Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    ETNOMUZIKOLOGJI

    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 65
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    ETNOMUZIKOLOGJI Empty ETNOMUZIKOLOGJI

    Mesazh nga shaban cakolli Sat 29 Aug 2009, 22:21

    Etnomuzikologji:

    NJĖ KĖNGĖ BURIMORE QĖ FLET SHUMĖ PĖR TRADITAT NĖ MALĖSINĖ E KARADAKUT

    Ashtu si tė gjithė krahinat shqiptare , edhe Malėsia e Karadakut ka qenė shumė e begatshme me thesarin e vlerave kulturore

    autoktone , tė cilat janė kultivuar nėpėr shekuj dhe janė ruajtur me besnikėri brez pas brezi deri nė ditėt e sotme .

    Malėsia e Karadakut ka qenė e njohur pėr thesarin e madh tė kėngėve, valleve dhe lojėrave tė ndryshme burimore autoktone ,

    por qė fatkeqėsisht , ai thesar nuk ėshtė vjelė nga duart e ekspertėve profesionist , gjė qė ka ndikuar qė njė pjesė e madhe dhe

    shumė e ēmuar e kėtij thesari popullor tė na humbet dhe tė na zhduket pa u shėnua dhe evidentua nė institucionet e kulturės sonė

    kombėtare .

    Vlerat tradicionale tė thesarit popullor nė kėtė Malėsi , janė krijuar, kultivuar dhe ruajtur me besnikėri , pa u prekur e

    pėrzier nga as njė ndikim tjetėr i kulturave tė huaja. Ēuditėrisht, ato janė ruajtur dhe kultivuar nė kohėrat kur kjo krahinė ka qenė

    larg syve tė pushtetarėve, larg infrastrukturės dhe larg tė gjitha civilizimeve njerėzore . Me fillimin e frymėmarrjeve tė para drejt

    lirisė kombėtare, njerėzit e kėsaj Malėsie filluan me tė madhe qė tė migrojnė nėpėr qendrat urbane, morėn rrugėt e kurbetit ,

    kurse me largimin e tyre nga kjo Malėsi, atje mbeti njė bagazh i madh i shpirtit krijues tė popullit, i cili vdiq dhe u varros pėr

    gjithmonė !

    Themi kėshtu, nga se njė pjesė e madhe e banorėve tė kėsaj Malėsie , tė cilėt i kanė kultivuar dhe ruajtur kėto vlera, mė

    nuk janė nė botėn e tė gjallėve . Ato vlera, tradita dhe zakone tė lavdishme nuk i ka mbledhur dhe ruajtur askush dhe tani nga ata

    pak banorė autokton tė cilėt ende jetojnė nė kėtė Malėsi, tė rrallė janė ata qė ende i kujtojnė dhe njohin ato vlera tė trashėguara

    gjysh pas gjyshi .

    Pa dyshim, se njėra ndėr perlat e kėngėve burimore tė cilat janė krijuar nga shpirti krijues i kėngėtarit , apo kėngėtares

    anonime popullore, tė prirė nga vullneti dhe talenti qė e trashėguan nga traditat e kėsaj Malėsie, por qė nuk dinin nota, as shkrim

    e lexim, ėshtė kėnga mė e njohur e kėsaj Malėsie, me titull:”Hajde, hajde , oj halla Maloke”.

    Kjo kėngė, ndonėse nė shikim dhe dėgjim tė parė, na duket shumė e lashtė dhe e thjeshtė, po qe se e analizojmė mirė

    tekstin dhe porosinė e saj, mund tė mėsojmė shumė ēka nga e kaluara dhe traditat popullore nė Malėsinė e Karadakut . Madje, jo

    vetėm kaq . Nga teksti dhe porosia e kėsaj kėnge , mund tė shkruhen romane, drama dhe filma dokumentar tė metrazhit tė gjatė

    .

    Po qe se e analizojmė mirė kėtė kėngė, do tė konstatojmė se kjo kėngė ėshtė shumė e lashtė, e thurur , e kompozuar dhe e

    kėnduar nga gjeniu krijues popullor, i cili ndonėse nuk njeh nota, as nuk di shkrim e lexim, por arrin qė tė na e lė nė trashėgim njė

    vepėr shumė komplekse, si pėr nga vargjet dhe rima, ashtu edhe pėr nga ritmi e melodia e saj.

    Kėnga “Hajde, hajde, oj halla Maloke”, ka njė ritėm tė gjallė, tė gėzueshėm nė masėn dy-kohore, e cila mund tė kėndohet

    lehtė dhe gjatė kėndimit tė saj, krijohet automatikisht atmosfera e gėzimit, haresė dhe vallėzimit . Nga vet konstrukti melodik dhe

    ritmik i kėsaj kėnge, mund tė vihet nė konkludim se atė e kanė krijuar vajzat fshatare tė mbledhura nė grupe dhe tė shoqėruara

    me pėrcjellje tė defeve .

    Kjo kėngė, sipas tė gjitha gjasave do tė ketė lindur, krijuar e kėnduar nė kohėrat kur nė kėtė Malėsi, ishte traditė qė tė

    mblidhen bijat e shtėpisė nė tė ashtuquajturat “Tė parne”, qė sipas zakoneve, atyre iu takonte dy herė nė vit, qė tė mblidhen

    nėpėr gjinitė e tyre dhe tė pushojnė nga dy javė ditė dhe atė njė herė nė pranverė e njė herė nė vjeshtė.

    Kėnga “Hajde, hajde, oj halla Maloke”, pėrveē qė i pėrshkruan nė mėnyrė besnike traditat dhe mikpritjen e kėtyre anėve, nuk

    e lė anash as humorin dhe satirėn tė cilat kanė qenė pėrherė pjesė pėrbėrėse e kėngės dhe jetės nė kėtė Malėsi.

    Ajo, qė e dallon kėtė kėngė nga tė tjerat dhe e rreshton nė perlat mė tė bukura tė krijimtarisė popullore tė Malėsisė sė

    Karadakut, pos tė tjerash, ėshtė edhe fenomeni i kompozimit muzikor, ku kjo kėngė pėrbėhet prej dy melodive krejtėsisht tė

    kundėrta me njėra – tjetrėn , e qė herė pas here dialogojnė mes veti, pa krijuar dis-harmoni, por gjithnjė duke krijuar atmosferė

    hareje, gėzimi, humori dhe vallėzimi. Kėtė fenomen tė posedimit tė dy melodive nė tė njėjtėn kėngė, vėshtirė se do ta hasim nė

    ndonjė kėngė tjetėr autoktone burimore .

    Nė vazhdim, do tė hymė nė analiza konkrete tė tekstit tė kėsaj kėnge dhe do tė bindemi pėr vlerat e saj, duke filluar qė

    nga vendi ku ka lindur, krijuar dhe kėnduar kjo kėngė:

    Duke analizuar tekstin e strofės sė parė tė kėsaj kėnge, na bėnė tė kuptojmė vendin dhe fshatin prej nga ka lindur kjo kėngė

    dhe atmosferėn prej nga ka buruar ky krijim brilant popullor. Shihet qartė se kėnga ėshtė thurur, krijuar e kėnduar nga njė grup

    vajzash qė kanė kėnduar me shoqėrim tė defeve, nė ndejat dhe ahengjet kur janė mbledhur bijat e shtėpisė dhe lagjes nė tė

    “Parne”, ose “Sparime”. Zakonisht, gjatė kėndimit dhe lojėrave tė cilat janė organizuar gjatė kėtyre pushimeve tė bijave,

    kėngėtaret vajza i kanė vu nė mahi bijat mė tė vjetra tė shtėpisė, apo tė lagjes, sidomos hallat , nga se ato nė asnjė mėnyrė nuk

    do tė hidhėroheshin edhe nė rastet kur nė llogari tė tyre do tė thureshin kėngė, mahi, satira, barsoleta dhe lojėra tė ndryshme .

    Kėshtu qė, strofa e parė e kėsaj kėnge, na e citon emrin e njė lagjeje tė fshatit Selishtė, afėr Zhegrės, e cila quhet Lagja

    e Malokėve , apo Maloku . Pėrmes vargjeve tė kėsaj kėnge, na bėnė tė kuptojmė se vajzat kėngėtare i kanė thurur kėngė njė bije

    – halle tė kėsaj lagjeje, e cila nė atė aheng dhe nė mesin e bijave tjera, dallohej pėr veshjen e saj tė mrekullueshme me dimija, tė

    cilat janė aq tė gjėra, sa halla po i ngrehte zhag pėr toke !

    Kjo na jep tė kuptojmė pėr kohėn kur dimijat ishin pjesė kulmore e vlerave tė veshjeve tradicionale nė kėtė Malėsi. Madje,

    thuhet se pėr qepjen e njė palė dimive , nė atė kohė , nevojiteshin jo mė pak se 12 metra katrore pėlhure tė mėndafshta , tė

    cilat nuk mund t’i blinin familjet e kategorive tė varfra . Dhe mu pėr kėtė, halla Maloke, do tė lavdėrohet pėrmes kėngės, kur ajo

    vallėzon me bijat tjera , tė cilat nuk posedojnė me dimija sikur ajo. Kėnga i jep njė ton mendjemadhėsie hallės Maloke, nga se ajo

    gjatė vallėzimit me bijat tjera, gjoja po i ngrehka dimijat zhag pėr toke :

    Hajde, hajde, oj mori ,

    Oj , halla Maloke ,

    Oj , halla Maloke-o,

    Dimitė tua, oj mori,

    Jallaj, zhag pėr toke ,

    Jallaj , zhag pėr toke-o .

    Strofa vijuese e kėsaj kėnge, nė mėnyrė besnike na e pėrshkruan dhe na e pėrkujton njė traditė tjetėr tė kohėrave tona tė

    shkuara . Kohė kjo qė tregon pėr zakonet e bijave tė shtėpisė, tė cilat gjatė qėndrimit nė tė “Parne” nė familjet e tyre, bėnin

    gara se cila prej tyre do tė mbledh dhe sjellė mė shumė pemė, sidomos molla ?!

    Kėto molla, ashtu si edhe llojet e pemėve tjera, bijat e shtėpisė bashkė me vajzat beqaresha , do t’ i mblidhnin nėpėr kopshtet,

    arat dhe pemishtet e lagjes, lagjeve tjera, apo edhe fshatrave tjera mė tė afėrta, ku kultivohen mė shumė pemė .

    Kėnga na e pėrkujton edhe kohėn e mbledhjes sė kėtyre pemėve nga ana e bijave tė shtėpisė, tė cilat nuk posedonin shporta,

    apo mjete tė tjera pėr vjeljen dhe grumbullimin e pemėve, por tė gjitha ato i vilnin dhe i mbėshtillnin me pshellakėt (mbėshtjellėsit)

    e tyre tradicional me ngjyrė alli, tė thurur nė vek, tė cilėt i pėrdornin pėr mbulesėn e dimive .

    Tani, vajzat duke kėnduar me defe, pėrmes vargjeve tė kėngės , do t’ i ftojnė bijat e shtėpisė qė tė shkojnė nė Malėsinė e

    Karadakut pėr tė mbledhur molla me pshellak, nga se atje bėhen molla tė mira . Mbledhja e mollėve dhe pemėve tė tjera, nga ana

    e bijave tė shtėpisė, ishte edhe njė lloj loje pėrmes tė cilės bijat bėnin gara nė mes veti se cila prej tyre do tė mbledh mė shumė

    molla dhe mė tė mira?! Ato molla, apo pemė tė tjera, bijat i pėrdornin pėr ushqime freskuese gjatė qėndrimit tė tyre nė tė

    “Parne”,me qėllim qė t’ ua lehtėsojnė barrėn e ushqimit familjes sė tyre, por shpeshherė edhe bėnin lojėra tė ndryshme bijat nė

    mes veti, pėr ta kaluar natėn sa mė bukur :

    Hajde, hajde, oj mori ,

    Shkojna n’ Karadak-e,

    Shkojna n’ Karadak-e-o,

    Mledhna molla, oj mori,

    Jallaj , me pshellak-e,

    Jallaj, me pshellak-e,o!

    Strofa vijuese e kėsaj kėnge, na jep njė pasqyrė tė dhembshme pėrmes tė cilės na i pėrkujton kohėrat e vjetra dhe vuajtjet

    e nėnave, grave dhe motrave tona, tė cilat nuk kishin ujėsjellės nė shtėpi, krojet i kishin shumė larg shtėpive tė banimit dhe e

    hiqnin tė zinjtė e ullirit pėr tė bartur ujė nė shpinė nga vendet e largėta, qoftė pėr pije, mbajtjen e higjienės, pastėrtisė dhe

    larjen e rrobave tė familjes .

    Na e pėrkujton kohėn, kur nėnat dhe femrat e kėsaj Malėsie, nuk kishin mjete se me ēka t’i lanin rrobat (petkat) e familjes,

    nuk kishin sapun, nuk kishin detergjente , nuk kishin makina tė larjes... dhe ato nė mungesė tė kėtyre kushteve, ishin tė detyruara

    qė tė mblidhen nė grupe, t’i ngarkojnė rrobat (petkat) e familjes, ēejzin e nuseve dhe tė shkonin deri tek lumi mė i afėrt pėr t’ i

    larė ato !

    Kjo ishte njė punė shumė e rėndė dhe e mundimshme pėr femrat tona, mbase edhe e rrezikshme , nga se pėrveē mundit tė

    madh, ato shpeshherė bėheshin edhe pre e sulmeve tė grupeve tė ndryshme bandite .

    Tek lumenjtė mė tė afėrm tė fshatit, femrat tona i lanin rrobat (petkat) me mjete shumė primitive, ku nė vend tė sapunit,

    apo detergjentit, ato e pėrdornin njė lloj rėre tė imtė, tė cilėn e quanin “Fi”, kurse nė vend tė rrahjeve tė tyre, e pėrdornin njė

    lloj druri tė fortė tė gdhendur qė quhej “Perajkė”. Nė vend tė makinave larėse, ato i merrnin me veti kazanėt e mėdhenj nė tė

    cilėt e vlonin ujin me anė tė zjarreve .

    Kėshtu qė, nė rastin konkret tė cilin na e mėson kėnga, do tė mėsojmė se nė atė kohė kur ėshtė krijuar kjo kėngė, vendi mė

    i afėrt dhe mė i preferuar pėr larjen e rrobave, ēejzit dhe shtrojave e mbulojave tė familjes, ka qenė lumi i fshatit Caravajkė, ku

    kanė shkuar grumbuj tė organizuara grash tė ndihmuara edhe nga bijat e shtėpisė, apo tė lagjes:

    Hajde, hajde, oj mori,

    Shkojna n’ Caravajk-e,

    Shkojna n’ Caravajk-e,o,

    Lajna tesha, oj mori ,

    Jallaj me perajk-e,

    Jallaj, me perajk-e,o!

    Nė vazhdim tė kėsaj kėnge, do tė hasim nė njė satirė tė mprehtė, me tė cilėn vajzat kėngėtare do tė thumbojnė bijat, apo

    nuset e shtėpisė, tė cilat bien nė sy si dembele, tė pa pastra dhe qė i bishtnojnė mbajtjes sė higjienės dhe pastėrtisė sė shtėpisė .

    Bijat , apo nuset e kėtilla dembele , edhe atėherė kur do ta fshinin dhomėn (odėn) , do ta fshihnin bėrllokun pas derės dhe nuk

    do ta hidhnin nė vendin e caktuar pėr mbeturina !

    Me grumbullimin dhe fshehjen e bėrllokut prapa derės sė dhomės (odės), do t’iu krijohet mundėsia qė atė ta pėrpushin pulat

    e shtėpisė, tė cilat pėrveē qė do tė shkaktojnė zhurmė nėpėr shtėpi, do tė bėjnė edhe glaca shtesė , me ēka edhe mė tepėr do tė

    ndotet ambienti familjarė !

    Kėtė dukuri tė nuseve dhe bijave dembele tė shtėpisė, vajzat kėngėtare do ta thumbojnė ashpėr, duke i kėnduar ato dhe

    duke i kėshilluar qė nė mungesė tė legenit, ta marrin shoshėn dhe ta hedhin bėrllokun nė fushė ! Madje, ato iu sugjerojnė atyre,

    qė t’ i veshin ēarēafėt e zi , pėr t’ u mbuluar mirė me ta, nė mėnyrė qė gjatė hedhjes sė bėrllokut, tė mos shihen dhe

    identifikohen nga bashkėfshatarėt tjerė!

    Motivi i veshjes sė ēarēafit tė zi, na e pėrkujton kohėn e sundimit osman, kur femrat shqiptare mbuloheshin me ēarēafė tė

    zi mbi trup dhe kjo ishte pjesė e patjetėrsueshme e veshjeve tradicionale popullore :

    Hajde, hajde, oj mori,

    Shkojna nė Maxhere ,

    Shkojna nė Maxhere-o,

    Fshima odėn , oj mori,

    Bėrllokun mas dere,

    Bėrllokun mas dere-o.

    Le t’ vinė pulat , oj mori,

    Jallaj, me pėrpush-e,

    Jallaj, me pėrpush-e,o,

    Merre shoshėn , oj mori,

    Jallaj, qite n’ fush-e,

    Jallaj qite n’ fush-e-o!

    Merr ēarshafin, oj mori,

    Mos t’ shohin kėrkush-e,

    Mos t’ shohin kėrkush-e-o !
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 65
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    ETNOMUZIKOLOGJI Empty Re: ETNOMUZIKOLOGJI

    Mesazh nga shaban cakolli Sat 29 Aug 2009, 22:21

    Pas tė gjitha kėtyre strofave dhe pėrshkrimeve tė njė tradite tė lashtė popullore, tani do tė ndėrrohet melodia e kėsaj kėnge,

    e cila do tė merr karakter edhe mė tė fuqishėm dhe mė gazmor, duke moduluar prej shkallės minore nė atė maxhore .

    Nė strofėn vijuese pėrveē ndėrrimit tė melodisė, paralajmėrohet edhe atmosfera e gostisė, apo shtrimit tė sofrės

    tradicionale nė Malėsinė e Gollakut, ku pas tė gjitha atyre mundimeve dhe vuajtjeve , do t’ vjen radha edhe ngrėnies sė bukės .

    Specialitetet e ushqimit tė cilat na i pėrshkruan kėnga, na bėjnė tė kuptojmė pėr kohėn kur populli i kėsaj Malėsie jetonte

    nėn kushte shumė tė rėnda ekonomike dhe nuk kishte as ushqim tė mjaftueshėm . Si specialitet kryesor i ushqimit, ishte rasoji i

    cili pėrgatitej nga lakrat turshi , apo sekullat qė ishin prodhime vendore nga kopshtaria e kėtyre fshatrave. Rasoji pėrdorej pėr

    uljen e kafshatės sė bukės , por nė shumė raste ai pėrdorej edhe pėr gatesėn e njė lloji tė lakrorit i cili pėrgatitej nė kombinim

    me lakra tė rasojit dhe quhej “Rasojnik”.

    Si specialitet mė ēmuar ushqimor , nė kėto fshatra tė pėrvuajtura , llogariteshin petullat e miellit tė grurit, tė cilat

    fėrgoheshin nė tigan bashkė me tėlyen , apo vaj . Gostia e mysafirėve me petulla , nė atė kohė llogaritej si mikpritja dhe gostia

    mė e madhe qė mund t’ i bėhej dikujt, qoftė nga mysafirėt, miqtė, bijat, apo tė tjerėt. Kjo ēmohej kėshtu, nga se varfėria e

    popullit ishte e skajshme. Mungonte mielli i grurit, mungonte tėlyeni, bulmeti, vaji dhe shumė gjėra tjera ushqimore. Populli

    ushqehej mė tepėr me bukė tė misrit, elbit, thekrės, madje edhe tė tėrshėrės:

    Rasojnik-e,o,

    Rasojnik me seklla,

    Rasojnik me seklla,o,

    Ujė tė ftoftė-e ,oj mori,

    Ni sahan me petlla ,

    Ni sahan me petlla-o.

    Pasi tė jenė kryer tė gjitha punėt e rėnda tė shtėpisė dhe pasi tė jenė ushqyer mirė me “Rasojnik” dhe “Petulla”, tani do t’

    iu vjen radha lojėrave tė pas darkės, kur vajzat kėngėtare me defe, do t’ i thėrrasin bijat e shtėpisė pėrmes kėngės, qė tė zgjohen

    e tė luajnė lojėra tė ndryshme, vallėzime ndėr tė cilat edhe loja e quajtur :”Rriki – tak”:

    Hajde, hajde, oj mori,

    Lujna “Rriki – tak-e”,

    Lujna “Rriki – tak-e, o “!

    Vajzat qė iu kėndojnė kėngė bijave tė shtėpisė dhe nuseve, tė shoqėruara me defe, pėrmes vargjeve tė kėngės, do t’ i

    identifikojnė dhe inkurajojnė valltaret mė tė mira, tė cilat do t’ i shpėrblejnė me blerjen e nallaneve !

    Motivi i blerjes sė nallaneve pėr bijat dhe nuset e shtėpisė , na e pėrkujton kohėn kur nuset dhe bijat tona , nuk kishin

    mundėsi t’i blinin kėpucėt , apo tė mbathurat tjera moderne, por nė vend tė tyre , blinin nallane qė ishin tė mbathura tė

    pėrpunuara prej drurit nga mjeshtrit mė tė pėrsosur ! Ishte kjo kohė, kur po qe se ndonjė nuse, apo bijė e shtėpisė kishte tė

    mbathura nallane, ajo llogaritej si njė standard shumė i lartė i pasurisė dhe luksit familjarė.

    Lujma, lujma, kamėn-o,

    Ta marojmė nallanen-o,

    Ta marojmė nallanen-o!

    Nė vargjet e strofave vijuese tė kėsaj kėnge, vėrehen elemente tė lirikės tradicionale qytetare, me tė cilat kėndohen dhe

    lavdėrohen valltaret femra nėpėr ahengjet, ndejat, dasmat dhe gazmendet e ndryshme familjare .

    Figurat dhe krahasimet me tė cilat kėndohen valltaret femra, si mė poshtė, pėrdoren me qėllim qė ato tė lirohen nga

    komplekset e vallėzimit dhe tė bėjnė lėvizje sa mė tė lira me gjymtyrėt e trupit dhe shtatit tė tyre :

    Lujma, lujma , gishtin-o,

    Se ma kėnaqe shpirtin –o,

    Se ma kėnaqe shpirtin –o!

    Lujma, lujma shtatin-o,

    Se ma shton marakin-o,

    Se ma shton marakin-o!

    Lujma, lujma themrėn –o,

    Se ma kėnaqe zemrėn – o,

    Se ma kėnaqe zemrėn-o!

    Nė strofat pėrmbyllėse tė kėsaj kėnge, pėrshkruhet lakmia e njė valltareje qė vallėzon bukur, por qė vuan nga kompleksi se

    ėshtė e varfėr dhe nuk posedon rroba tė mira . Atė, e inkurajojnė vajzat kėngėtare, duke imagjinuar njė djalė tė dashur dhe tė

    pasur, i cili do t’ a thėrret atė bukuroshe pėr tė dalė nė qytetin e Gjilanit, sė bashku , me ē’ rast i premton se atje do t’ ia blejė

    dimi e mitan tė reja dhe tė bukura :

    O, jarani i dadės -o,

    Dalim nė Gillan-e,

    Dalim nė Gillan-e,o,

    T’i blen baca, oj mori ,

    Dimi e mitan-e,

    Dimi e mitan-e,o !

    Pra, si qė u pa deri kėtu, pėrmes vargjeve dhe porosive tė kėsaj kėnge, mund tė pėrfundojmė se kėngėt tona burimore

    tradicionale, edhe pse janė tė krijuara nė kohė tė rėnda, nga autorė analfabet, ato kanė nė veti brumė tė pasur, porosi, vlera,

    art, kualitet, kulturė, melodi, ritėm dhe edukim shumė kompleks pėr gjeneratat e reja, tė cilat duhet t’i hulumtojnė ato, t’i

    mbledhin, t’ i ruajnė dhe t’ i kultivojnė me dashuri tė pe epur !

    Gjilan, mė 27 Gusht 2009. Demir KRASNIQI

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri 26 Apr 2024, 22:54