Gjergj Kastrioti, figura me e ndritur e historise sone kombetare
Ne recensionin qe historiani yne i shquar prof.A.Buda i bente vepres se F.S.Nolit "Historia e Skenderbeut", (1921) shkruan midis te tjerave nje te vertete te thjeshte, por mjaft kuptimplote: "Skenderbeu eshte nje figure qe i ka bere per vete shqiptaret qe nga feminija e tyre me e hershme, e deri ne fund te jetes".
Ketij vleresimi kuptohet se nuk i ka shpetuar as Plaku i madh i Vlores. Skenderbeu ka qene dhe do te mbese ne shekuj, figura me e ndritur e historise sone kombetare, per luften e tij vigane qe zhvilloi ne krye te shqiptareve per 25 vjet me radhe ne nje nga periudhat me te renda te historise se tyre, sic ishte lufta per mbrojtjen e vendit nga invazioni osman. Ne kete perballje heroike per jete a vdekje kunder nje pushtuesi te eger, te huaj nga gjuha, zakonet qe kercenonte gjithe zhvillimin ekonomik, shoqeror, politik e kulturor te arrire nga shqiptaret ne shekuj, rane fli me mijera e mijera te rinj nga te gjitha shtresat dhe krahinat e vendit qe mbushnin radhet e ushtrise se heroit tone legjendar. Sipas kujtimeve te Gjon Muzakes, (bashkeluftetar i Skenderbeut) "ne ato beteja te panderprera dhe mizore rane pothuajse edhe te gjithe djemte e zoterinjve te kohes". (I giovani Principi albanesi erano quasi tutti morti).
Qendresa e shqiptareve
Me qendresen e tyre shqiptaret fituan admirimin e popujve dhe shteteve te krishtera te Evropes, pasi lufta e tyre ishte njeheresh ne mbrojtje te qyteterimit evropian. Kete vleresim te larte i shprehen heroit tone ne letrat e tyre: papa Pali II, Kalisti II dhe burra te tjere shtetesh si Alfonsi V i Napolit, duka i Milanos, Francesko, te cilet perjetonin me ankth qendresen shqiptare. Keta udheheqes te kohes ishin te bindur, (dhe koha me pas e provoi kete) se synimi i osmaneve ishte te hidheshin ne Itali dhe Evrope dhe se ky rrezik, ishte krejt i mundshem po te binte Shqiperia. Burimet provojne se per kete funksion evropian te luftes se popullit shqiptar ishte i ndergjegjshem Heroi yne Kombetar: "Po te mos isha une, Evropa do te ndiente" - keto jane ato fjalet lapidare, me te cilat heroi yne iu pergjigj me 1460, nje princi mendjelehte italian qe nuk kishte kuptuar qendresen e shqiptareve.
Emri dhe flamuri i Skenderbeut i priu shqiptaret edhe pas pushtimit osman ne perpjekjet e tyre shekullore per liri e pavaresi. Ai u be simbol i qendreses dhe fitores mbi armikun dhe frymezoi shqiptaret ne kryengritjet e shekujve XVI-XVIII dhe ne periudhen e rilindjes sone kombetare. Emri i tij u be burim frymezimi dhe mobilizimi edhe ne prag te perpjekjve te shqiptareve me ne krye Ismail Qemalin per shpalljen e pavaresise.
Si politikan dhe diplomat me horizont dhe kulture te gjere eshte krejt e natyrshme, qe Ismail Qemali te kishte nje njohje te thelle per Skenderbeun, per vendin dhe rolin e tij ne historine kombetare dhe ate evropiane ne pergjithesi. Ne periudhen kur jetoi dhe veproi Ismail Qemali, per Skenderbeun qarkullonte nje letersi e tere e shkruar nga rilindasit tane te medhej, te cilet e kishin fokusuar Heroin tone Kombetar si figure qendrore me peshe te vecante ne perpjekjet e tyre per zgjimin kombetar te shqiptareve. Skenderbeu ishte bere teper popullor per shqiptaret me veprat e De Rades "Kenget e Milosaos", dhe sidomos, nga Naim Frasheri qe shkruajti edhe ne vargje historine e tij. Krahas kesaj letersie me karakter popullor dhe propagandistik ne shtypin e rilindjes filluan edhe perpjekjet e para per nje trajtim "shkencor" te figures se Skenderbeut dhe periudhes se tij. Shkrime te kesaj natyre jane p.sh. disa artikuj te Konices botuar ne revisten "Albania" mbi armet e Skenderbeut, mbi portretin autentik te tij, mbi topografine e vendeve te betejave etj.
Megjithate Ismail Qemali, njohes i disa gjuheve te huaja evropiane, kishte lexuar shume vepra kushtuar Skenderbeut qe qarkullonin ne letersine boterore dhe ne kete kuader s'ka fjale se kishte lexuar edhe autorin kryesor te historise se Skenderbeut, Barletin, vepren e tij "Historia e Skenderbeut" e cila qarkullonte nje nje varg perkthimesh ne gjuhe evropiane.
Por, ndryshe nga te gjithe patriotet dhe shqiptaret e tjere plakun e madh te Vlores e lidhte me Skenderbeun edhe nje moment i vecante personal: Per nje koincidence te lumtur te historise, atij i takoi fati te ngrinte ne Vlore, me 28 Nentor te vitit 1912, ne mes te nje entuziazmi te madh popullor flamurin qe heroi yne legjendar, Gjergj Kastriot Skenderbeu, e kishte ngritur me 28 nentor te vitit 1443 ne Kruje.
"Shpirti i Skenderbeut" ne sheshin e flamurit
Ismail Qemali, shkruan se kete moment te vecante, sa sublim aq edhe historik e ka perjetuar me emocionet e jashtezakonshme. Kete ai e tregon kur pershkruan mbledhjen e delegateve te ardhur nga te kater anet e vendit ne nje kohe te veshtire, kur ushtrite e vendeve ballkanike po pushtonin qytet dhe krahinat e e ndryshme te vendit.
"Kongresi, shkruan, Ismail Qemali, u hap menjehere. Ne mbledhjen e tij te pare, me 28 nentor 1912, ai votoi unanimisht shpalljen e pavaresise. Pas ketij akti, mbledhja u nderpre dhe delegatet dolen nga dhoma per te ngritur mbi shtepine time, shtepine ku kisha lindur dhe ku kishin jetuar te paret e mi, ne mes te brohoritjeve te mijera njerezve, flamurin e lavdishem te Skenderbeut, i cili kishte fjetur i palosur per 445 vitet e fundit.
Per mua ai ishte nje moment i paharrueshem. Duart e mia dridheshin nga shpresa dhe krenaria, ndersa ngrija ne ballkonin e shtepise se vjeter flamurin e sovranit te fundit kombetar te Shqiperise. U duk sikur shpirti i atij heroi te pavdekshem, kaloi si nje zjarr i shenjte mbi kryet e popullit qe brohoriste".
Ne Arkivin Qendror te Shtetit ruhet edhe kopja e fjalimit te mbajtur nga Ismail Qemali ne miting ne Vlore, ku ai perseri i referohej Skenderbeut: "Oh! Sa te lumtur e ndiej veten sot, qe shoh ketu ne Vlore, kaq burra shqiptare te mbledhur tok, duke pritur me kureshti e padurim perfundimin e kesaj mbledhjeje historike, per fatin e atdheut tone te dashur. Plot me gaz e me lot nder sy, edhe kete minute, Kongresi shpalli mevetesine e Shqiperise, duke lajmeruar gjithe boten mbare per kete pune e, duke me ngarkuar mua kryesine e qeverisjes se perkohshme te Shqiperise se lire".
"Porsi nje enderr me duket ky ndryshim i madh i vendit tone, qe hoqi e vuajti te zezat e ullirit peseqind vjet me radhe nen sundimin turk, por qe tani ne kohet e fundit, ishte gati te jepte shpirt pergjithmone, te shuhej e te shfarosej krejtesisht nga faqja e dheut, kjo Shqiperi qe dikur shkelqente nga trimeria e pashoqe e bijve te saj : Kjo Shqiperi qe kur i kercenonte rreziku i Evropes nga pushtimet e Turqise, nen kryetrimin e pavdekur te saj, Skenderbene, u be porta e hekurt kunder sulmeve me te terbuara te sulltaneve me te eger qe ka pasur Turqia" 1 .