Poema e Mjerimit
Kafshate qe s'kaperdihet ėshtė, or vlla, mjerimi,
kafshate qe te mbete ne fyt edhe te ze trishtimi
kur shef ftyra te zbeta edhe sy te jeshilta
qe te shikojne si hije dhe shtrijne duert e mpita
edhe ashtu te shtrime mbrapa teje mbesin
te tanė jetėn e vet derisa te vdesin.
E mbi ta n'ajri, si ne qesendi,
therin qiellen kryqat e minaret e ngurta,
profetent dhe shejtent ne fushqeta te shumngjyrta shkelqejne.
E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulen e vet te shemtueme;
ėshtė e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli qe e ka, syt qe e shprehin,
buzėt qe me kot mundohen ta mshefin
janė femite e padijes e flite e perbuzjes,
te mbetunat e flliqta rreth e perqark tryezes
mbi te cilėn hangri darken njė qen e pamshirshem
me bark shekulluer, gjithmon i pangishem.
Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele,
zhele fund e maje, flamujt e njė shprese
te shkyme dhe te coptuem me te dalun bese.
Mjerimi terbohet ne dashuni epshore.
Neper skaje t'errta, bashke me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, te qelbta, te ndyta, te lagta
lakuriqen mishnat, si zhange; te verdhe e pisa;
kaperthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojne, perpijne, thithen, puthen buzėt e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kaperthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajne fillin te marret, sherbtoret dhe lypsat
qe nesėr do linden me na i mbushe rrugat.
Mjerimi ne dritzen e synit te kerthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nėn tavan te tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen nder mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt' i keq
tu' nduke gjite e shterruna te se zezes ame,
e kjo prap shtazane, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e rande.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lengon,
e ama s'e don, por vetėm mallkon.
Vall sa i trishtueshem ėshtė djepi i skamit
ku foshnjen perkundin lott edhe te fshamit!
Mjerimi rrit femin ne hijen e shtepive
te nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive
kur bashke me zoja flejne ne shtretent e lumnis.
Mjerimi pjek femin para se te burrnohet;
don ta msoje t'i iki grushtit q'i kercnohet,
atij grusht qe ne gjume e shterngon pėr fytit
kur fillojnė kllapite e etheve prej unit
dhe fytyren e femis e mblon hij' e vdekjes,
njė stoli e kobshme nė vend te buzqeshjes.
Njė fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe femia ne bark te dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e nate
tu' i vlue djersa ne gjoks edhe ne ballė,
tue u zhigatun deri ne gjuje ne balte
e prap zorret nga uja i bahen pale-pale.
Shperblim qesharak! Pėr qindenje afsh
ne ditė vetėm: Lekė tre-katėr dhe "marsh!".
Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin permendore e njė tregtis se ndyte,
qe ėshtė i gjikuem te bije ne shtrat te vet i dytė;
dhe pėr at sherbim ka pėr te marrė do franga
nder ēarēafe, nder fetyra dhe ne ndėrgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe ne trashigim
jo veē nėpėr banka dhe ne gja te patundshme,
por eshtnat e shtrembta e ne gjoks ndoj dhimbe,
mund qe te len kujtim ditėn e dikurshme
kur pullaz' i shtepis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut qe vdiste nėn tra.
Kėshtu nėn kambe te rande te zotit t'egersuem
thotė prifti vdes ai qe ēon jetė te dhunuem.
Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqesinash
mbushet got' e helmit ne trashigim brezninash.
Mjerimi ka motėr ngushulluese goten.
Ne pijetore te qelbta, pranė tryezes plot zdrale
te neveritshme, shpirti me etje derdh goten
ne fyt pėr me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nėn tryeze qan-qeshet ne formė tragjikomike.
Tė gjitha hallet skami ne gote i mbyt
kur njeqind i derdh njė nga njė ne fyt.
Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina
dhe bajne tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s'ka gezim, por ka vetėm dhimba,
dhimba paduruese qe te bajne te cmendesh,
qe t'apin litarin te shkojsh fill' e te varesh
ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.
Mjerimi s'don mshire. Por don vetėm te drejt!
Mshire? Bije bastardhe e etenve dinake,
te cilt ne mnyre pompoze posi farisejt
i bijne lodertines me ndjejt dhelparak
tu' ia leshue lypsiti njė grosh te holl' ne shplake.
Mjerimi ėshtė njė njolle e pashlyeme
ne ballė te njerzimit qe kalon nėpėr shekuj.
Dhe ket njolle kurr nuk ėshtė e mundshme
ta shlyejne pacavrat qe zune myk nder tempuj.