Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Si te shtroni nje tavoline per te ftuarit tuaj?!

    SyKaltra
    SyKaltra
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Pisces
    Numri i Postimeve : 291
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne shtepi
    Profesioni : Shitese
    Pikėt : 146
    Vlersuar : 15
    Data e Regjistrimit : 29/05/2008
    Humor : Fiks Fare

    Si te shtroni nje tavoline per te ftuarit tuaj?! Empty Si te shtroni nje tavoline per te ftuarit tuaj?!

    Mesazh nga SyKaltra Fri 26 Sep 2008, 09:54

    SI TĖ SHTRONI NJĖ TAVOLINĖ PĖR TĖ FTUARIT TUAJ?!

    Njė tavolinė gatimesh tė shijshme meriton tė shtrohet bukur. Shtrimi estetikisht i kėndshėm i pjatave, u ngjall oreks tė ftuarėve tuaj qė nė shikimin e parė. Mos e mendoni rregullimin vetėm 5 minuta para se t’i vendosni pjatat nė tavolinė. Gjithė shija qė ato kanė humbet kur nuk di sesi t’i shėrbesh bukur. Finesa dhe dėshira pėr tė qenė gjithēka vezėllitėse dhe e rregullt mund tė bėhet shumė shpejt pjesė e rutinės suaj tė gatimit dhe ēdo herė do tė keni ide pėr ta shtruar mė bukur se hera e parė. Kjo rubrikė ju ndihmon me disa kėshilla praktike, duke marrė si shembull tavolinėn italiane. Kėtu do tė gjeni gjithēka qė ju nevojitet: qė nga ngjyra e mbulesave tė pėrshtatshme, vendosja e pijeve dhe e gotave me klas e deri te rregullimi i pjatave, kėshtu qė gatimet tuaja do tė quhen pa frikė fantastike. Tavolina italiane ėshtė e lehtė pėr t’u shtruar, sepse atė e karakterizon thjeshtėsia, finesa, shija e hollė. Pėr tė gjitha kėto duhet shumė pak kohė, sepse italianėt kohėn ia dedikojnė rehatshmėrisė qė festimet e tyre tė zgjasin shumė. Tė ulesh pėr tė ngrėnė ēdo ditė nė orėn 4 pasdite dhe tė ēohesh nė tetė tė darkės ėshtė mė se e zakontė pėr njė italian. Italia nuk ėshtė vetėm vendi i gatimit tė makaronave tė mrekullueshme.Gatimet e detit janė po aq tė shijshme sa edhe verėrat e zgjedhura qė mbajnė etiketat italiane. Mėsoni nga kjo eksperiencė si t’i shtoni gatimeve tuaja bukurinė shtrimit tė njė tavoline me klas:

    1. Tavolina e ngrėnies ėshtė mirė tė jetė prej druri, jo qelqi. Tavolinat e punuara me njė shtresė tė lėmueshme janė shumė tė mira.

    2. Tavolina duhet tė jetė e madhe pėr tė mbajtur tė gjitha pjatat dhe tė ketė hapėsirė nėn tė pėr tė shtrirė kėmbėt. Nuk duhet tė jetė panevojshmėrisht e madhe,por gjithēka e domosdoshme duhet tė jetė aty, jo tė shėrbehet mė vonė.

    3. Pėrdorni mbulesa tavoline prej liri,tė hekurosura dhe me ngjyrė tė ēelėt ose tė bardha. Nuk kėshillohen ngjyrat e
    errėta qė ta presin oreksin. Restorantet italiane pėrdorin menten ose rozėn e hapur nė vend tė sė bardhės. Njė zgjedhje e mirė janė edhe mbulesat me katrorė,tė cilat janė shumė estetike. Fabrikat mė tė pėlqyera italiane shpesh prodhojnė mbulesa tė kėtij modeli.

    4. Shtroni peceta tė bardha, jo tė ngarkuara me figura qė ia heqin finesėn ēdo tavoline. Kurse ato me grep krijojnė
    bezdi dhe nuk janė praktike. Mos ia lehtėsoni vetes punėn, duke pėrdorur peceta letėr, sepse finesa atėherė merr
    fund.

    5. Vendosni nga njė pjatė pėr ēdo person pėr gatimin qė po servirni. Kujdesuni qė ajo tė jetė e thellė, e rrumbullakėt dhe domosdoshmėrisht e bardhė. Buka duhet tė jetė nė anė tė pjatės sė gjithsecilit, jo tė vendoset nė njė pjatė tė pėrbashkėt, kėshtu qė shmangni rrėmujėn.

    6. Duhet tė kujdeseni qė thikat tė
    presin mirė dhe pirunjtė tė jėnė me katėr dhėmbė. Thikat e ndritshme dhe gotat e verės janė ftuese, nėse janė vezėlluese.
    7. Gotat mjaftojnė tė shkėlqejnė dhe tė jenė tė mėdha mjaftueshėm, pa prishur finesėn e tavolinės, sepse ato janė tė parat qė bien nė sy.

    8. Mos harroni tė vendosni kripėn dhe erėzat nė enėt e tyre. Tavolina juaj, mbi tė gjitha, duhet tė jetė pikante.

    9. Vera ėshtė po aq e rėndėsishme sa edhe ushqimi. Mos kurseni pėr njė shishe nga mė tė mirat. Mos mendoni se kushton shumė, njė verė e mirė qė ia vlen tė jetė shoqėruese e pjatave tuaja, asnjeherė nuk ėshtė e shtrenjtė.

    10. Italianėt e shoqėrojnė verėn e bardhė me peshk, ushqime deti dhe makarona, kurse verėn e kuqe me mish.
    Pėrgjithėsisht, ushqimet mė tė zgjedhura italiane janė tė shoqėruara me verė tė bardhė.

    11. Tavolina juaj e thjeshtė dhe fine,tashmė e kompletuar nuk ka nevojė pėr qirinj. Vendosini ata gjithkund tjetėr,
    pėrveēse nė tavolinė. Po shijoni njė darkė tė kėndshme me tė ftuarit tuaj, nuk po bėni spektakėl.

      Ora ėshtė Tue 07 May 2024, 06:02