nga Administratori Sun 31 Jan 2010, 11:23
Pershendetje i nderuar Adil.
Duke qene se paske deshire tekstin e kenges JON te kenduar nga Ardit Gjebrea, po e vendos tekstin e kesaj kenge ne vazhdim vetem per kenaqesine tende.
Ardit Gjebrea - Jon
Linde ne nje kohe te deshperuar
Me dhimbje, Jon
Kur anijet si fantasma
Neper det me aventura
Klithnin: Liberta!
Dhe syte i kish aty gjithe Shqiperia,
Ajo dinte si duronte
Po i shkuleshin filizat
Deti u be mal me njerez,
E toka det me lot
Dhe ty per here te pare te puthte drita
Ti linde, Jon
Nuk e dije cish gezimi
As dhimbja as mjerimi
Qe flake, godet e rrudh nje toke
Jon, ky emer marre nga deti
Jon, me kenge vale tund djepin
Jon, dhe ti e ndjeve aromen
Ta kesh per jete me vete
Jon, ky emer marre nga deti
Jon, me kenge vale tund djepin
Jon, dhe ti e ndjeve aromen
Ta kesh per jete me vete
Sot me gjithe foshnjet ne bote ti je njesoj
Si ata ti qesh e luan
Kjo eshte vetem nisja juaj
Por do rritesh do kuptosh
Se fatet sjane njesoj
Bekimin merr nga mua
O shpirt i patrazuar
Nje fjale te thene ma degjo
Zinxhire te praruar ty kane per te ofruar
Por prape do jesh skllaveri
Jon, ky emer marre nga deti
Jon, me kenge vale tund djepin
Jon, dhe ti e ndjeve aromen
Ta kesh per jete me vete
Jon, ky emer marre nga deti
Jon, me kenge vale tund djepin
Jon, dhe ti e ndjeve aromen
Ta kesh per jete me vete
Jon, po te lundrosh me kete emer
Jon, dhe te takohesh me vellezer
Jon, do te mjaftojne dy duar
Te thuash se je, ti je, je Jon
Bekimin merr nga mua
O shpirt i patrazuar
Nje fjale te thene ma degjo
Me skllav jo nuk te dua
Nga vetja i mohuar, Jon, Jon