Ne nje laborator te universitetit te Houstonit ne Teksas, shkencetaret kane ndermarre nje studim ne fushen e diagnostikimit te semundjes se sklerozes se shumefishte. Mjeket thone se sa me shpejt qe zbulohen shenjat e sklerozes se shumefishte aq me te mira jane mundesite per diagnostikimin e hereshem te kesaj semundjeje. Dhe shenjat e para shkencetaret thone se mund te dallohen ne sy. Pra duket se mjeket okuliste mund te luajne nje rol te rendesishem ne zbulimin e simptomave te para te kesaj semundjeje duke studiuar syrin e pacientit me mjete te zakoneshme dhe me mjete te teknologjise se larte.
Doktoresha Xhejd Shifman perdor nje paisje te teknologjise se larte, e panjohur ne klinika apo laboratore te tjere. Ajo thote se nese mjeku nuk arrin te dalloje shenjat e hereshme te skleroses se shumefishte, ai humbet mundesine me te mire per te diagnostikimin e hereshem te saj. Skot Mekadam vuan nga skleroza e shumefishte, qe atij iu shfaq kur ishte 20 vjec. Ai thote se e ka te veshtire te kryeje edhe veprimet me te thjeshta si per shembull te mbaje pirunin e lugen. Skot, ashtu si shume te tjere qe vuajne nga skleroza e shumefishte, ka humbur shikimin. Shpesh personat me kete semundje shikojne turbullt ose figura ne forma te dyfishte. Ne kete klinike ne Houston, mjeket perdorin prizma plastike per te pare nese ato japin rezultat dhe pastaj i pajisin zyzet me prizma te tille. Me keto syze pacientet rifitojne shikimin normal. Kur dikush humbet shikimin e njerit sy, kjo mund te jete nje shenje e hereshme e sklerozes se shumefishte. Doktoreshe Shifman thote se shenja fillon me nje dhimbje te lehte ne njerin sy, humbje shikimi per pak caste dhe pastaj shikimi kthehet perseri.