Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    GOJĖKĖQIJTĖ PĖRGOJOJNĖ PERLAT E KĖNGĖVE TONA POPULLORE

    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 65
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    GOJĖKĖQIJTĖ PĖRGOJOJNĖ PERLAT E KĖNGĖVE TONA POPULLORE Empty GOJĖKĖQIJTĖ PĖRGOJOJNĖ PERLAT E KĖNGĖVE TONA POPULLORE

    Mesazh nga shaban cakolli Mon 22 Dec 2008, 21:53

    GOJĖKĖQIJTĖ
    PĖRGOJOJNĖ PERLAT E KĖNGĖVE TONA POPULLORE



    Se
    pėrgojimet e disa qarqeve dhe mentaliteteve tona, janė bėrė ushqim
    i shpirtit tė pėrditshmėrisė sė disa gojėkėqijve , kjo nuk ėshtė
    risi tek ne !


    Si
    duket gojėkėqijtė janė tė lindur dhe tė prirė pėr ta pėrgojuar
    ēdo gjė dhe ēdo vlerė kapitale qė ka tė bėjė me historinė,
    traditėn dhe kulturėn tonė kombėtare!



    lindurit me prirje tė tilla, nuk turpėrohen fare as prej kombit e
    as prej Zotit, qė tė pėrgojojnė, tė pėrqeshin e tė njollosin
    madje edhe luftėrat tona heroike e ēlirimtare, duke mos i harruar
    pa i pėrgojuar edhe fytyrat mė tė lavdishme tė historisė sonė
    kombėtare, qė nga Skėnderbeu, Nėnė Tereza e deri tek Adem Jashari?!


    Lidhur
    me kėtė dukuri tė shėmtuar , qė frymon me shekuj nėpėr trojet
    tona, pa u penguar , as ndėshkuar nga askush, njė proverb popullor
    thotė:


    “I
    pėrqeshuri - tė pėrqeshė, ose , i pėrgojuari - tė pėrgojon!”


    Mirėpo,
    realiteti i pėrditshmėrisė sonė publike e demanton kėtė proverb,
    nga se nė praktikė, na del e kundėrta ! Gojėkėqijtė dhe pėrgojuesit
    e vlerave tona kombėtare, sikur stimulohen moralisht nga opinioni publik,
    duke i pėrkrahur ata, duke iu duartrokitur, duke u qeshur me marrėzirat
    e tyre qė i bėjnė nė dėm tė kombit dhe duke ua miratuar tezat
    e tyre antimorale, antikombėtare dhe antinjerėzore!


    Njerėzit
    e kategorive dhe mentaliteteve tė kėtilla, si duket nuk mund tė bėjnė
    gjumė tė rehatshėm, duke ėndėrruar se kėnd do ta pėrgojojnė,
    shpifin e njollosin ditėn e nesėrme, nga se vetėm me “specialitete”
    tė tilla, tė gatuara nėpėr kuzhinat antishqiptare, do tė arrijnė
    qė tė jenė nė qendėr tė vėmendjes sė opinionit publik!


    “Talentėt
    “ e kėtyre kategorive, madje kanė arritur qė tė depėrtojnė edhe
    nė mediumet tona publike – elektronike, ku pėrmes shou- programeve
    tė ndryshme, para kamerave dhe ekraneve televizive, iu servojnė “ushqime
    humoristike”, gjeneratave tė reja, qė janė konsumuesit mė besnik
    tė kėtyre “specialiteteve”!


    Kjo
    dukuri e shėmtuar e pėrgojimeve, shpifjeve dhe pėrqeshjeve tė vlerave
    tona shpirtėrore e kombėtare, nuk ka se si tė shpjegohet ndryshe,
    pos skenar pėr t’ ua gėrditur gjeneratave tė reja, ēdo gjė qė
    ėshtė vlerė dhe kulturė kombėtare!


    Me
    qė , kjo temė ėshtė shumė e gjerė pėr t’ u shtruar nė detaje,
    kėsaj radhe dua tė ndalėm vetėm tek pėrqeshjet dhe pėrgojimet
    qė po i bėhen folklorit tonė muzikor, duke i goditur vlerat dhe perlat
    mė tė ēmuara tė kulturės sonė tradicionale kombėtare, tė cilat
    janė ruajtur me xhelozi dhe me mundin mė tė madh gjatė shumė shekujve
    tė historisė sonė.


    Nuk
    janė tė rralla pėrgojimet, pėrqeshjet dhe nėnēmimet publike qė
    iu bėhen pamėshirshėm dhe me pa tė drejtė kostumografive tona
    kombėtare, duke filluar qė nga bartja e plisit tė bardhė e deri
    tek opingat e lėkurės sė lopėve!


    Nuk
    janė tė rralla pėrgojimet, talljet , pėrqeshjet dhe nėnēmimet
    qė iu bėhen veglave tona tradicionale muzikore, pėr tė cilat pėrdoren
    lloj-lloj zhargonesh tė turpshme, pėr ta devalvuar imazhin dhe vlerat
    artistike qė kanė nė veti kėto instrumente!


    Po
    i marrim vetėm disa shembuj mė eklatant tė zhargoneve me tė cilat
    mėtohet qė t’iu ulet imazhi kėtyre instrumenteve krenare dhe fisnike:


    • Pėr ēiftelinė
      thuhet se ėshtė instrument “primitiv”, tė cilės ėshtė “haram”
      pėr t’ i rėnė e kėnduar me te, nga se :”Ēiftelisė i bien vetėm
      dreqėrit pas darke dhe atė, ose tek rrota e mullirit, ose mbi tuba
      tė plehut!” Bile, predikuesit e kėtillė, nuk ia pėrmendin as emrin
      ēifteli, por me ironi dhe pėrbuzje e quajnė “Cimilim”!? Madje,
      pėr ēiftelinė, nuk janė tė paktė ata, qė thonė se e ka prejardhjen
      prej Turqisė?!

    • Edhe pėr sharkinė,
      thonė se na e kanė sjellė turqit kėtu?!

    • Pėr fyellin , thonė
      se nuk bėnė me i rėnė, nga se “fyellit i bien vetėm shkijet”!?

    • Pėr lahutėn, thonė
      se “ėshtė instrument i malazezėve”!?

    • Pėr llautėn ,
      thonė se “ėshtė instrument i grekėve dhe turqve”!?

    • Pėr tupanin, defin,
      darabukun dhe surlen , thonė :”Nuk bėnė me iu rėnė se ato janė
      instrumente tė magjupėve”!?

    • Pėr gajden , thonė
      se “ėshtė instrument i maqedonėve”!?

    • Vetėm pėr kavallin
      predikojnė se “ėshtė sevap me i rėnė, nga se ai e ka prejardhjen
      prej vendeve arabo – myslimane”!?

    • Pėr kėngėt tona
      tradicionale rapsodike, pėrgojuesit dhe gojėkėqijtė thonė:



      ”Ato
      kėngė janė tė kallamojta, tė kohės sė Ali Bungut dhe se ju ka
      dalė fala, sikur pushkėve tė Italjes”!?



      Pėrgojimi
      dhe pėrqeshja e perlave tė kėngėve tona popullore



    Gojėkėqijtė
    dhe pėrgojuesit kujdestarė tė pėrqeshjes sė vlerave tona kulturore
    kombėtare, nuk ngopėn vetėm me pėrgojimin dhe nėnēmimin e veglave
    tona muzikore dhe tė kostumografisė kombėtare, por ata tani shkojnė
    edhe mė larg, duke i futur hundėt nėpėr perlat mė tė ndritshme
    tė kėngėve tradicionale popullore shqiptare!


    Para
    se tė kaloj tek shembulli konkret, pėr tė cilin e kam fjalėn, dua
    qė tė ju tregoj lexuesve tė respektuar, se gjatė karrierės sime
    , si rapsod popullor , kam pas fatin dhe nderin qė shumė herė tė
    jam pjesėmarrės i disa festivaleve me karakter ndėrkombėtar.



    ato festivale, studiuesit e folklorit dhe adhuruesit e kėngėve shqipe,
    tė parėn pyetje qė ma kanė bėrė, ishte ajo:


    “A
    dini tė na kėndoni kėngėt:”Ēou Rexho, ēou djalo” dhe “Ani
    krisi pushka nė stom tė Drinit?!”


    Unė,
    si rapsod shqiptar, krenohesha dhe mė bėhej zemra mal, nga gėzimi
    se bota po i ditka disa kėngė nga perlat e muzikės sonė popullore
    dhe ua kėndoja pa kurrfarė pėrtese!


    Nga
    kėto kėrkesa tė studiuesve tė huaj tė folklorit, kuptova se folklori
    muzikor tradicional shqiptar, po u identifikuaka me kėto dy kėngė
    tė vjetra popullore dhe shumė tė tjera si ato!



    “Ēou
    Rexho, ēou djalo”!



    Njėra
    ndėr elegjitė mė tė dhimbshme nė thesarin e kėngėve tona popullore
    dhe perlat e muzikės sonė tradicionale, pa dyshim, ėshtė edhe “Kėnga
    e Rexhės”, qė nė popull mė tepėr njihet me titullin:”Ēou Rexho,
    ēou djalo”!


    Kėtė
    kėngė, brez pas brezi, gjeneratė pas gjenerate e kanė kėndua me
    dhembje , pėrjetim e dashuri tė gjithė ata qė kanė ditur tė kėndojnė:
    gra, burra, pleq, plaka, nuse, vajza, djem e fėmijė nė tė gjitha
    trojet etnike shqiptare.


    Nuk
    ishin tė rrallė kėngėtarėt qė e kėndonin kėtė kėngė, duke
    e shoqėruar fillim e mbarim me lot pėr fytyre, por nuk kishte as dėgjues
    qė i thotė vetit shqiptar e nuk e pėrcillte kėtė kėngė me mall
    e me lot tė dhembjes shpirtėrore!


    Kjo
    kėngė, qė ka njė melodi shumė tė prekshme dhe tekst shumė poetik,
    nė mėnyrėn mė besnike e pėrshkruan njė tragjedi tė rėndė familjare
    – tragjedi kjo qė nuk ishte e zakonshme ndėr familjet shqiptare!


    Kjo
    kėngė i kushtohet njė nėne tė varfėr shqiptare, tė cilės
    qė herėt i ndahet burri nga jeta dhe ia lenė jetim tė vetmin djalė
    qė kishte – Rexhėn dhe motrat e tij!


    Nėna
    trimėreshė, malėsore, ndonėse nė vuajtje e varfėri tė skajshme,
    e rritė krenare djalin e vet – Rexhėn dhe vajzat e saj! Ajo e pret
    sikur rrezet e diellit, rritjen e djalit tė saj, pėr ta martuar dhe
    pėr t’ iu bėrė krah i fortė i shtėpisė sė vetmuar!


    Pas
    shumė vuajtjeve, mundimeve dhe viteve tė pritjes, Rexha rritet dhe
    bėhet pėr martesė. Nėna e gėzuar, e fejon djalin dhe pas pak kohėsh,
    ia cakton edhe ditėn e Dasmės sė Martesės.


    Pėr
    Dasmėn e Martesės sė Rexhės, nėna e tij, thėrret shumė miq,
    shokė e dashamirė nga tė katėr anėt.



    kohėn kur ka ndodhė kjo dasmė dhe ngjarje, nuk kishte rrugė, as
    mjete komunikacioni pėr udhėtim. Andaj, krushqit, miqtė, shokėt
    dhe dashamirėt qė ftoheshin nė dasma, kryesisht shkonin me kuaj.


    Tradita
    dhe bujaria shqiptare, nuk matej vetėm me sofrat dhe begatitė ushqimore
    ndaj dasmorėve, por edhe kujdesi pėr ushqimin dhe mbikėqyrjen e kuajve
    tė dasmorėve.


    Nuk
    ishte zakon, qė kuajt t’i mbikėqyrin dhe ushqejnė vet dasmorėt,
    por atė shėrbim e bėnin njerėzit e shtėpisė – mikpritėsit.



    kėtė rast, Rexha – i vetmi djalė i nėnės, nuk kishte as vėllezėr,
    as babė pėr t’ u kujdesur pėr ushqimin e kuajve tė dasmorėve.
    Nuk ishte e zakonshme qė kuajt e mysafirėve – dasmorėve t’ i
    kėqyrnin gratė, e aq mė tepėr nė kėtė rast, nėna e Rexhės,
    e cila kujdesej pėr gratė dasmore dhe pėrgatitjen e ushqimeve pėr
    dasmorėt e tė birit qė po e martonte.


    Sipas
    traditave dhe zakoneve shqiptare, ditėn kur krushqit shkojnė pėr
    rrugė pėr ta sjellė nusen nė shtėpinė e djalit qė do tė martohet,
    nuk ishte e lejuar qė dhėndri (djali qė martohet) tė shkojė bashkė
    me krushqit pėr ta marrė nusen!


    Krushqit
    nisen pėr rrugė dhe shkojnė pėr ta marrė nusen e Rexhės, kurse
    Rexha mbetet nė shtėpi, pėr ta ruajtur shtėpinė dhe pėr t’ u
    kujdesur pėr kuajt e mysafirėve, tė cilėt nuk i kishin marrė pėr
    rrugė!



    momentin, kur Rexha shkon nė ahur tė kuajve , pėr t’iu dhėnė
    ujė dhe ushqim, papritmas njėri nga kuajt e mysafirėve , qet me shqelma
    , me ē’ rast e godet Rexhėn fatalisht dhe e le tė vdekur nė vend!


    Nėna
    e mjerė, sa po e heton tragjedinė , vrapon qė ta nxjerr Rexhėn e
    vdekur nga ahuri i kuajve !Nė ato momente, dasmorėt duken duke ardhur
    maleve sė bashku me nusen e Rexhės, duke kėnduar me sa zė qė kishin!


    Nėna
    e Rexhės, njė malėsore burrėreshė dhe trimėreshė e paepur, nuk
    dorėzohet para dasmorėve dhe iu del pėrpara pėr t’i pritur me
    bujari sipas zakonit dhe traditės.


    Ajo,
    nuk iu tregon fare dasmorėve pėr tragjedinė e ndodhur nė familje,
    por ju shtron darkė sikur tė mos kishte ndodhur asgjė e keqe! Nė
    momentin, kur dasmorėt kėrkojnė leje pėr t’u shpėrndarė pėr
    nė shtėpitė e tyre, Nėna e Rexhės, ju drejtohet dasmorėve me kėto
    fjalė:


    “Ju,
    more , krushqi, hani e pini –


    Nesėr
    , Rexhėn, n’ dhe t’ ma shtini!”


    Pra,
    krushqit e Rexhės u shndėrruan nė funeral tė pėrmotshėm
    dhe asnjėri nuk shkoi nė shtėpi, pa e varrosur Rexhėn, i cili pas
    veti la nėnėn plakė - me duar nė gji, motrat - pa tė vetmin
    vėlla, nusen - nėn duvak dhe shtėpinė - pa trashėgimtar!


    Dhe
    tani, pas sa e sa vitesh, gojėkėqijtė dhe pėrgojuesit e pa cipė
    nė sy, kanė zemėr e moral, pėr t’ u tallur me njė tragjedi tė
    pa parė nė familjet shqiptare, duke u tallur me moralin dhe dinjitetin
    e kėsaj familje fatkeqe, nė dėm tė Rexhės, ku nuk ju vjen aspak
    keq, qė ia lėkundin edhe eshtrat pėr sė vdekuri!


    Ja
    se si e pėrshkruajnė gojėkėqijtė dhe tė pamoralshmit , kėtė
    ngjarje fatale dhe kobzezė pėr familjen e Rexhės:


    “Rexha
    e kishte pas dashnore tė parė njė pelė! Para se tė vinte
    nusja nė shtėpi, Rexha shkon nė ahur , pėr t’ i kėrkuar falje
    pelės dhe pėr t’ ia kėrkuar hallallin!


    Pela, nė atė
    rast, ishte ndie e fyer dhe e tradhtuar nga dashuria e Rexhės, nga
    se ai, ia kishte marrė edhe virgjėrinė! Prandaj, nė shenj hakmarrje,
    pela qiti me dy shqelmat dhe ia mori jetėn Rexhės!”


    Propaganda
    tė kėtilla poshtėruese dhe ēnjerėzore, po iu bėhen edhe shumė
    kėngėve tjera, qė janė perlat mė tė bukura tė krijimtarisė sonė
    muzikore tradicionale!


    Prandaj,
    tė gjithė njerėzit me mendje tė shėndoshė dhe me moral tė fortė
    shqiptarė, duhet tė iu kundėrvihen kėtyre maskarenjve , qė njollosin
    kulturėn tonė, duke i gjykuar dhe distancuar prej “humoreve” tė
    tyre, e jo tė solidarizohen, tė qeshėn e tė ju duartrokasin atyre
    qė mė sė pakut ia duan tė mirėn kėngės, kulturės dhe traditave
    tona tė lavdishme kombėtare!


    Gjilan, mė 20 Dhjetor 2008. Demir
    KRASNIQI

      Ora ėshtė Fri 19 Apr 2024, 22:04