Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:41

    FRIKA MPOSHTEJ

    As qė kisha menduar qė tė shkruaja anomim, siē i kisha botuar ato pak humoreska nė "Zėri", me emrin LILĖ VITAKU. Nėna mė qortonte, pse e pėrmendja Vitakun, pse s’e shkruaja emrin dhe mbiemrin tim siē e kisha? As qė pajtohesha me kėto qortime tė nėnės atėbotė, por tash shoh se ajo e kishte pasur mirė. Grua ishte, por kur vinin shokėt e djemve tė mi dhe e dėgjonin se fliste shqip, si nė shaka pohonin: "Kjo gjyshja juaj, shihet se e flet gjuhėn letrare. Ka ardhur nė qytet dhe sheh se kėshtu i flasin nipat e mbesat e kjo u ėshtė bashkėngjitur gjuhės qė flasin tė rinjtė! Eh, sikur ta kishim edhe ne njė gjyshe si ju!" pėrsiasnin shokėt e djemve tė mi.
    Frika se nuk do tė arrija tė shkruaja nė gjuhė shqipe, mė kaplonte rrallė. Atė e mundja me lexim dhe punė tė pareshtur. Askush s’e kishte lehtė tė nis tė shkruaj me pakėz ndryshime nė gjuhė tė re! Kisha botuar pesė vepra folklorike nė gjuhėn gegėrishte, dhe i kisha ruajtur e pėrcjellur trajtat foljore aq me pasion, sakaq detyrohesha qė pėr ēdo ditė tė shtunė dhe tė dielė tė shkoja nė fshatra tė Drenicės, dhe kudo qė shkoja mė thoshin:"Po, a s’u ngope fjalė tona mė, a? Mjaft shkrove, eja dhe tė shohim ndonjė libėr tėndin mė!". Dėshira e tyre ishte qė tė shohin dritėn e botimit librat e mia, por mirė e thoshte i ndjeri Sterjo Spasse, se detyra ėshtė detyrė e mėshira ėshtė mėshirė! Askush nuk kishte mėshirė e mirėkuptim ndaj veprave tė mia. Ato i dėrgoja prej njė redaksie nė redaksinė tjetėr, dhe kėshtu me premtime tė thata, i tėrhiqja si dorėshkrime. Prisja qė Instituti Albanologjik do t’i thyente kornizat e brendshme dhe tė dalė me ndonjė vepėr, por kjo punė ishte e kotė. Sipas kritereve tė formuara tė tyre, askush nga jashtė s’mund tė dalė me vepėr individuale, pos duhet tė ishte bashkėpunėtor i brendshėm i Institutit, pra me rrogė, dhe ta arsyetojė rrogėn e tij me vepra e punė shkencore. Kjo digė as qė mund tė thyehej as nga tė tjerėt. Ishte interesnate edhe kjo, se kushdo qė botonte diēka nė Redaksinė e botimeve "Rilindja" shpesh sa individė e bashkėpuntorė, kinse zyrtarisht, pa arsye e ngrisnin zėrin si profesionistė e specialistė kundėr njerėzve dhe veprave tė tilla. Edhe Redaksia e botimeve shpesh vėhej nė mat-pozicion. Profesionalizmi ishte thikė me dy tehe. Kishte anė tė mira por edhe tė kėqia. Njerėzit vėshtirė se e arsyetonin apo e pranonin kėtė lėngatė!
    Kujtesa bredh dhe futet atje ku edhe mė parė ishte, para ca vjetėsh, kur mė dukej se ēdo gjė ėshtė bėrė sot, apo sot pėr nesėr, dhe pėr nesėr s’po mbetet asnjė punė... Punėn e sotme mos e lėrė pėr nesėr. Edhe kjo urti i kishte dyert e hekurit. Ēfarė janė kėto urtitė tona? Sikur tė kisha fuqi e mundėsi, shumė sosh fare s’do t’i pėrhapja. Ka thėnie filozofike, qė nder tė tjera ēonin ujė nė mulli tė primitivizmit. Njerėzit u jepnin teh tjetėr, ashtu siē janė vetė.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:42

    SHPATULLAT E MIA

    Mirė qė Nora hesht, dhe pastaj kur sheh se bėhem nervoz, bėhet sikur barku i saj kėrkonte kafenė e mėngjesit, e unė me ato hallet e mia krijuese futem edhe atje ku ndoshta s’e kam vendin. Ēfarė tė bėjė, edhe kjo ėshtė njė vaujtje shpirtėrore, qė mė vonė, ndodh se do tė gjendet dikush qė tėrė kėtė vullkan e stėrmadhim tė ngjarjeve ta vė nė binarė tė kohės... I ankohem Norės se dje kam pasur njė krizė, dhe me gjasė mė ka luajtur trysnia e gjakut. Ishte dita e djeshme me vapė, dhe ajo s’largohej dot prej shtėpisė sime. Edhe pse kur u pata zgjuar, pas njė pushimi, pashė se kishte nisur njė rigė shiu, angėshtia e vapės veēsa s’mė kishte pėrplasur pėrtokė. Por, dita e djeshme me kishte kapėrcyer si nė ethe, derisa pas ditės, vonė kishte ardhur Veliu, dhe pashė se vėrtet tėrė ato kujtime mė ishin zhdukur nga kujtesa e kompjuterit. Nė djall tė mallkuar edhe ky kompjuter, them shpesh, dhe njė mendje mė thotė: "Ore, t’ia nis punės krijuese me ato makina tė vjetra, se pėr nder i marrė prapė! Shkoj dhe i riparoj te Syla!" Por, kėtu s’e pata mirė. Shpesh e them se puna nė rrahje tė makinės sė shkrimit ėshtė e mundimshme, dhe se gjithnjė mė kanė dhembsur supet sikur tė shtypja misėr nė trinė...Por, ēudi edhe pse gjatė shkruajta nė to dhe shoh se mė kanė dėrrmuar kėtė trup, asnjėherė s’lėshova klithmė pėr to.
    - Oh, moj, makinė, shpatullat e mia e dinė...!
    Isha i ri dhe vėrtet sė bashku me Arsimin, kur patėm shkuar nė Drenicė pėr tė mbledhur folklor, me vete e patėm marrė makinėn e shkrimit, e ē’hoqem derisa arritėn nė ato fshatra rrėzė Ēyēavicės, vetėm ne e dimė...
    Ka ditė qė s’kam hipur nė tavan tė shtėpisė e t’i shikojė mos makinave tė shkirmit u ėshtė hequr najloni dhe ndryshku i han... Njeriu ndryshket po tė mos punojė e lėre mė makinat e hekurit!...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:42

    FUNDI I JETĖS – VDEKJA

    Mėngjesi i korrikut, si gjithnjė, edhe kėtė herė mė gjeti nė park. Kur u futėm nėn hije tė blirėve, Nora uroj qė tė kapėrcejmė mirė. Meqė ankohej se ishte ngritur me dhembje tė kokės, shpresonte se kur do t’i bėjė dy rrathė shėtitje, do t’i pushojė dhembja. Ashtu i ndodh shpesh Norės, dhe vėrtet duke kapėrcyer herė nėn hije tė blirėve, herė nė atė tė pishave e tė akacjeve, harronte se nė fillim kishte hyrė me dhembje tė kokės. Edhe pse shoh se vetė lėngoj nga trysina e lartė e gjakut, ka ditė qė s’ju kisha ankuar Norės. I them shpesh, po ta kishja trysninė e gjakut normale si Nora, do tė shkruaja pėr ēdo muaj nga njė roman. Kur ia pėrmend emrin e romanit, ajo si nė shaka mė thotė:
    - Po ty tė ėshtė bėrė mendja gjithkund roman. Lėre njėherė atė punė dhe pusho. A sheh se njerėzit shkojnė nė det, nė banja shėruese e ti me mua ke mbetur guriē nė shtėpi! Edhe jeta ėshtė roman nė vete. Tė jetojmė se njė jetė e kemi: lindja - vdekja…! Ata qė lindin njėherė edhe vdesin… Pastaj sėrish tė tjerėt lindin pėr tė jetuar, dhe fundi i jetės – vdekja!...
    Shpesh edhe kėto kėshilla tė saj i kapėrcej duke arsyetuar se tash ėshtė krizė materiale, dhe mungesa e tė hollave, e bėri tė veten, por as kjo s’ėshtė e pranueshme...
    Kruaj dorėn dhe shpreh njė mendim herėt tė thadruar:
    - Ja, Norė, mė kruhet dora. Nesėr do ta marrė pensionin... Do tė shkojmė nė pritje, nė hotelin Shou, ku vajza e dajės Xhemė, Sadija bėn pritje me rastin e synetisė sė tė vetmit djalė. Na kanė ftuar, por duhet tė blejmė ndonjė dhuratė!...
    - S’ka, o Bardh, pa e tundur fshatarėt jetėn, asgjė s’ecėn pėrpara - tha mjeku.- A sheh, tash ka dallime tė vogla. S’po pijnė ujė ato rryma mė!... Arritėm qė me shkollė tė gjithė tė bėhem si njė...
    Eci dhe mjekun e lamė nė punė tė tij.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:42

    VDEKJA E NĖNĖS

    Mė 20 mars 1984, nė shtėpinė time kėtu nė Prishtinė, nė orėn 3,15 minuta mė vdiq nėna ime dhe njerka e dy vėllezėrve tė mi, nė moshėn shtatėdhjetė e pesė vjeēare. Ajo vdiq nė praninė time, tė gruas sime Norė dhe tė motrės sė vogėl, Shefkijes. Qiri qė i rrinte te koka edhe para vdekjes u shua me zbardhjen e mėngjesit. Pastaj i lajmėruam familjen e vėllait kėtu nė Prishtinė, dhe sipas porosisė sė saj, bėheshim gati qė varrimin e nėnės ta bėjmė nė Vitak, aty ku kishte kaluar pjesėn mė tė madhe tė jetės. Nė skedė gjeta tė shėnuar porosinė e nėnės: "Mė shumė tė lė pa fytyrė paraja se kurva. Kurva kur di mund tė mbulojė. Sa thonė: "po", tė tjerėt thonė:"jo", kurse paraja tė lė pa fytyrė pėrjetė".
    Derisa ishte ime ėmė gjallė, njerėzve u thosha se unė mė tepėr e desha babain tim, por pas njė kohe, pashė se kisha gėnjyer, dhe e ndėrrova mendimin e thosha:
    "Jo, gėnjėshtėr ishte ajo imja, se nėnėn e kisha pas dashur mė shumė sė babain".
    Motrat mė thoshin, kur i pyesja:
    - Pse, moj motrat e mia s’po vini te unė?
    - Prej se na ka vdekur nėna ajo shtėpi po na duket e ftohtė - mė pėrgjigjeshin ato.
    - Paj, e ftohtė mė duket shtėpia edhe mua pas nėnės, por mė duhet tė jetojė nė tė - pohoja nė prani tė motrave.
    Udhėtoja sė bashku me Norėn pėr nė fshat, dhe takuam Fazli Ēollakun, qė po ashtu i kishte vdekur nėna edhe atij. Gruaja e pyeti:
    - Fazli, a po shkon ndonjėherė nė Ēubrel, pas vdekjes sė nėnės?
    - Shkoj, por jo me atė dashurinė sikur ishte nėna gjallė. Atėherė shkoja dhe nė ēdo kohė ma shtronte bukėn, kurse tash shkoi te vėllai im, dhe kurrė as s’mė lutin tė ha bukė e as tė rri e ta bėj natėn.
    - Tė jesh mė konkret! - i thashė. - Mos ngurroni. Thuani atė qė e dini dhe qė mendoni. Nėse jeni i drejtė atėherė mos keni frikė prej askujt. Bėhuni mė konkret nė fjalėt e juaja. Jeni njeri i aftė dhe i talentuar, pra tregoni aftėsitė dhe dashurinė tuaj ndaj nėnės dhe tė vendlindjes!
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:43

    LUTJET E PLEQĖRISĖ

    Atė mbrėmje tė vonė Nora disa herė me dha shenjė qė tė shkojmė tė flemė. Mė vinte keq ta pyesja nė prani tė nuses pėr palė tė jorganit:
    - A e ke bėrė atė palėn hajmali, siē ke pasur zakon apo po harron?
    Dhe, s’e pata pyetur fare. Disi jam mėsuar se kur e shoh palėn e jorganit hajmali ma pėrkujton atė kohė rinore, tė ditėve tė para tė martesės, kur mbi otavė Nora e vėnte shtrojsėn qė e kishte punuar nė vegjė. Deri atėherė s’kisha parė sesi shtrohej shtrati, kurse pas martesės, nė mbrėmje gjithnjė hapej njė palė e jorganit. Ndodh se kėshtu nuk ia shtronte shtratin ime ėmė babait? Edhe kjo punė e shtratit, dhe e gjumit, ēfarė qenka? them nė vete. Ka njerėz qė herėt janė bėrė me shtrat dhe dėshirojnė tė flenė me grua, por ka edhe sish qė kanė shtrat, por kanė mbetur pa grua. Kohė e tillė ėshtė, dhe s’i dihet askujt, sesi do t’i pėrfundojė jeta. Pleqėria i ka huqet e veta, posi rinia. Shpesh bėjė shaka nė llogari tė pleqėrisė sime, e Nora mė qorton. Nuk e ka pėrnjėmend, se ndodh qė edhe ajo shpesh theret nė fjalė tė mia.
    - Paj, pleqėri i thonė edhe kėsaj tonės, o Bardh!
    Atėherė shoh se pajtohet me fjalė tė mia, dhe fare s’ia pėrmend. Pse tė rrah ujė nė havan pėr pleqėrinė time dhe tė gruas? Ndonjė shaka tė ēastit, dhe pajtohem shpejt. Ka raste kur edhe grindemi me Norėn, por tė rralla janė ato raste. I kapėrcejmė sėrish me ndonjė rast tė njė kohe qė kur ishim tė rinj, apo edhe shpesh humori na shpėton qė tė dyve. Shoh se s’kam mundur tė bėjė asnjė hap pa humor nė shtėpi. Edhe kur pijmė kafenė apo pas kaftjallit ēajin e rusit, e ndodh qė Nora tė flas diēka nė shpjetėsi, edhe kur ia qėllon, por edhe kur mund tė gaboj, i them si nė shaka:
    - Moj Norė, mos fol kur je ulur nė kanape, dhe tė vjen ēaji nė tavolinė prej resė, e po qe se pėrzhdredhėsh duke folur ulur, s’ka gjė qė tė shpėton!
    Ajo pastaj qesh, njė tė qeshur tė ftohtė e shoh edhe te reja, kėshtu pijmė ēajin, dhe presim tė pijmė edhe diku tjetėr, thėrrasin shpesh nė lagje, po edhe i thėrrasim ne.
    Kur patėm shkuar tė flemė me Norėn, dhe e pashė palėn e jorganit hajmali, kujtesa njėherė bredhi nė Vitak, nė atė dhomėn e vogėl, me dritare prej Spahive, kurse dritaren tjetėr prej dyerve tė oborrit qė e kishte mbyllur mixha Ramė, kur ishte martuar, e patėm ēelur. Na patėn qortuar pse e ēelėm atė dritare se ishte nė anė prej sokakut, dhe mund tė shihej ēdo gjė, por pse edhe tė mos shohim edhe ne kush vjen dhe kush kapėrcen nėpėr atė sokak tė lagjes. Isha mėsuar me ato dy dritare, dhe kur zgjohesha, sė pari shikoja nė atė dritaren nė anė tė sokakut nga dyert e oborrit tė thurur prej thuprash tė lajthive, e pastaj kthehesha e shikoja nė dritaren prej anės sė Spahive. Shtėpitė ishin tė vogla, dhe pos kullės sė mixhės Idriz, dhe tė Kodrės sė Kostėrcit nė atė anė, asgjė s’mė tėrhiqte. Isha mėsuar tė shikoja nė ato dy anė, dhe kėshtu, Nora ato ditė tė para tė martesės, pėrgjonte, hante dhe shinte oborrin e shtėpisė. Po, kėshtu bėjnė nuset e menēura, mė thoshte njė mendje. Atė qė duan ta bėjnė vendin me zot, s’e ēojnė kokėn thikėpėrjetė. Ndodh se i kishin thėnė edhe ata tė shtėpisė sė saj, s e Dajakėt mburren se kanė zė:
    - Kur tė dalėsh nė fis tė huaj, ule kokėn dhe puno!
    Punėn me sa shoh e adhuron ajo qė nga fėmijėria, por s’e lėshon dot nga dora edhe tash nė kėto vjet tė pleqėrisė. Edhe ajo shpesh e thotė njė mendim: "Dora e dajthtė, mos u bėftė miftaxh pėr tė majtėn!". Lutjet e tilla shpesh s’mė pėlqejnė, edhe pse ka fjalė qė janė futur nė popull dhe kanė mbetur tė them statike. I kam bindjet e mia, se s’ka asnjė organ nė trup tė njeriut qė mund tė jetoj nė vete, pra kokol mbi kokol. Jeta e bėn tė veten, dhe ēdo gjė duhet tė jetė e lidhur nyjė dhe gjithnjė duke i ndihmuar njėri-tjetrit, pra edhe organet. Po qe se ndonjė organ nė trup tė njeriut, ta zėmė se stėrkeqet, sėrish duhet bėrė njė zgjidhje tjetėr, pra edhe lidhje tė ndonjė organi qė tė mundėson tė jetosh.
    Shpalosja e palės sė jorganit mė ktheu nė kohėn rinore, qė kur shtrihesha, para se tė flemė, merrja ndonjė roman dhe ia lexoja Norės. Ajo dėgjonte me kurshtje, dhe shpesh ia shpjegoja atė qė kisha lexuar. Edhe nė ktė mbrėmje nisa t’ia lexoja kapitullin e fundit tė kėsaj pjese tė prozės. Vetėm qė nuk e pėrmendi edhe ajo kohėn tonė:
    - Moti s’mė ke lexuar asgjė, sikur ke harruar tash, Bardh! - tha ajo.
    Por, ajo po duket se s’pati mundėsi tė shoh ēfarė po shkruaj, sepse pėrherė po e luftoj harresėn... Kuptohet, kėtė e kam shprehur herėt, se harresėn s’e adhuroj, por edhe nėse mė duhet, atė e lė pas. Po e zė, harresėn pėr veprime tė pamira, harresėn e njė fjale qė nė fill e kam marrė si fyese, dhe gjatė kam jetuar me tė, e kam ngritur, e besa e kisha ndrydhur e shtydhyr thellė nė zemėr, dhe asgjė s’kam fituar prej saj. Ta them edhe njė mendim pak mė troē: mosbesimi edhe mosbindja mė janė hakmarrur! Mosmirėnjohja ndaj njerėzve, po ashtu...
    Nisa t’ia lexoja Norės dhe shpesh pėrpiqesha ta mas psikologjinė e saj, vallė apo i pėlqente ajo qė kisha shkruar apo jo? Shkrimtarėt shpesh i kanė nė qejf lavdėrimet e rrethit tė afėrm, por ka sish qė fare s’i pėrfillin. Arrita edhe te ajo historia e abetares shqipe, qė shpesh i kisha rrėfyer asaj se kishte ardhur nga Dajakėt, pastaj kur ia pėrmenda emrin Norės se s’kishte pasur fat tė mėsojė nė abetaren time, u prek, dhe kushedi nga ia dha me atė kujtesė tė saj? U ndala edhe nė ato ditė tė martesės, kur bėhej luftė e ashpėr kundėr analfabetizmit tė meshkujve dhe tė femrave. Atėherė kisha formuar kursin analfabetik nė lagjen tonė, pikėrisht nė odė. Kisha detyrė t’i mėsoja ato femra qė ishin shkėputur prej shkollimit si tė shtyra nė moshė, e mė qortonin nė lagje. Por, mbasi vinin nuset e mixhės Bali, pastaj edhe ato tė Maltinėve, pse tė mos vinte nė kurs edhe Nora. Madje, kjo krijonte besim e lehtėsi nė punėn time, sepse dyshimet se mund ta shikoja ndonjė nuse me sy tė keq, fundoseshin me njė fjalė:
    - Lėre atė punė, po ai e ka nusen e vet si gaca, e po i shikon nuset e huaja!
    Edhe atėbotė Nora adhuronte tė mėsojė shkrim-leximin, por i vinte turp nga im atė. Pėrpiqej qė tė fsheh atė laps dhe fletore, dhe shpesh edhe rrudhej e skuqej nga unė. Nga dashuria pėr t’ia mėsuar shkrim-leximin, ngadalė ia merrja atė dorė, ia afroja nė letėr, shpesh ia shkruaja njė pjesė tė shkronjės, dhe pastaj i thosha:
    - Ja, tash mund ta vazhdosh vetė!
    Ajo skuqej, e unė heshtja. Nuk di pse s’e qortoja Norėn qė nuk dinte tė shkruaj? Kjo do tė mund t’i ndodhte gjithkuj nė atė kohė...
    Hetova se ndieja lodhje dhe e ndala leximin. Nora nisi tė kotej, por m’u desh ta zgjoja, se mė ishte mbyllur nga dylli veshi i majtė, dhe mė duhej tė vė hidrogjen, qė tė zbutej dylli e tė shkoja nė pastrim te mjeku, specialist i veshėve. - Mė vjen keq, Norė, por duhet tė ma qitėsh nė vesh atė bar. Nesėr mė duhet tė shkoj nė pastrim tė veshit!
    Ajo u ngrit, mori atė gastare tė hidrogjenit, dhe m’i qiti sa pika nė vesh. Pastaj prita dhjetė minuta, dhe kur pashė se e kishte kryer efektin, e hodha jashtė.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:43

    JETA ĖSHTĖ MĖSIM

    Kapitullin nga jeta qė ia pata lexuar Norės e lashė nė tavolinė. Pėr fat, edhe pse nė atė mbrėmje e pata pirė njė kafe tė Xhaviti, gjumi mė mori shpejt...
    Tė nesėrmen derisa isha nė shtrat kisha menduar gjatė se ē’i mungonte kėtij kapitulli? Edhe kur nė atė mėngjes tė korrikut dolėm nė park sė bashku me Norėn, s’e pata pyetur fare, se vallė a i kishte pėlqyer ajo pjesė apo jo? Edhe veten e pashė se kisha harruar ta pėrshkruaja odėn tonė tė vjetėr, pastaj nuset qė kur vinin nė kurs dhe e shihnin tė pastruar, preknin njėra-tjetrėn me bėrryla, dhe vetėm sa nuk shprehnin para meje:"A sheh ēfarė nusje tė vyeshme ka Bardhi!". Ishte kohė kur nė odėn tonė tė vjetėr herėt ishin pėrqafuar dashuritė ndaj njerėzve dhe tė librave. Dollapėt e odės pastroheshin mė mirė, nė fund qitej nga njė shtresė e gazetės, ku ruheshin ato pak libra. Tė gjithė sikur i kishim sytė nė dollapėt! Pra, s’ishte ēudi, se kėtu mė erdhi rasti qė tė dalė nė provim, si i ri, me drojė se mos nuk do ta drejtoja mirė dhe jetoja lundrimin e anijes sė familjes sonė...? Edhe nė kursin shėndetėsor kishte mėsuar Nora, me ato nuse tė fshatit. Vinin edhe prej lagjeve tė Spahive, tė Topallajve, dhe vetėm ato nuset e Tarakėve nuk vinin. Thoshin se ato ishin boshnjake, dhe fare s’e dinin atė shqipen tonė nė fshat. Do kohė qė ato sė pari ta mėsojnė gjuhėn e folur, e pastaj edhe kėtė tė shkruar... Por, Nora, pėrkundėr pėrpjekjeve tė mia, dhe tė saj, s’arriti se s’arriti tė mėsojė shkrim-leximin. Edhe kur patėm vu kurorė sė bashku me tė dhe kur kryetari i Komunės sė Skėnderajt, Abedin Rushiti, na shqiptoi nenin e ligjit pėr kurorėzim, mė kujtohet mirė, qė kur Nora duhej tė nėnshkruaj se pajtohej qė tė jetojmė nė bashkėshortėsi, mezi arriti ta nėnshkruaj emrin dhe mbiemrin me shkronja tė mėdha tė shtypit! Madje, dora i dridhej dhe i vinte keq qė para meje apo edhe para kryetarit s’dinte tė shkruajė. As qė dinte sė ēfarė po ndodhte me fatin e saj, ishte skuqur e tėra, dhe me atė dorė tė djathtė, mori penėn, e shikoi disa herė, pastaj desh tė gjej ndonjė arsye, dhe uli kokėn e nisi tė shkruaj ngadalė emrin dhe mbiemrin e ri: Nora Mulaj. Kryetari i komunės, edhe pse dinte shkrim-lexim, sikur i pėlqyen ato shkronja, mori librin e kurorėzimeve, duke e shikuar me kureshtje. Pastaj ia dha nėpunėsit dhe e paloi nė do rafte tė vjetra. Por, edhe vetė ndieja lehtėsi shpirtėrore. Mjafton se kryetari para nesh dhe tė nėpunėsve shprehu kėnaqėsinė e ēiltėr njerėzore.
    - A sheh, ore burra, sa mirė u bė me kėto kurse shėndetėsore. Kur nuset po vijnė tė kurorėzohen, tashmė s’po e pėrshkėllijnė librin e kurorėzimeve me gisht tė ngjyer...
    Por, tė futem nė atė botė, kjo lė tė mbes pėr njė kohė tjetėr. Nė mos asgjė, prej punės sonė, ndodh se dikush mund tė mėsojė. Jeta nė vete ėshtė mėsim, por edhe ēdo mėsim, mund tė jetė edhe pėsim. Kur ēdo gjė arrin kulmin, ndodh se mund tė bėhet edhe ndonjė rrėzim, e ngritja e rrėzimi, janė shkallė tė jetės dhe tė ēdo kohe...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:44

    MARTESA

    Kujtesa mė ktheu nė atė natėn e parė tė martesės, njė natė pa gjumė, e tė gjithė mund tė dyshonin, apo edhe tė bijnė viktimė tė fjalėve qė i kishin pėrhapur dhe ishin dėgjuar edhe nė shtėpi tė Norės, se djali i Veliut ėshtė shumė i vėshtirė, se ai s’ėshtė ngusht pėr askėnd, vetėm i do librat dhe mėsimin. Ata tė shtėpisė sė Bardhit, nder tė parėt janė pajtuar qė tė heqet ferexha, ajo futė e zezė qė ishte ruajtur pėr tė zezėn tonė! Sa fjalė qė dėgjonte, siē pohonte shpesh ajo, vetėm e kishte pasur mėsuesen e mirė, atė motrėn e madhe, siē e nderonte ajo emrin e saj Zojė, dhe erdhi nuse te unė. Hoq duvakun e kuq dhe mė ishte falur tėrėsisht qė tė bashkėjetojmė e tė krijojmė familje. Vėrtet, oda jonė ishte bėrė njė vend ku luheshin shumė drama, mbaheshin konferenca tė frontit, vinin udhėheqėsit me detyrė tė caktuara pėr aksione pėr shkollimin e femrave dhe tė meshkujve, pėr vėnien nė jetė tė tėrė asaj qė ishte pėr tė mirėn e fshatarėve. Atėherė me ēdo kusht kėrkohej qė tė bėhen thyerje tė mėdha, sė pari nė familjen tonė, por edhe mė gjerė. Kishte pėrpjekje qė ēdo gjė e re tė marrė udhė tė drejtė, por kishte edhe njerėz tė tjerė qė pėrpiqeshin t’i jepnin kahe tė gabuar. Pėr tė gjitha kėto pėrgojime, shpesh im atė ndjente veten tė ndarė prej fshatit. Njė palė e lavdėronin pėr luftėtarė, kurse pala tjetėr pėrpiqeshin ta pengojnė si ithtar tė shkollės. Ēfarė janė edhe disa fshatarė, kur nė ēdo gjė tė re gjejnė froma tė lloj-llojshme ta pengojnė e shpesh edhe ta stėrmadhojnė si punė tė keqe, qė do tė bėjė shkatėrrimin e tėrė asaj qė ėshtė arritur. Por, drama e re pėr mėsim qė po ndodhte nė odėn tonė, do tė pėrhapej mė vonė edhe nga hapja e shkollave dhe e mėsuesve tė parė, mė thoshte njė mendje.
    Sa herė i hapi ato libra tė para, i thashė njė mbrėmje tė vonė Norės, gjej kujtime. Ato janė tė lidhura me jetėn time dhe tė asaj familje qė me shumė vuajtje mė ngriti aq sa mundi dhe diti. Por, shpesh i them asaj, sa pėr ta ndarė nga ato kujtime tė saj tė hidhura: "Fėmijėt janė rrita jonė, dhe ja, kjo ėshtė tėrė ajo pasuria qė arritėm ne" Shpesh atė e mundojnė bredhjet e mia, por tash mė tepėr ngarkohet me barrė tė bijve dhe tė bijave, qė nisėn t’i marrin flatrat e jetės.
    Shėtitjet nė fill tė gushtit nė park si zakonisht sė bashku me Norėn, shpesh me futin nė botėn krijuese, por edhe nė ato shėnime qė shpesh i nxjerrė nga skedat e mia. Parku ėshtė bėrė njė oazė e shpėtimit tė kujtimeve e punės pėr mua, dhe shpesh kur shoh se edhe Nora futet nė njė botė tė saj, ia pres:
    - Po, ec e fol diēka, Norė! Mos bėn hop, pa e parė shtegun e hapur!
    Ajo kthehet dhe shpesh mė kėrkon falje, dhe ndodh se fare s’e nguc apo s’e nxis tė ma thotė ndonjė fjalė tė rėndė qė s’e ha lima as klima!...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:44

    MĖ QET NĖ TOKĖ!

    Kur kujtesa mė treti andej nga kisha qenė, nė vete them, ka gjasė se do tė gjendėm sėrish nė atė vend. Edhe nga fundi i korrikut, me Norėn kisha biseduar se do tė shkojmė nė Banjė tė Sijarinės. Koha kur ishim ne, mė thotė kjo mendje, ishte tjetėr. Por, ajo banjė na kishte ndihmuar shumė nė shėndetin tonė. Atėbotė qemė katėr veta: unė me Norėn dhe Arsimi me Prozėn. As vetė s’e di sesi mu qep nė kompjuter njė ngjarje qė pata dėgjuar prej zotit tė asaj shtėpie, Halil Fejzullahoviqit. Ishte ardhur nė atė Banjė para tridhjetė vjetėsh nga fshati i Svircės, dhe jetonte nė njė kėnd tė shtėpive ku kishin ndėrtuar vetėm shqiptarėt. Mė thoshte se nė atė shtėpi, para tri vjetėsh kishte banuar edhe Adem Demaēi, i Kosovės.
    - Ai ishte vetėm, dhe saherė qė shihja se delte pėr nevojė, shkonte te pėrroi, te ajo shkoza e madhe - tha Halil Fejzullahoviqi. - Kurrė s’futej ku ishte nevojtorja. Shkonte atje dhe ē’bėnte s’e di, por shihja se vonohej shumė. Mos shkruante diēka edhe ai si ti? Ruaju prej kėtij vendi. A sheh, ai fqiu im, nė atė sokakun pėrballė, Ramė i thonė, i fshatit tim ėshtė, por ka gjasė se ai e qiti nė kurth Ademin. Prej kėtu kam dėgjuar se e kanė burgosur. Shoh se ti po shkruaje diē. Lėre atė punė dhe derisa tė shkosh nė shtėpinė tėnde, duro, ore burrė!
    Isha ulur nė njė tavolinė tė vjetėr. Prisja se Nora do tė ma pjek njė kafe. Ishte ulur edhe Arsimi, dhe pėrgjonte me kureshtje. Nxora bllokun e shėnimeve, dhe posa e vura mbi tavolinė, sakaq mendjen e ndryshova pėr njėqind shkallė.
    - Ja, fol ē’tė duash me mua! - i thashė me njė zė pak mė tė lartė. - Ta dish se unė jam mė UDBASH se ti. Kėto punė i shkruaj pėr ta. Ti mos u frikėso fare prej meje. Tė gjeti ty ajo mė e keqja, mė gjeti edhe mua! - dhe Norėn mė dukej se po e shoh se nė ē’gjendje kishte ardhur. Arsimi heshte. Halilit njė rreze gėzimi i futej nė atė gjoks.
    U kthye nė njė kohė tė jetės sė tij:
    - Svirca ime ėshtė njė prej fshatrave tė mėdha kėtej. Ka shumė male e mė pak tokė. Jeta atje ishte e vėshtirė. Farė qisnim, e farė s’merrnim nga ajo tokė. Ishte thatėsirė e madhe. Thatėsira na kishte pėprcjellur gjithnjė. Mė kujtohen ato ditė tė rinisė sime. Herėt mė futėn nė shati. Prashita tėrė ditėn te ky Rama kėtu, pėr njė lugė kripė tė bardhė, kurse nė mbrėmje ma dha kripėn e kuqe. Isha bėrė helm dhe e m’u desh t’i thosha:
    - Mos mė jep kripė tė kuqe se s’ėshtė e njelmėt si e bardha! Ē’po hamė hithėra pa miell e kripė, po i vjellim...
    - Vetėm tė kuq! - nguli kėmbė ai.
    E pata marrė atė lugė kripė tė kuqe dhe kur e pa ime ėmė, lėshoi njė nėmė. Nėma e saj s’mė pat pėlqyer...Tri ditė kam prashitur pėr njė okė miell. Nėna ime, ndjesė pastė, qitė njė petė e hiq tjetrėn e ha hithėra, e pėrsėdyti ha hithėra e ul petėn, me tė njėjtėn petė, i qitte tre lakrorė! Dhjetė ditė i kemi kapėrcyer me njė okė miell. Lakrorit i vėhej peta vetėm pėrsipėr...Ishte kohė e bugarit. Ime ėmė, mė kujtohej, se e ndrydhi kafshatėn e dytė "vėrc" e tha:
    - O zot, ty po tė lus, luftė mė Hanifja mos pritė, se s’e di sa luftėra i prita e s’mund t’ju qėndroj mė!
    Krye pesėmbėdhjetė ditėsh nėna u sėmurė. Dymbėdhjetė ditė derti, dy ditė ishte pa gojė. Atė ditė qė vdiq i erdhi goja.
    - Halil!
    - Po nėnė...
    - Dėgjo ē’po tė them!
    - Hė, nėnė!
    - Po vdes!
    - Jo, nėnė.
    - Amanet: meitin mos ma vajtoni, tė ma tfilloni meitin si duhet e mos tė qeshin njerėzit me mua. Shiko bir, nė shtrat mos mė lė tė vdes. Mė qet nė tokė...!
    Kisha rėnė nė botėn qė s’e njoha se ajo mund tė marrė me vete edhe nėnėn time. Vėllazeria s’pajtoheshin qė nėna jonė tė shtrihej nė tokė. Ajo mė thėrriti tri herė:
    - Halil, Halil, Halil!
    - Hoj, nėnė!
    Ajo s’arriti tė flas mė. I vu tė dy duart nė bėrryla. Shtrati i saj kėrciti. Kur e zbritėm nė tokė, ajo u qetėsua.Vdiq.
    Tre muaj humbi ujėt e pusit e kur ishte sėmurė nėna nė kosime, pusi pastaj pruri ujė. U kryen qirat e nėnės e pusi sėrish shteri...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:45

    TROJET

    - A e sheh kėtė shtėpi tė z. Gani Luboteni - tha Bardhi, duke rikujtuar ditėt kur kėto troje tė reja kishin qenė ara dhe mezi bėhej tėrshėra nė to. - Kam shumėēka pėr tė rrėfyer. Njė mbrėmje me shi tė pranverės sė hershme, Ganiu kishte blerė gelqere tė pashuar dhe duhej tė gjente punėtorė pėr ta kryer kėtė punė. Po qe se nuk do tė shuhej gelqerja atė natė, mund tė digjej e tė prishej. Mezi arriti t’i gjej sa punėtorė, dhe ia nisėn punės sė shuarjes sė gelqerės nėpėr shi. Ishim tė pranishėm unė, Ganiu. Anton Ēetta dhe Xhafer Karahoda. Ne dolėm pėr ta gjetur edhe njė ēakėll, Ganiu njė vagonetė. Tė gjithė u shpėrndamė nė punė tė ndryshme. Pas njė kohe shumė tė shkurtėr u kthyem dhe s’i gjetėm fare punėtorėt duke e shuar gelqeren. Ganiu i lidhi duart kryq sikur tė ishte nuse nė kanape! Unė, si nė shaka, i thashė: -
    - Shiko, or ti, heqi ato duar qė i ke lidhur si nuse nė kanape, dhe bėru gati e t’ia nisim shuarjes sė gelqerės. A more vesh?
    - Ai nisi tė qeshte. Pashė se i binte mirė. Antoni shikonte dhe njė ēast heshti.
    -Po, po, ne do ta shuajmė gelqeren - nguli kėmbė Bardhi. - Kush ėshtė me mua, le tė bėhet gati. Kėtu e kemi Selimin me kalė. Le tė bart ujė me fuqi e ne do ta shuajmė gjatė kėsaj nate...
    - Ia nisėm punės, dhe deri nė mėngjes, z, mjek, e kryem shuarjen e gelqerės - i tha Bardhi dhe ecėn prej hijes sė shelgjes drejt shtėpisė sė tij. - Kur ia nisa t’i hap themelet e reja tė shtėpisė sime, sė pari erdhi njė burrė dhe as qė mė uroj fillin e punėve. Ishte ulur dhe shikonte me kureshtje. Pastaj erdhi e mė tha: - Kjo arė ku ti ke filluar tė ndėrtosh shtėpi ėshtė imja. Ma ka marrė shteti pėr pak para. Nuk do t’ia jepja me dėshirė. Unė po tė them mos ndėrto shtėpi nė vend tė huaj - dhe ai njeri qė desh tė largohej. U desh t’i ndal punėt, e luta qė njeriu tė ulej pranė meje, dhe ia nisėm bisedės pėr kėto ara. I besova se ara kishte qenė e tij, dhe nė fund, ia prita: "Unė po e ndal punėn e ndėrtimit tė shtėpisė, por nėse dikush ia nis shtėpisė i pari, unė do tė jem i dyti. Pastaj, po qe se dikush tė jap para pėr kėtė vend, edhe unė do tė paguaj! I pari pas meje ia nisi ndėrtimit tė shtėpisė Zhivota Gjurgjeviqi, dhe fill pas tij unė. Pronari i kėsaj are s’ėshtė dukur mė! Pas dhjetė vitesh, kam takuar njė plak tė lagjes sė muhaxhirėve dhe e luta tė mė shpjegojė se tė kujt qenė kėto ara? Ai ishte ulur nė njė dėrrasė pėrballė shtėpisė sė Zekeria Canės, dhe duke e thithur njė tullug duhani, mė tha:
    - Trojet dhe kėto ara na i falen bejlerėt e Prishtinės kur patėm ikur nė kohė tė shkaut nga trojet tona. Ata na i falen ne, e fal na i mori edhe pushteti.
    - Faleminderit pėr kėto fjalė, mixhok! - i tha Bardhi. - Tash mė hoqe njė pjesė tė brengės sė tokės... Fill pas nesh, nė kėto troje, qė ua kishte ndarė komuna e Prishtinės, me tė madhe nisėn tė ndėrtohen shtėpitė e reja. Pėr dhjetė vite Kodra e Diellit u bė vend i banueshėm.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:45

    PAGĖZIMI I PROZĖS

    Pse nuk e thirra asnje vajzė: Dimėrore, ku je moj vajza ime? Jo, nuk dėshiroj ta pagėzoj Dimėrore, por, dua ta pagėzoj me emrin e verės - Verė! Eh, sa e adhuroj Verėn, po edhe si verė tė vėrtetė. Mund ti them edhe Verore - si ajo personazhja krysore nė romanin pėr fėmijė tė R. Hoxhės: "Verorja". Mos po hidhėrohet z. Rexhep Hoxha dhe ma vė apostrofin: plagjiat. Njerėzit mund tė jenė plagjiatė!..., s’do tė thotė se kėshtu mund ta thėrrisja edhe Prozėn, Lumnijen dhe Pranverėn. Po e zė: "Oj, Pranverė, pranevra ime! Pastaj: Oj, Lumnie, lumturia ime, dhe shpesh edhe e thėrras Prozėn: "Oj, Prozė, proza ime!..." Nuk mė kuptojnė se shpesh kur e pėrmend Prozėn, kjo ka dy kuptime: pra Proza, vajza ime, me tė meta, si dhe proza e shkruar, ajo qė i kam parapirė dhe do tė botohet. Pagėzimin e Prozės e pata bėrė njė vjet pas botimit tė librit me tregime popullore: "Proza popullore e Drenicės". Qė nė fill tė daljes nė dritė tė kėsaj vepre patėm organizuar banket nė shtėpinė tonė. U patėm gėzuar se erdhėn shumė veta qė tė na uronin njė botim tė librit tė parė me mjete personale.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:45

    GJAKSORĖT NUK IA DUAN TĖ MIRĖN NJERĖZIMIT

    Po e lė Kujtesėn vajzė tė qetė; ndodh se ka filluar tė ndihet gjallė nė embrion. I ka mbushur katėr muaj e gjysmė, se djemtė ndihen mė herėt se vajzat. Ndodh te kush, por Nora mė thotė: "Vajzėn mendon kujt po ia jap e djali kėnd po merr..." Fat qė mund tė thėrras mbesėn time tri vjeēe: "Ku je moj Tringa e gjyshit?" e pėrkėdhel, e marr kaliboē e ajo me kėrkon t’ia blejė nė ēokolatė, dhe mendja mė tretė te ajo Tringa e maleve tona dhe dėshiroj tė vallėzoj para ekranit tė kompjuterit. E pyes:
    - Oj Tringa e gjyshit? A e adhuron ti Tringėn e maleve me pushkė nė supe qė tė hidhet nė luftė pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare, apo njė Tringė qė lufton me penė? Tringė, tė lutem, mos u bė shoviniste! Tringė, mos hip nė tanke tė Serbisė me flamurin tonė, sepse do tė ndotėsh flamurin me gjakun e gjaksorėve qė s’ia duan tė mirėn njerėzimit. Tė gjitha po ti ofron gjyshi: edhe gazetėn do ta pagėzoja me emrin tėnd: "Tringė jetėsore".
    Mendja mė thotė qė ta thėrras edhe Teutėn, mbretėreshė tė ilirisė, apo Teutėn, mbesėn time. Teuta shpesh mė lajmėrohet nė telefo dhe e pyes si nė shaka:
    - Oj Teutė, a do tė bėhesh mbretėreshė e Ilirisė, apo e Shqipėrisė? Teutė, moj Teutė, po perėndoi Iliria, por u lind Shqipėria! E, moj Nėnė Shqipėri, mos paēin jetė ata qė desh ta kthejnė Shqipėrinė nė Iliri! Lodėr kėrcimtarėsh, i them kėsaj! Perėndoi Iliria me mbretėreshėn e fundit Teutė. Ē’prej atėherė asnjė femėr nuk arriti tė bėhej mbretėreshė! Njė mbretėreshė qė i bashkon zemrat e thyera tė shqiptarėve… Ka Shqipėria nevojė edhe pėr njė Teutė tjetėr, e jo tė asaj tė kohės sė Ilirisė… "Teutė, tė lutem shikoje veten dhe mos u bėn shoviniste!"... shprehem para mbesės sime Teutė, qė jeton nė Prishtinė.
    Shpesh mė kishin qortuar ata tė mitė: ēfarė po do Bardhi me kėta emra tė rinj? Por, fat qė ime ėmė dhe gruaja kurrė s’mė janė pėrzier nė kėto punė. Kisha festuar njėvjetorin e botimit tė librit tė parė me tregime tė Drenicės, pėr hir tė njėvjetorit tė ditėlindjes se vajzės Prozė. Ftesa e studentėve shqiptar - anėtarė tė Shoqatės kulturo-artistike "Shkėndija" nė Zagreb mė daljen nė dritė tė librit, kishin organizuar pėrurimin. Nderimin qė ma bėnė ata kurrė nė jetė s’do ta harrojmė nė familje. Shihej qartė se njėzet e pesė vjet kishte pritur libri i pabotuar. Veprėn e pata gjetur nė Institutin Albanolgjik, qė mbante datėn e dorėzimit, me gjasė nė maj l954. Titulli i librit ishte shkruar me dorėshkrim tė tė ndejrit Nebil Duraku:"Pėrralla drenicare". Kėshtu e kisha menduar veprėn, por kjo kishte qenė vetėm fill i punės sime, sepse mė ėshtė dashur tė dalė prapė nė terren dhe tė mbledh tregime tė tjera. Doli si doli ajo vepėr prej shtypit, shkurt m’u desh ta bėjė financimin nga mjetet e mia, kėto tė ushqimit. Pata marrė edhe hua, por mjafton se askush nė shtėpi s’mė kishte penguar. Madje, kur kisha ardhur nė atė mbrėmje tė vjetit l969, ishte pranverė, ime ėmė kur mė pa se isha i mėrzitur mė pyeti:
    - Po, ē’ke, o Bardhi i nėnės? Mos tė kanė hidhėruar me ato libra?
    - Po, nėna ime, po - i tha Bardhi. - Pėr to po mėrzitėm. A sheh, njėzet e pesė vjet mblodha tregime popullore e s’mud t’i botoj. Ēfarė pune bėj unė...?
    Pashė se nėna kishte rėnė nė mendime tė thella. Mė dukej se tė tillė e kisha parė vetėm kur morėm udhė prej Vitakut pėr nė Prishtinė, nė atė fill tė vjeshtės sė vjetit l965. As vetė s’e di sesi edhe kisha rėnė nė njė heshtje, e ajo s’mė fliste. Kur e ngrita kokėn dhe e shikova nė fytyrė, pashė se i kishte ardhur njė trohė gėzim nė atė fytyrė thatuqe.
    - Po, mirė, o Bardhi i nėnės, po a tė flet kush sikur ta botoje atė libėr? - pyeti nėna.
    - Jo, nėnė, askush s’mė flet, por duhen para shumė – iu pėrgjigj Bardhi. - Tė botosh libėr me para tuaja, ėshtė njė punė e rėndė, po edhe e rrallė pėr ne... - ia bėri me dije sa vėshtirėsi, e ajo rishtas mendonte.
    - Nėna po tė thotė, e ti di vuajtjet tua, merr para hua, dhe botoje atė libėr mė! Ke bėrė shtėpi, e botimi i librit s’ėshtė mė i vėshtirė sesa tė ndėrtosh shtėpi...
    Mė sa di kurrė mė tė gėzuar s’e kam ndie veten, kur ime ėmė me ato fjalė mė shtoi vullnetin dhe shpresėn pėr botimin e librit.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:46

    NJĖ LAJM I PAPRITUR!

    Pėr ēdo ditė merrja lajme tė ndryshme nga bota, dhe nga njerėzit qė bredhnin poshtė e lartė. Nė mbrėmje lexoja ndonjė libėr me peshė, apo qė kishte tė bėj me ngjarje tė ngjashme nė ndonjė shtet tjetėr. Deri vonė shpesh i pėrcillja lajmet nė radisotacione tė ndryshme. Shpesh mė iknin, dhe i kapja vetėm fillin apo fundin e lajmit. Kreu i lajmit mė treste, dhe futesha nė punė tė tjera.
    Mora njė lajm tė hidhur pėr vdekjen e z. Kristaq Moliku, nga z. Haxhi Birinxhiku, e pastaj edhe e gjeta lajmin e shkruar nė gazetėn qė e kishte hedhur dikush nė parkun ku shpesh nė mėngjes gjendem nė tė. Lajmi ishte i sakėt.
    Mė 27.7.l996, nė varrezat e Prishtinės u varros me nderime Kristaq Moliku. Ai ishte nder ligjėruesit e parė tė Letėrsisė jugosllave nė Fakultetin Filozofik tė Prishtinės, ishte edhe drejtor e kryeredaktor i revistės letrare "Jeta e re", si dhe nė shumė vende tė tjera tė rėndėsishme, por edhe tė besueshme! Kristaqi e njihte edhe Letėrsinė Shqipe, sa pėr gjuhė shqipe, ai i kishte lektorėt e parapaguar me honorare qė merrte nga redaksitė. I ndjeri K.Moliku, pas z.Sat Nokshiqi, ishte intelektuali mė i rafinuar dhe i privilegjuar nė Kosovė. Ishte me rrogė profesori, pra i paguar, por burimet e tjera materiale e tėrheqnin mė shumė se puna nė fafkultet. Ka shumė studentė shqiptarė tė Letersisė Shipe qė kanė rėnė viktimė nga Letėrsia Jugosllave, por edhe nga vetė koncepti i gabuar i tij. Ishte edhe njohės i Letėrsisė Ruse. Kishte bibliotekė tė pasur, por qė e kishte varfėruar shumė Bibliotekėn Krahinore. Kishte shkruar kritika, dhe sa prej tyre i ka botuar nė revistėn letrare "Jeta e re", kurse nė jetėn e tij s’arriti ta botojė asnjė vepėr... Miqtė e kohės sė tij ndėr tė tjerė edhe akademik Rexhep Qosja, me njė bisedė ishte deklaruar: "Tė mjerėt ata studentė qė kanė rėnė viktima nė provime tė letėrsisė Jugosllave!" Ndodhė se do tė kenė trilluar…!?
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:46

    IKJA NGA VDEKJA

    Kisha rėnė tė fle me njė muzikė tė lehtė. Isha lodhur dhe sapo rashė, treta nė njė ėndėrr. Kisha marrė njė fletė nė dorė, dhe para njerėzve nė atė odė tė madhe, u thosha:"A po e shihni kėtė letėr? Tė gjitha kėrkesat e tim eti i kam shėnuar kėtu para vdekjes. Dhe, ēdo dėshirė tė tij ia kam plotėsuar". Sa shpjet mė iku ėndrra dhe koha, ikja edhe unė nga vdekja...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:46

    RADIO –TIRANA

    Ėshtė ditė me diell. Nė dhomėn time radiostacioni i Tiranės m’i kujton shumė ngjarje. Por, ndodh se po e teproj, kushtimisht e them, se pas demostratave gjithnjė prisja ndonjė lajm nga Tirana. Kisha formuar bindje, se Tirana sikur bėhej se fare s’po ndodhte asgjė nė Kosovė. Kosova pėr Shqipėrinė ishte gjithnjė strumbullar, dhe pritej se ajo do tė ishte krahu i saj e ne s’e kishim dėgjuar asnjė lajme as edhe ndonjė komentim lidhur me shpėrthimet e demostratave tė studentėve nė Kosovė. Kėsaj i thoshim ne: "Shkoi dhia t’i marrė brirėt dhe i la edhe veshėt!". Ēfarė tė bėnim, kur qemė nė udhėkryqin Kosovė! Njė lajm i mirė na gėzonte shumė, por edhe na jepte shpresė pėrjetė.
    Ngjarjet nė vjeshtėn e Prishtinės shkonin duke u gjykuar pėrditė, por edhe duke u zgjėruar e pėrhapur nė stilin: unė ty e ti askujt... Edhe fjalėt nė vesh bėheshin mė tė besueshme, besa edhe bindėse. Kishim rėnė tė gjithė nė njė amulli. Pse Shqipėria jonė s’e thotė fjalėn e vet? A jemi ne pjesė e saj, apo e Jugosllavisė? Pritėm shumė, e asgjė... Shqipėri, o moj, Shqipėri nė letėr, e asnjėherė nė vepėr... Po, shkrimtarėt e saj, ē’bėjnė atje? I brengos ēėshtja shqiptare?
    Mbledhjet as qė pushonin pėr demaskimin e ngjarjeve tė nėntorit. Njė mendje mė thoshte: "Po ne shqiptarėt gjithnjė u trazuam nė nėntor? Nė nėntor mė l9l2 u trazuam pėr njė flamur, dhe atė e ngritėm nė Vlorė, por mbetem jashtė kufijve tė Shqipėrisė gjysma e popullit shqiptarė. Apo, mos qenė ata kufij etnik, dhe u pajtuam qė tė copėtohet Shqipėria jonė!... Pėr "AVNOJ-in" e Shqipėrisė as qė flitej. Cili do tė jetė "AVNOJ-i" ynė? Mė thotė njė mendje se "AVNOJ-i" i Shqipėrisė u mbajt nė Pezė, kur ishte organizuar Konferenca e Pezės, e vetmja me peshė historike por qė e shuan komunistėt e dėshtuar serbo-shqiptarė! Prej atėherė, kot u ngrit ajo Shqipėri nė luftė, se asgjė s’fitoi.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:47

    KOHA E HISTORISĖ

    Mėngjesi i fillit tė gushtit s’mė kishte gjetur nė parkun, ku shpesh shėtis sė bashku me Norėn. Edhe koha shoh se kishte ndryshuar, ishte njė mėngjes me do riga tė shiut, qė mė kujtonte shpesh kohėn me vranėsirė nė Vitak. Kujtesa mė treti nė atė udhėn Malmbaslame tė Maltinėve, ku kapėrceja me shokė fundit tė shtėpive tė Tarakėve kur arrinim nė Rrahishtė, futeshim nė atė Udhėn me thana nė mjedis tė Arės sė Danit e tė Hamzė Zeqės, dhe kur arrinim nė sokak tė shtėpive ecnim sa mė shpejtė pėr tė arritur nė shkollė. Para ekranit tė kompjuterit sikur mė doli ajo shkollė e vjetėr, qė mė parė ishte ndėrtuar pėr mejtep, kurse pas luftės ajo ndertesė u shndėrrua nė shkollė fillore. Kishte njė klasė tė madhe, dhe nė vend tė bankave tė shkollės, uleshim nė shkami dhe nė drurė tė trashė. Kushedi saherė rrėzoheshim e ēoheshim prej shkamive, e shpesh drurėt rrėzoheshin dha na i prishnin rregullat e mėsimit.
    Kujtesa mė treti nė njė orė tė mėsimit tė historisė, kur mėsuesi im Haxhi Mecinaj, qė e admiroja vendosmėrinė e tij, mė l949, meqė nuk kishte libra, na i kishte diktuar e ne i shėnuam nė fletore luftėrat Iliro-Romake. Ndokush do tė dyshonte se s’ėshtė e mundur tė ruhen fletoret e shkollės fillore, por unė i gjeta tė ruajtura. Fat qė ato s’mi hėngrėn dhitė e mia!...
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Tigri Mon 24 Nov 2008, 13:47

    PASSHKRIM

    E pata do punė rreth formimit tė kėtij shkrimi, dhe jam tepėr i lumtur qė arrita t’ua ofroj lexesve tė mi. Duke e pėrfunduar kėtė, mė ra nė sy poezia "Testament pėr Shqipėrinė" e Milaim Berishės, ku shkruante:
    "Nėnė, unė do tė vdes prej mallit
    Po nuk tė pashė Ty dhe Arbėrinė time..." Pastaj, poeti vijon:
    "Anės detit pa yll, pa hėnė.
    Dymijė vjet gjėmon njė Nėnė.
    Plagė e moēme ther nė gji,
    Pikon gjak - nė Kosovė, nė Shqipėri"
    Erėrat e luftės sė Kosovės e kanė trazuar botėn, po edhe Nėnėn Shqiperi.
    Poeti vijon:
    "Trupi im do tė digjet nga rrufetė,
    Po, Shqipėria do tė rrojė pėrjetė.
    Dhe kur tė bėhem shpuzė e hi,
    Prapė tė dua, Nėnė Shqipėri!"
    Uroj qė kėto ide tė pėrhapen kudo ndėr ne!...

    Marre nga: Zemratshqiptare.com

    Sponsored content


    HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman) - Faqe 3 Empty Re: HALIL KAJTAZI - VIA VITA SHQIPĖRI (Roman)

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 29 Mar 2024, 09:13