Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Rrethi Matit, Emri dhe Trevat e tij...

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Rrethi Matit, Emri dhe Trevat e tij... Empty Rrethi Matit, Emri dhe Trevat e tij...

    Mesazh nga Administratori Fri 10 Jul 2009, 02:26

    Mati, Emri dhe Trevat...


    Origjinėn e fjalės Mat(Matja) e kanė studiuar shumė studiues e shkencėtarė, por ende mbetet e papėrcaktuar qartė prejardhja e saj. Disa besojnė se ky emėr ka prejardhje biblike, kurse albanologu i njohur N.Jokli shpjegon se emri i krahinės vjen nga gjuha shqipe e ka lidhje me fjalėn mat`anė(mat`anė lumit, mat`anė bregut). Nė njė dokument tė vitit 1304, nė njė listė anzhuine me emrat e 13 fiseve, pėrmendet edhe ai i Matit nė formėn e Matesos.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Rrethi Matit, Emri dhe Trevat e tij... Empty Re: Rrethi Matit, Emri dhe Trevat e tij...

    Mesazh nga Administratori Fri 10 Jul 2009, 02:28

    Gjurmė tė kulturės Ilire.

    Krahina e Matit ėshtė njė muze i vėrtetė arkeologjik dhe djep i lashtė i kulturės ilire. Aty janė zbuluar objekte prej ku dhe dalin tė dhėna pėr tė gjithė periudhat historike tė zhvillimit kulturor jo vetėm tė trevės sė Matit por edhe mė gjėrė, Mati ėshtė bėrė tani i njohur jo vetėm brėnda vėndit por edhe jashtė Shqiperisė, si njė krahinė arkeologjike e rėndėsishme me vlera tė veēanta, sidomos pėr gjurmimin e studimin e kulturės ilire” Nė vitin 1952 nė fshatin Bushkash nisėn studimet e tre kodėr varreve ilire ose siē quhen nė gjuhėn arkelologjike tumave. Nė vitin 1952-1960 u zbuluan dhe u gėrmuan edhe 35 tuma tė tjerė ilire ku pjesa mė e madhe e tyre i pėrket periudhės sė parė tė hekurit Nė vitin 1971-1984 u zbuluan e u gėrmuan dhe 18 tuma tė tjera duke ēuar numrin e tumave nė 53. Kultura e tumave e varreve nė Mat pėrfshin periudhat e bronxit tė mesėm e deri nė shekujt e parė tė erės sonė. Pėrveē studimeve tė kodėrvarreve janė studiuar dhe disa vendbanime shpellore qė ndodhen nė veri tė fshatit Bruē si dhe vendbanimi shpellor i Blazit, Kėputės, Pėllumbave dhe Nezirit. Gėrmimet e ndryshme arkeologjike kanė zbuluar gjurmė material qė nga periudha e paleolitit tė mesėm, nė neolit e mė pas. Ato hedhin dritė mbi ritet , doket e ilirėve, e arbėrve, nivelin e zhvillimit ekonomik e kulturor qė shprehet nė vendbanimet e tyre nė kala nė qyteza nė mėnyrėn e ndėrtimit tė tuneleve, varreve, ritit tė varrimit etj... Nė tumat e Matit janė gjetur me shumicė objekte zbukurimi tė cilat, nė tė shumtėn e rasteve janė prej bronxi, por janė gjetur edhe objekte prej ari siē janė dy temthorė spiralike. Kėto objekte janė fibula tė permasave tė ndryshme tė njohura nė Ballkanin jugor dhe nė Iliri qė nga fundi i epokės sė bronxit si dhe fibula tė tjera. Janė gjetur armė dhe vegla pune, shpata bronxi, thika, heshta prej hekuri, hanxharė i quajtur ”Sica”, pėrkrenarė ilire, pafta bronxi tė shekullit VI-V p.e.r. Njė grup tė larmishėm pėrbėjnė stolitė e tjera si stringlat, vargonjte, paftat, sumbullat, varėset, byzylykėt dhe rruaza prej bronxi si dhe objekte prej qelqi dhe qelibari. Stolitė janė pėrpuanuar nga mjeshtrat vėndas, pirustėt, tė cilėt banonin nė luginėn e Matit, Mirditės, Pukės qė kishin pėr zanat shkrirjen e pėrpunimit tė metaleve.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Rrethi Matit, Emri dhe Trevat e tij... Empty Re: Rrethi Matit, Emri dhe Trevat e tij...

    Mesazh nga Administratori Fri 10 Jul 2009, 02:36

    Qendrat kryesore tė fortifikuara

    Si qendra tė fortifikuara me mure rrethuese e kala njihen : Qyteti i Varoshit(Stelushi), Guri i Bardhe(Petralba), Xibri, Cėruja, Bruēi, Shkopeti Komsia etj. Vėndbanimet e fortifikuara lindėn kur shoqėria Ilire arriti njė stad mė tė zhvilluar tė saj. Vendbanimet e fortifikuara kanė njė shpėrndarje pėrreth luginės.



    Kalaja e Xibrit:

    Ndodhet pranė fshatit Xibėr tė Matit, e ndėrtuar nė lartėsinė e malit tė Darsit. Sipas studiuesve del se ky vendbanim ka qenė njė qytezė e pakalueshme nga tri anėt, ndėrsa nga ana e fshatit Xibėr vėndi ulet me pjerrėsi tė butė drejt lagjes Splej tė Xibrit. Kjo kala ndodhet nė afėrsi tė Gurit tė Bardhė, ku mendohet se mė vonė banorėt janė tranferuar nga Xibri nė Gur tė Bardhė, mbasi keto dy kala kanė nė mes rrugėn e rėndėsishme Dibėr-Gur i Bardhė-Durrės. Pėr rėndėsinė, rolin, lashtėsinė dhe vazhdimėsinė e kalasė sė Xibrit jepen shumė tė dhėna me interes pėr trevat e Matit. Sė pari tėrheq vėmendjen njė listė e kėshtjellave tė Epirit tė ri qė jep Prokopi i Cezarese si tė ndėrtuara nga perandori Justinian nė shekullin e VI-tė e cila pėrfshin edhe krahinėn e Matit midis tė cilėve ėshtė Stefaniokon dhe fortesa Ketron. Sė dyti: Nė mbishkrimin e kishės sė Rubikut(1261-1266) pėrmendet emri i njė kapiteni tė arbėrve Andrea Vrana i cili sipas dokumentave, qendrėn e tij e kishte nė Cmibri domethėnė nė Xibėr Emri Cmibėr mund tė ketė kuptim sėrish, apo siē thonė fshatarėt e asaj ane Cipėr-Xibėr sepse edhe vendi i banuar, kalaja ishte sipėr fshatit. Sidoqoftė pritet nė tė Kalaja e Cėrujės Ndodhet nė fshatin Cėruje nė rrėzė tė malit Balgjaj qė kufizohet me fshatin Patin, Berzhi, Plezhė e Bejn. Renojat e kalasė thėrriten nga banorėt ”kalaja e Skėnderbeut”. Kjo kala ndodhet nė rrugėn kryesore qė shkonte nga Petralba nė Stellush dhe mbyllte atė drejtim. Mendohet se ėshtė rindertuar nė kohėn e Skėnderbeut dhe bashkė me kalatė e tjera nė Mat, pėrbėnte kompleksin fortifikues kundėr ushtrisė osmane.


    Kalaja e Shkopetit:

    Ndodhet mbi tunelin e sotėm nė Shkopet, mbi digėn e hidrocentralit. Duke u nisur nga thyerja e terrenit nuk tė shkon mėndja se pikėrisht aty ka qenė njė kala e vjetėr ilire qė mbyllte grykėn e Shkopetit. Nė kala akoma nuk janė bėrė studime tė kualifikuara pėrveē disa kėrkimeve individuale.


    Kalaja e Bruēit:

    Ndodhet nė perendim tė fshatit Prell e nė veri tė fshatit Bruē ndodhen vendbanimet ilire tė lashta tė Blazit, Nezirit, Kėputės. Aty ku bashkohen dy pėrrenjtė e Blazit e tė Valit qė janė degė tė lumit Urakė, ėshtė vendi ku ka qenė ngritur njė kala e quajtur nga fshatarėt “Qyteza e Skėnderbeut”. Vendi ėshtė i gjetur qė vetėm nga njė drejtim mund tė futesh ashtu si dhe nė kalatė e tjera tė ndėrtuara nė atė kohė. Ky drejtim pasi fortifikohej me murė lihej vetėm njė derė kryesore. Muret nė kala duken mirė dhe janė dukshėm tė gjata dhė tė gjėra.


    Kalaja e Gurit tė Bardhė (Petralba):

    Ndodhet poshtė fshatit Guri i Bardhė dhe pėrmbi fshatin Fshat dhe ėshtė njė kreshtė malore me lartėsi 778. Barleti per kėtė kala thotė “Ky ėshtė njė qytet nė Mat i ndėrtuar nė majė tė njė mali, por qė si trembet megjithatė, pėrveē urisė, asnjė fuqie armike. Kalaja e Gurit tė Bardhė bashkė me atė tė Skėnderbeut nė Varosh, kanė qenė dy qytetet kryesore tė Gjon Kastriotit dhe nuk dihet pėr lashtėsinė e tyre pasi edhe gėrmime nė rrėnojat rreth e qark nuk janė bėrė. Kjo kala nuk ėshtė larg nga ajo e Xibrit dhe ka ndonjė mendim se pas rrenimit tė kalasė sė Xibrit mund tė jetė ngritur kalaja e Gurit tė Bardhė. Tė dyja kėto objekte, fortifikata tė rėndėsishme, ishin nė rrėzė tė rrugės kryesore Dibėr-Qafė Murrizė-Durrės Qyteza e Gurit tė bardhė paraqiste interes tė madh nė kohėn e principatės sė Kastriotėve dhe pėr nga rėndėsia vinte e dyta pas Stellushit. Populli thotė se nė kėtė qytezė mbante familjen Gjon Kastrioti dhe se kėtu ka lindur Skėnderbeu. Barleti thotė “nė kalanė e Gurit tė Bardhė kalonte verėn e vjeshtėn e shoqja e Skėnderbeut. Nė fund tė shekullit tė 15 dhe fillimi i shekullit tė 16 , Guri i Bardhė vinte pas Shkodrės qė kishte 282 shtėpi, Prizreni 557, Kruja 128, Gjirokastra 302, ndėrsa qytetet mė tė zhvilluara si Elbasani, Berati nuk i kalonin 100 shtėpitė.


    Kalaja e Skėnderbeut nė Varosh-Stellushi:

    Ndodhet nė skajin verilindor tė luginės sė Matit afėr fshatit Viq, kufi me fshatrat Shėlli, Vinjallė dhe Qafėmurrė. Nė dokumentat turke kjo kala quhej Istulush ose Stelush kurse banorėt vendas pėrreth kalasė e quajnė Varosh ndėrsa shkembin ku ka qenė e ndėrtuar kalaja e quajnė Kalaja e Skėnderbeut ose dhe kalaja e Varoshit. Kjo kala dhe objektet pėrreth pėrbėjnė njė qytet tė lashtė dhe, janė kryer punime studimore nga njė ekspedite arkeologjike e udhėhequr nga arkeologu i shquar Skėnder Anamali i cili ka bėrė dhe publikimin e kėtyre studimeve. Vėrtetohet se nga gjysma e parė e mijėvjeēarit tė fundit para erės sė re, kėtu ka patur njė vendbanim tė lashtė ilir. Ekzistenca e qytetit qė sipas gojėdhėnave ishte mjaft i madh, tregon pėr lashtėsinė e kalasė dhe tėrė vendbanimit tė fortifikuar. Qyteti i Varoshit nė bazė tė gojėdhėnave, toponimeve dhe terrenit, shtrihej qė nga Pylla e Zezė e deri nė fushėn e Bunarit. Nė anėn lindore tė kėtij qyteti kishte pazarin dhe shumė vendbanime apo punishte pėr tė cilat flasin toponimet e sotshme. Ndersa nga ana e Qafe Murrės ishte kisha e Limoces jo fort larg qytetit tė Varoshit Marin Barleti kur flet pėr Stelushin thotė ” Edhe ky qytet megjithėse nga madhėsia me tė drejtė nuk mund tė lavdėrohet por nga mbrojtja natyrore e vendit, nga bukuria dhe shėndeti, me plot tė drejtė mund ta ēosh nė qiell, ėshtė njė mal nė fushat e Matit, i lartė nė mes tė njė lugine tė bukur si tė ishte vėnė atje me qėllim. Vetė qafa e kėtij mali, e rrethuar pėr bukuri me mure , formon kėtė qytezė. Kjo kala luante njė rol tė rėndėsishėm pėr mbrojtjen jo vetėm tė luginės sė Matit por tė krejt territorit Mat-Tiranė-Krujė pėr tė dalė nė bregdet nė Durrės. Pra ishte njė fortifikatė strategjike pėr tė ndaluar vėrshimet e ushtrive pushtuese qė vinin nga ana e lindjes. Kėtė funskion kjo kala e kreu mė sė miri gjatė shumė periudhave por nė veēanti gjatė kohės sė Kastriotėve. Kalaja e Skėnderbeut nė Varosh ishte dhe qendėr e rėndėsishme nga kalonin shumė rrugė, gjurmė tė cilave gjenden edhe sot nė mjaft sektore tė veēantė si nė Viq, Mbasdeje, Gur Lurė etj. Arkeologu S.Anamali del nė konkluzionet se – Kalaja e Skėnderbeut ka qenė vendbanim ilir dhe ka patur vijushmeri banimi qė nė kohėt e lashta. Nė mesjetė nė kohėn e fuqizimit tė bujarisė feudale vendase dhe dobėsimit tė Perandorisė Bizantine(shek,XIII-XIV) rreth kalasė u zhvillua njė qytet mesjetar qė u quajt nga otomanėt Stellush dhe ka qenė selia e familjes sė Kastriotėve.ardhmen tė zbulohen mjaft tė fshehta, vendbanime e kala.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Rrethi Matit, Emri dhe Trevat e tij... Empty Re: Rrethi Matit, Emri dhe Trevat e tij...

    Mesazh nga Administratori Fri 10 Jul 2009, 02:37

    Qendra e Arbėrisė ishte Mati


    Pas pushtimit tė Ilirisė nga romakėt, tokat u ndanė nė provinca romake dhe administroheshin direkt nga Roma. Por romakėt me qėllim qė tė mos acaronin gjėndjen, nė shumė krahina, fiset ilire i lanė tė lira, tė jetonin sipas zakoneve tė tyre tradicionale. Njė ndėr keto fise sipas gjeografit Ptolemeu ishte fisi ilir Albanoi tė cilit Roma i kishte lėnė tė drejtėn e vetėadministrimit tė brendshėm! Ptolemeu nė njė hartė tė tij e shėnon Albanoin afėrsisht nė trevat e sotshme tė Matit. Bashkėsia fisnore e Ilirėve mes Dibrės dhe Durresit ishte bashėksia e fisit Albanoi. Fisi Albanoi kishte dhe qytetin e tij me tė njejtin emėr, vendodhja e tė cilit nuk ėshtė pėrcaktuar pėrfundimisht. Profesor Dhimitėr Shuteriqi thotė: ”Ka mendime qė qendra e Arbėrit tė jetė Xibri ose Guri i Bardhė apo ndonje vend malor i luginės sė Matit. Pėrveē disa hipotezave, duke u nisur edhe nga harta e Ptolemeut si dhe nga pėrcaktimi qė i bėn shkrimtarja Ana Komnena, mund tė flitet pėr ekzistencėn e njė qyteti Albanoi nė afėrsi tė fshatrave Dukagjin, Prellė e Mcuc tė Matit. Albanologėt e mėdhenj Pedersene Prashnike thonė se emri Arba(Alba) ėshtė emėr i lashtė i krahinės sė Matit dhe emrin Arbani e nxjerrim nė burmin vendas tė kohės antike. Njė qytet mesjetar Alban ka ekzistuar, me 1332 ku e pėrmend Guielm Adae, kryepeshkop i Tivarit. Ai qytet ekziston tė paktėn qė me 1166 kur kemi njė ”prior tė Arbėrit”. Andrea prior Albanencis domethėnė kreun e njė qyteti tė quajtur Alban. Nė shekullin e XI emri Arbėr , Arbėresh filloi tė pėrmendet jo vetėm brenda, por dhe jashtė vendit, ndėrsa shkrimtarja Ana Komnena i pėrcakton afėrsisht kufinjtė gjeografike tė Arbėrisė, sipas saj territori me emrin Arbėr(Arbanoi, Albanoi, Albani) pėrfshinte krahinat qė shtriheshin mes Durrėsit e Drinit. Por dihet se mes Durrėsit dhe Drinit ėshtė krahina e Matit, Mirditės(Ndėrfandise siē i thoshin atėherė) edhe Kurbinit. Studiues tė ndryshėm duke bėrė pėrpjekje pėr lokalizimin e principatės sė Arbėrit dhe qendrės sė saj qytetit Alban, japin tė dhėna se kjo principatė pėrfshinte Matin dhe se qendra e saj ishte Klosi. Por ka edhe tė dhėna qė brenda peshkopatės sė Stefanės(Shqefnit te sotshėm) gjendet katundi Arbas dhe pikerisht pranė fshatit Dukagjin tė sotshėm.Ky fshat Arbas tashmė nuk ekziston, por ekziston nė rregjistrin osman tė vitit 1467. Kjo zonė mė vonė u zgjerua dhe bashkė me tė u zgjeruan edhe kufinjtė territoriale tė emėrtimit Arbėri qė arriten deri nė Vlorė nė jug e Pult nė veri. Rreth vitit 1107, kur nė krye tė Bizantit ishte pernadori Aleks Komneni, arbėreshėt deshėn tė flakin tej zgjedhėn shekullore tė bizantinėve dhe njė pjesė e tyre pėrkrahėn normadėt qė ishin futur nė Shqipėri kundėr perandorit Komnen. Ky perandor vendosi garnizone tė forta pėr tė mbrojtur kėshtjellat e grykat e Arbėrisė. Por normadėt me ndihmėn e arbėreshėve sulmuan bizantėt dhe shtinė nė dorė grykat midis Krujės e Dibrės, domethėnė grykat e Matit tė sotėm. Pra krahina e sotshme e Matit ishte qendra e Arbėrisė. Aty nga viti 1110 perandori Komnen vendosi sundimin e tij dhe pėrzuri normanėt, por arbėreshėt perfituan disa tė drejta vetėqeverisėse, tė cilat bėnė tė mundur mė vonė tė fuqizonin ato derisa aty nga shekulli i XII(1180) njihen emrat e 15 bujarėve tė Arbėrisė si Jonen Marku, Lek, Sernel, Palt etj qė janė emra shqiptarė dhe emra fetarė si Dhimitėr, Andrea, Pal, Aleks etj qė gjenden tė gjithė nė rregjistrin osman tė vitit 1467 tė vilajetit tė Matit. Nga fundi i shekullit tė XII njihet sundimtari i principatės sė Arbėrisė, Progoni(1190-1199) i cili pati dy djem , Gjin dhe Dhimitrin. Pas Progonit sundimin e principatės e mori i biri Gjini(1199-1208) Arbėreshėt nėn udhėheqjen e Gjinit, nė vitin 1204 morėn pjesė nė kryqezatėn e 4 qė nėn nxitjen e Ppaes e tė perandorit tė Gjermanisė e tė Venedikut shembėn perandorinė bizantine. Nė atė kohė principata e Arbėrisė u rrit ndjeshėm. Ajo tani kishte dhe kryepeshkopatėn e Arbėrisė me qendėr nė krujė, qė pėrfshinte tėr kishat e Matit, Nderfandit, Kurbinit etj. Principata e Arbėrisė kishte si fqinj tė saj nė jug Despotatin e Epirit, nė lindje mbretėrinė bullgare, nė veri e verilindje mbretėrinė e Rashes dhe nė perėndim ishte Republika e Venedikut. Pas vdekjes sė Gjinit vendin e zuri i vėllai i cili kishte pėr grua mbesėn e perandorit bizantin Aleksit tė III. Nėn udhėheqjen e Dhimitrit principata e Arbėrit njohu njė ngritje politike dhe ekonomike. Prej vitit 1257 deri me 1259 pėr dy vjet me rradhė vazhdoi kryengritja e madhe e arbėreshėve kundėr bizantit qė u pėrhap qė nga Durrėsi, Ohri, Dibra e Matit dhe i pėrzunė garnizonet bizantinė. Nė shekullin e XIV kuptimi gjeografik i Arbėrisė arriti nė veri deri nė Ulqin e Tivar, ndėrsa nė jug pėrfshinte Ēamėrinė deri nė Arte. Pėrkufizimi gjeografik i Arbėrisė qė bėn Ana Komnena pėrkojnė me zotėrimet e Gjon Kastriotit. Kjo pėrforcohej edhe po ti shtojmė edhe pėrkatėsinė e krypeshkopatės qė ishte nė Krujė si dhe pėrkatėsinė e kishave dhe territoreve qė pėrmendet nė letrėn qė Gjon Kastrioti i dėrgonte me 1407, Senatit tė Venedikut e ku thuhej se ”kisha ka 800 vjet qė ėshtė nė tokat e mia”. Por mė vonė pushteti bizantin u forcua dhe u rivendos prapė nė Arbėri, megjithatė Arbėria vazhdoi tė ruante njė farė autonomie dhe tė sundohej nga sundimtarė arbėreshė. Nė njė dokument tė vitit 1266 thuhet se njėri prej tyre Andera Urani qe me origjinė nga Mati. Pas vitit 1272 nė Arbėri erdhėn Anzhutė nga Italia e Jugut dhe e shpallėn e Arbėrine mbretėri nėn Karlin e I Anzhu me qendėr nė Durrės dhe kryen disa luftime kundėr pushtetit bizantin derisa me 1286 u pėrzunė dhe Arbėria ra pėrsėri nėn sundimin bizantin. Nė Arbėri qenė forcuar shumė feudalėt vendas. Tė tillė qenė Arianitėt, Muzakėt, Topiajt, Dukagjinėt, Blinishtėt, Skurajt, Ionimėt etj. Rreth vitit 1374 e gjithė Arbėria ra nėn sundimin e serbėve tė Stefan Dushanit duke i dhėnė fund sundimit bizantin nė Shqipėri prej afro 9 shekuj e gjysėm.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Rrethi Matit, Emri dhe Trevat e tij... Empty Re: Rrethi Matit, Emri dhe Trevat e tij...

    Mesazh nga Administratori Fri 10 Jul 2009, 02:37

    Rregjistrimi i Popullsisė sė Matit nga Osmanėt

    Rregjistrimi i popullsisė sė Matit ėshtė nxjerrė nga disa rregjistra osmane dhe i perkthyer nga Selami Pulaha ne librin lufta ”shqiptaro-turke” nė shekullin e 15 Defteri ėshtė i sanxhakut tė Dibrės ku pėrfshihen vilajeti i Dibrės sė sipėrme, sė poshtme, Gollobordės, Cermenikės, Matit , Urakės, Kurbinit, Krujės dhe Bendes. Treva e Matit ka qenė e ndarė nė tre pjesė Vilajeti i Matit, i Dhimiter Ionimės dhe nė Vilajetin e Urakės. Ky rregjistrim ka qenė bėrė me qėllim qė osmanėt tė vilnin taksat nė fshatrat qė pushtonin. Rregjistrimi u bė nė kohė tė vėshtira, ku Sulltan Mehmeti i II-tė nė krye tė gjithė forcave perandorake hyri nė Shqipėri nė maj tė 1446-s. Pushtuesit osmanė u pėrpoqėn tė vendosnin pėrfundimisht pushtetin e tyre nė ato zona, duke kryer rregjistrimin e tokave tė cilat ja aneksuan Sanxhakut tė Ohrit. Por Skėnderbeu pas njė riorganizmi tė shpejte i sulmoi turqit dhe i pėrzuri pėrsėri nė prill tė 1467-s. Nė kėtė defter thuhet se u gjendėn vende tė shkreta, fshatra tė braktisura dhe popullsia kishte shkuar nė male pėr ti shpėtuar rrėnimeve ose pėr tė luftuar. Gjatė fushatės ushtarake, sipas autorėve turq, pushtuesit gjatė vitit 1446, masakruan afro 15 mijė veta, ndėrsa gjatė fushatės sė vitit 1467, masakruan 8 mije banorė Tė dhėnat pėr vilajetin e Matit dhe tė Urakės, janė pėrmbledhur nė kėtė vėllim, me qellim pėr tu sqaruar mė mirė. Rregjistri pėrmban emrat e kryefamiljarėve, nė bazė tė cilėve, bazohet edhe numri i shtėpive. Mendohet se ēdo familje kishte 5-7 vetė Me studimin e saktė tė defterit del se shumė fshatra ishin tė braktisura. Ky defter ka vlera tė mėdha historiko-shkencore, sepse na jep tė dhėna, jo vetėm pėr numrin e fshatrave, emrin e tyre, emrat e banorėve qė banojnė nė kėto treva por edhe gjendjen ekonomike tė tyre e pasuritė qė zotėronin. Pas lufterave legjendare prej njė ēerek shekulli qė zhvilloi Skėnderbue, Shqiperia ra nėn sundimin osman, tė cilėt vranė e rrėnuan deri nė themel tėrė trevat e Skėnderbuet, por sidomos kryeqendrėn e saj, zemrėn e shtetit tė tij qė ishte Mati.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Rrethi Matit, Emri dhe Trevat e tij... Empty Re: Rrethi Matit, Emri dhe Trevat e tij...

    Mesazh nga Administratori Fri 10 Jul 2009, 02:38

    PĖRKRENARJA E ILIRĖVE E GJETUR NĖ MAT KA QENĖ NĖ PĖRDORIM DERI NĖ PUSHTIMIN ROMAK.


    Kultura e Matit ėshtė e pranishme nė shumė territore tė Shqipėrisė duke filluar nga jugu i Shqiperise e duke mbaruar nė Lezhė, Shkodėr, Bujan tė Tropojės, Kukės etj. Pirustėt ishin fis Ilir, banorė tė krahinės sė sotshme tė Matit e Mirditės e disa krahinave nė jug qė deri nė vitin 168 p.e.r bėnin pjesė nė mbretėrinė ilire qė pėrfshinte fiset ardiane, piruste, parthine, tau-lante e dasarete tė cilat shtriheshin nga Dalmacia(lumi Naretna) deri nė Vlorė . Mė vonė ata rezistuan dhe mbetėn tė Pashkaterruar nga Romakėt duke ruajtur pavarėsinė deri nė vitin 54 tė erės sonė, kur Cesari i detyroi tė paguanin njė dėmshpėrblim. Nė vitin 6-9 tė eres sonė, prusitė morėn pjesė nė kryengritjen e madhe ilire kundėr pushtimit romak nėn udhėheqjen e Batos. Pirustėt, desidiatėt e dalmatėt ishin pothuajse tė pathyeshėm nė saje tė pozitave sė vendeve dhe maleve, tė natyrės sė ashpėr dhe tė zotėsisė sė tyre tė fuqishme pėr tė luftuar. Pėr herė tė fundit fisi ilir i pirustėve pėrmendet nga Ptolemeu nė shekullin e dytė para erės sonė. Ata pėrmenden si minatorė dhe pėrpunues tė metaleve e sidomos tė bakrit. Specialistėt pirustė shkonin dhe nėpėr fise tė tjera ilire duke ushtruar zanatin e pėrpunuesit tė metaleve. Besojmė se duhet tė jenė tė pirustėve disa toponime qė gjenden sot nė Mat siē janė mali i Farkės, sheshi i Farkės, pėrroi i Farkės etj. Zanati i farkėtarit ėshtė trasheguar brez pas brezi qė siē do ta shohim mė vonė mori zhvillim sidomos nė krahinėn e Skėnderbeut, pėr prodhimin e armėve. Popullsia ilire nė trevat e Matit mundi tė ekzistojė e tė ruhet pa u asimiluar si nga pushtimi romak ashtu edhe nga dyndjet e popujve tė ndryshėm. Kjo vazhdimse jete, kulture, etnike na ēon deri nė mesjetėn e hershme, kur ilirėt dalin nė histori me emrat e ri Arbėr.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Rrethi Matit, Emri dhe Trevat e tij... Empty Re: Rrethi Matit, Emri dhe Trevat e tij...

    Mesazh nga Administratori Fri 10 Jul 2009, 02:38

    Pėrshkrimi dhe Temperatura


    Mati shtrihet nė pjesėn qėndrore tė Shqipėrisė. Siperfaqja e rrethit ėshtė 997 km katrorė. Dendėsia e popullsisė ėshtė 69 banorė pėr km katrorė. Nė qytet banojnė 17% e popullsisė ndėrsa pjesa tjetėr banon nė fshat. Kufiri natyror i Matit fillon nga lindja me malin e Dejės, zbret nė Qafė-Murrė pastaj ngjitet nėpėr majat e maleve tė Balgjajt, qė rradhiten nė drejtim tė jugut, pėr tė zbritur nė Qafė tė Buallit, pastaj me nė jug kufizohet me malėsinė e Martaneshit duke u ndarė nga rrethi i Dibrės dhe Bulqizės. Nga kėtej kufiri vijon nė Malin me Gropa pėr tė zbritur nė qafėn e Murrizės, vazhdon mė tej duke u ndarė me rrethin e Tiranės, zbret nė Qafė-Shtame, pėr tu ngjitur ne drejtim tė veriperendimit nė vargmalet e Skėnderbeut, ku kufiri ndahet me rrethin e Krujės, vazhdon me Qafėn e Belegut dhe pėrfundon nė grykėn e Shkopetit, qė ndan Matin me rrethin e Kurbinit. Ndėrsa nga ana veriperendimore kufizohet me malet Kulmi i Dervenit, vazhdon nga ana e veriut me kodrat e Prosekut, ku terrenet janė mė tė hapura dhe mė tė kalueshme, pastaj kufiri mbyllet pėr tu ndarė me rrethin e Mirditės. Mati gjendet midis kordinatave gjeografike 41o e 26` dhe 41o e 47`, gjėrėsi veriore dhe 19o e 52` dhe 20o e14` gjėrėsi lindore Ulėz Shkopet ėshtė vendi ku janė krijuar kanionet mė tė thellė e mė tė rėndėsishme nė Shqipėri. Tipike pėr kėto ngushtime ėshtė Gryka e Shkopetit(40 metra) disa metra e thellė e ēarė nga lumi Mat para se tė dalė nė fushė. Rilievi ngrihet mbi nivelin e detit nė lartėsinė mė tė madhe 2246 metra ėshtė Maja e Dejės. Dallohen katėr nivele tarracore, qė pėrbėjnė gropėn e Matit nga Klosi deri nė Ulėz. Nė njėrėn nga kėto tarraca lumore ėshtė vendosur qyteti i Burrelit. Klima nė luginėn e Matit ėshtė afėrsisht si mesatare e klimės e gjithė Shqipėrisė, lidhet me brezin e klimės mesdhetare e cila karakterizohet nga vera e nxehtė dhe e thatė me shkėlqim tė madh tė diellit dhe nga dimri relativisht i butė nė luginė dhe disi i ashpėr nė brezin malor. Temperatura mesatare vjetore ne Luginėn e Matit ėshtė afro 14 gradė celsius nė ditėt mė tė nxehta tė korrikut arrin 38 gradė. Muaji mė i ngrohtė ėshtė korriku me temperaturė mesatare 24 gradė, ndėrsa mė i ftohti ėshtė janari me temperaturė mesatare +4 deri 0 gradė celsius. Ditėt me diell zėnė 88-90% tė ditėve tė vitit.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Rrethi Matit, Emri dhe Trevat e tij... Empty Re: Rrethi Matit, Emri dhe Trevat e tij...

    Mesazh nga Administratori Fri 10 Jul 2009, 02:39

    Popullsia
    Kėrkimet mė tė reja arkeologjike, kanė zbuluar gjurmėt materiale tė popullimit tė kėsaj treve qysh nga periudha e palolitit tė mesėm nė neolit e mė pas. Dėshmi pėr kėtė janė studimet e bėra nė Shpellat e Blazit nė Bruē. Lugina e Matit del tė ketė qenė e populluar vazhdimisht nė periudhat historike. Nė periudhėn e hekurit dėshmohet nga kėrkimet, sidomos nga inventari i gjetur nė varret e asaj kohe, se kjo trevė banohej nga fiset ilire e konkretisht nga Pirustėt. Pirustėt i bėnė ballė invazionit Romak pėr shume vite me rradhė deri nė shekullin e dytė tė erės sonė. Thuhet se pas pushtimit tė Ilirisė qendrat e medha tė banuara qytetare, sidomos nė bregdet, u romanizouan gati plotesisht, por ndryshe qendronte puna nė brendėsi tė vendit, nė Luginat e banuara nė thellėsi tė maleve siē ishte pėrshembull Lugina e Matit e vendbanimet malore nė Mirditė, Pukė, Dibėr e mė nė veri. Ketėj banorėt vazhduan tė flisnin gjuhen e tyre, respektonin hyjnitė e tyre dhe varrosnin tė vdekurit sipas mėnyrės sė tyre tė lashtė tradicionale, punonin token si dikur, ruajten veshjet dhe emrat e fėmijėve, respektonin doket dhe zakonet e tyre. Defteri syret i Esami Vilajet Dibra i vitit 1467 jep tė dhėna tė pėrhershme pėr numėrimin e popullsisė sė Matit.

    Sponsored content


    Rrethi Matit, Emri dhe Trevat e tij... Empty Re: Rrethi Matit, Emri dhe Trevat e tij...

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Thu 28 Mar 2024, 22:21