Lahute dashurie tingellofsha –jehon e saj
    Si tingull i hazretit ne parajse,kur dergoi-i etur jam
    Per dashuri te flakte ja merr kenges kjo lahute
    Se lote dhembshurie enderroj prej zoterijsh te larte
    O shams ti krenari tibrizi ,na ndiz agimin e zjarrte
    Dhe per ballkizin sihariq dergo –arome fjalesh –i etur jam

    RANISHTE, SHKRETETIRE PA KUFI

    Ranishte shkretetire pa kufi
    Pa fund rrefimi im dhe shpirti i tij
    Nje bote –shembellim kerkon te mare
    Mes saj fytyra ime valle ku rri ??
    Nese te del perpara koke e prere
    Qe tatepjeten mer e sndalet dot
    Ta pyesesh per te fshehtat qe ajo di
    E fshehta del ne shesh me siguri
    Cdo ndodhte valle veshi po te kapte
    Si flasin zogjte me kenge e cicerime ?
    Cdo ndodhte kur prej tyre te kuptoje
    Te sulejmanit perla e gjithesi –fshehtesi
    Si rob i gjithesise cte rrefej?
    Cna thote qielli valle ,ne lartesi?
    S rri dot i fshehur kur cdo cast me shtohet
    Tronditje te tille qe se ndjeu njeri!
    Thelleza dhe skifteri qe ngrihen lart
    Ne mjegull kane fole ,ne lartesi
    Ku ngrihet qiell i shtate ,te saturni
    Ky yll i botes ndrit me farfuri
    Tej shtate qiejsh a nuk ka mbi kupe
    Te tjera vende tej ne largesi ?
    Po kupat qiellore ne c i duam ?
    Kur token kemi cak e dashuri
    Qe shkumberon dhe e vetmuar rri
    Se perralla jone pa shpirt po hesht ne zi
    Salah-ed –dini kendoi bukurine
    Kjo ngrihet mbi cdo mbret e mbreteri



    CNA SHOHIN SYTE :SHEMBELLIM…..

    Cna shohin syte shembellim, brendia thelle mbetet
    Ajo nuk vdes, po vetem vdes cfare syrit tone i shfaqet

    Mos u anko per driten qe iku, mos qa per tingellimin
    Se syri yt nuk shihte tjeter, pervecse pasqyrimin

    Po cjemi ne, cberthame kemi, kur vijme ne kete jete?
    Metaformoza behet shkalle i ngjitemi perpjete

    Dhe lart ne efir u bere gur, pastaj nje bar mbi dhe
    Ne kafshe u ktheve, te ky shnderrim nje e fshehte qe se njeh

    Po ja tani je njeri, me mend dhe dituri
    Fytyre balta sec na mori, po balte gjithsesi

    Do behesh engjell pasi kreve nje udhe fort te gjate
    Edhe si cak sdo kesh me token por majen me te larte

    O shams ti zhytu ne humneren dhe zbrit nga lartesite
    Ne nje pike uji pasqyro te deteve kufijte

      Ora ėshtė Sun 24 Nov 2024, 14:21