E djajte para marshuen ne krye dekikut,
Sa dreshta se po e bajne fjalen asgja.
Keshtu luftaret pashe, trembun rrezikut,
Kur nga Kaprona dilnin jashte me bese
Rrethue djathtas e majtas prej anmikut.
Une iu afrova prisit tim me shprese,
Prej tyne por sI hiqja syte e mije,
Kushdi cperbluejne, mendoja, mbrenda krese.
Krrabat drejtuen mbi mue e: < A ban tI bij, -
I thonte njani tjetrit, - mu ne shpine?>
< Po, - gjegjin tjeret, - theja njanen brije!>
Por djalli, qe po fliste me zotnine,
Koken e solli mbrapa menjehere
E I tha:
Pastaj kah na: < Ure nure neper gomnere
Ska mundesi ma rrugen ta vazhdoni,
Se krejt asht shembun I gjashti qemer!
Por nqofte se me shkue tutje ju deshroni,
Ngjituni kesaj kreshte dhe, pa zore,
Do ndeshni ne nje ure, - ne te kaloni.
Dje u mbush, plotsisht pese ore para ksaj ore,
E I-mije-dyqind-gjashtdhjetegjashta vjete,
Qyshe se u nderpre kendej shtegu malor.
Po coj me ju do dreqen, qe perpjete
Do shkojne me pa mos del kush mbi katran, -
Shkoni me ta, e gja ska me ju gjete!>
Mbi dhjetshen, Mjekerroc, tjeshe kryeshejtan!
vazhdon...