Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Ankthi.

    Odeta
    Odeta
    Mikeshe Forumi
    Mikeshe Forumi


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 491
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Neper Lendinat e Endrrave
    Profesioni : ...
    Pikėt : 432
    Vlersuar : 10
    Data e Regjistrimit : 24/09/2007
    Humor : ...

    Ankthi. Empty Ankthi.

    Mesazh nga Odeta Thu 13 Nov 2008, 00:58

    Ē'ėshtė Ankthi?!
    Ankthi perkufizohet si nje shtypje emotive e karakterizuar nga dyshimi, frika, ndjenja e humbjes etj.
    Fjala “ankth” rrjedh nga fjala latine “angustia” dhe nga fjala greke “ankho” terma qe tregojne “shtrengimin”, “shtypjen”, “mbytjen”.

    Kur provojme ankth trupi yne vepron duke prodhuar reagime fiziologjike si p.sh rrahja e forte e zemres, frymemarrje e shqetesuar, djersitje, tharje e gojes etj.

    Ankthi mund te manifestohet ne dy forma te ndryshme:
    -si sinjal i nje kercenimi fizik, pra ne kete rast ka te beje me shume me ndjenjen e frikes.
    -ankthi mund te gjenerohet edhe nga nje rrezik qe kercenon konceptin tone per veten. Ne kete rast nuk kemi te bejme me nje situate qe kercenon integritetin tone fizik, por me nje kercenim per integritetin tone psikologjik, pra ndjenjen e vlefshmerise sone dhe te unitetit tone psikologjik. Ataku i panikut eshte pikerisht rrjedhoje e kesaj forme ankthi.

    Tani le t’ju hedhim nje veshtrim te shkurter hipotezave qe jane dhene ne lidhje me shkaqet e prodhimit te ankthit.
    Per psikanalizen ankthi eshte rrjedhoje e konflikteve te pazgjidhura ne femijeri qe kryesisht kane te bejne me marredhenien prind-femije.

    Psikoanaliza ka analizuar ankthet tipike qe mund te shfaqen gjate harkut jetesor:
    1. “Ankthi i asgjesimit” te cilen e provojme gjate lindjes dhe na shoqeron gjate gjithe jetes dhe qe ka te beje me friken e vdekjes.
    2. “Ankthi i braktisjes” te cilin e provojme gjate viteve te para te jetes kur shohim fytyren e nenes dhe na duket se ajo per nje cast zhduket, duke qene se ne nuk kemi akoma konsoliduar konceptin e vazhdimesise se objektit.
    3. “Ankthi i proves apo i shfaqjes”, tipike per adoleshencen(“A do t’ja dal”?, “A do te jem ne gjendje te bej kete gje”?)
    4. “Ankthi i deshtimit”, qe provohet ne moshen e pjekurise dhe qe ka te beje me friken e deshtimit ne ndermarrjet e ndryshme jetesore.
    5. “Ankthi i te mundshmes”, pak a shume i ngjashem me ankthin ekzistencial qe do te shohim me poshte.

    Per shkollen bihejviorale-konjitiviste ankthi vjen si pasoje e keqperceptimit te problemeve dhe ngritjes se skemave per veten dhe te tjeret mbi bazen e ketyre perceptimeve te shtremberuara. Pra per pasuesit e kesaj shkolle me e rendesishme eshte menyra se si perceptohet problemi sesa vete problemi. Mbi bazen e ketij ndergjegjesimi ndertohen pastaj edhe sjelljet tona(ana bihejviorale).


    Psikolget dhe filozofet ekzistencialiste kane dhene nje kendveshtrim interesant mbi ankthin. Per Kiergegardin dhe Sartrin ankthi ka te beje me friken e zgjedhjes mes mundesive te pafundme. “Ankthi lind nga mundesia per te mundur”(Kiergegardi). “Njeriu eshte ajo qe ai deshiron te behet” (Sartri). Pra ne kete rast liria dhe mundesia e zgjedhjes kthehen ne nje “denim” per njeriun, i cili eshte i detyruar te mbaje i vetem peshen e rende te lirise se tij.
    Ndersa per Hajdegerin ankthi lind nga perceptimi i “asgjese”. Ndergjegjesimi se “jemi” perplaset me mundesine tjeter, me mundesine e “mosqenjes”.
    Nga keto nocione filozofike jane ndikuar edhe psikologet ekzistencialiste apo dhe ata humaniste si: Bisvanger, Frankl, Roxhers, Masllow etj. Per ta, ankthi vjen si pasoje e “inautencitetit te individit”, pra dyzimit apo pavertetesise se tij. Ne kete rast, njeriu ka nje raport te keq me lirine e tij, e cila nuk e perballon dot pergjegjesine dhe si rrjedhim kerkon ti ike asaj duke prodhuar mungese sinqeriteti me vetveten dhe paaftesi per te perballuar problemet e perditshme.
    Ne kete kendveshtrim, shkrimtari francez Zhan Grenier ben nje krahasim interesant duke e krahasuar ankthin me nje udhetar i cili do te marre nje udhetim te gjate me tren per kenaqesi te tij personale dhe per t’u clodhur nga puna, por duke qene se ai ka para te mjaftueshme sa per te zgjedhur cdo lloj drejtimi, nuk di cilin te zgjedhe dhe perfundimisht ngele ne toke i deshperuar qe pushimet e tij do te harxhoheshin kot.
    Keshtu edhe ne jete: mundesite jane te shumta, por cilen te zgjedhim?
    Ankthi eshte nje gjendje emocionale e karakterizuar nga nje ndjenje frike qe nuk eshte e lidhur me ndonje stimul apo ngacmim te veēante.

    Dallon nga "Frika" nga vete menyra qe eshte jospecifik i paperkufizuar, dmth qe lind apo nuk lind nga nje konflikt brenda vetes. Shenjat qe e dallojne jane nje ngritje e procesit te sistemit nervor, ne menyre autonome, nje menyre pergjigje klasike e sistemit simpatik te trurit, "lufto, dhe ik"...

    Ankthi eshte nje gjithesi emocionesh negative qe permbledhin friken, hutimin, merakun, shqetesimin dhe shpesh here shoqerohet nga ndjesi fizike si te dridhurat, dhimbje ne gjoks, frymemarrje e shkurter. te vjella, frike te brendshme.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri 22 Nov 2024, 04:10