Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

2 posters

    Brendėsia e Tokės ėshtė bosh!

    Odeta
    Odeta
    Mikeshe Forumi
    Mikeshe Forumi


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 491
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Neper Lendinat e Endrrave
    Profesioni : ...
    Pikėt : 432
    Vlersuar : 10
    Data e Regjistrimit : 24/09/2007
    Humor : ...

    Brendėsia e Tokės ėshtė bosh! Empty Brendėsia e Tokės ėshtė bosh!

    Mesazh nga Odeta Thu 13 Nov 2008, 01:18

    Brendėsia e Tokės ėshtė bosh:

    Qytetėrime tė fshehta, alienė e mamuthė:

    Ēfarė fshihet nė thellėsitė e planetit tonė? Vetėm shkėmbinj me pėrbėrje tė ndryshme nga ajo qė gjendet nė sipėrfaqe dhe njėherėsh shumė solide: kėtė e thotė gjeologjia. Por pėrgjatė shekujve ėshtė menduar se brendėsia e planetit fsheh mrekulli tė jashtėzakonshme, botė tė paimagjinueshme dhe popullsi tė mistershme. Ka nga ata qė e mbėshtesin edhe sot kėtė tezė...


    Nga Agartha nė ferr:

    Ideja e botėve tė fshehura nėn sipėrfaqen e Tokės haset te shumė besime fetare. Legjendat e budistėve tibetianė tregonin pėr Agarthėn, njė mbretėri e populluar nga qenie tė urta e tė iluminuara, e pozicionuar diku nė Azinė Qendrore. Asiro-babilonasit tregonin se si Gilgameshi kishte mėsuar pėr ekzistencėn e njė botė tė nėndheshme nga fantazma e njė miku tė vdekur. Homeri e Platoni imagjinuan labirinte tė panumėrt qė shtriheshin drejt qendrės sė Tokės, ku gjendej edhe Zoti, tamam nė "kėrthizėn" e Tokės. Egjiptianėt e lashtė besonin nė njė mbretėri ferri tė nėndheshme, e mė vonė tė krishterėt e imagjinuan ferrin nė mėnyrė pak a shumė tė ngjashme. Dante e pėrshkroi nė Komedinė Hyjnore si njė hapėsirė e nėndheshme e pėrbėrė nga nėntė rrathė.

    Por duhet tė vinte viti 600 qė tė bėhej edhe pėrpjekja e parė shkencore pėr pėrcaktimin e asaj qė fshihej nė brendėsi tė Tokės. I ēuditur nga anomalitė qė tregonte busulla (shmangie nė raport me Veriun pėr shkak tė fenomeneve si magnetizmi i shkėmbinjve) astronomi britanik Edmond Hallei, i njohur mė shumė pėr kometėn qė pagėzoi me emrin e vet, hodhi idenė se Toka qe formuar nga kore me njė qendėr tė vetme, secila me njė atmosferė tė vetėn qė nga ana e tyre kishin edhe polet magnetike: anomalitė e regjistruara nga busulla shkaktoheshin nga shpejtėsitė e ndryshme tė rrotullimit tė secilės prej shtresave.

    Matematikani zviceran Euleri e hodhi poshtėė idenė e shtresave me tė njėjtėn qendėr, pėr ta zėvendėsuar me atė tė njė Dielli qendror nė gjendje tė ndriēonte, tė ngrohte e t‘i garantonte jetėn njė qytetėrimi tė zhvilluar nė brendėsi tė saj. Ndėrsa kolegu i tij britanik, Sėr Xhon Lesli, qe i bindur se nė brendėsi tė Tokės ekzistonin dy diej.


    Brendėsi e banueshme:

    Por nuk do tė ishin shkencėtarėt ata qė do ta bėnin popullore idenė e Tokės bosh pėrbrenda. Kėtė e bėri Xhon Klives Symes, tregtar qė nė rini kishte qenė ushtar, por edhe me njė pasion tė madh pėr shkencat natyrore. Nė vitin 1818, Symes e bėri publik deklaratėn "Pėr gjithė botėn". "Deklaroj se Toka ėshtė bosh nga brenda dhe e banueshme", shkroi ai. "Pėrbėhet nga disa sfera me tė njėjtėn qendėr dhe ėshtė e hapur te polet. Betohem qė kjo ėshtė e vėrtetė dhe jam gati ta eksploroj kėtė hapėsirė nė rast se bota do mė mbėshtesė nė kėtė pėrpjekje". Por bota nuk u duk shumė e tėrhequr nga tė tilla zbulime.

    Me gjithė qesėnditė e shumta qė teoritė e tij ngritėn nė shtyp dhe brenda komunitetit shkencor, Symes ia doli tė krijonte njė rreth tė vogėl pasuesish, i cili mjaftoi pėr tė ngacmuar interesin e Kongresit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ku u votua disa herė pėr tė vendosur nėse ekspedita e propozuar duhej mbėshtetur financiarisht apo jo. Por duhet thėnė se nė tė gjitha votimet propozimi ra poshtėė. Vetėm dhjetė vite mė pas, kur Symes vdiq, qeveria amerikane vendosi tė financonte eksplorimin nė shkallė tė gjerė tė deteve tė Jugut. Por nė Pol gjetėn veē akull dhe asnjė lloj zgavre qė shpinte nė thellėsitė e planetit.


    Planet konkav:

    Gjithsesi, pavarėsisht kundėrshtive tė forta, ideja nuk vdiq, ndoshta edhe pėr shkak tė historive fantastike tė shkruara falė fantazisė sė Edgar Alan Poe dhe Zhyl Vernit. Amerikani Cyrus Rid Tid u bind qė jo vetėm Toka qe bosh pėrbrenda, por edhe ne vetė jetonim nė brendėsinė e saj. Dielli gjendej nė qendėr, gjysmė i ndriēuar e gjysmė i errėt, ndėrsa yjet dhe Hėna reflektoheshin nga sipėrfaqja tokėsore. Teoria e "Tokės konkave" e Tidit u transformua nė njė sekt, Bashkimi Koreshan, i cili deri nė vdekjen e pasuesit tė fundit, nė vitin 1982, pretendonte se kishte vėrtetuar shkencėrisht konkavitetin e shtresave tė Tokės.


    Ēfarė nxehtėsie nė Pol?!

    Ishin Uilliam Rid dhe Marshall B. Gardner studiuesit e parė qė do tė qenė tė aftė tė mbanin ndezur edhe gjatė viteve ‘900 shpresėn pėr tė vėrtetuar konkavitetin e Tokės. Qė tė dy ishin tė bindur se shumė anomali nuk mund tė shpjegoheshin ndryshe. Pėr shembull, disa eksplorues kishin treguar se temperaturat dukeshin sikur rriteshin nė Polin e Veriut. Eksploruesi norvegjez Fridtjof Nansen deklaroi se nė Qarkun Arktik bėnte aq nxehtė sa qe e pamundur tė flije. Tė tjerė flisnin pėr akull me ngjyrė tė kuqe, tė gjelbėr, tė verdhė e tė zezė. Dhe zbulimi i njė mamuthi tė ngrirė nė Siberi u vėrejt si prova pėrfundimtare. Pėr Ridin dhe Gardnerin tė gjithė kėta elementė bėnin tė mendohej se eksploruesit i qenė afruar, madje kishin hyrė, pa e kuptuar nė zgavrėn polare. Bora kishte marrė ngjyra tė tilla pėr shkak tė pjalmit qė vinte nga brendėsia, ndėrsa ajo e zeza kishte marrė kėtė ngjyrė pėr shkak tė gazrave tė lėshuar nga ndonjė vullkan. Mė tej, mamuthėt nuk qenė zhdukur, siē besohej nga tė gjithė, por se kishin gjetur nė brendėsi ambientin e pėrshtatshėm pėr tė jetuar. Sa pėr mamuthin e gjetur tė ngrirė, qė tė dy mendonin se kishte guxuar tė dilte jashtė dhe kishte ngrirė.

    Njė peshkatar norvegjez, Olaf Jansen, arriti deri nė atė pikė sa tha qė bashkė me tė birin kishte arritur me barkė nė kontinentin e brendshėm dhe se kishin qėndruar aty plot dy vjet, nėn kujdesin dhe mikpritjen e popullsisė sė brendshme, e pėrbėrė nga qenie gjigande shumė tė zhvilluara qė nė ēastin e largimit i kishin mbushur me ar. Vetėm se Janseni vdiq gjatė udhėtimit dhe i biri qė rrėfeu historinė u mbyll nė njė ēmendinė. Vetėm nė fillim tė viteve 1900, Jansen vendosi t‘ia rrėfejė historinė Uilliam Xhorxh Emersonit, i cili u bazua tek ajo pėr tė shkruar librin "Zoti prej tymi".


    Streha e Hitlerit:

    Qė tė gjitha kėto teori dhe ide gjatė viteve ‘30 ngacmuan imagjinatėn e shumė hierarkėve nazistė madje, duket edhe atė tė vetė Hitlerit. Tė vendosur pėr tė vėrtetuar superioritetin e racės ariane, disa syresh morėn pėr tė sakta legjenda e mitologji qė rrėfenin pėr qytetėrime tė zhvilluara nė qendėr tė Tokės. Nuk mund tė mos ishin paraardhėsit e Raihut. Sipas disave ėshtė financuar edhe njė ekspeditė nė kėrkim tė portės hyrėse nė Polin e Veriut, ndėrkohė qė nė prill tė vitit 1942, shkencėtari Heinz Fisher drejtoi nga qielli njė aparat fotografik me rreze infra tė kuqe. Qėllimi? Tė fotografonte flotėn britanike nė murin pėrballė shtresės tokėsore.


    Atdheu i UFO-ve:

    Pas Luftės sė Dytė Botėrore, simpatizanti i nazistėve, Ernst Zėndel, arriti deri nė atė pikė sa tė deklaronte se Hitleri dhe njė grup njerėzish tė besuar ia dolėn t‘u shpėtonin forcave aleate pėrmes njė anijeje pėr tė hyrė mė pas nė brendėsi tė Tokės pėrmes zgavrės hyrėse nė Polin e Jugut. Qė aty shkencėtarėt nazistė nisėn ideimin e njė plani pėr tė pushtuar planetin falė disa mjeteve fluturues revolucionarė, tė rrumbullakėt e pa krahė: disqet fluturuese.

    Edhe sot e kėsaj ditė, disa janė tė bindur se UFO-t nuk fshihen nė thellėsi tė hapėsirave qiellore, por nė zemėr tė Tokės. Ata qė e ushqyen mė shumė kėtė ide qenė shkrimtarėt Riēard Shaver dhe botuesi i tij, Rei Palmer, bashkėthemelues i revistės amerikane "Fate", e cila i dedikohet tėrėsisht aktiviteteve paranormale. Shaver kėmbėngulte se jo vetėm qė UFO-t qenė mjetet e transportit tė atyre qė banonin nė brendėsi tė planetit, por se edhe kishte arritur ta vizitonte personalisht atė botė, sigurisht, fshehtazi banorėve.

    Sipas tij, aty banonte njė popull mizor i quajtur "deru", pasardhės tė banorėve tė Atlantidės, e humbur nėn thellėsi tė Tokės pas njė kataklizmi nukleare. Shaver rrėfeu mė pas se banorėt e kishin kapur dhe e kishin burgosur, por se, mes shumė tė tjerash, i kishin mėsuar edhe teorinė e relativitetit. Sipas tij, e gjitha kjo ndodhte pėrpara se Ainshtaini ta bėnte publike (mėkati i vetėm ėshtė se shkrimtari i tregoi kėto pasi Ainshtaini ia kishte treguar gjithė botės teorinė e relativitetit).

    Pika mė e lartė e pretendimit tė Palmerit, nė mbėshtetje tė historisė fantastik tė Shaverit, mbėrriti nė vitin 1970, me publikimin e njė fotoje tė zgavrės nė fjalė. Bėhej fjalė pėr njė mozaik fotografish tė bėrė nga njė satelit pėr llogari tė Administratės sė Shkencave Ambientale tė Ministrisė sė Tregtisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, ku vėrehej njė njollė e zezė nė Polin e Veriut. "Edhe sa foto tė tjera duhen pėr tė mėsuar si qėndron e vėrteta", pyeti me ironi Palmer. Por nė tė vėrtetė, njolla e zezė i detyrohej faktit tė thjeshtė se fotot qenė bėrė nė mes tė dimrit, kur Poli gjendet gjatė 24 orėve tė ditės i zhytur nė errėsirėn mė tė thellė. Me gjithė pėrgėnjeshtrimet, ideja se Toka ėshtė bosh pėrbrenda vazhdon tė gjejė mbėshtetės: pėrveē sitesh tė shumta nė internet, librash e revistash qė e mbėshtesin kėtė teori, "Fondacioni Shkencor Phonex" grumbullon fonde pėr mundėsimin e njė ekspedite pėr nė qendėr tė Tokės, e cila do tė kalojė pėrmes zgavrės sė Polit.


    Zona 51:

    Ndėrkaq teoria ėshtė modernizuar. Tani mbėshtetėsit e teorive tė konspiracioneve kėmbėngulin se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė tėrėsisht nė dijeni tė ekzistencės sė kėsaj botė tė fshehtė, por e mbajnė tė fshehtė faktin, pasi raca njerėzore nuk ėshtė ende gati pėr t‘u pėrballur me njė tė vėrtetė kaq tronditėse. Sipas tyre, nuk ėshtė aspak rastėsi, qė njė prej portave qė tė shpien te kjo botė gjendet tamam nė tė famshmen "Zona 51", njė bazė ushtarake sekrete nė shkretėtirėn e Nevadės, ku disa mendojnė se mbahet i fshehur njė disk fluturues dhe disa alienė tė vdekur. Por janė jashtėtokėsorė apo banorė tė brendėsisė sė Tokės?

    Pėrtej shakave, siē thotė publicisti i madh italian Umberto Eko, i cili ka shkruar mbi kėtė temė te libri "Lavjerrėsi i Fykosė": "Tė meditosh sot mbi teori sharlatane qė janė marrė seriozisht pėr kohė tė gjatė, na mėson tė shohim me mosbesim edhe shumė ide qė gjejnė hapėsirė sot jo vetėm nėpėr media, por edhe nė disa ambiente shkencore".
    atis
    atis
    Anėtar/e i/e thjeshtė
    Anėtar/e  i/e thjeshtė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Taurus
    Numri i Postimeve : 6
    Mosha : 48
    Pikėt : 10
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 22/05/2009

    Brendėsia e Tokės ėshtė bosh! Empty Re: Brendėsia e Tokės ėshtė bosh!

    Mesazh nga atis Thu 25 Jun 2009, 21:17

    i bukur ky kuriozitet

      Ora ėshtė Fri 26 Apr 2024, 20:16