Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    KĖNGĖ PĖR MEHMET KRILEVĖN

    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 66
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    kenge - KĖNGĖ PĖR MEHMET KRILEVĖN Empty KĖNGĖ PĖR MEHMET KRILEVĖN

    Mesazh nga shaban cakolli Thu 22 Jul 2010, 00:37

    MEHMET KRILEVA

    Bijė e bija nga Gollaku –

    Janė t’ njė fisi , janė t’ njė gjaku .

    Ndėr shumė trima nga kėto treva –

    Do t’ pėrmendet Mehmet Krileva .

    N’ atė Malėsi tė Gollakut –

    U lind shtylla e konakut ,

    Qė do t’ njihet nga kėto treva ,

    Burrė me famė Mehmet Krileva !

    Qė kur ishte Mehmeti i ri –

    Kishte etje pėr dituri ,

    Nė shpirt kishte atdhedashuri ,

    N’ zemėr kishte trimėri .

    I gjithė populli n’ atė Malėsi –

    E pranonte me ngrohtėsi .

    I tillė ishte Mehmet Cakolli –

    Birė i dashur i kėtij trolli .

    Por pėr famė qė i dhanė kėto treva –

    Populli i tha : Mehmet Krileva .

    Bijtė qė thithin gji n’ nanė - trimen ,

    Nderojnė fshatin dhe krahinėn !

    Pėrmes kėngės , nėna i rrėfeu –

    Herėt mėsoi si duhet atdheu ,

    Herėt mėsoi si duhet miku ,

    Herėt mėsoi si urrehet armiku !

    Herėt mėsoi ēka ėshtė pushtuesi ,

    Ē’ ėshtė mizori e uzurpuesi !

    Herėt mėsoi ēka ėshtė robėrimi ,

    Shtypja, burgjet dhe regjimi !...

    Herėt mėsoi ēka janė pėrndjekjet ,

    Rrahjet, vrasjet edhe djegiet ...

    Qysh i njomė n’ moshėn rinore –

    U frymėzua n’ ēėshtje madhore !

    N’ shpirt e brente rėnd mashtrimi,

    Qė ushtrohej nga regjimi –

    Mbi shqiptarėt e kėtij trolli ,

    Qė i priste Anadolli!

    Nga shqiptarėt bėhej spastrimi –

    N’ Kosovė bėhej kolonizimi !

    N’ tokat tona brez me brez –

    Vinin serbė e malazezė !

    Arsimdashėsi Mehmet Krileva –

    Pėr shqiptarė kishte shumė brenga !...

    Se regjimi i poshtėruar –

    Shumė shqiptarė kishte varfėruar !

    I ka lanė t’ pa arsimuar –

    Nėn robėrimin e verbėruar !

    Pėr tė drejta e pėr shqiptarė –

    Ngrehte zėrin ndėr tė parė !

    I gjithė rrethi e popullata –

    E nderonte me urata !

    Pse punonte pėr vatan –

    Delegat u zgjodh n’ Gjilan .

    Pėrfaqėsimi prej gjithė rrethit –

    Populli i dha besim Mehmetit !

    Kėtė besim me vullnet fisnik –

    Gjithmonė popullit i mbet besnik .

    Por, Mehmeti ishte bujarė ,

    Mėsues i popullit - vullnetarė ,

    N’ popullatė t’ pa arsimuar –

    Shkrim- leximin pėr t’ ua mėsuar!

    Ēka ka thanė Azem Cakolli –

    Si Mehmetin , nuk lind ma trolli !

    I guximshėm , burrė i vyeshėm ,

    N’ ideale i pathyeshėm !

    -N’ atė botė terri kur s’ kish arsim –

    Ai, na i mėsoi shkrim e lexim,

    Gjeografi e histori ,

    Matematikė pėr llogari...

    -Kėshtu na mėsonte Mehmet burri,

    Verės shkruanim mbi rrasa guri,

    Dimrit shkruanim mbi shtresa bore,

    S’ kishim lapsa , as fletore !...


    Shpesh Mehmeti ka rrėfye –

    Popullit tim du’ me i shėrbye !

    S’ dua grada , as pozitė –

    Dua populli tė shohė dritė !

    Nė muajin Prill , Dyzet e Pesė –

    Njė detyrė iu dha me besė ,

    Qė t’ merr pjesė si delegat

    Me shqiptarė nė Beligrat !

    Pėrfaqėsuesit e shqiptarisė –

    I pret Mareshali i Jugosllavisė .

    N’ atė takim – Tito i ka pritė ,

    Pėr t’ ia shprehur pakėnaqėsitė !

    Ia thanė Titos, ashiqare –

    Gjithė problemet kosovare ,

    Pėr veprimet antishqiptare ,

    Qė ushtrojnė forcat qeveritare !

    Pėr tė mirė i mbante shpresa –

    Ia dorėzuan shtatė kėrkesa !

    N’ emėr t’ popullit tė Kosovės –

    Ish kėrkesa e vetėvendosjes !

    Para Titos – ballė pėr ballė ,

    Mehmet Krileva , mori fjalė :

    “Tokat tona kosovare -

    Janė tė lashta toka shqiptare !...

    Krajli serbė kobin na e soll –

    Shpėrngulė njerėzit n’ Anadoll !

    Dhe me dhunė mbi tokėn tonė –

    Na e ka mbushė plot me kolonė !

    Kėshtu ka bė ai regjim barbarė –

    Diskriminim pėrmbi shqiptarė ,

    Tue qitė taksa, tue qitė agrarė ,

    N’ tokat tona porsi rrogėtarė !

    Ne punonim si rrogėtarė ,

    Kolonėt rrinin si agallarė ,

    N’ kafene pinin raki ,

    Djersėn tonė tue na e pi !


    Na e kanė sjellė pėrherė kiametin –

    Tue na e marrė krejt bereqetin !

    Veē pak bukė na e linin n’ shpija –

    Pėr t’ mos vdekur nga uria !

    Kemi ardhur me ta thanė ndėr sy –

    Se prej jush kėrkojmė drejtėsi !

    T’ jemi zotė nė tokėn tonė –

    Qė na i lanė stėrgjyshėrit tonė !

    S’ do t’ punojmė ma pėr kolonė ,

    Nga kanė ardhur , ata le t’ shkojnė !

    Nga kolonėt, nga kjo robėri –

    Kemi mbet t’ gjithė nė varfėri !

    Kėrkojmė shkolla pėr arsim –

    Fėmijėt tanė t’ marrin mėsim !

    Prej fillores e n’ fakultet –

    S’ duam t’ jem analfabet !

    Ne kėrkojmė ta kem lirinė ,

    Barazinė dhe drejtėsinė ,

    T’ jem tė lirė, t’ jetojmė pa frikė ,

    Jo, kolonėt me na grabitė !

    Nė Kosovė, tash kur tė shkojmė –

    Na pret populli t’iu tregojmė !

    Mezi pret populli me e ditė –

    T’ ju tregojmė si na ke pritė ?!

    Kėto kėrkesa , po s’ u shqyrtuan,

    Dhe nė jetė , po s’u zbatuan –

    Do t’ shpėrthejnė shumė pakėnaqėsi ,

    Turbullira edhe ndasi !

    Ėshtė dėshmua nė histori –

    Se shqiptarėt s’ durojnė robėri !

    Nuk duan mbretėr , as krajli –

    Duan t’ drejta dhe liri !”...

    Shikon Tito, n’ mėnyrė cinike ,

    Me buzėqeshje ironike ...

    Me dhelpėri diplomatike –

    Premton kushte pikė pas pike !


    Por metodat sllavo barbare

    Dhe premtimet dhėnė kosovarėve –

    Delegatėve t’ Kosovės s’ shkretė ,

    Shumė prej tyre iu kushtoi me jetė !

    Por Mehmeti e dinte krejt –

    Kėto kėrkesa do t’ kushtojnė shtrenjtė !

    Para popullit kish dhanė betim –

    T’ mbrojė kėrkesat me ēdo ēmim !

    Hiq shumė kohė nuk ka kaluar –

    Kėlyshėt e OZNA-sė e kanė helmuar !

    Helmi trupin ia ka kallė –

    N’ zemėr t ’popullit mbet i gjallė !

    Mehmet Krileva, ai atdhetar ,

    Ishte guri themeltarė ...

    Trasoi rrugėn e lirisė –

    Drejtė ditėve tė pavarėsisė !

    N’ emėr t’ popullit dhe lirisė –

    Hyni n’ rrugė tė pavdekėsisė .

    N’ ale me atdhetarė –

    Ne , gjithmonė na banė krenar !

    Gjilan, mė 20.07.2010. Demir KRASNIQI

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Sun 08 Sep 2024, 12:04