Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Poema e mjerimit-Migjeni

    fjolla-1
    fjolla-1
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 224
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Peje
    Profesioni : Studente
    Pikėt : 3
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 07/06/2008
    Humor : Kujdes nga fjalet se ato te vrasin me shume se plumbi e te therin me shume se shpata

    Poema e mjerimit-Migjeni Empty Poema e mjerimit-Migjeni

    Mesazh nga fjolla-1 Thu 19 Jun 2008, 18:15

    Pershendetje.
    Ne kete teme do te keni rastin qe te lexoni poemen e mjerimit nga Migjeni.

    Lexim te kendeshem.
    fjolla-1
    fjolla-1
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 224
    Mosha : 34
    Vendndodhja : Peje
    Profesioni : Studente
    Pikėt : 3
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 07/06/2008
    Humor : Kujdes nga fjalet se ato te vrasin me shume se plumbi e te therin me shume se shpata

    Poema e mjerimit-Migjeni Empty Re: Poema e mjerimit-Migjeni

    Mesazh nga fjolla-1 Thu 19 Jun 2008, 18:16

    Kafshate qe s’kaperdihet ėshtė, or vlla, mjerimi,
    kafshate qe te mbete ne fyt edhe te ze trishtimi
    kur shef ftyra te zbeta edhe sy te jeshilta
    qe te shikojne si hije dhe shtrijne duert e mpita
    edhe ashtu te shtrime mbrapa teje mbesin
    te tanė jetėn e vet derisa te vdesin.
    E mbi ta n’ajri, si ne qesendi,
    therin qiellen kryqat e minaret e ngurta,
    profetent dhe shejtent ne fushqeta te shumngjyrta shkelqejne.
    E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
    Mjerimi ka vulen e vet te shemtueme;
    ėshtė e neveritshme, e keqe, e turpshme;
    balli qe e ka, syt qe e shprehin,
    buzėt qe me kot mundohen ta mshefin
    janė femite e padijes e flite e perbuzjes,
    te mbetunat e flliqta rreth e perqark tryezes
    mbi te cilėn hangri darken njė qen e pamshirshem
    me bark shekulluer, gjithmon i pangishem.
    Mjerimi s’ka fat. Por ka vetėm zhele,
    zhele fund e maje, flamujt e njė shprese
    te shkyme dhe te coptuem me te dalun bese.
    Mjerimi terbohet ne dashuni epshore.
    Neper skaje t’errta, bashke me qej, mij, mica,
    mbi pecat e mykta, te qelbta, te ndyta, te lagta
    lakuriqen mishnat, si zhange; te verdhe e pisa;
    kaperthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
    kafshojne, perpijne, thithen, puthen buzėt e ndragta
    edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
    n’epshin kaperthyes, kur mbytet vetvetja.
    Dhe aty zajne fillin te marret, sherbtoret dhe lypsat
    qe nesėr do linden me na i mbushe rrugat.
    Mjerimi ne dritzen e synit te kerthini
    dridhet posi flaka e mekun qirini
    nėn tavan te tymuem dhe plot merimanga,
    ku hije njerzish dridhen nder mure plot danga,
    ku foshnja e smueme qan si shpirt’ i keq
    tu’ nduke gjite e shterruna te se zezes ame,
    e kjo prap shtazane, mallkon zot e dreq,
    mallkon frytn e vet, mallkon barrn e rande.
    Foshnj’ e saj nuk qesh, por vetėm lengon,
    e ama s’e don, por vetėm mallkon.
    Vall sa i trishtueshem ėshtė djepi i skamit
    ku foshnjen perkundin lott edhe te fshamit!
    Mjerimi rrit femin ne hijen e shtepive
    te nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
    ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive
    kur bashke me zoja flejne ne shtretent e lumnis.
    Mjerimi pjek femin para se te burrnohet;
    don ta msoje t’i iki grushtit q’i kercnohet,
    atij grusht qe ne gjume e shterngon pėr fytit
    kur fillojnė kllapite e etheve prej unit
    dhe fytyren e femis e mblon hij’ e vdekjes,
    njė stoli e kobshme nė vend te buzqeshjes.
    Njė fryt kurse piqet dihet se ku shkon
    qashtu edhe femia ne bark te dheut mbaron.
    Mjerimi punon, punon dit e nate
    tu’ i vlue djersa ne gjoks edhe ne ballė,
    tue u zhigatun deri ne gjuje ne balte
    e prap zorret nga uja i bahen pale-pale.
    Shperblim qesharak! Pėr qindenje afsh
    ne ditė vetėm: Lekė tre-katėr dhe “marsh!”.
    Mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme,
    buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
    trupin permendore e njė tregtis se ndyte,
    qe ėshtė i gjikuem te bije ne shtrat te vet i dytė;
    dhe pėr at sherbim ka pėr te marrė do franga
    nder ēarēafe, nder fetyra dhe ne ndėrgjegje danga.
    Mjerimi gjithashtu len dhe ne trashigim
    jo veē nėpėr banka dhe ne gja te patundshme,
    por eshtnat e shtrembta e ne gjoks ndoj dhimbe,
    mund qe te len kujtim ditėn e dikurshme
    kur pullaz’ i shtepis u shemb edhe ra
    nga kalbsin’ e kohės, nga pesha e qiellit,
    kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za
    plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
    ish zan’ i njeriut qe vdiste nėn tra.
    Kėshtu nėn kambe te rande te zotit t’egersuem
    thotė prifti vdes ai qe ēon jetė te dhunuem.
    Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqesinash
    mbushet got’ e helmit ne trashigim brezninash.
    Mjerimi ka motėr ngushulluese goten.
    Ne pijetore te qelbta, pranė tryezes plot zdrale
    te neveritshme, shpirti me etje derdh goten
    ne fyt pėr me harrue nandhetenand’ halle.
    E gota e turbull, gota satanike
    tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni
    dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
    nėn tryeze qan-qeshet ne formė tragjikomike.
    Tė gjitha hallet skami ne gote i mbyt
    kur njeqind i derdh njė nga njė ne fyt.
    Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina
    dhe bajne tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.
    Mjerimi s’ka gezim, por ka vetėm dhimba,
    dhimba paduruese qe te bajne te cmendesh,
    qe t’apin litarin te shkojsh fill’ e te varesh
    ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.
    Mjerimi s’don mshire. Por don vetėm te drejt!
    Mshire? Bije bastardhe e etenve dinake,
    te cilt ne mnyre pompoze posi farisejt
    i bijne lodertines me ndjejt dhelparak
    tu’ ia leshue lypsiti njė grosh te holl’ ne shplake.
    Mjerimi ėshtė njė njolle e pashlyeme
    ne ballė te njerzimit qe kalon nėpėr shekuj.
    Dhe ket njolle kurr nuk ėshtė e mundshme
    ta shlyejne pacavrat qe zune myk nder tempuj.

      Ora ėshtė Fri 22 Nov 2024, 05:09