KAMADEVA
Mendoj e shkoj nga pak
Si gjithemone,
Me shpirtin zemerak
Ne rrugen tone
Atje ku ma ringjall
Aq lete e qete,
Ne gjirin tim nje mall
Te mjeren jete;
Ku silleshim te dy,
Me te baritur,
Me desherim ne sy,
Me shpirt te ndritur;
Ku regetin dhe sot
Me ato kujtime,
Bucimi gjeme-plot
I zemres sime.
Bucimi durimtar,
Qe pat kaluar,
Me zjen plot mall e zjarr
Ne krahruar.
O mall!O dashuri!
O yll!O djelle!
Sesi me djeg ne gji,
Ne zemer felle!
Sesi me ndjell qe larg,
Me ndrit perfare,
Me dritat varg e varg
Vetetimtare!
Me shfaqi perandej
Sa yj qe jeni,
Sa vasha qe ju ndjej
Ndaj vini e veni,
Ndaj derdhni aq pergjerim,
Dyke kundruar,
Ma tundni shpirtin tim
Te ngashruar,
Dh`ashtu , posi dikur
Nga largesira,
Me del plot hir e nur
Ajo m`e mira.
Ner shoqe perseri
Si ne vegime,
Ngarkuar me stoli
Del shoqja ime.
C`kundron ashtu kur del,
Ti moj e mira
Kur hapalete shkel
Mi lartesira?
Permi kodrine atje
Menjanur bote,
M`u shfaq plot hare,
Fshehtesiplote.
Sodisnje ne vegim,
Ndaj mbremehere,
N`at afsh e kuqerim
Permi lugjere;
N`at afsh perendimor,
Dyke vershuar
Si pluhur qiellor
I peraruar;
Fermonte nje fermim
Ner dege e flete,
Vengonte nje vengim
Nje kumb i fshehte;
Dh`aq enderr` e vasheri
Dyke percjelle.
Jehonte pyll` i zi
Me duf te felle.
Mes pyllit bucimtar,
Gjith mugetire,
C`u ndje mi leshnje e bar,
N`at celtire?
Ne mbremjen q`u perflak,
Si prush magjije
Ku zbardhoje si zembak
Plot drite e hije.
Kush erdh e kush filloj
Te kuvendoje?
Kush pak sa belbezoj,
E mbet pa goje?
Pa goje, o zemer ti,
Kjo fjala jote!
Pa fjale, o dashuri,
O gojeplote!
Dhe n`ate mugellim
Ti hijendritur
Tu dhims aq desherim
Aq ze i nemitur.
Dhe qeshe miturisht,
Moj miturore
Dh`u skuqe virgjerisht,
Moj virgjerore ;
Dhe skuqur qe te dy
Pa goje e fjale,
Veshtruar sy-nder sy
Zemer-vale;
Dhe ngrire, o dashuri,
pa kuvenduar,
Pushtuar gji-per- gji
Sy- perenduar.
U shquan hene e yll
Ne mug te vone,
Ndricuan n`at pyll
Takimin tone;
Dhe pyll i ndezur n`ar,
Q`u tund nga vendi
Gjemoj tingellimtar
Si gjeme ergjendi.
Ja , shoqeze tashi,
Dhe mbremja vate,
Po ndehet nj`ag i zi
Nji cipe nate.
Limeri u mbush perplot
Me shkrumb e hije
Ne t`ikim s`ikim dot
Prej kaq magjije.
Dhe ja po mbreteron
Nat` e nxiruar,
Dhe nata na mbulon
Dyke kenduar.
O nate!O embelsi!
Limer i fshehte!
O mall!O dashuri!
Pergjithejete!
Dhe terr` i madh si ra
Mi male e fusha,
Ne zbritem ca-nga-ca
Neper legusha.
Shendrinin permi ne
Yjet e larte,
Na puthnin plot hare
Me puthje t`arte,
Dhe dridheshin perposh,
Mi vese nate,
Nen` hapin vogelosh
Te kembes sate.
Nen` hapin miturak,
Mbi vrage e flete,
Zembaku vjeshtarak
Anohej lehte;
Leshonte myshk e afsh
Najazm` e shtruar,
perkulej si mendafsh
I dritheruar;
Dhe binte therori
Permi lendine
Rigoni fill qiri
Per dashurine.
Lendine e lule e bar,
N`ato lugjere,
Ne valthin blerimtar
Plot dumbushere;
Dhe leshnje e push i ri,
Dhe gjeth i holle,
Qe bij si flauri
Dhe posi fjolle,
Nen` hapin dashuror
Ishin nemitur,
Nen` hapin dashuror
Kishin dremitur.
Dhe s`dilte as pipelim
Nga pylli i qete,
Dhe s`dilte as regetim
Nga zemr` e nxehte;
Dhe puthej me cdogje
N`aq hije e nate,
Pushtuar pergjithnje
Zemr` e pamate.
Po ja se qielli i tund
Enderrat e qeta
Prej heshtjes se pafund
Ku flinte jeta;
Dhe ja, se per nje cas,
Si pa kujtuar,
C`jehoj qe lart me gas,
Me kumb te shuar.
Ja pasi n`enderrim
Lumturi-dehur,
Ne qiell nje murmurim
Zu papandehur.
Dhe n`ate qetesi
Te vetemuar
N`aq heshtje e harmoni
Te pambaruar,
Nje keng` e larte u ndje,
Me plot jehona:
Kendonin permbi ne
Dy shpirtrat tona.
Kendonin qiellorisht
N`at` hof te vone,
Levdonin lavderisht
Takimin tone,
Dhe ne nje melodi
Te dy te tretur,
Prej nimfave n`ajri
Te pershendetur,
Bashkuam keng` e gas
E ngazellime
Me serafime pas,
Kenge sublime.
Plot endje, plot hare
Dore-per-dore,
Kenduan permi ne
Cetat qiellore.
Gjemuan yj` e qjej
Nga gung` e larte,
Kumbuan tejpertej
Me tinguj t`arte :
Si dy qirinj n`altar,
Flakebashkuar,
Q`i djeg e tret me zjarr
Drit` e pashuar,
Dy shpirtat, ne valim
Dyke soditur,
Kenduan me adhurim
Flakezhuritur;
Himnuan si n`altar,
Me himn te dlire,
Plot afsh e mall e zjarr
Tretur e shkrire.
Dhe tretur Dashuri
Perposh ne fare!
Ah, shkrire, o Dashuri,
Pervelimtare!
Dhe prape qe te dy
Pa goje e fjale,
Veshtruar sy nder sy,
Zemer-vale!
Dhe prape , o zemer ti,
Pa kuvenduar,
Pushtuar gji-per-gji,
Sy-perenduar.
Dhe qeshte dashurisht,
Moj dashurore,
Dh`u skuqe nuserisht,
Moj nuserore.
Dhe n`ate perqafim
Te lumteruar,
qe zjen ne shpirtin tim
Dyke valuar;
Ne dufin qe buqet
Me dritherime,
Qe zbriti mun ne det
Te qenies sime;
Rremovi me rremim
Ne kraharuar,
Trazovi me trazim
Te shenteruar;
Qe me kurore i thur
Zemrat bujare-
Ah c`beme ashtu sikur
S`beme gje fare?
Ah, c`beme ashtu,ashtu
Kaq neme e gjeme?
Cfar beme ashtu, bubu!
Sikur gje s`beme?
Si ndrite, o lumturi,
Per dashurine!
Si zbrite, o dashuri,
Per ne gremine!
Si na largoj aq shpejt
Nat` e nxirosur,
Dhe s`mbetme krejt-e-krejt
Ngrire e ngurosur!
Ngurrosur qe te dy
Pergjithemone
Me shpirtin tone aty,
Me trupin tone!
O ndarje!Peshtjellim!
Pishtar i shuar!
O Kamadeva im
Shigjetehelmuar;
Demon me sy si zjarr,
Qe jep shkendija,
Shkelqen vezellimtar
Nga bukurija,
Dhe si nj` efeb i ri,
Plot rreze e hije,
Leshon mi syte e mi
Verbim-magjije;
Shtje syte e na persysh
Me sy te nxehte,
Na copton me dysh
Te bardhen jete;
Veren e buzeqesh
Fort i zilisur
Ze peshperin ne vesh
Dyke shastisur.
Zili, Demon!Demon!
Thumb e perone
Tmerrisht ty te pershkon
Prej endjes sone!
Dhe mjaft!Demon, Demon;
Zili-perskuqur,
Tmerrsisht ti urdheron :
Mjaft buze-puqur!
Dh`e josh me ledhe e vrer
Zemren e ngrate,
Na zbret perposh ne terr,
Neper mesnate;
Per ne gremine e hon
Na zbret per-dore
Atje ku rri mi fron
Ndarja mizore!
Ku prehet e na grish
Nema dhe gjema
Ne bazen kineserish-
Neserej mbrema-
Do vemi posi sot
N`ate kodrine,
Ku ngopet zemra plot
Me dashurine.
Dhe zbritme e beme fli
Te madhen shije-
Nektar e ambrozi
Prej gjithesije
Dhe s`ardhme perseri
S`u pergjeruam
Ne britme e dhemshuri
Humbme e u shuam.
Dhe britme e peshtjellim
Shpje lart jehona :
Tronditen me tmerrim
Dy shpirtrat tona.
Sikur ra qiell` i zi
Qe lart me buje
Sikur me lemeri
Leshoj nje kuje.
Keputen larg e larg
Yje dhe bote
Vershojne varg e varg
Lumenj me lote;
Gremisen qiell e dhe
Si na kundrojne;
Dy shpirtrat permi ne
Zen` e renkojne
Dhe ne po shtrydhim lot
Deshperimtare,
Ndaj vame e s`ardhme dot
Dh` u patme ndare
Shendrijme n`arrati,
Te ngasheryer
Ngjerojme vrer e zi
Zemere-thyer.
Ku je q`ashtu me ndjell
Me ato kujtime,
Me ngreh perdrejt ne qiell,
O motra ime!
Me shfaqesh n`engjellim
Si dikurhere,
Zembak plot kundermim
I pamarr`ere ;
Me sy me vetullon
Sy vetullushe,
Ne krah me fluturon
Krah-fluturushe;
Perhap ergjend e ar
Ne cipe nate,
Me jep te pi nectar
Prej lules sate
Klepit me sy palloj,
Posi ner gjume,
Vashe edhe nuse moj,
E embel shume,
Dhe me ate sy paqtor
Ma derdh ne duar
Ah, hirin vajzeror
Te pa cenuar
Gremisen qiell e dhe
Ndaj na kundrojne!
Dy shpirtrat permi ne
Me pervajtojne;
Mahnitet me tmerrim
Krijes` e tere
Per t`embelin perqafim
Qe patme bere;
Oh laqe-derdhur haj!
Plot permi faqe
Si prill edhe si maj
Plot manushaqe!
Per ndarjen si mosgje,
Si per mandate,
Qe s`prehemi dot me
Dite dhe nate;
Qe s`me defren me dot
Me bukurine,
Me tret me mall te kot
Mua te zine.
Me mallin pergjimtar
Bej hap pas teje,
Te shfaqesh, fill llastar,
Si fill rrufeje:
Kurm-holla si gargi
Per mesi thyer,
Shtat-hedhura-selvi,
Vaj-ere-lyer;
E hepuara si bar
Llere-kulluar,
E qruara si ar,
Gji-qumshtuar
Je vese a menje a je
Bryme a debore,
Hirploteja mi dhe,
Vetull-kurore.
Je hene a djelle a yll
Vetetim-nalte,
Kaprolleja ne pyll,
Rritur me mjalte.
Sic hithnje shkrepetim
Kur ta sodita
Te ndezurin veshtrim
Me shtat drita,
M`hedh syte kur-e-kur,
sy-qengjerushe,
Fatijeza plot nur,
Oh fat-mirushe!
U happen per cudi
Qiell e qendrese
Dhe posi perendi
Del nje krijese.
Dhe zbriti permi ne
Nje gjeraqine,
Te prishe bote e dhe
Me bukurine.
Dhe zbrite e re perposh,
Ti moj cudia,
Qe driten t`ua verbosh
Syve te mia.
Me c`gaz e me c`magji
Me pate ndritur
Ne t`errtat fellesi
Kur pate zbritur;
Kur zbrite n`ate terr
Te zemres sime
Qe rridhte vaj e vrer
E sheremtime
Me petk per kremterim
Me pate veshur,
Me zulm e me shkelqim
Te buzeqeshur.
Perndrite me lavdi
Shpirtin e nxire
Qe breng e dhemshuri
Pat psheretire;
Qe ndezi yj e djej
Te dashurise,
Dh`i vari neper qjej
Te gjithesise;
Qe fjalet mjeshterisht
Me radhe i stisi
Dhe kaq cuditerisht
Per ty i stolisi.
Po sot as dhe me s`di,
Jam a s`jam gjalle,
Se mua kurrsesi,
S`ma nxore malle.
Perpiqem e lengoj
Me mall te trere,
Kerkoj e ligjeroj
Dere me dere;
Per gushen te kendoj
Per supe e llere,
Per krahet si vargoj
Thurur tertere,
Per afshin n`ate gji ,
Ku qan bilbili,
Ku del nje merudhi
Prej trendafili.
Si fshihesh nene dhe
Ne varr mbuluar
O drita qe nuk ke
Te perenduar!
Si s`mund ah, si nuk mund
Ta them me emer,
Nje breng qe mun ne fund
Duroj ne zemer!
Si tingull me godet
Zemr` e zhuritur,
Leshon tallaz si det
Dyke bucitur.
Me shpate mes-per-mes
Jam i pershkuar,
Me zjarr qe kurre s`vdes,
I perveluar.
S`e merrja dot mi dhe
Me ment` e mia,
Qe shpate e prese e teh
Kish dashuria.
Zu dera kercellin
Dole, te pashe-
M`u muarr ment` i ziu
S`u mbajce e rashe.
Ty faqja t`u perflak
Si zere maji
Te dy s`u puqme aspak
Na mori vaji.
Dh`as qasemi me dot
Nga mardh` e fshehur,
As puthemi me dot
Nga vaj i skrehur.
Soditemi me sy,
Me goje s`flasim,
Nemitemi te dy,
Durojme e s`plasim.
Se nj` ang me gjeme plot
Ne zemr` e kemi,
Dhe njeri-tjetrin dot
Nuku i-a themi.
O zemer!O durim
I padegjuar!
O shpirt!O pervelim
I patreguar!
Do qaj mallin tim
Dyk` e soditur
Te shoh me ngasherim
C`drite e ka ndritur;
Mos ay nimb i ri,
Si pah debore,
Mos ajo dlirtesi
Pareverore;
Mos ay perendim
Kur e takova,
Mos ai dritherim
Kur e pushtova;
Mos ajo mituri
Plot hije e shije,
Mos gjith ajo magji
Prej cuperie.
Ti s`vjen, o mall, ti s`vjen
Per te-dyte-here,
Dhe zemra ime zjen
Si ne sketerre;
Perplasem si tallas
Tere trazire
Gajasem e bertas
Ne shkretetire:
Ku je, ti mall!Ti mall!
O jeta!jeta!
Sa larg qe zall me zall
Mezi te gjeta!
Ah, ku `sht` ajo perri,
Qe kam takuar,
Qe me dhuroj ne gji
Zjarr te pashuar!
Ah, ku `sht` ajo, ajo,
Qe dashuroja,
Dhe llaftaroja, ah,
Kur ta shikoja!
Mendoj e shkoj nga pak
Si gjithmone
Me shpirtin zemerak
Ne rrugen tone.
Atje ku ma ringjall,
Aq lete e qete,
ne gjirin tim nje mall
te mjeren jete;
Ku silleshim te dy
Me te baritur,
Me desherim ne sy
Me shpirt te ndritur;
Ku regetin dhe sot
Me ato kujtime,
Bucimi gjemeplot
I zemres sime.
Bucim durimtar
Qe pat kaluar,
Me zjen plot mall e zjarr
Ne kraharuar.
O mall!O dashuri !
O yll! O djelle !
Sesi me djeg ne gji,
Ne zemer felle !
Sesi me ndjell qe larg,
Me ndrit perfare,
Me dritat varg e varg,
Vetetimtare !