Pershkrimi:
Zemra sic e dini te gjithe ndodhet ne kraharor ose me sakte brenda kafazit te kraharorit( thoraxit). Gjendet mes dy mushkerive, biles nje pjese e saj e madhe mbulohet prej tyre. Mbrapa ka aorten, ezofagun, nerva, nyje limfatike, shtyllen kurrizore,venat kava superior e inferior. Pra zemra ndodhet ne zgavren e kraharorit e cila ndahet nga zgavra e barkut npm diafragmes. Zemra mbeshtillet nga nje cipe e holle( qe ka 2 flete) qe quhet perikard.
Zemra sic e dini ehste organ muskulor, dmth ka indi qe e perben ehste kryesisht muskulor. Ka dhe qelizat speciale qe jane qelizat e sistemit elektrik te zemres, te cilat jane pak te ndryshme nga ato muskulore, per faktin qe kane vetine te percjellin rrymen dhe ngacmimin neper to , ne meyre qe te nxiten qelizat muskulore e keshtu zemra te tkurret. Zemra ehste si puna e nje apartamenti me dhoma e me dyer te cilat komunikojne midis tyre, ama kujdes, dhomat e majta nuk komunikojne me dhomat e djathta. Nqs rrahjet nuk jane te rregullta , atehere ka aritmi ose crregullim te crregullt( ne gjuhen popullore kjo). Pra intervali i kohes midis rrahjeve te ndryshme ehste i ndryshem. Artimite , ne varesi te zones ku lindin , ndahen ne aritmi atriale dhe aritmi ventrikulare. Ne aritmite atriale psh permendim: fibrilacionin atrial( ritmi ehste i crregullt) flaterin atrial( ritmi ehste i rregullt), takikardine atriale, ektopine atriale, wandering pacemaker, ekstrasistolat atriale.
Ne aritmite ventrikulare permendim, ekstrasistolat ventrikulare( qe njeriu mund ti ndjeje), takikardine ventrikulare, fibrilacionin ventrikular( qe ehste ai qe shkakton vdekjen), torsaden e majes.
Blloqet jane patologji ne te cilat sistemi elektrik i zemres nuk e tejcon impulsin elektrik. Me te rendesishmet jane blloqet atrioventrikulare , dmth impulsi nukpercohet nga atriumet ne ventrikuj. M ei rendesishmi nga keto ehste blloku atrioventrikular i grades se 3, ne te cilin atriumet tkurren per hesap te tyre dhe ventrikujt per hesap te tyre. Ne kete rast rrahjet e zemres jane shpesh here nen 40 te rrahura ne min. I semuri ne keto raste ben ate qe ne gjuhen mjekesore quhet sinkop, pra i bie te fiket pa pritur e pa pandehur. Kjo paatologji mjekohet duke e stimuluar zemren me ane te nje aparati qe quhet pacemaker qe vendoset ne zemer dhe qe pacienti duhet ta mbaje(kryesisht) gjate gjithe jetes se tij.
Aritmia me e perhapur ne bote si dhe ne shqiperi ehste fibrilacioni atrial. Ne kete rast atriumet nuk tkurren por fibrilojne pasi qendra e formimit e impulseve elektrike ne to nuk funksionon sic duhet. Kjo shoqerohet me rrezikun e larte per formimin e trombeve ne atriume, pra te mpiksjeve te gjakut te cilat jane shume te rrezikshme pasi mund te shkojne ne tru dhe te japin insult biles deri ne infarkt te trurit dhe njeriu mund dhe te paralizohet. Prandaj ne kete rast merren medikamente qe hollojne gjakun dhe parandalojne formimin e ketyre trombeve.
Shpesh here degjojme kur thone: vdiq papritur ne gjume, ose i pushoi zemra. Te gjitha keto raste jane si pasoje e aritmise vdekjeprurese qe quhet fibrilacion ventrikiular. Pra ventrikujt nuk tkurren me por fibrilojne, dhe ne kete rast duhet nderhyrja e shpejte e stafit mjekesor per te bere goditjen elektrike me defibrilator. Zakonisht lejohen deri ne 12 goditje(max), dhe nqs dhe pas ketyre goditjeve zemra nuk ehste kthyer ne ritmin e vet normal, pacienti nuk mund te kthehet me, pasi qelizat e zemres kane pesuar ndryshime te parikthyeshme biokimike dhe elektrike. Ky ehste dhe nje nga shkaqet pse pacientet qe bejne infarkt vdesin. Dmth nuk vdesin nga infarkti por pikerisht nga kjo aritmi qe ehste komplikacion i infarktit.
Shkaqet e kesaj aritmie vdekjeprurese jane te shumta: mund te jete e lindur , dmth ekziston nje patologji ne nivelin qelizor te qelizes miokardiale ne nje pompe qe ben shkembimin e joneve te ndryshme ne qelize( pra ehste patologji gjenetike) qe quhet sindromi QT se lindur: mund te jete ishemike, si ne rastin e infarktit te miokardit ku qeliza peson ndryshime strukturore dhe jonike si pasoje e mungeses se oksigjenit, mund te jete nga shkaqe te panjohura: mund te jete si pasoje e semundjeve te tjera te zemres si kardiomiopatite ku dhe ne kete rast luan rol qeliza miokardiale dhe ndryshimet jonike ne te: mund te jete si pasoje e marrjes se madhe te alkoolit pasi dhe alkooli shkakton ndryshime te levizjes se joneve ne qelize,mund te jete si pasoje e ndryshimit te nivelit te joneve ne gjak(elektroliteve) ne semundje te ndryshme te veshkave( si insuficienca renale).