Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Paraja, 'djalli' i ardhur nga barku i Tokes!

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 36
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Paraja, 'djalli'  i ardhur nga barku i Tokes! Empty Paraja, 'djalli' i ardhur nga barku i Tokes!

    Mesazh nga Administratori prej Mon 19 Mar 2012, 22:48

    Paraja, 'djalli' i ardhur nga barku i Tokes!

    Paraja ka njė origjinė mitike. Mė pas ėshtė pėrdorur si shenjė e sovranitetit tė mbretėrve.
    Sė fundmi, ka ushqyer iluzionin se tregu mund tė zėvendėsonte shtetin.
    Tani ėshtė koha tė mendohet pėr t'i dhėnė njė funksion politik. Rasti i madh?
    Euroja qė shpreh njėherazi edhe njė identitet.

    Zoti dhe ari janė shfaqur shpesh nė letėrsi dhe nė muzikė. Nė"Faustin" e Gounod,
    Mefistofeli kėndon: "Zot i arit dhe mbret i botės". Sipas njė legjende qė vjen nga
    sumerėt dhe nga babilonasit, ari ėshtė nxjerrė nga barku i Tokės pėr llogari tė
    perėndive qė banojnė nė njė planet tė largėt dhe qė pėrdorin skllevėr njerėzorė
    pėr tė nxjerrė ar nė minierat e planetit blu.

    Skllevėr qė nuk e shohin kurrė diellin, tė vdekur qė jetojnė. Por, disa prej tyre,
    duke u rebeluar ia kanė dhuruar arin njerėzve, sikundėr Prometeu zjarrin, dhe
    pėr kėtė janė shfarosur. Njerėzit kanė nxjerrė nga ari pluhurin e tij, tė pajisur me
    njė fuqi magjike. Nė Testamentin e Vjetėr quhet manna.

    Por, perėnditė e planetit misterioz kanė mbajtur me njė pjesė tė minatorėve njė
    raport disi mė tė veēantė, pėr t'i pėrdorur ata nė operacione tė fshehta qė kanė
    pėr qėllim sundimin e njerėzve. Nė realitet, ari nuk ėshtė njė zot i vetmuar.
    Ka metale tė tjera qė ia kanė kundėrshtuar herė pas herė supremacinė: argjendi
    mbi tė gjitha. Dhe shumė objekte tė tjera (materiale dhe jomateriale) tė cilave u
    ėshtė dhėnė roli i parasė. Ari, megjithatė, nuk ėshtė vetėm monedhė.

    Dhe monedhat nuk janė vetėm ar. Po ēfarė ėshtė? Se ēfarė janė ekzaktėsisht monedhat,
    kjo ėshtė njė ēėshtje pėr tė cilėn diskutohet prej shekujsh, por jo gjithmonė me qartėsi.
    Gilles de Muisis,abat i Tournait nė treqindėn dhe katėrqindėn, i konsideronte njė gjė
    "shumė tė errėt".

    "Ato,thoshte ai pėr monedhat, rriten dhe zvogėlohen nė vlerė, luhaten dhe tė shkaktojnė
    shumė zhgėnjime". Edhe sot, shumė veta, ndėr tė cilėt debitorėt e pafat tė kredive dytėsore,
    mendojnė si ai. Nė shekullin e gjashtė para Krishtit, mbreti i Lidias, Krezo, i dha monedhės
    formėn qė ka sot. Por, para dhe pas tij monedha ka pasur shumė forma. Guaska, perla,
    dhėmbė qeni, lėkurė dhe stofra, kripė, kakao, ēaj dhe duhan, sėpata dhe thika.
    Njė gjė ėshtė e qartė: monedha ėshtė shumė e rėndėsishme nė historinė e njerėzimit.

    Mund tė konsiderohet elementi qendror i ekonomisė. Qendror sepse pėrbėn vendtakimin
    e dy subjekteve tė mėdha tė ekonomisė: tregut dhe shtetit. Monedha ėshtė e pakonceptueshme
    pa njėrin apo pa tjetrin. Nuk e dimė mirė se pėrse grekė dhe latinė i dhanė Herės ose Junonės
    emrin e monedhės. "E vetmuar"? "Paralajmėruese"? Romakėt i dedikuan njė tempull nė Kampidolio.

    Zeusi-Jupiteri, nga ana tjetėr, pėr ta dėnuar pėr ndonjė tė pabėrė e vari ndėrmjet qiellit
    dhe tokės tė lidhur me njė litar (ari natyrisht), nga i cili perėndia shumė dinake arriti tė lirohej.
    Ndėrmjet qiellitdhe tokės: tė vjen tė mendosh pėr njė metaforė, ndėrmjet shtetit dhe tregut,
    qė sigurisht Zeusit nuk i ka rėnė ndėr mend. Megjithatė, ajo do tė ishte pikėrisht njė metaforė
    e bukur pėr monedhėn.

    E lidhur gjithmonė me litarin e arit (mendoni pėr standardin e famshėm tė arit), por gjithnjė
    duke u pėrpjekur pėr t'u ēliruar, lind nė tė njėjtėn kohė iniciativėn e tregut dhe tė shtetit.
    Herė pas here njėri triumfon ndaj tjetrit nė sundimin e vet. Nė historinė e re, pėr shembull,
    roli ishteteve nė kontrollin e monedhave tė botės ishte vendimtar nė vitet pasuese tė marrėveshjes
    sė Bretton Vudsit, menjėherė pas luftės.

    Pastaj, nė vitet shtatėdhjetė dhe tetėdhjetė ishte tregu, nėpėrmjet bankave, qė mori njė
    rol nė rritje nė kontrollin e monedhave, mbi tė gjitha nė sajė tė liberalizimit tė lėvizjeve
    tė kapitalit.

    Kontroll ėshtė si shprehje, sepse, duke hedhur poshtė parashikimet e ekonomistit tė madh
    Milton Fridman, qė kishte lajmėruar njė epokė tė njė vetėrregullimi tė qetė tė tregjeve
    monetare dhe valutore, kėto nuk rezultojnė mė jostabėl dhe tė ērregulluara si nė vitet
    tetėdhjetė dhe nėntėdhjetė tė shekullit tė shkuar, deri nė fillimet e shekullit tonė.

    Nė ditėt tona, institucionet financiare (bankat dhe tė gjithė ndėrmjetėsit e tjerė financiarė)
    janė shumėfishuar si kėrpudha. Dhe nė sajė tė pėrhapjes sė instrumenteve tė tyre (siē janė
    tani derivatet e famshme) dhe masės sė transaksioneve qė ato bėjnė tė mundur
    (rreth dhjetėfishi i prodhimit bruto botėror), monedha e pėrshkon sipėrfaqen e tokės me
    shpejtėsi fantastike, mė shpejt se Junona.

    Gjatė turbullirės mė tė fundit, tė ashtuquajturės subprime (kredi hipotekare tepėr tė lehta,
    tė lėshuara ndaj njė klientele tepėr tė influencueshme),ka dalė nė skenė aspekti i pushtetit
    tepėr tė madh tė ushtruar nga bankat nė administrimin e monedhės. Jo tė asaj tė arit,qė
    nuk qarkullon mė prej kohėsh, as asaj tė letrės, tė shpikur nga kinezėt dhe rishpikur nga njė
    skocez i shtatėqindės, por asaj telefonike dhe elektronike.

    Mekanizmat, pėrmes tė cilave kanė shtrirė jashtėzakonisht zonėn e kredisė (antropologu
    Karl Polanyi do tė thoshte kanė "merkatizuar" hapėsirėn dhe kohėn) janė teknikisht tėrheqėse.
    Nė veēanti, pėr sa i pėrket shpėrndarjes sė rreziqeve dhe pasojės sė saj tė dyfishtė pėr tė mbrojtur
    efektivisht individėt, duke e shpėrndarė megjithatė rrezikun nė sistem.

    Pak ashtu si pluhuri i arit, manna legjendare, pėr tė cilėn flet Testamenti i Vjetėr, qė iu nevojit
    shumė popullit hebre pėr tė shkatėrruar nė tė njėjtėn kohė armiqtė e tij (por kėtu bėhet fjalė
    pėr banka dhe klientė). Ėshtė fakt se turbullira mė e fundit ka hedhur mė shumė se njė dyshim
    mbi mundėsinė e humbjes sė kontrollit tė sistemit monetar dhe tė paradoksit qė bankat qendrore,
    tė krijuara pėr tė garantuar stabilitetin e sistemit, janė tė detyruara tė ndėrhyjnė me nxjerrje
    masive monedhash tė reja pėr tė evituar pasojat e destabilizimit tė tyre.

    Ėshtė rishfaqur problemi i raporteve ndėrmjet "arit" dhe politikės,me tė cilin kemi hapur kėtė
    diskutim qė po bėjmė, nė njė mėnyrė akoma mė tė "ēuditshme", duke risjellė njė propozim heretik,
    i cili duhej tė zgjidhte me themel problemin e teprimeve tė ērregullimit bankar, duke eliminuar bankat.

    Propozimi lind nga njė provokim i njė afaristi gjerman nė vitet tridhjetė, Silvio Gezel, i cili propozoi,
    me qėllim eliminimin e harxhimit joproduktiv tė akumulimit financiar, aplikimin e kredive me njė
    interes negativ, me pagesėn e njė takse vjetore qė do tė reduktonte gradualisht vlerėn.

    Propozimi ėshtė bėrė dhjetė vjet mė parė nga i ashtuquajturi "Bromsgrove Group", ose grupi i
    "Money Reformers", nė njė formė mė tė artikuluar qė pėrfshin tė tėrė politikėn fiskale dhe
    monetare. E thėnė ndryshe, nė vend qė tė mbledhė tė ardhura me taksa ose pėrmes kreditimeve,
    qeveria mund tė krijojė monedhė pėr tė financuar direkt investime publike ose konsumet
    individuale: monedhė tė shpėrndarė ala Keins dhe tė ngarkuar me interes negativ ala Gezel,
    qė do tė ishte e shpenzuar shpejt nė konsume dhe investime,duke shmangur njė tepricė
    inflacioniste tė kėrkesės nė sajė tė rritjes sė menjėhershme tė ofertės dhe njė mungesė tė
    kėrkesės nė sajė tė mungesės sė kursimit.

    Para se tė buzėqeshni, mendoni njė moment si na fton tė veprojmė James-i i ēmendur nė
    njė bisedė tė kėndshme imagjinare pėr Sėiftin,leximi i sė cilės nuk ėshtė i kėshillueshėm
    pėr bankierė me tension tė lartė. Nuk do tė jetė megjithatė e nevojshme qė tė kujdesen
    pėr "arteriet" e tyre, shumė tė provuara nė kėto kohė. Ka metoda pak mė tė ēuditshme
    pėr tė rivendosur njė kontroll tė financės.

    Pėr shembull, tė ndėrtojmė njė farė rendi ndėrkombėtar ala Breton Vuds, tė paktėn duke
    rimarrė dhe rinovuar idetė qė atėherė Keinsit iu desh t'i braktiste, jo pėr tė adoptuar njė
    monedhė tė vetme botėrore, siē sugjeronte ai bankor-in, por pėr tė realizuar me njė marrėveshje
    tė pėrbashkėt njė sistem tė ekuilibruar dhe tė rregulluar tė raporteve tė qėndrueshme
    ndėrmjet monedhave botėrore: sot dollari dhe euroja, nesėr kush e di.

    Sigurisht, do tė duhej nė Evropė njė qeveri evropiane qė tė ishte nė gjendje tė pėrdorte
    monedhėn e saj tė fortė duke pėrforcuar me njė politikė makroekonomike evropiane njė
    ekonomi tė dobėt (tė kundėrtėn e asaj qė bėn Amerika).Euroja ka lindur nga serendipity
    (rastėsia fatlume).

    Serendipi, njė mbret mitik, u bė i famshėm sepse, duke kėrkuar njė gjė, gjente njė tjetėr
    akoma mė tė rėndėsishme. Euroja duhej tė ishte njė "frangė" e fortė, asgjė mė shumė.
    Nė tė kundėrt, ėshtė bėrė njė monedhė botėrore me qendėr nė Frankfurt. Euroja mund
    tė jetė mė shumė se njė monedhė. Nė fund tė fundit, monedha ėshtė pėr vetė natyrėn e saj,
    nė histori, mė shumė se njė monedhė e thjeshtė. Ėshtė pjesė integrale e identitetit tė njė kombi.

    Deri dje nuk ishte e mundur tė mendohej Gjermania pa markėn, Franca pa frangėn,
    Greqia pa dhrahminė dhe deri Italia pa liretėn e saj, sė cilės i atribuohen sot nostalgji tė
    padiskutueshme. Pėr kėtė, akti me tė cilin ėshtė krijuar euroja nuk bėn pjesė vetėm nė
    historinė monetare, por dhe nė historinė e madhe.

    Marre nga: Klealove.com


    ________________________________
    Paraja, 'djalli'  i ardhur nga barku i Tokes! Pictur10

      Ora ėshtė Fri 10 Apr 2020, 14:23