Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

2 posters

    Fejesa, Martesa dhe Dasma sipas zakoneve te malesise.

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 38
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Fejesa, Martesa dhe Dasma sipas zakoneve te malesise. Empty Fejesa, Martesa dhe Dasma sipas zakoneve te malesise.

    Mesazh nga Scarface Wed 12 Nov 2008, 03:46

    Fejesa, Martesa dhe Dasma sipas zakoneve te malesise:

    Shqiptarėt e Malesisė kanė ruajtur shumė zakonet nga e kaluara e veēanarisht ato rreth martesės. Dikur ai fis ose shtėpi qė nė shekuj me rradhė nuk ėshtė korit as nė luftė as nė kohė tė paqės i ka martuar mė shpėjt bijat e veta. Sot kjo traditė ėshtė duke u zhdukur. Ka qelluar qė vajzės tė ia caktojnė fatin edhe pa e njohur bashkshortin, e bile, ka ngja qė fėmijve t’u caktohet fati pa lind.
    Martesa dhe zakonet rreth saj fillojnė prej se nisin “shkuesit” pėr tė kėrkuar vajzen pėr djal. Dasma fillon atė ditė kur vajza-nusja niset nga shtėpia e prindėrve. Dikur dasma ka zgjatė ca ditė, ndėrsa sot kryhet pėr 1-2 ditė.
    “Shkuesit” janė njė ose dy vetė tė cilėt i cakton familja e djalit. Ata shkojnė nė shtėpinė e vajzės dhe babait i kėrkojne vajzėn. “Shkuesit” duhet tė janė tė menēėm dhe njohės tė mirė tė kuvendit dhe zakonit tė malesorėve. Ata zakonisht lavdėrojn djalin dhe shtėpin e djalit. Babai i vajzės ka pėr detyr t’ u japė fjalėn pozitive ose negative atė ditė apo njė ditė tjetėr, tė cilėn e cakton ai. Dikur vajza nuk merrte pjesė nė zgjedhjen e fatit tė vetė, por pajtohej me atė burr tė cilin ia caktonin prindėrit.
    Sot ky ligj mjaft i ashpėr i mardhėnieve familjare ėshtė liberalizuar mjaftė. Tani vajza tė shumtėn e rasteve vėndos vetė pėr fatin e saj tė ardhėshėm. Pasi shkuesit marrin pėrgjegje pozitive, atėhėre babai i vajzės bashkė mė “shkuesit” dhe miqėt e rinjė caktojnė ditėn e fejesės. Pasoret janė ata tė cilėt shkojnė pėr tė fejuar vajzėn. Me dy pesorė zakonisht shkon edhe njė shkues. Tė shumtėn e rasteve pesorėt janė nga shtėpia e dhėndrit tė ardhėshėm. Fejesa bėhet me njė lirė-monedhe tė caktuar. Si shenjė jepet unaza, apo ndonjė stoli tjetėr me vlerė, (gjėrdan, arė etj.) Kur merret unaza konsiderohet se vajza ėshtė roguar (e kaparisur pėr djalė tė caktuar). Pasorėt nė ditėn e fejesės japin meqėsin (tė holla). Pasorėt me kėtė rast u falin grave tė shtėpisė tė holla dhe vajzave qė janė nė atė vellazėri. Ata sjellin njė ferlik (dash tė prer pėr mish) dhe tri okė raki. Atė ditė caktohet zakonisht data e martesės.
    Mqeri ėshtė njė sasitė hollash qė jepet nė ditėn e fejesės ose mė vonė. Nė qoftėse babai i vajzės nuk merr mqerin, do tė thot se vajzėn nuk do ta martoj gjatė atij vitit. Tė hollat qė i merr babai i vajzės i pėrdorė pėr tė pregaditur pajen e nusėrisė. Tė hollat jepėn sa pėr t’i siguruar vajzės pesė xhubleta dhe pajėn tjetėr tė nusėrisė. Nėsė pajėn e nusėrisė e siguron shtėpia e dhėndrit, atėherė pesorėt nuk japin kurfar tė hollash pėr kėte qellim. Qellon qė vajza pas fejesės nuk don tė marrė pėr burrė tė fejuarin, atėherė kjo punė del nė pleqėri.
    Pleqet nėsė pajtohen se faji ėshtė i shtėpisė sė vajzės sjellin vėndimin qė shtėpia e vajzės tė paguaj dyfisht tė gjitha shpėnzimet qė janė bėrė rreth fejesės. Nė kėtė rast vajza mbetėt e lirė. Nėse pleqėria mbetet pezull, atėherė shtėpia e vajzės i ka borē sipas kanus njė mashkull, ose sillet vėndimi qė vajza tė ketė 24 deshmitare. Nėsė ngjan e kundėrta, dmth djali nuk e don vajzėn e fejuar atėherė edhe kjo punė qitet nė pleqėrinė e fisėve tė cilėt siellin tė njėjtin vėndim sikur edhe pėr vajzen. Edhe nė kėtė drejtim marėdhėnjet tani kanė ndryshuar - vajza mund tė marr edhe burr tjetėr, por shtėpia e saj duhet tė paguaj dyfisht shpenzimet qė janė bėrė gjatė fejesės.
    Dasmorėt-krushqit ditėn e caktuar shkojnė pėr nuse. Ata zakonisht shkojnė tė dielėn nė mbramje. Flėjnė atje e tė hėnėn kėthehėn me nuse. Krushqit me vehte marrin njė dash tė rjepur me brira nė maje tė cileve i vėjne njė ose dy molla. Me vehtė marrin raki. Udhės i qarosin me raki tė gjithė ata qė i takojnė. Krushqit kanė kryetarin e vetė-bajraktarin me flamur i cili u mprin. Tė gjithė nisėn nga shtėpia e djalit. Krushqit kėndojn e shtiejnė me pushkė ose revole.
    Dikur pėr nuse shkonte njė dasmoreshė, mirėpo ka qilluar qė nusėn t’ia rrėbenin, prandaj mė vonė u dėrgua pėr nuse njė dasmor e njė dasmoreshė ose njė dasmoreshė e shum dasmorė, sikur bėhėt tani. Krushqit-dasmort nė shtėpinė e nuses, hane, pinė, luajnė e kėndojnė. Krushqit ēojnė unazėn e kunorės nga shtėpia e dhėndėrit.
    Nisja e vajzės-nusės bėhėt me njė ceremonial karakteristik; ajo kapet pėr vargojt e vatrės pėr derė tė shtėpisė, qanė me mallėngjim pėr shtėpinė, familjen e vėllazėrinė qė po i lėn. Para se tė dalė nga shtėpia e siellin tri herė rreth zjarrit dhe pastaj vėllai mė i madh ia mbath opingėn apo kėpucen e djathtė.
    Kryetari i krushqėve nė tė dalunėn e nusės nga dera e shtėpisė ia vėn unazen nė gishtin e dorės sė djathtė. Ai atėherė nė shėnje gėzimi shtjen me pushkė. Nusja posa del nga shtėpia qanė. Nė oborr tė shtėpisė tė gjithė pėrqafohen me tė.
    Njeri nga mė tė afėrmit e saj e siell tri herė nė atė krah ka lind dielli e pastaj ia dorzon dasmorit i cili e kap pėr dore. Shkojnė bashkė disa hapa e pastaj e lėshon, me ē’rast e kap dasmoresha. Nusja duke u larguar u lėn lamtumirėn mė tė aferme duke valvitur shamin e bardhė me tė cilen ka mbuluar fytyrėn me duvak. Shoqėt e saja e pėrciellin me kėngė tė ndryshme, por nga njė herė edhe qajnė prej mallėngjimit. Krushqit me nuse duhet tė arrijnė nė shtėpinė e dhėnderit para se tė muget nata. Mirėseardhjen e krushqeve me nuse e prźt e tėrė fshati me kėngė… Gjeverėt janė dy mėshkuj tė cilėt caktohen zakonisht nga mė tė afėrmit e dhėndėrit pėr t’u kujdesuar pėr nusen ē’prej sė arrin e gjėr sa tė maroi darzma.
    Tė ardhmėn e nuses nė oborr nė shėnjė qe nusja tė sjelle lumturin, begatinė nė familje njeri nga gjeverėt merr njė mollė me njė monellė brėnda tė cilėn e gjuan pėrmbi ēatinė tė shtėpisė. Pastaj nė (mesin e shtėpisė qesin ca gaca zjarrit dhe rreth tyre e siellin nusen tri herė. Nusen pastaj e ulin tė rrij nė stol. Nė prehėr tė saj e vėjne njė djal tė vogel tė cilin ajo e puth dhe i fal njė palė ēarapa.
    Nė mbrėmje arrijnė dy kumarėt: kumara i parė dhe i dytė. Pasi arrijinė tė gjithė tė ftuarit, shtrohėn sofrat, sė pari pijė e meze dhe pastaj buka. Kumarėt zejnė kryet e vėndit, pastaj rrin tė tjerėt sipas vėndit qe u takon. Mbretėron njė atmosferė gėzimi qė duket se secili aty-atė natė martohet. Dallinė pėrshėndetėse e nfren i zoti i shtėpisė, pastaj kumarėt dhe pas tyre tė gjith me rrallė.
    Dhėndri nė kėtė gėzim nuk paraqitet aq shpesh. Ai ėshtė i angazhuar mė tepėr rreth pėrgaditjeve me qellim qė darzma tė jenė sa mė mirė. Nusja nuk merr pjesė nė kurrfarė defrimesh. Gjatė tė ngrėnunit gjevert e siellin nusen me dasmoreshėn dy ose tri herė para tryezave tė bukės.
    Nė atė rast nusės ia heqin duvakun prej fytyrės. Kumara qė rrin nė sofrėn e parė i pari shtjen me pushkė ose revole. Pasi ajo sė pari vjen pran sofrės sė parė e andej me rrallė tė tjerat. Kumara duke shti me pushke thot: Kjoft me nafakė e me hijie tė mire. Pastaj fillojnė tė kėndojnė…
    Tė marten para se mbaron darzma kumara i fal tė holla nrikullės mbasandej edhe grave tė tjera tė shtėpisė dhe vajzave… Tė marten qitet jasht nė njė vėnd tė caktuar e tanė paja e nuses me qellim qė tė dihet se ēka sjellė ajo pėrveē pajės sė sajė. Ajo sjelle tė fala: ēarapė, shami dhe peshqirė, kmisha etj. pėr kumarėn e tė afėrmit e burrit. Dasmoresha tregon publikisht se tė cilat tė fala janė pėr kėnd.
    Nė Malesi, vajzat i martojnė mė teper nė petka-tesha malsorēe: xhublete, grykce, duvak, vjerrca tė brezit, kapica, breza, ēarapa prej cohet tė qenisura me rrueza, opak dhe mashe pėr t’u ndezur duhanim musafirit etj. Bashkėshortėt pa kunorzuar nuk flejnė bashkė. Kunorėn e lidhin zakonisht tė marten nė zyrėn e gjendjes civile, e pastaj ato qė janė religjioze nė kishė. Si nusja ashtu edhe dasmoresha janė tejet tė tėrpnuara, ato meken kur vėn kunorė, nuk ua kėthejnė shpinėn tė pranishmėve.
    Pas tri javėsh martesė nusja shkon tė vizitonin gjininė. Sa netė duhet tė flėj nė gjini, e cakton babai ose vėllai mė i vjetėr i burrit tė saj. Kur kthehet nga gjinia duhet tė vijė me opakė ose kėpucė qė ia blen gjinia. Atė mbramje mbildhet e tėr fshati e tej per t’i falur tė holla, kurse ajo sjelle nga gjinia, pemė e gjėra tė tjera. Kur rrin, mė parė nusja tė gjithėve musafirėve u zbathte opangat e ēarapet, pastaj me rėnd ua lante e fshinte kėmbėt.
    Tani edhe ky zakon ėshtė zhdukur krejtėsisht.
    Nė Malesi fiset nė mes veti nuk martohen. Sikurse nė ēdo vėnd tjeter ashtu edhe nė Malesi, ca zakone qė kanė qėnė pėrpara sot nuk zbatohen, por, janė duke u thjeshtuar sipas deshirės sė tė rinjėvet. Nė kohėt e mėparshme nuk ėshtė martuar nė mes vedit as bajraku.
    Si vertetim i kėsaj ėshtė bajraku i Hotit i cili as sot e kėsaj ditė edhe pse numron mė tepėr se 500 shtėpi, nuk martohen me vajzat e fisit.
    Ēdo martesė e kėtillė nė Hot nuk ka pasur sukses, por ka mbaruar me tragjedi.
    Anisa
    Anisa
    Mikeshe Forumi
    Mikeshe Forumi


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 61
    Mosha : 39
    Vendndodhja : U.S.A
    Profesioni : Studente
    Pikėt : 6
    Vlersuar : 1
    Data e Regjistrimit : 27/04/2008
    Humor : Lere fare.

    Fejesa, Martesa dhe Dasma sipas zakoneve te malesise. Empty Re: Fejesa, Martesa dhe Dasma sipas zakoneve te malesise.

    Mesazh nga Anisa Thu 13 Nov 2008, 10:58

    Pershendetje Scarface.

    Te falenderoj thelle nga zemra per informacinonin e dhene ne lidhje me ritualin e Fejeses dhe te Marteses sipas traditave shqiptare.

    Te jam shume mirenjohese.

    Kalofsh mire.

      Ora ėshtė Tue 17 Sep 2024, 07:00