Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Robotėt vrasės, e ardhmja e luftės!!!...

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Robotėt vrasės, e ardhmja e luftės!!!... Empty Robotėt vrasės, e ardhmja e luftės!!!...

    Mesazh nga Scarface Sat 03 May 2008, 00:37

    Robotėt vrasės, e ardhmja e luftės!!!...

    Robotėt luftarakė janė pėrdorur nė operacionet ushtarake nė Irak, ndėrkohė qė Forcat e Armatosura amerikane kanė nė plan tė zėvendėsojnė me robotė njė tė tretėn e mjeteve tė blinduara brenda vitit 2015. Kėto makina vrasėse, njė ditė mund tė pajisen edhe me ndėrgjegje artificiale - tė arrijnė edhe deri nė atė pikė sa tė kundėrshtojnė urdhra qė i vlerėsojnė si tė pamoralshėm.

    Rekrutėt mė tė rinj tė Ushtrisė Amerikane janė rreth 1 metėr tė gjatė, janė veshur me kamuflazh shkretėtire dhe tė pajisur me mitralozė M249. Ata lėvizin falė zinxhirėve dhe falė kamerave qė pėrbėjnė sytė e tyre - mund tė shohin fare mirė edhe nė errėsirė.

    Kėta luftėtarė tė patrembshėm janė tre ushtarė robotė, tė cilėt, pa rėnė nė sy tė publikut tė gjerė, janė vėnė nė pėrdorim nė Irak qė nga gjysma e qershorit, me detyrė gjuetinė e armiqve. Si tė udhėhequr nga njė dorė e padukshme, u afrohen shėnjestrave pėr tė qėlluar mė pas me mitralozė. Ėshtė e ardhmja e luftės - dhe tashmė ka mbėrritur.

    "Ėshtė roboti i parė i armatosur nė historinė e armėve tė luftės", thotė Ēarls Din, inxhinier nė kompaninė "Waltham", prodhuesi i kėtyre mjeteve tė reja luftarake. Din dhe 70 tė punėsuarit e departamentit tė tij presin me padurim tė mėsojnė si do tė sillen tri krijesat e tyre nė front. Pasi tre robotėt, tė pagėzuar me emrin "Shpatat" po pėrdoren nė njė mision sekret dhe prodhuesit nuk kanė asnjė ide nėse kanė vrarė ndonjė armik gjatė luftimeve.

    Duket se do duhet pak kohė pėrpara se kėtyre tre robotėve luftarakė t‘u mbėrrijnė pėrforcimet. Forcat e Armatosura amerikane po testojnė "Gladiatorin", njė pajisje moderne e krijuar nga inxhinierėt e "Carnegie Mellon University Robotics Institute" nė Pistburg tė Pensilvanisė. Gladiatori peshon mė shumė se njė ton dhe lėviz mbi goma tė dhėmbėzuara qė i japin mundėsinė tė lėvizė mbi sipėrfaqe me pjerrėsi 60%. Forcat e armatosura i kanė instaluar prototipit njė mitraloz tė komanduar tė tipit M240.

    "Kemi qėlluar shumė pėr tė testuar mitralozin", tregon koloneli Terri Grifin, i cili bėn pjesė nė Programin pėr robotėt nė bashkėpunim tė Ushtrisė Amerikane dhe Marinės. Nė rast se testimet e mėtejshme do tė rezultojnė tė frytshėm, njė version me katėr rrota i gladiatorit do tė dėrgohet nė Irak vitin e ardhshėm, gjithnjė nė rast se trupat amerikane do tė jenė ende nė kėtė vend. Sipas kolonelit Grifin, roboti luftarak ėshtė nė gjendje tė shpartallojė grupe tė padėshiruara. Vepron nė tre faza. Fillimisht Gladiatori paralajmėron pėrmes njė altoparlanti tė fuqishėm, mė pas qėllon me plumba gome nė drejtim tė shėnjestrės, pėr tė vėnė nė fund nė pėrdorim mitralozin.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Robotėt vrasės, e ardhmja e luftės!!!... Empty Re: Robotėt vrasės, e ardhmja e luftės!!!...

    Mesazh nga Scarface Sat 03 May 2008, 00:37

    Mėnyra e re e tė luftuarit:

    Mė shumė se 50 vjet pasi autori Isak Asimov ngulmonte se robotėve nuk u duhen krijuar kurrė mundėsitė pėr tė dėmtuar njerėzit, zhvillimi i vrasėsve tė automatizuar ka ecur me ritme tė pandalshme. Shpatat dhe Gladiatori janė pararoja e njė lloji tė ri lufte, nė tė cilėn vrasja do t‘u lihet nė dorė makinave. Sipas njė buletini tė brendshėm tė Forcave tė Armatosura Amerikane, makinat e armatosura "po i krijojnė vetes hapėsirė nė fushėbetejat e sotme dhe do tė pėrdoren nė masė tė pabesueshme nė fushėbetejat e sė ardhmes". Nė buxhetin e Pentagonit ėshtė parashikuar njė shihėr prej 200 miliardė dollarėsh pėr modernizimin e programit "Sistemet e Luftimit tė sė Ardhmes". Programi parashikon qė brenda vitit 2015, robotėt tė zėvendėsojnė njė tė tretėn e mjeteve tė blinduara.
    Luftimi i automatizuar po gjen hapėsirė edhe nė Izrael, ku forcat e armatosura po i pėrdorin robotėt pėr tė kontrolluar kufirin prej 60 kilometrash me Rripin e Gazės. Sistemi i stacionuar "Shiko-qėllo" i zhvilluar nga Rafael, njė prodhues izraelit armėsh, pėrfshin kamera dhe mitralozė. Duhet theksuar se ka rreze veprimi prej 1 mijė e 5 qind metrash. Nga kėndvėshtrimi ushtarak, janė njė mori arsyesh qė ushtarėt metalikė po gjejnė pėrdorim gjithnjė e mė tė gjerė. Njėra prej tyre; nuk kanė frikė dhe nuk lodhen. Robotėt vrasin pa kurrfarė hezitimi dhe pėrkundrejt rastit tė ushtarėve, bėhet fjalė pėr humbje financiare. Njė "Shpatė" kushton 150 mijė dollarė. Pėrveē kėsaj, politikanėt e gjeneralėt nuk janė mė tė detyruar tė shqetėsohen pėr tė dhėnė llogari pėr numra tė tepruar viktimash. Kush do ta gjuante njė ushtar prej metali?
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Robotėt vrasės, e ardhmja e luftės!!!... Empty Re: Robotėt vrasės, e ardhmja e luftės!!!...

    Mesazh nga Scarface Sat 03 May 2008, 00:38

    Nėn kontrollin njerėzor:

    E megjithatė, kėta ushtarė mekanikė mbeten tėrėsisht nėn kontrollin e njerėzve. Do tė duhet kohė qė vrasėsit njerėzorė, tė pėrshkruar nė filma hollivudianė si "Robokopi" dhe "Terminatori", tė lėshohen mbi njerėzimin. "Por nuk ekzistojnė barriera shkencore qė t‘u presin rrugėn robotėve luftarakė tė pavarur", thotė Ronald Rotkin, i Institutit tė Teknologjisė nė Atlanta. "Pėrbėrėsit e tyre po prodhohen e po instalohen gjatė kėtij ēasti kur po flasim".

    Nė zyrėn e tij, eksperti Arkin po studion mėnyra qė skenarėt e kėtyre filmave tė zymtė tė mos arrijnė tė kthehen nė realitet. Po zhvillon njė sondazh pėrmes internetit pėr tė zbuluar se ē‘mendojnė oficerėt e ushtrisė, politikanėt, ekspertėt e robotėve dhe qytetarėt e thjeshtė lidhur me makinat vrasėse me autonomi tė plotė. Pėr shembull, cilat janė rregullat etike qė duhet tė respektojnė kėto makina nė ēastin qė dėrgohen nė luftė? Pėr t‘i gjetur pėrgjigje kėtij problemi Arkin po zhvillon programe kompjuterike, tė cilat mund tė pėrdoren pėr tė programuar kėta robotė - njė lloj ndėrgjegjeje pėr ushtarėt e metaltė.

    Njė nga kėto makina, "Qeni i Madh", krijon idenė se ē‘teknologji e avancuar ėshtė pėrdorur pėr krijimin e robotėve tė kėtij lloji. Mjeti pa kokė e gjen vetė rrugėn teksa lėviz pėrpara. Kompjuteri dhe sensorėt i mundėsojnė tė qėndrojė drejt e tė mos rrėzohet edhe nė rast se merr ndonjė goditje anash. Roboti, i zhvilluar nga "Boston Dynamics" do ta nisė karrierėn ushtarake si mjet transportues.

    Nė njė ekspozitė tė hapur pėrpara dy javėsh nė Fushėn Uebster, bazė ushtarake nė Merilend, njė mjet prej 33 centimetrash shihej tė fluturonte nė ajėr dhe tė ulej mbi katėr kėmbė tė holla. Trupat ushtarake nė Irak tashmė po testojnė 20 nga kėto pajisje tė quajtura "mikromjete ajrore". Mund tė kontrollohet nga ushtarėt pėrmes njė pulti tė ngjashėm me ato tė lojėrave elektronike, por njėherėsh mund edhe tė pilotohen automatikisht duke pėrdorur sistemin Gps pėr t‘u orientuar nė hapėsirė dhe pėr tė lokalizuar shėnjestrat.

    Edhe mė mbresėlėnės nė ekspozitėn nė Fushėn Uebster ishte helikopteri 11 metra i gjatė i quajtur "Zbuluesi goditės". Nuk ka nevojė pėr pilot. Njė pajisje laser i mundėson tė ulet e tė ngrihet vetė edhe nėpėr sipėrfaqet e reduktuara qė ofrojnė anijet e vogla luftarake. Ky model nuk ėshtė pajisur ende me armė. Por kjo gjė do tė ndryshojė sė shpejti, thotė inxhinieri Dag Fronius. "Janė pėrpiluar tashmė planet pėr tė instaluar armė nė tė".

    "Northrop Grumman", kompania qė ka prodhuar helikopterin nė fjalė, po planifikon edhe prodhimin njė avioni tė padukshėm pa pilot tė quajtur X-47, i cili do tė jetė gati nė vitin 2011. "Duke e lėnė pa pilot, i japim mundėsinė mjetit tė qėndrojė nė ajėr pėr dhjetė orė mė shumė", thotė Taj Parmenter, i "Northrop Grumman". "Pėr tė programuar njė mision nė terrenin armik duhet veē njė tastierė e njė maus".

    Nė pėrgjithėsi, pajisjet e robotizuara ajrore janė nė avangardė mes robotėve ushtarakė. Objekte fluturuese pa pilotė janė pėrdorur nė zonat e luftimeve prej disa kohėsh, kryesisht pėr motive zbulimi, por nuk kanė munguar rastet kur janė pajisur me armė vdekjeprurėse. Dy raketat qė vranė terroristin Muhamed Atef nė nėntorin e vitit 2001 ishin tė kėtij lloji.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Robotėt vrasės, e ardhmja e luftės!!!... Empty Re: Robotėt vrasės, e ardhmja e luftės!!!...

    Mesazh nga Scarface Sat 03 May 2008, 00:38

    Vendime fatale:

    Pavarėsisht faktit se robotėt vėrtiten nė ajėr, apo shėrbejnė nė tokė si kėmbėsorė, deri tani kanė qenė operatorėt ata qė vendosin nėse munden apo jo tė qėllojnė. Frika se makinat papritmas mund tė marrin kot e tė qėllojnė mbi ushtarėt e vet ėshtė ende e madhe. Pėrpara se "shpatat" tė qėllojnė plumbat e gomės mbi terroristėt nė Irak, kanė nevojė pėr lejen e dy operatorėve njerėzorė. Njė supervizor shtyp njė buton nė pultin e komandimit nė distancė, vepron dhe e bėn mitralozin operativ. Nė tė njėjtėn kohė, njė tjetėr ushtar duhet tė aktivizojė dy ēelėsa tė kuq nė njėsinė e tij tė kontrollit, pėr tė lejuar robotin tė qėllojė.

    Por mund tė merret lehtė me mend se e drejta pėr tė marrė vendime mbi jetėn e vdekjen ka prirje t‘i transferohet gjithnjė e mė shumė trurit tė makinės - sapo inxhinierėt tė arrijnė tė kalojnė problemin e dallimit tė armiqve e tė miqve. E para pajisje e aftė ta bėjė kėtė dallim mund tė instalohet pa mbaruar ky vit nė njė hapėsirė prej 248 kilometrash nė zonėn e ēmilitarizuar mes Koreve tė Jugut e tė Veriut. "Samsung Techwin", njė firmė koreano-veriore prodhimesh elektronike, ka kryesuar konsorciumin qė ka zhvilluar pajisjen nė fjalė, njė robot i zi i armatosur me armė zjarri. I pajisur me kamera video dhe me ultratinguj, roboti ėshtė i aftė tė dallojė pemėt nga njerėzit, dhe, sipas, ekspertit Arkin, mund tė hapė zjarr nė mėnyrė tė pavarur kundėr kujtdo qė shkel kufirin. Edhe Pentagoni po kėrkon t‘u japė robotėve mė shumė liri, duke mbėshtetur tezėn se e vetmja mėnyrė pėr tė shtuar fuqinė luftarake tė trupave amerikane ėshtė krijimi i mundėsisė qė njė ushtar tė ketė nėn kontroll sa mė shumė sisteme tė pavarur nė tė njėjtėn kohė. Kjo bėhet e mundur vetėm nė rast se makinave u lejohet t‘i marrin nė mėnyrė autonome njė pjesė tė mirė tė vendimeve. Sipas njė dokumenti tė Ushtrisė Amerikane, "luftimi vdekjeprurės dhe jovdekjeprurės" mund tė mbahet nėn kontroll pėrmes autonomisė.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Robotėt vrasės, e ardhmja e luftės!!!... Empty Re: Robotėt vrasės, e ardhmja e luftės!!!...

    Mesazh nga Scarface Sat 03 May 2008, 00:38

    E ardhmja ėshtė e ndritur:

    Sulmi i robotėve vrasės mund tė tingėllojė si njė parashikim makabėr i sė ardhmes. Por vizionari i robotikės, eksperti Arkin, mendon se ky skenar do ketė gjithashtu edhe disa aspekte pozitive. Veprimet ēnjerėzore dhe shkeljet e sė drejtave tė njeriut kanė qenė pjesė e pandashme e luftėrave tė sė shkuarės. Njė prej rasteve mė tė freskėta ėshtė ai i skandalit tė torturave nė burgun Abu Graib tė Irakut. Arkin beson se robotėt luftarakė nuk e kanė shtysėn qė kanė njerėzit pėr tė kryer mizori tė tilla, falė ndėrgjegjes sė tyre artificiale. "Robotėt mund tė sillen shumė mė njerėzisht se njerėzit", thotė eksperti. Ka nė plan tė prezantojė njė prototip tė softuerit tė moralshėm nė njė konferencė qė do tė mbahet nė shtator. Nė varėsi tė situatės dhe natyrės sė misionit, roboti do tė zgjedhė mes njė game tė gjerė opsionesh, veprimin qė ėshtė mė etiku dhe i moralshmi - qoftė edhe nė rastet kur do t‘i duhet tė kundėrshtojė urdhrat. Arkin shpreson gjithashtu se prania e sistemeve tė robotėve mund t‘i bėjė krizat e konfliktet mė humane. Robotėt regjistrojnė tė gjitha imazhet e kamerave tė tyre, gjė qė nė fund mund tė shqyrtohet nga publiku. Njė provė e tillė do t‘i detyronte ushtarėt tė mos kryenin veprime tė paligjshme.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Robotėt vrasės, e ardhmja e luftės!!!... Empty Re: Robotėt vrasės, e ardhmja e luftės!!!...

    Mesazh nga Scarface Sat 03 May 2008, 00:39

    Pritje me krahėt hapur:

    Ndėrkaq, robotėt po priten krahėhapur nga bashkėushtarėt e tyre me mish e kocka. Ushtria Amerikane do tė vendosė nė tetor nė rast se do dėrgojė "Shpata" tė tjera nė Irak. Nė rast se gjėrat do tė shkojnė siē shpresojnė ushtarėt, do tė dėrgohen edhe 20 "Shpata" tė tjera, thotė Maikėll Xeka, pėrgjegjės pėr arsenalin ushtarak nė Nju Xhersi.

    Ushtarėt janė shumė tė kėnaqur nga prania e qindra robotėve tė komanduar nė distancė, qė janė pėrdorur pėr vite si pastrues minash nė Irak dhe Afganistan, tė cilėve u vishet merita pėr shpėtimin e qindra jetė njerėzish. Kėta ushtarė tė vegjėl janė aq tė vlefshėm pėr trupat e armatosura, sa janė promovuar nė detyrė, madje edhe janė dekoruar. Nė rast se njė minė shpėrthen nėn kėto makina, ushtarėt preferojnė tė riparojnė robotin e dėmtuar, se sa ta zėvendėsojnė me njė tė ri.

    Nė bazėn ushtarake nė Juma tė Arizonės, njė kolonel i urdhėroi ushtarėt tė ndėrprisnin njė manovėr, gjatė sė cilės njė robot dėrgohej vazhdimisht nė fushėn e minuar, pasi diēka e tillė ishte ēnjerėzore.

    Arkin vėren njė rrezik tė nėnvleftėsuar nė prirjen qė kanė ushtarėt pėr tė konsideruar robotėt si njerėz. Nė rastet ekstreme, oficerėt mund tė lidhen mė shumė pas robotėve apo njerėzve qė kanė nėn komandė. Kėshtu mund tė ndodhė qė oficeri tė japė urdhrin: "Tom, shko ti pėr tė parė nėse bregu ėshtė i pastėr - roboti do qėndrojė kėtu".

    Marre nga: Gazeta Shqip.

    Sponsored content


    Robotėt vrasės, e ardhmja e luftės!!!... Empty Re: Robotėt vrasės, e ardhmja e luftės!!!...

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Sat 27 Apr 2024, 09:49