Fatos Arapi...
Fatos Arapi lindi ne qytetin e Vlores. Po atje ai kreu shkollen e mesme, ndersa studimet e larta i ndoqi ne Bullgari (Sofje) ne fakultetin e Matematikes dhe te Ekonomise. Ka punuar shume vjet gazetar dhe pedagog ne Fakultetin Histori Filologji te Tiranes. Disa here ka fituar cmime kombetare e nderkombetare per poezi. Vepra e Fatos Arapit eshte e pasur ne llojet e zhanret e ndryshme qe ai levroi. Pervec poezise ku ai qendron ne rreshtat e pare, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e bores, 1985; Gjeniu pa koke, 1999 etj; disa romane: Dhjetori i shqetesuar,1970; Shoket,1977; Deti ne mes,1986; disa drama: Partizani pa emer,1962; Qezari dhe ushtari i mire Shvejk, ne front diku,1995; ka bere disa perkthime: Kenge per njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezise turke etj; si dhe ka shkruar nje numer te madh artikujsh e studimesh te ndryshme. Poezite e para F. Arapi i botoi ne gjysmen e dyte te viteve pesedhjete, dhe, perkatesisht ne vitet 1962 e 1966 botoi vellimet "Shtigje poetike" dhe "Poezia dhe vjersha".
Qe ne hapat e pare ai paralajmeroi nje ze te vecante ne artikulimin gjuhesor te botes dhe te njeriut, nje vizion te vetin mbi realitetin. Fillimet poetike te Fatosit do te jene tematikisht te rrudhura e te reduktuara, duke u kushtezuar nga rrethanat politike te kohes. Ne frymen e hovit ndertimor dhe te entuziazmit per clirimin e vendit, qe mbizoteronte brenda parimeve krijuese te realizmit socialist poeti shpaloste besimin se Shqiperia ecte drejt nje rruge te re, te lire, dhe ky besim bente te perballohej me lehte durimi dhe sakrifica. Brenda ketij vizioni, Fatos Arapi shpesh do t'i perqeshe e perbuze burokratet dhe demagoget, si ne poezine "Antiburokratike", apo do te sjelle disa vecanti permbajtesore dhe ekspresive si ne poezine "Pse erdha ne jete". Sic shihet, poeti i thurr ode lirise dhe "mejtimit te lire" sic e quan ai. eshte synim dhe ideal madhor, pas te cilit poeti magjepset dhe perbetohet.
Pare nga kjo perspektive vete censurimi, mund te behen interpretime te shumefishta: se shoqeria e re eshte ajo qe sjell dhe garanton lirine, apo, se poeti sikur e ndien te rrezikuar lirine, prandaj del ne kundershtim te brendshem me kohen e vet. Cilido nga interpretimet duhet marre parasysh dhe per faktin e leximit zyrtar te poezise. Por, edhe ne rrafsh te artikulimit gjuhesor, ne perzgjedhjen e figures dhe te figuracionit, Arapi do te kerkoje mundesi te reja ne thurrjen e vargut dhe artikulimin e fjales. Eshte ndjere e hutuar mbase dhe vete censura perballe vershimit te figurshem ne stilin "Nata shkon shaluar mbi kurriz te maleve", "Nata e ngarkuar me alarme...", te poema mjaft e ndjere dhe e suksesshme e asaj kohe "Alarme te pergjakura".
Ne fillim te viteve shtatedhjete, e sidomos me vepren e botuar me 1972 "Me jepni nje emer", besimi dhe entuziazmi mbi te nesermen e sigurte sikur fillon te meket. Do te verehet kjo ne dy rrafshe: ne persiatjet per idene e ekzistences, (ne castet e deshperimit personal) dhe, ne prirjen e figurshmerise se mbyllur, per te mos qene deri ne fund i lexueshem. E tille mund te jete dhe poezia, titullin e se ciles mban vellimi "Me jepni nje emer". Verehet se shume dilema shqetesuese fshihen neper vargje, shume ceshtje dhe kategori vihen para pikepyetjeve, ose te pakten shume ceshtje te ekzistences mbesin te hapura...
Dhe pikerisht gjate viteve shtatedhjete, syri zyrtar do te dale publikisht me alarmin nga rreziku i nje poezie te tille. Qofte ne frymen e entuziazmit dhe te besimit te fillimit, qofte ne kuader te shenjave te para per zvetenimin e ketij besimi, poezia e Fatos Arapit per gjate gjysme shekulli arriti ta ruaje teresine e qendrueshme estetike dhe etike. Ne planin tematik, poezia e tij nuk e vuri poezine ne sherbim te politikes se dites. Ne rrafshin e shprehjes, ai vazhdoi te jete origjinal duke e zgjeruar hapesiren krijuese dhe artikulimin figurativ. Zakonisht vetem me nje levizje, me nje shperthim befasues, poezia e Fatos Arapit sugjeron thellesi dhe hapesira universale perfytyrimi, duke e vendosur objektivin poetik brenda konteksteve te reja ekzistenciale, ku shquhet mprehtesia e mendimit. Edhe figura, prandaj del perhere e re, cuditerisht e fresket, e ngarkuar me permbajtje dhe ndjeshmeri te paperseritshme. eshte nje gjuhe poetike e afte ta ndjeke e ta artikuloje te fshehuren, te padukshmen, te ndrydhuren ne mjedisin qe e rrethon, me tere tragjedizmin, trishtimin dhe egersine bashke. Mund te thuhet se figura ne poezine e Arapit eshte nder me efikaset dhe ekspresivet ne poezine bashkekohore shqiptare. Ne mpleksjen ndervarese: nga njera ane realiteti, nga ana tjeter imagjinata, emocioni dhe intelekti, lind kjo lirike. Prandaj lexuesi e gjen, e zbulon veten me ndjesine se dhe ai keshtu e perjeton boten perreth, por nuk ka mundur ta formuloje ashtu. Nga perplasja e poetit: (imagjinata, emocioni, filozofia) me realitetin, reflektohet synimi drejt persosjes se njeriut.