nga AlbGirl Tue 28 Jul 2009, 03:48
Esad Mekuli - Mengjesi
Zbehet qielli nagim dhe rete e purpurta,
Perparese te kuqe varen nlargesi-
Si nanderr, dikur
Gurbetqaret ofshajne, tue dale
prej birucave nperiferine e larget e tpiklluemshme
dhe trupat e derrmueme ua lemon fresku i veses,
puhija e pare mengjesore
Mengjesi per ta asht - anderr e shartueme
ne zhgjander tzeze e tmundimshme,
thirrje e pameshirshme per derdhjen e djerses
e tgjakut
qyteteve te largeta, rrugeve
per kafshaten e thate-
ai asht zgjim i idhet, plot andrrime per buke,
pse cdo mengjes asht mundim i ri, perbuzje e perulje,
dita qe ka me sjelle tundime te reja, ma te randa,
shperthen ne mendje si agim i purpurt
mbi nenkresen e shkyeme,
si thirrjet e largeta, tkuqrremta
Sepse cdo mengjes asht nji thirrje e dhimbshme:
- Buke per sot, o jete, pse shume buze presin prej meje!
Dhe vetem nganjihere, nmbrendi, botnat e reja vetojne
hareshem: dit ma tlumtuna u bijne atehere ne tpame
dhe rruget bardhoshe, si ame lumenjsh,
shkrihen, burojne nvetedije dhe vizllojne para syve:
-Buke do te kete
dhe pune
-peshperisin
buzet e dridhshme.
-Voter te nxehte per te gjithe! dhe shikimi
deperton nethellesi, zbulon botnat e meshehuna,
dhe dalin para syve
fushat
qytetet
njerezit
Zbulohet jeta e deshrueme!
Mengjesi per ta asht anderr e kputun ne zhgjanderr
Tzeze e tmundishme,
thirrje e pameshirshme per derdhjen e djerses
e tgjakut
Qyteteve tlargeta, rrugeve
per kafshaten e thate-
ai asht zgjim i idhte, plot andrrime per buke.