Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

3 posters

    Ēfarė ėshtė Demokracia?!

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 38
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Ēfarė ėshtė Demokracia?! Empty Ēfarė ėshtė Demokracia?!

    Mesazh nga Scarface Thu 09 Oct 2008, 01:59

    Ēfarė ėshtė Demokracia?!

    Jetojmė nė njė kohė kur thirrja pėr liri dhe demokraci jehon nė mbarė rruzullin tokėsor. Evropa Lindore i flaku qeveritė totalitare pothuajse gjysėm shekullore, ndėrsa republikat e ish Bashkimit Sovjetik po luftojnė pėr zėvendėsimin e regjimit komunist gati 75 vjeēar me njė rend tė ri demokratik, tė cilin nuk kanė pasur kurrė mundėsi ta gėzonin mė parė. Por drama qė rrethon ndryshimet e jashtė-zakonshme politike nė Evropė, errėson shkallėn e lartė nė tė cilėn shpresa e demokracisė ka mobilizuar popujt kudo nė botė. Amerika e Veriut dhe e Jugut sot pėrbėjnė praktikisht njė hemisferė ku ka triumfuar demokracia; Afrika po pėrjeton njė epokė tė paparė reformash demo-kratike; nė Azi ka hedhur rrėnjė njė proces i ri e i gjallė demokratizimi.
    Njė dukuri e tillė me pėrmasa botėrore pėrgėnjeshtron pretendimet e skeptikėve sipas tė cilėve demokracia e sotme liberale pėrbėn njė produkt unik perėndimor qė nuk mund tė mbartet me sukses nė shoqėritė joperėndimore. Nė njė botė ku demokracia po zbatohet nė vende kaq tė ndryshme si Japonia, Italia dhe Venezuela, institucionet demokratike mund tė pretendojnė me tė drejtė se simbolizojnė aspiratat njerėzore tė mbarė botės pėr liri dhe vetėqeverisje.Shtėpia e Lirisė (Freedom House), organizatė kėrkimore me qendėr nė Amerikė, boton njė raport vjetor nė tė cilin pėrcaktohet shkalla e lirisė politike dhe e tė drejtave civile pėr ēdo shtet — dy kritere bazė pėr demokracinė. Nė vitin 1990, Shtėpia e Lirisė arriti nė pėrfundimin se 61 prej 167 shteteve sovrane tė botės, ku jeton 39% e popullsisė sė saj, ishin plotėsisht tė lirė. Megjithatė edhe kjo shifėr sot ėshtė e vjetėruar. Ajo nuk pasqyron shtrirjen e plotė tė revolucio-neve demokratike nė Evropėn Lindore, duke pėrfshirė edhe ribashkimin e Gjermanisė; ndry-shimet revolucionare qė pėrfshinė republikat e ish Bashkimit Sovjetik; vendosjen e qeverive tė zgjedhura nga populli nė vende tė tilla si: Nikaragua, Panamaja, Namibia dhe shtetet baltike; dhe planet pėr rivendosjen e demokracisė nė Nigeri. Pėr mė tepėr, era e demokracisė vazhdon tė fryjė nga Mongolia nė Taivan, ndėrsa nė Afrikė nga Senegali, Gaboni e Kongoja deri nė Angolė, madje edhe nė Afrikėn e Jugut.
    Megjithatė kjo dallgė lirie qė vihet re gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit, nuk pėrbėn kurrsesi garanci pėr suksesin e saj pėrfundimtar. Ēester E. Fini i Ri, profesor i arsimit dhe i politikės shtetėrore nė Universitetin e Vanderbiltit dhe drejtor i Rrjetit tė Pėrsosmėrisė Arsimore (Educational Excellence Network), duke iu drejtuar njė grupi arsimtarėsh dhe zyrtarėsh qeveritarė nė Managua tė Nikaraguas ka thėnė: «Ėshtė mė se e kuptueshme qė populli, pėr nga natyra, parapėlqen mė shumė lirinė sesa shtypjen. Por kjo nuk do tė thotė se sistemet politike demokratike mund tė krijohen dhe tė mbrohen vetė pėr njė kohė tė gjatė. Pėrkundrazi, ideja e demokracisė ėshtė e qėndrueshme, por zbatimi i saj ėshtė i pasigurt.»
    Nė ditėt tona, interesat demokratike po pėrtėrihen, por po t'i hedhim njė vėshtrim rrjedhės sė gjatė tė historisė njerėzore qė nga Revolucioni Francez nė fund tė shekullit XVIII deri nė krijimin e regjimeve njėpartiake nė mesin e shekullit XX, do tė vėrejmė se numri i demokracive ka qenė i vogėl dhe pjesa mė e madhe e tyre ka qenė jetėshkurtėr. Njė fakt i tillė nuk duhet tė shkaktojė pesimizėm dhe dėshpėrim, por duhet tė shėrbejė si nxitje. Dėshira pėr liri mund tė jetė nė natyrėn tonė, ndėrsa praktika e demokracisė duhet mėsuar. Nėse ēelėsi i historisė do tė vazhdojė tė hapė dyert e lirisė dhe tė mundėsive pėr ta vendosur atė — kjo varet nga pėrkushtimi dhe menēuria e mbarė popullit vetė, dhe jo nga ligjet e hekurta tė historisė; sigurisht as edhe nga dashamirėsia me tė cilėn paraqiten disa udhėheqės tė vetėzgjedhur.
    Ndryshe nga sa mund tė mendohet, njė shoqėri demokratike e shėndoshė nuk ėshtė thjesht arenė ku individėt luftojnė pėr realizimin e qėllimeve tė tyre vetjake. Demokracia lulėzon atėherė kur pėr tė kujdesen qytetarė qė janė tė gatshėm, qė me lirinė e fituar me sakrifica, tė marrin pjesė nė jetėn shoqėrore duke shprehur mendimet e tyre nė debate; duke zgjedhur pėrfa-qėsues qė e kanė treguar veten tė denjė me veprimet e tyre; dhe duke pranuar nevojėn e tolerancės dhe tė kompromisit nė jetėn shtetėrore. Shtetasit e njė vendi demokratik gėzojnė tė drejtėn pėr liritė e individit, por ata mbajnė gjithashtu edhe pėrgjegjėsinė qė u takon pėr ndėrtimin e njė tė ardhmjeje qė do tė vazhdojė tė mbėshtetet nė vlerat themelore tė lirisė dhe tė vetėqeverisjes.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 38
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Ēfarė ėshtė Demokracia?! Empty Re: Ēfarė ėshtė Demokracia?!

    Mesazh nga Scarface Thu 09 Oct 2008, 01:59


    Pėrkufizimi i demokracisė

    Qeveria e popullit

    Fjala «demokraci» njihet nga tė gjithė, megjithatė demokracia ėshtė njė koncept qė akoma keqkuptohet dhe shpėrdorohet nė njė kohė kur regjimet totalitare dhe diktaturat ushtarake tė ngjashme me to, janė pėrpjekur tė fitojnė mbėshtetjen e popullit, duke i ngjitur vetes etiketa demokratike. Tė frymėzuar nga forca e ideve demokratike, vullneti dhe mendja njerėzore kanė gjetur shprehje tė thellė nxitėse nė histori: nga Perikliu nė Athinėn e lashtė deri tek Vaclav Haveli nė Ēekosllovakinė e sotme; nga Deklarata e Pavarėsisė e Tomas Xhefėrsonit mė 1776 deri tek fjalimet e fundit tė Andrej Sakarovit mė 1989.
    Nė fjalor jepet ky pėrkufizim pėr demokracinė: «qeverisje nga populli, ku pushteti mė i lartė i takon popullit dhe ushtrohet drejtpėrsėdrejti prej tij ose prej pėrfaqėsuesve tė zgjedhur prej tij sipas njė sistemi tė lirė elektoral.» Sipas Linkolnit, demokracia ėshtė qeveri «qė i pėrket popullit, del nga populli dhe i shėrben atij.»
    Fjalėt «liri» dhe «demokraci» pėrdoren shpesh nė vend tė njėra-tjetrės, por ato nuk janė sinonime. Demokracia nuk ėshtė vetėm njė sistem idesh dhe parimesh mbi lirinė, por pėrbėn gjithashtu njė sėrė praktikash dhe mėnyrash veprimi qė kanė marrė formė nė rrjedhėn e gjatė, dhe shpeshherė tė ndėrlikuar, tė historisė. Me pak fjalė, demokracia ėshtė institucionalizimi i lirisė. Mbi kėtė bazė mund tė pėrcaktohen parimet themelore tė njė regjimi kushtetues, tė cilat i kanė qėndruar kohės, si edhe tė drejtat e njeriut dhe barazia pėrpara ligjit, pa tė cilat njė shoqėri nuk mund tė quhet demokratike.
    Demokracia mund tė jetė dy llojesh: demokraci e drejtpėrdrejtė dhe demokraci me pėrfaqėsim. Nė njė demokraci tė drejtpėrdrejtė, ēdo shtetas mund tė marrė pjesė nė nxjerrjen e vendimeve shtetėrore, pa ndėrmje-tėsinė e zyrtarėve tė zgjedhur apo tė emėruar. Shihet qartė se njė sistem i tillė ėshtė shumė i volitshėm, pasi numri 1 individėve qė marrin pjesė nė tė, ėshtė relativisht i vogėl, si pėr shembull nė njė organizatė tė njė bashkėsie, nė njė kėshill fisnor ose nė njė degė lokale tė njė sindikate, ku anėtarėt mund tė mblidhen nė njė dhomė tė vetme pėr tė diskutuar problemet dhe pėr tė marrė vendimet me konsensus ose shumicė votash. Athina e lashtė, vendi i parė demokratik nė botė, arriti tė zbatonte demokracinė e drejtpėrdrejtė me njė asamble tė pėrbėrė nga 5000 deri 6000 anė-tarė — ndoshta numri mė i madh i anėtarėve qė mund tė mblidhen sė bashku dhe tė zbatojnė demokracinė e drejtpėrdrejtė.
    Me pėrmasat dhe kompleksitetin e saj, shoqėria moderne paraqet mundėsi tė pakta pėr demokraci tė drejtpėrdrejtė. Madje edhe nė verilindje tė Shteteve tė Bashkuara, ku mbledhja qė zhvillohet nė Nju-Inglėnd pėrbėn njė traditė tė shenjtė, shumica e komuniteteve ėshtė shtuar aq shumė sa banorėt nuk mund tė mblidhen tė gjithė nė njė sallė tė vetme pėr tė votuar drejtpėrsėdrejti pėr ēėshtje qė lidhen me jetėn e tyre.
    Nė ditėt tona, forma mė e pėrhapur e demokracisė, si pėr njė qytet me 50 mijė banorė, ashtu edhe pėr shtete me 50 milion banorė, ėshtė demokracia me pėrfaqėsim, nė tė cilėn qytetarėt zgjedhin zyrtarėt qė drejtojnė jetėn politike, hartojnė ligjet dhe drejtojnė programet pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Duke pėrfaqėsuar popullin, kėta individė merren me probleme tė ndėrlikuara shtetėrore, duke u kushtuar atyre, nė mėnyrė tė kujdesshme dhe tė rregullt, kohėn dhe energjitė e duhura, gjė qė nuk mund tė realizohej nga qytetarėt e thjeshtė.
    Mėnyrat e zgjedhjes sė kėtyre zyrtarėve mund tė jenė nga mė tė ndryshmet. Kėshtu pėr shembull, nė shkallė kombėtare anėtarėt e organeve legjislative mund tė zgjidhen nga distriktet. Kėshtu ēdo distrikt mund tė zgjedhė njė pėrfaqėsues tė vetėm. Ndėrsa nė njė sistem me pėrfaqėsim pėrpjestimor, ēdo parti politike pėrfaqė-sohet nė legjislaturė sipas raportit tė numrit tė votave tė fituara, me numrin e pėrgjithshėm tė votave nė shkallė kombėtare. Zgjedhjet krahinore dhe lokale mund tė organizohen sipas modeleve kombėtare. Por pėrfaqė-suesit mund tė zgjidhen edhe nė mėnyrė mė tė thjeshtė: duke mos organizuar zgjedhje, por duke marrė mendimin e pėrgjithshėm tė grupit. Pavarėsisht nga mėnyra e ndjekur, zyrtarėt shtetėrorė nė njė vend me demokraci me pėrfaqėsim e ushtrojnė detyrėn nė emėr tė popullit dhe mbajnė pėrgjegjėsi pėrpara popullit pėr veprimet e tyre.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 38
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Ēfarė ėshtė Demokracia?! Empty Re: Ēfarė ėshtė Demokracia?!

    Mesazh nga Scarface Thu 09 Oct 2008, 02:00


    Sundimi i shumicės dhe tė drejtat e pakicės


    Demokracia ėshtė sistem ku shtetasit marrin lirisht vendime politike, duke zbatuar parimin e sundimit tė shumicės. Megjithatė nuk ėshtė e thėnė qė sundimi i shumicės tė jetė patjetėr demokratik. Kėshtu pėr shem-bull, askush nuk do ta quante tė drejtė njė sistem qė lejon 51% tė popullsisė tė shtypė 49% tė pjesės tjetėr nė emėr tė shumicės. Nė njė shoqėri demokratike, sundimi i shumicės duhet tė shoqėrohet me garantimin e tė drejtave tė njeriut, tė cilat nga ana e tyre, i shėr-bejnė mbrojtjes sė tė drejtave tė pakicave, qofshin ato pakica etnike, fetare, politike apo thjesht individė qė kanė humbur nė njė debat rreth njė ēėshtjeje tė disku-tueshme legjislative. Tė drejtat e pakicave nuk varen nga dėshira e mirė e shumicės, as nuk mund tė mohohen nga vota e shumicės. Tė drejtat e pakicave mbrohen, pasi ligjet dhe institucionet demokratike mbrojnė tė drejtat e tė gjithė qytetarėve.
    Nė njė kumtesė pėr njė seminar mbi arsimin, tė mbajtur nė Poloni, Dajena Reviē, studjuese dhe autore shkrimesh tė ndryshme, sot ndihmėsministre e arsimit nė Shtetet e Bashkuara, shkruan: «Demokraci kushte-tuese ėshtė ajo formė qeverisjeje ku demokracia me pėrfaqėsim zbatohet nė pėrputhje me njė kushtetutė qė kufizon kompetencat e qeverisė dhe u siguron tė gjithė shtetasve tė drejtat themelore. Nė njė shoqėri tė tillė, sundon shumica, ndėrsa tė drejtat e pakicave mbrohen nga ligji dhe nėpėrmjet institucionalizimit tė ligjit.»
    Kėto elemente pėrcaktojnė elementet themelorė tė tė gjitha llojeve tė demokracive bashkėkohore, pavarėsisht nga ndryshimet historike, kulturore dhe ekonomike. Elementet themelorė tė qeverisjes kushtetuese — sundimi i shumicės i shoqėruar me tė drejtat e individit dhe tė pakicave, si dhe sundimi i ligjit, mund t'i gjejmė nė Kanada dhe Kosta-Rikė, nė Francė dhe Botsvanė, nė Japoni dhe Indi, pavarėsisht nga ndryshimet e mėdha qė kėto vende paraqesin si kombe dhe shoqėri.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 38
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Ēfarė ėshtė Demokracia?! Empty Re: Ēfarė ėshtė Demokracia?!

    Mesazh nga Scarface Thu 09 Oct 2008, 02:00


    Shoqėria demokratike


    Demokracia nuk ėshtė thjesht njė sistem rregullash dhe procedurash kushtetuese qė pėrcaktojnė mėnyrėn e funksionimit tė njė sistemi politik. Nė njė shtet demokratik, qeveria pėrbėn vetėm njė element qė bashkė-jeton nė kuadrin e njė strukture shoqėrore tė pėrbėrė prej institucionesh, partish politike, organizatash dhe shoqatash tė ndryshme. Njė shumėllojshmėri e tillė quhet pluralizėm. Pluralizmi nėnkupton qė grupet e organizuara dhe institucionet tė mos varen nga qeveria pėr ekzistencėn, pėrligjjen dhe autoritetin e tyre.
    Nė njė shoqėri demokratike veprojnė me mijėra organizata private, lokale e kombėtare. Shumė prej tyre luajnė rol ndėrmjetėsues midis individėve dhe institu-cioneve komplekse shoqėrore dhe qeveritare, ku bėjnė pjesė edhe ato vetė, duke kryer kėshtu funksione qė nuk i pėrkasin qeverisė dhe duke u dhėnė mundėsi individėve tė ushtrojnė tė drejtat dhe pėrgjegjėsitė e tyre si shtetas tė njė vendi demokratik.
    Kėto organizata i pėrfaqėsojnė interesat e anėtarėve tė tyre nė njė sėrė mėnyrash: duke u dhėnė mbėshtetje kandidatėve pėr t'u ngarkuar me detyra shtetėrore; duke marrė pjesė nė diskutime pėr probleme tė ndryshme; dhe duke u pėrpjekur tė ndikojnė nė poli-tikėn shtetėrore. Nėpėrmjet kėtyre organizatave, indivi-dėve u jepet mundėsia pėr tė marrė pjesė konkretisht si nė qeveri, ashtu edhe nė jetėn e komuniteteve tė tyre, si pėr shembull nė organizata bamirėse dhe kisha, shoqata tė mjedisit dhe tė lagjes, shoqėri tregtare dhe sindikata.
    Nė njė shoqėri autoritare, tė gjitha kėto organizata do tė kontrolloheshin dhe vėzhgoheshin. Pėr tė ushtruar veprimtarinė e tyre, kėto organizata duhet tė miratoheshin dhe tė pėrgjigjeshin pėrpara qeverisė. Ndėrsa nė njė vend demokratik, kompetencat e qeve-risė pėrcaktohen dhe kufizohen qartė me ligj. Pėr rrje-dhojė, organizatat private janė tė lira nga kontrolli qeveritar. Madje shumė prej tyre nxisin qeverinė dhe pėrpiqen ta vėnė pėrpara pėrgjegjėsisė pėr veprimet e saj. Organizata tė tjera qė merren me art, me ushtrimin e njė besimi fetar, punė kėrkimore ose ēėshtje tė tjera, parapėlqejnė tė bėjnė njė jetė pothuajse krejtėsisht tė pavarur nga qeveria.
    Nė njė jetė politike kaq tė pasur tė njė shoqėrie demokratike, shtetasit mund tė gjejnė tė gjitha mundė-sitė pėr tė bėrė njė jetė tė lirė dhe pėr tė marrė pėrsipėr pėrgjegjėsinė e vetėqeverisjes, pa qenė tė shtypur nga dora e rėndė e shtetit.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 38
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Ēfarė ėshtė Demokracia?! Empty Re: Ēfarė ėshtė Demokracia?!

    Mesazh nga Scarface Thu 09 Oct 2008, 02:01

    SHTYLLAT E DEMOKRACISĖ:

    - Sovraniteti i popullit.

    - Njė qeveri qė mbėshtetet nė pėlqimin e tė qeverisurve.

    - Sundimi i shumicės.

    - Tė drejtat e pakicės.

    - Sigurimi i tė drejtave themelore tė njeriut.

    - Zgjedhje tė lira dhe tė drejta.

    - Barazia pėrpara ligjit.

    - Zbatimi i drejtė i ligjit.

    - Kufizime kushtetuese mbi qeverinė.

    - Pluralizmi shoqėror, ekonomik dhe politik.

    - Toleranca, pragmatizmi, bashkėpunimi dhe kompromisi.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 38
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Ēfarė ėshtė Demokracia?! Empty Re: Ēfarė ėshtė Demokracia?!

    Mesazh nga Scarface Thu 09 Oct 2008, 02:01


    Demokratet e pare


    Pavarėsisht se demokracia pėrbėn njė dukuri shumė tė ndėrlikuar, vendi ku ajo u shfaq pėr herė tė parė mund tė pėrcaktohet lehtė: qytet-shteti i Athinės nė shekullin V p.e.s. Athina e Perikliut, e quajtur kėshtu sipas udhėheqėsit tė saj mė tė njohur, shėrbeu si burim frymėzimi pėr breza tė mėvonshėm teoricienėsh politikė dhe burrash shteti. Megjithatė, shumė aspekte tė demokracisė nė Athinė mbeten ende tė pa-kuptueshme dhe tė panjohura.
    Institucioni politik qendror nė Athinėn e shekullit VI dhe V p.e.s., ishte Asambleja, qė pėrbėhej zakonisht nga 5000 deri nė 6000 anė-tarė dhe ku mund tė merrnin pjesė tė gjithė qy-tetarėt e rritur meshkuj. (Atje pėrjashtoheshin gratė, skllevėrit dhe tė huajt.) Asambleja mund tė merrte vendime pa asnjė kufizim ligjor pėr ēfarėdo problemi tė brendshėm, thjesht me shumicė votash. Gjyqet drejtoheshin nga juri tė pėrbėra prej 501 qytetarėsh, tė cilėt vendos-nin gjithashtu me shumicė votash pėr fajėsinė ose pafajėsinė e tė paditurit.
    Tė bėn pėrshtypje fakti se udhėheqėsit e Asamblesė nuk zgjidheshin, por caktoheshin me short, pasi athinianėt tnendonin se secili prej qytetarėve ishte nė gjendje tė ushtronte njė detyrė shtetėrore. Numri i detyrave tė tilla ish-te i pakėt. Udhėheqėsit kryesorė zgjidheshin pėr njė periudhė njėvjeēare. Por riga ana tjetėr, Athina e Perikliut nuk kishte organizma ekze-kutivė tė rėndėsishėm si presidenti, kryemini-stri, kabineti dhe shėrbimi i pėrhershėm shte-tėror. Pėrgjegjėsia e marrjes sė vendimeve binte pothuajse vetėm mbi anėtarėt e Asamblesė. Kjo ishte njė barrė qė nė kohėn tonė do tė gjy-kohej si e papranueshme.
    Duke mos pasur kufizime kushtetuese, Athina e Perikliut prirej nga grupazhi dhe manipulimi prej disa oratorėve dinakė. Nė fund tė fundit, ishte Athina demokratike ajo qė dėnoi me vdekje filozofin Sokrat, duke merituar kėshtu urrejtjen e pavdekshme tė dishepullit tė tij mė tė famshėm dhe njėkohėsisht, tė antidemokra-tit mė tė flaktė, Platos.
    Pavarėsisht nga armiqtė dhe dobėsitė e saj, Athina demokratike nuk ishte njė lule e brish-tė. Ajo jetoi pėr afro 200 vjet, duke mundur madje tė mbijetojė edhe pas humbjes nė Luf-tėn e Peloponezit nė vitin 404 p.e.s. me rivalen e saj kryesore, Spartėn.
    Armanda
    Armanda
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Libra
    Numri i Postimeve : 340
    Mosha : 33
    Vendndodhja : Tirane
    Profesioni : ?!
    Pikėt : 1042
    Vlersuar : 12
    Data e Regjistrimit : 14/03/2011
    Hobi : Muzika
    Humor : Here here

    Ēfarė ėshtė Demokracia?! Empty Re: Ēfarė ėshtė Demokracia?!

    Mesazh nga Armanda Tue 20 Dec 2011, 03:06

    Ne realitet, demokracia eshte thjesht nje epitet i komunizmit.
    hekuran dini
    hekuran dini
    Anėtar/e i/e thjeshtė
    Anėtar/e  i/e thjeshtė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Leo
    Numri i Postimeve : 8
    Mosha : 38
    Pikėt : 22
    Vlersuar : 0
    Data e Regjistrimit : 10/09/2012

    Ēfarė ėshtė Demokracia?! Empty Re: Ēfarė ėshtė Demokracia?!

    Mesazh nga hekuran dini Wed 12 Sep 2012, 06:08

    demokracia eshte hapja e ruges larg prangave te pasiont te verber!!

    Sponsored content


    Ēfarė ėshtė Demokracia?! Empty Re: Ēfarė ėshtė Demokracia?!

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Tue 17 Sep 2024, 07:18