Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Disa teknika pėr tė frenuar ose kontrolluar mendimet stresante.

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Disa teknika pėr tė frenuar ose kontrolluar mendimet stresante. Empty Disa teknika pėr tė frenuar ose kontrolluar mendimet stresante.

    Mesazh nga Scarface Tue 06 Jan 2009, 01:23

    Ju mund ta dini se ēfarė mendimesh ju stresojnė. Pėrpiqeni ti ndryshoni, por mė kot. Ato mbeten nė trurin tuaj. Pėrsėriten e pėrsėriten vazhdimisht. Bashkė me to mbeten nė trupin tuaj edhe ankthi, mėrzia, zemėrimi qė i shoqėron. Nėse nuk mundeni t’i ndryshoni dot, ju tė paktėn, mund t’i kontrolloni ato. T’i ndaloni qė tė shprehen. T’i pakėsoni, tė minimizoni efektin e tyre mbi ju, madje edhe t’i shmangni, tė paktėn pėr njė farė kohe.
    Ja disa prej teknikave qė mund tė pėrdorni :


    Stopimi i mendimeve

    Qėllimi i kėsaj teknike ėshtė qė tė ndėrprisni rrjedhėn e mendimeve stresante. Me ndėrprerjen e rrjedhės sė tyre ju ndryshoni pasojėn. Si? Shoqėrojini mendimet stresante me njė pasojė negative (lloj ndėshkimi). Ēdo sjellje qė pasohet nga njė ndėshkim ka prirjen qė tė mos pėrsėritet.

    Mė konkretisht:

    • Zgjidhni njė vend ku tė mos ju shqetėsojnė e as tė mos shqetėsoni tė tjerėt.
    • Mbėshtillni grushtin e dorės sė majtė me njė garzė ngjitėse. (lekoplast)
    • Shtrihuni diku e prisni disa sekonda. Pastaj filloni tė mendoni rrėth problemit qė ju shqetėson me qėllim qė tė provokoni mendimet e pakėndshme. Sapo ato tė fillojnė e tė vėrshojnė nė trurin tėnd, thuaj « STOP » me sa zė tė kini dhe ēmbėshtillni lekoplastin. Mund t’ju dhėmb pakėz dora, por kėtu qėndron lezeti. Fjala « STOP » e shoqėruar me dhimbjen e dorės shkakton ndėrprerjen e rrjedhės sė mendimeve stresante.
    Praktikoni pėrsėri, por pakėz mė ndryshe :
    • Shtrihuni diku dhe lėreni veten tuaj tė lirė. Mos i sillni mendimet e pakėndėshme nė mendjen tuaj nė mėnyrė tė pavullnetshme. Thjeshtė lėreni mėndjen tuaj tė shkojė nga tė dojė. Sapo mendimet e pakėndėshme tė fillojnė tė shfaqen, thpni « STOP », me njė zė normal dhe nė tė njėjtėn kohė ēmbėshtillni lekoplastin.

    Praktikohuni pėrsėri, me njė ndryshim tjetėr :

    • Shtrihuni diku dhe relaksohuni. Lėreni mėndjen tuaj tė shkojė nga tė dojė. Mos u sforconi tė mendoni. Sapo mendimet negative tė shfaqen nė trurin tuaj, mendoni fjalėn « STOP » FUQISHĖM ME ZĖRIN E MENDJES DHE Ēmbėshtillni njėkohėsisht lekoplastin. Pėrsėriteni disa herė.
    • Shtrihuni dhe lėreni mėndjen tuaj tė shkojė nga tė dojė. Sapo mendimet negative tė shfaqen nė trurin tuaj mendoni vetėm "STOP", pa e ēmbėshtjellė lekoplastin.
    • Dhe mė tej, nė situate reale nė jetė: sa herė qė fillon vargu i mendimeve negative tė shfaqet nė mendjen tuaj, thoni "STOP", me mend. Ju s’mund tė mendoni dy gjėra nė tė njėjtėn kohė. Duke thėnė "STOP", ju ndėrprisni rrjedhėn e mendimeve negative, duke mos e lejuar atė tė ketė efektin e zakonshėm tek ju.
    • Ju mund tė pėrdorni edhe njė variant tjetėr. Sa herė qė mendimet negative vėrshojnė nė trurin tuaj, mendoni sikur ndriēohet para jush fjala "STOP" me drita neoni.

    Disa kėshilla:

    • Nuk ėshtė mirė qė ta praktikoni kėtė teknikė menjėherė, me shqetėsimet qė janė shumė shqetėsuese pėr ju. Filloni shkallė-shkallė, njėherė me mendimet mė pak shqetėsuese, e gradualisht, mė pas me ato qė ju shqetėsojnė mė shumė.
    • Mos praktikoni nė fillim kur nuk jeni me humor tė mirė, apo kur vėmendja juaj ėshtė shumė e shpėrqendruar.
    • Nėse ju jeni shumė i depresuar dhe keni pėrjetuar edhe mendime vetėvrasėse, praktikimi i kėsaj teknike nuk ju ndihmon, por pėrkundrazi mund ta thellojė turbullirėn tuaj.
    Implozioni (pėrmbytja nė fantazi)
    • Nėse nė trurin tuaj shfaqet njė mendim apo imazh negative, rrini me tė. Rrini me tė nė mendjen tuaj. Perjetojeni e ripėrjetojeni disa herė.
    • Pėrsėriteni atė disa herė me zė tė lartė. Pėrsėriteni me zė tė lartė atė qė ju shqetėson aq herė, deri sa ta vėreni se ju qėndroni me tė pa patur ndonjė pėrjetim negative.
    • Nėse ajo qė shfaqet nė mendjen tuaj ėshtė njė imazh negative, pėrshkruajeni pėrmbajtjen e kėtij imazhi disa herė me zė tė lartė, aq herė sa ju tė arrini ta pėrshkruani atė pa pėrjetuar ndonjė emocion negativ.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Disa teknika pėr tė frenuar ose kontrolluar mendimet stresante. Empty Re: Disa teknika pėr tė frenuar ose kontrolluar mendimet stresante.

    Mesazh nga Scarface Tue 06 Jan 2009, 01:24


    Fokusimi


    • Sa herė qė nė mendjen tuaj tė vėrshojnė mendime negative, thoni "STOP" me mendjen tuaj.
    • Fokusojeni vėmendjen tuaj nė njė objekt specific. Vėzhgoni detajet e kėtij objekti. Librin qė jeni duke lexuar, filxhanin e kafesė, karrigen ku jeni ulur, vėzhgoni gjithēka qė mund tė vėzhgohet nga vendi ku jeni. Njė object specifik.
    • Fokusojeni tė gjithė vėmendjen tuaj nė objektin qė po vėzhgoni. Kur mėndja juaj ėshtė e zėnė me objektin ku jeni fokusuar, nuk ka vėnd pėr mendime negative.

    Tė shtyrėt e mendimeve stresante

    Ju mund tė praktikoni kėtė ecuri tė thjeshtė pėr tė kufizuar shqetėsimin tuaj:
    • Vėzhgojini me kujdes shqetėsimet tuaja gjatė ditės. Mundohuni tė pėrcaktoni kur ju fillojnė t’ju shqetėsojnė mendimet negative.
    • Caktojini vetes detyrė qė tė merreni me shqetėsimet tuaja gjysėm ore, ēdo ditė, nė tė njėjtėn kohė dhe nė tė njėjtin vėnd. Cila ėshtė periudha juaj e shqetėsimit?
    • Shtyjini mendimet tuaja shqetėsuese. Nė ēdo kohė qė ju e ndieni se po filloni tė shqetėsoheni, shtyjini mendimet tuaja, deri nė atė periudhė tė ditės, tė cilėn ju e keni caktuar pėr t’u marė me shqetėsimet tuaja.
    • Kur nė mendjen tuaj tė shfaqen mendimet shqetėsuese, jashtė periudhės ditore qė ju keni caktuar pėr t’u marrė me to, zėvendėsojini ato. Fokusoni vėmendjen nė atė punė qė keni nė dorė, apo nė diēka tjetėr pėrreth.
    • Mė e rėndėsishmja. Pėrdoreni periudhėn ditore tė caktuar, pėr t’u marrė nė mėnyrė intensive me shqetėsimet tuaja.

    Detyrat e pakėndshme

    Sa herė qė nė mendjen tuaj tė shfaqen mendime negative, pėrfshijuni energjikisht nė kryerjen e ndonjė detyre qė ju e konsideroni tė pakėndshme p.sh. larja e dyshemesė, fshirja e pluhurave etj.


    Prof. Dr. Dhori Karaj, Psikologjia e stresit, Tirane 2005

      Ora ėshtė Sat 20 Apr 2024, 04:14