THEODOR ADORNO
(Theodor Adorno), filozof dhe sociolog gjerman (1903-1969). Njeri nga perfaqesuesit kryesore te te ashtitquajturit «Rrethi i Frankfurtit», ne te cilin bejne pjese edhe A. Shmit, M. Horkhajmer, H. Markuze, J. Habermus, H. Polok dhe te tjere. Ne kohen e Hitlerit si antifashist jetoi ne emigracion, kurse me vone (profesor ordinar i filozofise dhe i sociologjise dhe drejtor i Institutit te Studimeve Sociale) ne Frankfurt. Nje seri ceshtjesh fundamentale dhe aktuale sociale dhe ideore sic jane ceshtjet e krizes se Perendimit bashkekohor, krizat e shkencave dhe te bazave ideore te tere jetes evropiane, pastaj problemi i vetedijes se shtremberuar dhe te jetersuar etj., Adorno i perpunon ne menyre te posacme, shpesh me nje stil te jashtezakonshem, me plot kthesa te papandehura, i cili, me ne fund, eshte karakteristik edhe per disa pjesetare te ketij rrethi filozofiko-sociologjik (e qe shpesh quhet edhe «Rrethi i Adornos»). Ne disa faza te zhvillimit te tij dinamik, nganjehere kontradiktor, A. eshte jo vetem shume i afert me marksizmin, por edhe vete shpeshhere me te drejte pohonte per veten se ishte mendimtar marksist kritik, i cili, nderkaq, i kundervihej radikalisht «materializmit ortodoks, vulgar, dogmatik dhe shkencor». Adorno pervec shqyrtimit te problematikes kulturore-historike, gnoseologjiko-teorike dhe sociologjike merret edhe me literature, muzike dhe estetike te pergjithshme, e gjithashtu edhe kompozon vete. A. konsideron se muzika nuk eshte as qenie ne vetvete dhe as qenie per subjektin, por kuptimi ne muzike mund te merret vesh vetem atehere nese verehet aspekti i dhene intuitiv i drejtperdrejte i asaj dhe karakteri i saj simbolik indirekt. A. flet per te meta te ndryshme ne te cilat has arti ne pergjithesi, dhe pastaj sidomos muzika ne boten bashkekohese kapitaliste: te publiku pakesohet aftesia e te degjuarit; modalitetet stilistike i percakton shpesh burokracia politike; muzika me e re, format tingelluese e te cilave marrin vleren e tyre vetem ne raport me format tradicionale, shpesh jeton ne ambientin e autonomise dhe te lirise se rreme. Sipas tij, per me teper, industria kulturore edukon viktimat e veta. Ne Teorine estetike, te botuar pas vdekjes, A. dha nje nga veprat e rralla sistematike, te gjithmbarshme nga fusha e estetikes, te shkruar ne baza marksiste. Por prapeseprape, vepra ngeli bukur fragmentare, jo vetetn per shkak se vdekja e filozofit e beri te pamundshme kryerjen e plot te saj, por edhe per arsye se fragmenti, sikurse edhe te Benjamini dhe Blohu, mbetet nje nga karakteristikat e qenesishme, strukturale te produktrt bashkekohes artistik, madje edhe atij teorik.
Veprat kryesore: Philosophie der neuen Musik (1949); Minima moralia (1951); Dissonanzcn (1956); Zur Metakn'tik der Erkenntnistheorie (1956); Noten zur Literatur, 1,11, (1958-61); Einleitung in die Musiksoziologie (1962); Moments musicaux (1964); Jargon der Eigentlichkeit (1964); N-gativ dialektik ( 1966); Drei Studien zu Hegel (1968); Asthetische Theorie (1970).