Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    nga folklori muzikor

    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 65
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    nga folklori muzikor Empty nga folklori muzikor

    Mesazh nga shaban cakolli Sun 04 Jan 2009, 02:04

    Nga folklori ynė muzikor:

    SHPĖRNGULJET E SHQIPTARĖVE NĖ KĖNGĖT TONA POPULLORE

    Dhuna , pėrndjekjet , shpėrnguljet dhe gjenocidi serbo- malazezė, mbi popullatėn e pafajshme dhe tė pambrojtur etnike shqiptare, nuk kanė pushuar asnjėherė gjatė shekujve tė kaluar, pėr tė mos pushuar as sot e gjithė ditėn.

    Kėto ngjarje tė rėnda dhe tė pėrgjakshme , kanė lėnė gjurmė tė pashlyeshme nė historinė e kombit shqiptar, por tė gjitha kėto ngjarje tragjike, kurrė nuk janė harruar as nga gjeniu i ynė krijues muzikor, i cili ndonėse i pa liri dhe i pa shkollė, ka ditur qė me njė mjeshtri tė rrallė krijuese, t’ i shėnojė kėto ngjarje nė mėnyrė kronologjike, t’ i kėndojė ato brez pas brezi dhe t’ i ruaj me besnikėri dhe origjinalitet deri nė ditėt e sotme.

    Ndonėse, shpėrngulje, dhunė dhe gjakderdhje tė shkaktuara nga regjimet e egra tė barbarisė serbo-malazeze, mbi popullatėn etnike shqiptare, ka pasur nė pėrmasa tė mėdha gjenocidale, edhe krijuesit tanė popullor, janė mundua qė t’ i shėnojnė, t’ i kėndojnė dhe t’ i ruajnė tė gjitha. Por, vetėm gjatė shekullit XIX dhe XX, populli shqiptar i pėrjetoi tri shpėrngulje masive nga trojet e veta etnike, tė cilat u shėnuan me dhunė tė pa parė, vrasje e persekutime me pėrmasa tragjike, tė cilat bota e civilizuar nuk ka pasur rast qė t’ i shohė askund tjetėr mbi rruzullin tokėsor !

    Shpėrnguljet e para masive tė shqiptarėve nga trojet e tyre etnike, fillojnė qė nga viti 1875 – 1878, pėr tė vazhduar mė pas, nė mėnyrė zingjirore me elaborate dhe konventa tė planifikuara nga Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Serbisė.

    Nė vitin 1878, pra nė prag tė mbajtjes sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pushteti serbė i atėhershėm, me dhunė dhe aksione tė pėrgjakshme, i pėrzuri nga trojet e veta etnike mbi 780 copė fshatra shqiptare , nga Sanxhaku i Nishit, Leskovcit, Kurshumlisė dhe Jabllanicės.

    Shqiptarėt e pėrndjekur nga ato anė, quheshin “muhaxhirė” , qė nė gjuhėn turqishte do tė thotė:”ardhacakė”!

    Nė gjurmimet tona tė vazhdueshme , nė fushėn e folklorit burimor shqiptar, kemi arritur qė t’ i shėnojmė vetėm disa kėngė tė kėtij lloji, prej tė cilave duket se nė mėnyrėn mė reale dhe besnike, kėsaj ngjarje i kėndon varianti i kėngės, tė cilėn po ua sjellim lexuesve nė vazhdim:
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 65
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    nga folklori muzikor Empty Re: nga folklori muzikor

    Mesazh nga shaban cakolli Sun 04 Jan 2009, 02:04

    . KANGA E MUHAXHERĖVE

    O, pėr shqiptarėt, o, haj medet-e,

    O, gjithmonė desin, o, pėr gazep-e!

    O, naj noq shkau, o, pej venit t’ vet-e,

    O, po naj vret, o, e po naj pret-e...

    O, pej Beligradit, o , deri n’ Kik-e,

    O, po naj pret , o, shkau me thik-e!

    O, pej Surdullit , teri n’ Kurshumli –e,

    O, po shkon gjaki , o, sikur shi-e!

    O, se pej Nishit , teri n’ Sitili –e,

    O, po shkon gjaki , o, sikur prrue.

    O, pej Leskocit e teri n’ Vrajė-e,

    O, poj therrė shkavi, o, e poj vran-e!

    O, pleq e thmi, o, bini shahadet-e,

    O, se shqiptarėt , o, maruen krejt-e!

    O, Zoti i qoftė,o , krejt nė xhenet-e,

    O, Zoti na pjektė, o, me ta n’ ahiret-e !

    O, nam po banė, o, qajo Serbi-e,

    O, poj ēon para, o, me singi-e,

    O, tanė tu i myt-e, o, tu i shpėrthye,

    O, keq maroj, o, kjo shqiptari-e !

    O, po therrė thmi, e , o po pret plqe-e,

    O, kush s’ ka ba, o, n’ dynja ma keq-e!

    O, po prenė burra, o , po prenė gra-e,

    O, ksi adaleti, o, kush n’ dynja s’ ka ba-e!

    O, ēka po banė,o , qajo Serbi-e,

    O, n’ dynja, kush s’ka ba ma zi-e !

    O, n’ dynja kush s’ ka pa me sy-e ,

    O, nanave – thminė n’ bark ty jav shpėrthy-e!

    O, nanave n’ bark – o , thminė me jav nxjerr-e,

    O, veē Serbija e banė kit tmerr-e!

    O, veē Serbija kit tmerr e ban-e,

    O, gjallė shqiptarėt nuk don mej lan-e!

    O, kshtu po ban, o, qajo Serbi-e,

    O, mirė e dinė, o, qata krajli-e !

    O, Serbisė – krajlat , o, poj nimojn-e,

    O, na shqiptarėt, o, krejt po marojm-e!

    O, ēka kanė bjeshkėt, o bre, qi ushtojn-e?

    O, muhaxherėt , o bre, kah po shkojn-e!

    O, kanė lanė gja e kanė lanė gjallni-e,

    O, kanė lanė tokė , oh, bre, kanė lanė shpi-e,

    O, kanė lanė vorbėn n’ oxhak tuj zije !...

    O, se pej shpije, o, bre, kur o janė dal-e,

    O, gja me veti, o, sun kan marr-e !

    O, veē nėr sjetulla, o ēka kanė shti-e,

    O, kryet ma mas s’ kanė guxue me kthye !

    O, para singijave o mi kanė ēue ,

    O, n’ bjeshkė t’ pa njohshme , o, mi kanė shti-e!

    O, nuk dinė t’ shkretit, oh, kah me tfillue ,

    O, kanė hup udhėn, s’ dinė kah me shkue!

    O, haj medet , pėr kėta muhaxheri-e,

    O, deshė e dathė, o, ty u mėrdhi-e,

    O, bukė pa hangėr, o, ujė pa pi-e,

    O, desin n’ borė, t’ shkretit, desin n’ shi-e !

    O, pėr muhaxherėt, o , haj medet-e,

    O, si korrilat , o, n’ mjegull, o, kanė met-e,

    O, s’ ju del Zot, as qaj baba mret-e,

    O, pa Zot, metėn shqiptarėt e shkret-e!

    O, ēka kanė bjeshkėt, o qi , o, ushtojn-e?

    O, muhaxherėt, oh, bre, s’ dinė kah shkojn-e!

    O, njani – tjetrit, o , za poj bajn-e,

    O, po ma thirrin, o, shoqi – shojn-e!

    O, ēka kanė bjeshkėt, o, qi ushtojn-e?

    Oh, muhaxherėt, o bre, po vajtojn-e!

    Oh, poj vajtojnė ata qi kanė dek-e,

    O, po e kajnė vetėn, o, qi gjallė kanė met-e!

    O, pej se janė dalė, o , pej t’ zezės shpi-e,

    O, bukė s’ kanė ngranė, o, as ujė s’ kanė pi-e!

    O, n’ kto bjeshkė t’ shkreta tuj u farue,

    O, s’ dinė as vet, o, kah janė tuj shkue?!

    O, ditė e natė, o, nė borė e n’ shi-e,

    O, nanave – thmija n’ gji ju kanė ngri-e!

    O, s’ kemi za, o bre, me vajtue,

    O, s’ kem takat, o t’ gjalltė n’ kamė mej ēue!

    O, s’ kemi krah, o , tė ligtit mej bajt-e,

    O, nuk ka kush, o, n’ prehen mej majt-e!

    O, shumė po desin e na kanė dek-e,

    O, s’ kemi ujė – xhenazet, o , mej lajt-e,

    O, s’ kemi kaci – vorret mej marue ,

    O, s’ kemi xhematė, o, n’ vorre mej lshue,

    O, s’ kemi drrasa, nuk kemi ēefin-e,

    O, se ka tre, o ne ni vorr poj shtin-e!

    O, ka tre vetė, o, ne ni vorr i kem lshue,

    O, se me borė, o, i kemi mlue !

    O, shumė na metėn , o, n’ dhe pa i shti-e,

    O, krejt poj hajnė , o , korbat e zi-e!

    O, sheh Islami, o, fjalė, o , ka ēue –

    O, muhaxherėt, o , po desin krejt-e !

    O, kush ka dinė , qi bjen shahadet-e,

    O, pėr muhaxherėt, o, bani gajret-e!

    O, kush ka dinė, o, qi asht insan-e,

    O, pėr muhaxherėt, o, gajret le t’ ban-e,

    O, muahxherėve, konak ju ban-e !

    O, konak ju banė, o, i shtin mren-e,

    O, mrena i shtin, o, ju kallė zjerm-e,

    O, ju kallė zjerm, o, trupin ta shkrijn-e,

    O, ju jep bukė, o, barkun ta ngijn-e!

    O, ta shkrijnė trupin, o, e ta nxejn-e,

    O, ju shtron mirė, o, rahat le t’ flejn-e!

    O, ju shtron mirė, o, le t’ flejnė rahat-e,

    O, ni troh gjumė, o rahat ta bajn-e,

    O, ju vlon ujė, o, trupin ta lajn-e!

    O, se ju ēon , o , Zoti n’ xhenet-e,

    O, se jav kthen, o , Zoti n’ ahiret-e!

    O, pej se kanė dalė, o, pej t’ zezės shpi-e,

    O, bukė s’ kanė hangėr, o, ujė s’ kanė pi-e!

    O, pej se kanė dalė, pej vatanit t’ vet-e,

    O, trupin , t’ mjerėt, kurrė se kanė nxe-e!

    O, sheh Islami, o, fjalė ka ēue –

    O, muhaxherėt, o, n’ kangė mej vnue,

    O, n’ kangė mej vnue e shumė mej knue,

    O, shumė mej knue e shumė mej vajtue,

    O, mej vajtue , o, shumė mej lotue,

    O, hjekat e tyne, o, mos mej harrue,

    O, hjekat e tyne, o, s’ muj mej kallxue,

    O, as mejteplija s’ munet mej shkrue!

    O, telegram, o, pej babės dovlet-e:

    “O, arnaut, o, ju qindroni vet-e!

    O, sikur n’ dashit, unė, me ju nimue,

    O, pėr Turki, ju duhet me u shkrue!

    O, hajde e dilni, o, ju nė Turki-e,

    O, ju jep tokė, baba, ju jep shpi-e,

    O, ju ēon baba, n’ Anadolli-e,

    O, jav blenė baba, ka ni penė kije,

    O, n’ Ajllak, baba, ka me ju shti-e!”

    O, krejt dynjaja, o, po bajnė seri –

    O, pa vatan, met kjo shqiptari-e,

    O, as nji krajl s’i ka nimue,

    O, kurrė n’ dynja, s’ kish pasė mik i mjeri!

    *****

    Kėtė kėngė e ka kėnduar Hanumshahe Krasniqi – Kastrati, e lindur mė 1910 , nė fshatin Dajkoc, komuna e Kamenicės. Nuk ka ditur shkrim-lexim, as gjuhė tė huaj.

    Babai i saj, Asllan Krasniqi , ka qenė i internuar nė Burgun e Shkupit, nė Kala. Prej vitit 1912 – 1919, ka qenė kaēak.

    Shumė herė ka qenė i torturuar, si nga turqit, ashtu edhe nga serbėt e bullgarėt. Jetėn e ka shpėtuar duke shitur tokė dhe bagėti pėr t’ i paguar terroristėt.

    Kėngėn nga goja e nėnės sė vet, Hanumshahes, e ka shėnuar biri i saj: Adem Kastrati, me profesion:piktor, nga Karaqeva e Epėr, mė 1971, i cili njė kohė tė gjatė ka jetuar dhe punuar nė Shkup, ku edhe ka vdekur.

    Kėngėn ia ka dhėnė amanet, kėngėtarit Demir Krasniqi, qė ta ruaj, ta kėndojė dhe ta publikojė gjithandej trojeve dhe krahinave shqiptare.

    Demir KRASNIQI
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 65
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    nga folklori muzikor Empty Re: nga folklori muzikor

    Mesazh nga shaban cakolli Sun 04 Jan 2009, 02:05

    Elaborati i Serbisė, pėr shpėrnguljen e popullatės shqiptare nga trojet e tyre etnike, nuk kishte tė ndalur. Ajo, pėrmes njė konvente tė fshehtė me shtetin e Turqisė, vazhdon qė t’ i shpėrngulė shqiptarėt pėr nė Turqi, gjithnjė nėn parullėn se ata janė “turqė” dhe se ata qė nuk duan tė shpėrngulen, do tė detyrohen qė ta ndėrrojnė fenė e tė bėhen serbė !

    Nga kjo trysni e vazhdueshme, mbi 300.000 familje shqiptare janė shpėrngulur nė Turqi. Edhe pėr kėtė plagė tė rėndė e tė pa shėrueshme, gjeniu ynė popullor diti tė thurė e tė kėndojė shumė kėngė rrėqethėse, pėr t’ ua kaluar brezave tė rinj dhe pėr t’ iu treguar atyre se ēka janė shpėrnguljet, ēka ėshtė dheu i huaj dhe sa peshon vendlindja jonė!

    Nga cikli i kėngėve qė iu kushtohen shpėrnguljeve tė shqiptarėve nė Turqi, pėr lexuesit tanė tė nderuar, kemi zgjedhur vetėm dy, pėr tė cilat mendojmė se do ta pėrshkruajnė mjaftė origjinal jetėn e shqiptarėve nė Turqi dhe mallin e tyre ndaj vendlindjes e atdheut!

    2. KANGA E MIXHĖS AHMET

    A po ngoni, more vllazni-e,

    Ju shqiptarė – kosovali-e,

    Faqebardhė – musteqezi-e,

    Qet kangė du me vnue n’ ujdi-e,

    Veq s’ po m’ shkon pa ēiteli-e:

    -Jam ba i mjeri , o, gyrbetxhi-e,

    Shita tokė e shita shpi-e,

    Shita dhenė e shita dhi-e,

    Shita mal, shita mulli-e,

    Lash vllazni e kushėri-e,

    I lash sebepe e miqasi-e,

    Lash katunin me gjithė nahi-e,

    U ēova erdha unė, nė Turki-e!

    Qe tri vjet n’ Turki jam dal-e,

    Kėrkun punė s’ mujta me marr-e!

    M’ ka dekė nana e m’ diq ni djal-e,

    S’ pat n’ xhenaze kush me m’ ardh-e!

    Kam kujtue se rrnoj n’ Stamoll-e,

    E m’ rrou dreqi nė Anadoll-e!

    Nė ni tokė jam hi ēipēi-e,

    Mjell duhan e shti n’ vargji-e,

    Po punojmė me gra e thmi-e,

    Natė e ditė si asht ma zi-e!

    Me ju dhimtė gurit e drunit,

    Na u ka prrekė barku prej unit!

    N’ kolibė lloēi jemi tuj rrnue,

    S’ kemi magje me gatue,

    S’ ka mulli se ku me blue,

    Me ujė shiu jem tuj gjallnue,

    Pi ka i pikė kur jam shtrėngue,

    Si me kanė ujė i Abu Zem – Zemit,

    E jo ma llom i xhehenemit!

    -Nuk kam knues, n’ sabah me m’ knue,

    Nuk kam gja me bajtė dru-e,

    Me bajtė dru e me bajtė uj-e,

    Qilloj larg e n’ shpinė s’ po muj-e!

    Ēika e re – s’ guxon me shkue,

    Grueja plakė – s’ munet me pru-e!

    Jemi ba si qymyrxhija,

    Pėrlye t’ mdhajtė e pėrlye thmija!

    More vllazėn, besė t’um zeni,

    Ujė me la kėrkun nuk kemi!

    Jo, s’ kam desh, nuk kam ogiēa,

    Nuk kam delme, nuk kam kingja,

    Nuk kam lopė, as nuk kam kije,

    Se ma kali, s’ ka as n’ nahije!

    Nuk kam qen me m’ lehė nė der-e,

    Veē ni dhi jem tuj e mjel-e,

    E fatkeqja ka nisė me shterr-e!

    Na shkriu zhegi, more vllazni-e,

    S’ kun lis, nėr hije t’ rri-e!

    Na ka rrokė kjo malari-e,

    S’ ka ilaēė n’ krejt kėtė nahije,

    Pėr me dekė te tanė jemi shtri-e,

    N’ kėto shkretina tė Anadollit,

    He, u raftė bumja e atomit!

    T’ ishim vetėm, s’ pe kam dert-e,

    Shumė shokė t’ mi janė n’ kit siklet-e!

    Shpesh po mblidhem e pe bajmė dert-e:

    Na shkuen thmija e maruem vet-e!

    I kujtojmė fjalėt e Mixhės Ahmet-e:

    “Guri hjek ranė n’ ven tė vet-e,

    Po duel prej venit – vjen ma leht-e!”

    Qysh duel qashtu, he haj medet-e!

    N’ gjynah t’ madh paskemi sharrue ,

    Tash po lypet me e pague,

    Deri n’ shpirt, o, me u pėrvlue!

    M’ ka marrė malli pėr Mixhėn Ahmet,

    Sod pėr s’ gjalli, po i knoj rahmet-e!

    Na vrau ahti i t’ parėve tan-e,

    Nanė - Kosova, qi e kemi lan-e!

    Kur m’ kujtohet veni i jon-e,

    Mentė prej krejes me m’ luejt po don-e!

    Hija e babės, po m’ del pėrpara,

    M’ del krejt shpija, e m’ del ara,

    M’ del livadhi e m’ del torishta,

    M’ del ogiēi me gjithė kingja!

    Gurtė e lisat po m’ dalin para,

    M’ dalin dajėt e m’ del kumara,

    M’ dalin shokėt e m’ del krejt fisi,

    T’ madhe vajit atėherė ja krisi!

    Tash , selam ju ēoj , more vllazni-e,

    Bytym marė, juve, shpi pėr shpi-e,

    Shka m’ gjet mue, mos t’ gjett ty-e,

    Ishalla shumė, o, n’ gjynah s’ ke hi-e!

    *****

    Kjo kėngė popullore (qė nuk i dihet autori) gjendet e botuar nė revistėn :”Jeta e Re”, Nr. 4/1958, faqe 511-512, nė Prishtinė.

    Po tė njėjtėn, e ka botuar edhe kėngėtari legjendar Qamili i Vogėl – Muhaxhiri, nė librin e tij:”Tre hasjanė”-Prishtinė, Janar 1963.
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 65
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    nga folklori muzikor Empty Re: nga folklori muzikor

    Mesazh nga shaban cakolli Sun 04 Jan 2009, 02:05

    3. PĖR VLLAZNI JAM PĖRMALLUE

    Ngoni vllazėn, ju n’ dashi me ngue,

    Krejt t’ vėrteta due me ju knue,

    Ngoni mirė, pra, i madh e i vogėl,

    Se po m’ rrjedhin lot’t si gogėl .

    Unė ni kangė po due me knue,

    Pėr vllazni jam pėrmallue,

    Kur m’ bjen n’ men qysh kem kalue,

    Nė Jallaqė qysh kem jetue!

    N’ kodra t’ nalta prruem – prrue,

    Shumė kem hjekė, shumė jem munue,

    N’ shpija t’ vjetra shpatum – shpat,

    N’ llama t’ gazit natė pėr natė .

    Te mullini kur shkojshum me blue,

    Tre sahat kemi udhtue,

    Nėpėr akull, n’ shi e n’ borė,

    Bluejshum n’ mokna , drithė me dorė !

    Rrugė nuk kishte n’ at shpat mali,

    Bajshum n’ krah , rrallėherė me kali!

    S’ kishte shkollė ngat pėr me msue,

    N’ rekė t’ Meshinės, u dashke me shkue !

    N’ rekė t’ Meshinės, te xhamia,

    Me gzim shkojshum burrat e thmija !

    Kem rrnue mirė me shumė sevda ,

    Rrijshum bashkė, kurrė s’ jemi da !

    N’ at Malėsi , qė i thonė Gollak ,

    Tana t’ mirat i kem pas bollak .

    Shumė zabele e shumė livadhe ,

    Ara t’ bukės e pemė gjithė fare .

    Dhenė e lopė shumė n’ ato vjet ,

    Ēilerėt mushun plot bylmet .

    Hahej buka me lezet ,

    Qitshum trejte netė pėr net...

    Si e ka pas adet Malėsia ,

    T’ ejtum – t’ejte qitshum flija .

    Vishin miqtė e jabanxhija,

    Kriske kanga e ēiftelia .

    N’ odat tona kishte hijeshi,

    Muhabet me shumė sajgi ,

    Vishin vllaznit e krejt kojshija,

    Lojė e gaz u kėnaqshin thmija .

    Por pėr neve s’ ish kanė kismet,

    Nė Jallaqė gjithmonė me metė!

    Jo me dashje, as prej kurumit,

    Por prej zorit e prej zullumit !

    Na u desht t’ ikim prej katunit,

    Veē me pshtue pa dekė pej drunit ,

    Pėr do pushkė qė i lypke dushmani –

    Na u desht t’ ikim prej vatani !

    Se katilat ju kanė kallxue –

    Kush t’ rrinė ktu, fenė ka me e nrrue!

    Nuk durohen korbat e zi –

    Do t’ na hajnė me gra, me thmi !

    Janė mledhė burrat, janė kuvenue –

    Ēka me ba , ēka me marue ?!

    Kanė venosė n’ Turki me shkue ,

    Pej dushmanit diqysh me pshtue !

    Nė Turki, kur jemi dalė ,

    Isha i vogėl , s’ kam ditė ni fjalė !

    Kur u rrita n’ kėtė ven tė shkretė –

    Mirė e pashė ēka na ka gjetė !...

    Pse n’ Turki, erdhėm n’ at dimėn,

    Pse ja kthyem vatanit shpinėn,

    Kur ke viti pesdhetė e gjashtė ,

    Pse kem ikė dashtė e pa dashtė ?!...

    I lamė tokat , i lamė shpitė ,

    I lamė djepat, ku jemi rritė ,

    I lamė hijet , ku kem pushue,

    I lamė rrugėt , te dajtė kah kem shkue !

    I lamė vorret e tė parėve ,

    I lamė odat e baballarėve ,

    I lamė ēilerėt , krojet e shtallat ,

    I lamė gjyshet , ku naj msuen prrallat !...

    A po ngoni, ju, o vllazni ,

    Ju shqiptarė qė shkuet n’ Turki ,

    Pej at ditė , n’ Turki qi shkuet –

    Zemrat tona naj shkrumuet !

    Pej at ditė , qi jemi da –

    Zemrat tona , shkrum janė ba .

    Nuk dimė gzim n’ dimėn, as n’ verė,

    Sytė pej lotve , kurrė pa u terė !

    Mėrzi t’ madhe pėr juve kemi,

    Kur m’ bjen n’ men qi bashkė nuk jemi !

    Sa herė t’ bajmė darsma e mledhija –

    Vaj e lot na mushet shpija !...

    Bijat tona , kur po kajnė -

    Gurė e dru nė mal poj thajnė !

    Vajtojnė bijat pėr babė e nanė –

    Vajtojnė venin, ku e kanė lanė !

    Vajtojnė motrat, net pėr net –

    Nuk ka kush me na ba zjaret !

    Nuk jem n’ dasma, nuse me marrė ,

    S’ kem vllazni, me na marrė n’ t’ parė!

    -Mlidhen n’ t’ parė , shoqet e mia ,

    Mue fatzezėn , m’ plaki vetmia !

    Vetun n’ shpi , rri tuj menue ,

    Haj medet, kuku pėr mue !

    Qysh me rrnue gjithmonė me mallė,

    Qysh me u da njeri pėr t’ gjallė ,

    Shkrumi n’ zemėr , po don me m’ kallė,

    Pa pas t’ afėrm , ni herė me u ēmallė ?!

    Qofsh mallkue, mori Turki ,

    Qysh me m’ da pej prinve t’ mi ?

    Qysh me u da n’ darsma e n’ deka ,

    Pa m’ pa kush , pa mi ditė kto hjeka ?!

    M’ rritet djali me e martue ,

    Darsėm baj , po s’ di me u gzue !

    Po m’ thrret djali:”Nanė, paja – paja ,

    A thue n’ darsum, do t’ na vjen daja ?!”

    S’ kam kunata, n’ darsėm me m’ nimue,

    Nuk kam bija , nusen me ma knue !

    S’ kam kėrkan , me ma pėrhajrue ,

    S’ kam vllazni , krushqi mej que !

    Nuk kam motra, me dalė me vallzue ,

    Nuk kam nipa , nė kerr mej que ,

    Nuk kam babė , dhanrrin me e shti ,

    Nuk kam vlla, me qitė allti !

    Nuk kam dajė , me ma ngrehė bajrakun ,

    Nuk kam halla, qi ma ēplojnė duvakun,

    Nuk kem surla , nuk kem tupan ,

    Nuk janė darsmat sikur n’ vatan !

    Nė Turki , na t’ gjithė ku jetojmė –

    Venin tonė kurrė se harrojmė !

    Dushk e bari, sa ka n’ gjithė dynjanė –

    Aq tė fala n’ Kosovė, po ju bajmė !

    Sa ka deti ujė e zallė –

    Pėr Kosovė, na kemi mallė !

    T’ gjithė shqiptarėt kudo kofshin –

    Bafshin darsma e u gėzofshin !

    Djem e ēika si lulat u shtofshin ,

    Jav dhashtė Zoti e pėrparofshin ,

    Me shumė t’ mira u kujtofshim ,

    Kurrė pėr jetė mos u harrofshim !


    *****

    Kėnga ėshtė shėnuar nė gjuhėn lokale tė vendit ku edhe ėshtė krijuar e kėnduar. Pra, nė dialektin gegė, ashtu siē flitet nė krahinėn e Malėsisė sė Gollakut.

    Kėngėn e ka thurė dhe kėnduar Ismajl Shukri Bucaliu, me rastin e vizitės sė tij tė parė qė ia bėri familjes sė tij, tė gjerė nė qytetin Bursa tė Turqisė, nė vitin 1969.

    Familja Bucaliu, nga fshati Jallaqė – komuna e Kamenicės, ishte shpėrngulur nga dhuna dhe represioni okupues i pushtetit serbė, nė vitin 1958 .

    Kėngėn ( tė cilėn ia le amanet autori i ndjerė pėr ta ruajtur, kėnduar dhe publikuar), e ka shėnuar Demir Krasniqi, nė vitin 1998 dhe tė njėjtėn e ka botua nė librin e tij autorial:”Gjakon Kosova”, nė Gjilan, mė 1998.

    Demir KRASNIQI
    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 65
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    nga folklori muzikor Empty Re: nga folklori muzikor

    Mesazh nga shaban cakolli Sun 04 Jan 2009, 02:06

    Shpėrnguljet e treta tė popullatės shqiptare, nga trojet e veta etnike, do tė realizohen nė vitin 1999, nga regjimi fashist i Sllobodan Millosheviqit, i cili pėr realizimin e kėtij elaborati, e vuri nė veprim terė arsenalin dhe makinerinė e tij ushtarako-policore. Kėshtu qė populli autokton i Kosovės, duke mos pasur kurrfarė mbrojtje, iu nėnshtrua gjenocidit, djegieve, vrasjeve dhe pėrndjekjeve tė dhunshme pėr nė Maqedoni, vende tė dyta e tė treta, me qėllim tė njė spastrimi etnik dhe krijimit tė njė Serbie tė pastėr etnike.

    Duke iu falėnderua Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, SHBA-ve dhe aleatėve tė NATO-sė, mė 12 Qershor 1999, Kosova njėherė e pėrgjithmonė ēlirohet nga fallangat e regjimit serb, pėr t’u shpall shtet i pavarur dhe sovran mė 17 Shkurt tė vitit 2008.

    Ndėr qindra kėngė, qė gjeniu ynė popullor ua kushtoi kėtyre ngjarjeve, pėrndjekjeve dhe gjenocidit serbė, mbi popullatėn e pafajshme dhe tė pambrojtur shqiptare, ne pėr lexuesit tanė tė nderuar, zgjodhėm vetėm njėrėn prej tyre, duke menduar se pėrmes kėsaj kėnge, pasqyrohet mė sė miri shpėrngulja e shqiptarėve tė Kosovės, nė vitin 1999.

    4. BLLACA E TMERRIT – KAMP I FERRIT

    Nėpėr shekuj vazhdoi pėrpjekja –

    Mbi shqiptarė t’ bėhej pėrndjekja ,

    Me i pėrzėnė prej trojeve t’ veta ,

    N’ Andaoll e n’ vende t’ treta!...

    Egėrsi forcash barbare –

    Mbi ēdo gjė qė ėshtė shqiptare!

    Mbi shqiptarėt duarthatė –

    Bėjnė hakmarrje, bėjnė fushatė!...

    Kurrė barbarėt s’e ndalen sulmin,

    Nė muajin Mars, arritėn kulmin!

    Nė muajin Mars, Nėntėdhjetė e Nėntė,

    S’ duan shqiptarė n’ Kosovė pėr t’ lėnė!

    Marsi i Kuq – Nėntėdhjetė e Nėntė,

    Forcat serbe janė ēua nė kėmbė,

    Mbi shqiptarė do tė bėjnė nam ,

    Prej Kosovės me i pėrzėnė !

    Forca t’ mėdha me shumė ushtarė,

    Milici, paramilitarė...

    E kanė skuqė Kosovėn n’ gjak –

    Mbi shqiptarė duke marrė hak!

    Tanke, topa, ushtarė, ēetnikė –

    Bėjnė me dhunė spastrim etnik!

    N’ territoret kosovare –

    Duan t’i qesin shqiptarėt fare !

    Mė 24 Mars, Nėntėdhjetė e Nėntė,

    Forcat e NATO-sė me aeroplanė,

    I filluan bombardimet –

    Nė Kosovė, pėr t’ i ndalė krimet!...

    Mbi Serbi – bomba ēdo kund,

    Gjenocidit pėr t’ i dhėnė fund !

    Nė tmerrim u tund Serbia ,

    Mbarė ushtria e milicia!...

    Pse bėnė NATO-ja bombardime –

    Mbi shqiptarė sulen me krime !

    Pse kėrkojnė shqiptarėt tė drejta –

    Me i pėrndjekė prej trojeve t’ veta!

    Marsi i Kuq – ai Mars i shkretė,

    Nuk harrohet kurrė pėr jetė,

    Pėr ata qė u dėbuan

    Dhe ata qė n’ shtėpi qėndruan !

    31 Marsi – s’ harrohet kurrė,

    Rrjedhin lotėt porsi gurrė...

    Njė lum njerėzish kur i pėrzunė –

    Prej shtėpive i nxorėn me dhunė!...

    Pleq e plaka dhe fėmijė –

    Jo mė pak se njėqind mijė!

    N’ stacion t’ trenit n’ Prishtinė –

    Presin urdhrin pėr n’ Luginė!...

    Presin t’ vijnė trenat e zi –

    Me i pėrcjellė n’ Maqedoni,

    Autobusė, kamionė tė vjetėr ,

    Pėr n’ Shqipėri, a ndo ‘i vend tjetėr!...

    31 Marsi – njė mbrėmje e TERRIT –

    Shkojnė shqiptarėt nė rrugė tė TMERRIT!

    N’ Luginė t’ lotėve, Luginė t’ FERRIT –

    Si n’ Aushfic, n’ regjim t’ HITLERIT!...

    N’ Kamp tė Bllacės – n’ atė baltė tė gjallė,

    JETA – VDEKJES i rrinė pėr ballė!

    N’ DASMĖ T’ MJERIMIT – tė rinjtė BASHKOHEN,

    Me lot dhembje – KURORĖZOHEN!...

    Lindin foshnje – jetėt sosėn,

    Hiq pa rite – aty varrosėn .

    N’ baltė tė Bllacės, plot trishtim –

    Prehen njerėzit nė AMSHIM!

    Nga pėrndjekjet e barbarėve –

    Bllaca u bė – FERR I SHQIPTARĖVE!

    Mbi atė baltė – populli jetonte,

    Mbi ta – qielli po lotonte !...

    N’ Luginė t’ Bllacės – n’ atė ferr tė shkretė,

    Nuk do t’ shuhen shpresat pėr jetė!

    Duart drejt Zotit, do t’i shtrijnė –

    Vėllezėrit nė ndihma do t’ ju vijnė !

    Ju vijnė nė ndihma vėllezėrit shqiptarė –

    Shkup, Tetovė e Gostivar,

    Kumanova, Dibra, Kėrēova ,

    T’ marrin vėllezėrit nga Kosova !

    T’ gjithė drejt Bllacės u drejtuan –

    Kosovarėve nė ndihmė ju shkuan,

    Me lot vėllezėrish u pėrqafuan,

    Shumė familje i strehuan.

    Hapen zemrat dhe shtėpitė ,

    Hapen shkollat dhe xhamitė ,

    Ju dhanė ujė dhe bukė ju shtruan,

    Nga kjo mortje i shpėtuan.

    N’ Gostivar e n’ fshat me fshat –

    Mbushė shtėpitė me refugjatė .

    Pleq e plaka, gra e fėmijė –

    U strehuan tetėdhjetė e pesė mijė!...

    Ndėr shumė fshatra nga Gostivari –

    Ky Ēegrani, priu ma i pari,

    Hapen dyert pėr strehim,

    Pesėdhjetėe pesė mijė gjetėn shpėtim!...

    Lindin shpresat – bien mėrzia ,

    Angazhimet nga mjekėsia,

    Hapen shkollat pėr mėsime,

    Dhe kuzhinat pėr ushqime.

    Si nė lindje, ashtu nė vdekje –

    Pėr shpėtim u bėnė pėrpjekje!

    T’ gjitha lindjet, t’ gjitha vdekjet –

    Atje u bėnė qysh janė adetet!

    N’ Gostivar, n’ Teqe t’ Tetovės,

    Pėr dėshmorėt e Kosovės –

    Mbajtėn “Mbrėmje Pėrkujtimore”,

    Iu zien hallve “Pėrshpirtėrore”!

    Njė lehonė – nuse e Kosovės ,

    U vendos n’ spital t’ Tetovės .

    Nė spital kishte ndėrrua jetė,

    Por nuk shkoi si nėnė e shkretė!

    S’ ishte e shkretė, ajo shpirt ngrate –

    Nė Simnicė, ishte refugjate.

    Nė Simnicė tė Gostivarit –

    U varros me nderė t’ shqiptarit.

    Humben fėmijė – s’ pushonte vaj,

    U nda vajza , prej prindėrve t’ saj !

    Vajzės sė vogėl – dyvjeēare ,

    Gostivari i bėri ēare.

    Nė familje e strehuan,

    Si fėmijė t’ vetin e adaptuan.

    Rritet vajza e thotė:”Kam prind,

    N’ Gostivar – thotė – unė kam lindė!”

    Mediumet i mbajtėn lidhjet,

    N’ mes familjeve – me familjet!

    Ishte e madhe kjo ndihmesė,

    Pėr t’ jetuar ndo ‘i ditė me shpresė!

    Pėr tre muaj, sa kėtu qėndruan,

    Shumė i kėqyrėn dhe u munduan.

    Gostivari u betuan –

    Nuk bėnė dasma, as s’ u fejuan!...

    Pas shumė vuajtjesh – erdhi KĖTHIMI ,

    Pėrqafohen DHEMBJA E GĖZIMI,

    Pėr njė NDARJE e MIQĖSI TĖ RE,

    Pėr njė JETĖ, qė mbeti ATJE!...

    Drejt Kosovės, shkrepin sytė –

    ATJE , mbeti FAMILJA E DYTĖ!

    Kėto familje kurrė s’ harrohen ,

    Shkuarje – ardhjet gjithnjė shtohen!

    Nė ēdo djep tė kosovarit –

    Kėndohen ndihmat e Gostivarit,

    Kėndohen zemrat e bujarisė,

    Pėr gjithė vėllezėrit e Maqedonisė,

    N’ gjithė ahengjet e shtėpisė,

    Dhe nė DASMĖN E LIRISĖ,

    Gjithmonė sė bashku do t’ festojmė ,

    Kurrė pėr jetė nuk ju harrojmė!

    *****

    Kėtė kėngė e thuri dhe e kėndoi autori:Demir Krasniqi, i cili edhe e publikoi nė librin e tij, me titull:”Dritė lirie” nė Gjilan, mė 2008, faqe 26-32.


    Gjilan, mė 01.01.2009. Demir KRASNIQI

    Sponsored content


    nga folklori muzikor Empty Re: nga folklori muzikor

    Mesazh nga Sponsored content

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Wed 08 May 2024, 06:30