Kenga e VI
Sa mu kthye drita e mendjes, qe mu shkim
Nga mshira per te dy kunett e mjere,
Qe zemren time mbushen me trishtim,
Tjera mundime, te munduem te tjere
Shoh rreth e rrotull meje, kahdo rri
Tue ece, tue u sjelle, tue vrejte ne ate gomnere.
Une jam nrrethin e trete, ku bje nje shi
I amshuem, I ftohte, I rande, - ai qofte mallkue;
Qe sdi te ndrroje as ritem, as cilsi.
Breshen e uje I ndyte me bore trazue
Derdhen rreke nga ajri I terratisun;
Qelbet mbare toka, uje e llom mbulue.
Cerberi I eger, bishe e cakerdisun,
Me ato tri gryka leh si qen taman
Mbi njerez ne batak zhyte e gremisun.
Gace syte e tij, e mjekrren zi katran,
Barkun e ajun, duert me thoj te gjate,
Shpirtnat gervish, i inuer e cope I ban.
Si qej I shtyn tlurojne ajo shtergate;
E tash e pare ne njanin krah tue ra,
Tjetrin kerkojne me mprojte ata te ngrate.
Cerberi, ai krymb I madh, porsa na pa,
Dhambet na qiti nga ato goje tshemtueme;
Gjymtyre skish qe sI dridhej per hata.
Prisi, kah toka shplaket tue drejtue, me
Te zezen balte grushtat perplote, fuqishem
Ua hodhi mbrenda grykave tdeshrueme.
Sikur nje qen, qe rri tue lehe furishem,
Qetohet ncas kur gjellen bren me dhambe,
Se mendjen ka ne te, kah han urishem,
vazhdon...