Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Trajtimi i duarve dhe kembeve

    Lida
    Lida
    Anėtar/e Pėrparues/e
    Anėtar/e  Pėrparues/e


    Gjinia : Female
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 72
    Mosha : 40
    Pikėt : 257
    Vlersuar : 3
    Data e Regjistrimit : 16/03/2009

    Trajtimi i duarve dhe kembeve Empty Trajtimi i duarve dhe kembeve

    Mesazh nga Lida Sat 04 Sep 2010, 23:17

    Trajtimi i duarve dhe kembeve
    Ecjet me orar tė zgjatur, qėndrimi pėr njė kohė tė gjatė nė kėpucė tė mbyllura, krijojnė edhe shqetėsime. Kėto situata mund tė shfaqin probleme me kėmbėt, sidomos me gishtat e kėmbėve. Prandaj duhet treguar kujdes i vazhdueshėm pėr to, sepse ndėrlikimet mund tė shkojnė deri aty sa tė jetė i nevojshėm trajtimi mjekėsor, si dhe ndėrhyrja kirurgjikale nė raste tė veēanta. Specialistėt rekomandojnė njė trajtim dy herė nė ditė mė ujė tė ngrohtė, pėr tė stimuluar qarkullimin e lirshėm tė gjakut dhe qetėsimin e muskujve tė kėmbės. Edhe masazhet janė tė kėshillueshme pėr trajtimin e kėmbėve, qoftė edhe vetė nė kushtet e shtėpisė me njė krem tė zakonshėm hidratues, duke e shpėrndarė atė nė tė gjithė gjatėsinė e kėmbėve, pa pėrjashtuar edhe putrat.

    Njė lėkurė e lėmuar

    Ēdo stinė sjell shqetėsimet tipike pėr kėmbėt. Jo vetėm stina e vjeshtės dhe e dimrit ku jemi “tė detyruar” tė mbajmė kėpucė tė mbyllura, por edhe stina e verės, dhe sidomos periudha e plazhit mund tė krijojė probleme. Tė gjithė do tė dėshironim kėmbė tė bukura, supersensuale me njė lėkurė tejet tė ndritshme. Megjithatė sipas specialistėve kremrat, cilat do qofshin nuk e kanė efektin e dėshiruar, nėse nuk shoqėrohen me trajtime speciale. Pastaj duhen edhe ushtrime fizike. Duhen hequr pastaj edhe ca ushqime qė cilėsohen si armiku mė i madh i lėkurės sė lėmuar. Por edhe nėse i bėn tė gjitha kėto celuliti nuk mund tė ikė vėrtet. Pėr fat tė keq asnjėherė plotėsisht. Mund tė zbutet efekti “lėkurė portokalli”, mund tė mos shquhet nga larg, mund edhe tė bėhet gati i padukshėm dhe tė vihet re vetėm nėse lėkura shtrėngohet me dorė.

    Duart dhe kėmbėt

    Infeksionet e ndryshme dhe papastėrtitė hyjnė nė organizmin tonė nėpėrmjet duarve jo tė lara. Pėr kėtė arsye pėr disa sėmundje thuhet se janė sėmundje tė duarve. Duart duhet qė tė lahen sa mė shpesh, sidomos para pėrgatitjes sė ushqimit, para marrjes sė ushqimit si dhe kur kujdesemi pėr fėmijėt. Kujdes duhet treguar jo vetėm pėr duart, por edhe pėr gishtat, thonjtė, kėmbėt, rrobat. Jo vetėm mbajtja pastėr, por edhe trajtimi i vazhduar tė siguron njė jetė tė shėndetshme. Nė mėnyrė tė veēantė trajtohen kėmbėt, sepse gjymtyrėt e poshtme janė nė punė gjatė gjithė ditės, dhe nėse nuk arrihet tė ekuilibrohen mirė forcat, rrezikohet akumulimi i tensionit nė kėta muskuj. Masazhi rehabilitues lejon tė lehtėsohet pas plagėve apo operacioneve kirurgjike. Pėr shėrimin dhe rikthimin nė normalitet ėshtė e nevojshme kura e njė fizioterapeutisti.

    Qarkullimi i gjakut te duarve dhe kėmbėve

    Duart dhe kėmbėt ndjehen dhe realisht janė mė tė ftohta se pjesėt e tjera tė trupit, sepse vėrshimi i gjakut ėshtė ai qe i jep nxehtėsi trupit, dhe nėse ėshtė me pakicė nė kėto vende, atėherė temperatura do jetė mė e ulėt se normale. Disa njerėz vetvetiu djersitin shumė tek duart dhe kėmbėt sepse gjėndrat e djersės aty i kanė hiperaktive. Kur arteriet janė tė ngushtuara nė duar e kėmbė, duart dhe kėmbėt, vihet nė veprim sistemi simpatik dhe fillon djersitja.

    Kėshilla pėr trajtimin e kėmbėve dhe duarve

    1- Mos i mbani kėmbėt nė kėpucė mė shumė se tri orė
    2- Trajtoji ēdo ditė me ujė tė ngrohtė dhe zbutės
    3- Gjatė verės ėshtė mirė qė pėrdorni vetėm shapka ose sandale, nė mėnyrė qė kėmbėt tė ajrosen sa mė shumė
    4- Burrat janė mė problematikė nė sėmundjet e gishtave tė kėmbėve
    5- Morthi, ėshtė sėmundje qė u krijohet zakonisht atyre njerėzve qė i veshin ēorapet e lagura ose nuk u djersitin kėmbėt.

    Problemet e shfaqura te gishtat e kėmbės

    Gishtat e kėmbėve janė jetėsorė pėr ecjen dhe ekuilibrin e njeriut. Deformimet nė gishta zakonisht shkaktohen nga mosbalancimi i muskujve nė kėmbė, si rezultati i njė kėmbe tė sheshtė, dėmtimet traumatike dhe sėmundjet nė kyēet e gishtave. Ka tė paktėn gjashtė ēifte muskujsh qė kontrollojnė secilin gisht. Dy gilca qė bashkojnė pamjen dorsale tė gishtave (majėn) dhe qėndrojnė nė mes tė kockave tė secilės kėmbė. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, deformimet e gishtave tė kėmbės shkaktohen nga ēekuilibri i muskujve nė kėmbė. Kėmba e sheshtė, dėmtimet traumatike dhe sėmundjet e fshehura mund t’i rrisin mundėsitė qė gishtat e kėmbės tė marrin pėr poshtė nė formėn e kthetrės. Disa nga sėmundjet qė e rrisin kėtė faktor janė skleroza, paraliza cerebrale, infeksionet, artriti dhe diabeti.

    Inflaminimi i kyēeve dhe simptomat tipike

    Artriti reumatik shoqėrohet me inflaminim tė kyēeve, nė mėnyrė tė tillė qė kur i prek i ndjen tė ėnjtura dhe tė dhembin. Vetė kyēet mund tė dhembin pa i prekur dhe mund tė kesh vėshtirėsi kur t’i lėvizėsh. Megjithatė inflamacioni i kyēeve ėshtė simptomė tipike. Ajo ndryshon te njerėz tė ndryshėm. Te disa dhimbjet vijnė e ikin, te disa janė tė vazhdueshme dhe mund tė rriten me avancimin e sėmundjes. Me avancimin e sėmundjes shfaqen disa simptoma tė ngjashme me ato tė gripit. I sėmuri ndjehet i dobėt, nuk ka oreks dhe mund tė shoqėrohet edhe me ngritjen e temperaturės. Gjatė kėsaj periudhe delikate i sėmuri pėson humbje nė peshė dhe bėhet anemik. Njė nė ēdo pesė pacientė ka gunga tė vogla nėn lėkurė tek bėrrylat ose nė pjesė tė tjera tė trupit.

    Shfaqja e varriēeve nė kėmbė

    Venat varikoze trashėgohen brez pas brezi dhe ato nuk mund tė eliminohen plotėsisht. Nė rast se personi ka punė tė rėndė, ose mban pasha tė rėnda gjatė ditės, rishfaqja e damarėve ėshtė e shpejtė, madje edhe nė tė njėjtat vende, ku mund tė jetė kryer ndėrhyrja kirurgjikale. Kryesisht ato zhvillohen nė moshėn 20 deri 30-vjeēare, pas kėsaj moshe shfaqja e variēeve ėshtė mė e vogėl. Specialistėt rekomandojnė qė kėmbėt tė trajtohen ēdo ditė me xhel freskues tė masazhohen nga specialistė herė pas here dhe tė trajtohen me medikamente tė ndryshme sipas porosive tė mjekėve. Ndikojnė nė funksionimin e rregullt tė organeve tė brendshme si dhe rregullojnė lėvizjen e muskujve, nė rastet kur vuani nga gjymtyrėt e poshtme.

    Edhe meshkujt preken nga varicet

    Sėmundja e variēeve ėshtė e trashėgueshme. Madje ajo kalon nga brezi nė brez dhe nė kėtė rast shfaqja e simptomave dhe shenjave tė para nis qė nė adoleshencė, pikėrisht nė kohėn kur trupi i njeriut nis tė ndryshojė. Kjo sėmundje nuk “kursen” as meshkujt, madje sipas specialistėve, ata kanė edhe dhimbje mė tė mėdha se femrat dhe nė shumicėn e rasteve tė operuarit meshkuj mbajnė rekord. Pėr tė parandaluar kėtė fenomen ėshtė e rėndėsishme qė fėmijėt tė dėrgohen herė pas herė tek specialistėt, nė mėnyrė qė ai tė kėshillojė edhe veprimet e duhura qė duhet tė ndiqen. Nė rast se venat shfaqen, ato nuk mund tė hiqen plotėsisht pėrveēse tė trajtohen herė pas here. Mjekėt ua rekomandojnė xhelin freskues tė gjithė personave qė ende nuk kanė probleme me variēet, por qė e dinė qė nė familjen e tyre ka plot raste tė tilla.


    Si te mbajme kembet ne forme

    Pushimi duhet tė jetė njė moto


    Nuk duhet tė qėndroni nė njė vend pėr njė kohė tė gjatė, por duhet tė ecni shumė shpesh. Kur jeni tė ulur, brenda mundėsive duhet t’i mbani kėmbėt pak mė lart se niveli i vendit ku jeni ulur. Nė rastet kur shtriheni pėr tė fjetur, kėmbėt duhet tė rrine nė njė nivel pak mė tė lartė se ai i shtratit. Duhet tė bėni periudha pushimi gjatė ditės.

    Gjimnastika dhe banjoja

    Tė shtrirė duhet tė bėni lėvizje tė lehta tė kėmbėve duke i shtrirė ato mė lart se vendi nė tė cilin ndodheni, gjithashtu duhet tė bėni njė banjė prej 15-30 minutash, gjatė sė cilės tė rrini nė ujė me temperaturė nga 36- 37 gradė. Nėse nuk ėshtė e mundur njė banjė, atėherė ėshtė e kėshillueshme tė mbani kėmbėt nė ujė tė ngrohtė nė po tė njėjtat temperatura.

    Klima

    Duhet tė evitoni temperaturat e larta si dhe vendet me lagėshtirė. Vendet malore janė mė tė kėshillueshme, por nėse ju zgjidhni detin atėherė janė tė kėshillueshme banjot e gjata dhe shėtitjet nė breg tė detit me ujin gjer te gjunjė. Mundohuni tė ekspozoni sa mė pak kėmbėt nė diell dhe mbajtjen e tyre sa mė tė shkurtėr nė rėrė. Nė shtėpi mundohuni tė mbani temperatura mes 19-20 gradėve.

    Veshjet

    Mundohuni tė evitoni veshjet shumė tė ngushta, tė nxehta dhe elastike. Kini kujdes nga kėpucėt shumė tė ngushta, shumė tė larta apo shumė tė ulėta. Mundohuni t’i gjeni sa mė tė rehatshme.

    Sporti

    Nuk kėshillohen sportet me lėvizje tė vėshtira dhe tė lodhshme. Mė saktė i thuhet jo: tenisit, skive, shpatės, golfit, futbollit apo dhe sporteve tė tjera me top, kėrcime dhe vrapimeve tė shpejta. Po, vetėm pėr notin dhe marshimet e lehta nė ajėr tė pastėr.

    Higjiena

    Mundohuni tė mbani tė pastėr lėkurėn e pulpave dhe tė shputės sė kėmbės duke i larė ato me sapun dhe duke i trajtuar me kremėra sa mė ushqyes pėr kėmbėt. Nėse ėshtė e kėshilluar nga mjeku, mund tė pėrdorni dhe ēorape elastike.

    Ushqimi

    Kini kujdes me dietat qė pėrdorni, mundohuni tė hani sa mė shumė ushqime dhe fibra. Mundohuni tė hani sa mė shumė ushqime tė lehta pėr t’u tretur pa vėshtirėsi. Mundohuni tė evitoni ushqimet pikante, hani sa mė shumė fruta dhe perime dhe pini ujė.

    Pėrsa i pėrket veshjes sė kėmbėve nuk janė shumė tė kėshillueshme ēizmet, megjithėse kanė shumė vite qė dominojnė nė pasarelat e tė gjithė stilistėve mė tė njohur tė botės. Veēanėrisht pėr ato femra qė rrezikojnė tė kenė variēe. Pavarėsisht nga tė gjithė faktorėt, dėmin kryesor e shkaktojnė takat e larta. Megjithėse kanė shumė feminilitet, ato shkaktojnė dhe shumė deformime tė kėmbėve dhe tė shtyllės kurrizore. Taka ideale ėshtė ajo 3-4 centimetra.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Fri 29 Mar 2024, 07:29