Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    13 TESTAMENTET MĖ TĖ FAMSHME TĖ PERSONALITETEVE BOTĖRORE

    shpirti_omel
    shpirti_omel
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aquarius
    Numri i Postimeve : 220
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne planetin Toke
    Profesioni : Student akoma
    Pikėt : 343
    Vlersuar : 8
    Data e Regjistrimit : 14/11/2008
    Humor : Me pelqen

    13 TESTAMENTET MĖ TĖ FAMSHME TĖ PERSONALITETEVE BOTĖRORE Empty 13 TESTAMENTET MĖ TĖ FAMSHME TĖ PERSONALITETEVE BOTĖRORE

    Mesazh nga shpirti_omel Sun 17 May 2009, 10:23


    13 TESTAMENTET MĖ TĖ FAMSHME TĖ PERSONALITETEVE BOTĖRORE

     
    1.
    NIKOLLA KOPERNIK,
    ASTRONOM POLAK
    (1473 – 1543)

    I njohur gjithė jetėn mė shumė si fizikan se sa si astronom, i la trashėgim njė libėr mjekėsor mjekut tė tij personal, Fabian Emmerich. Librat e tjerė tė tij ai ia la trashėgim katedrales Frauenburg nė Frombork, Poloni, ku shkencėtari kaloi disa vite si famulltar. Ato ēka i mbetėn nga pronat e tij, ai ia la motrės sė martuar, ndėrsa titulli i tij i kaloi djalit tė njė nipi sipas njė marrėveshje tė mėparshme.


    2.
    HARRI S. TRUMAN,
    PRESIDENT AMERIKAN
    (1884 – 1972)


    3.
    I pėrmendur i pari nė testament, populli amerikan mori si trashėgimi nga presidenti i tij gjithė letrat dhe materialet historike tė librarisė "Truman". Nė testamentin 28-faqesh ai i la pronėn me vlerė 610 mijė dollarė bashkėshortes dhe vajzės sė tij. Tė afėrmit dhe bashkėpunėtorėt e tij pėrfituan sipas testamentit nga 500 dollarė deri nė njė mijė dollarė. Pėrsa i pėrket varrit, ai kėrkonte njė pllakė tė sheshtė dhe vetėm tė dhėnat kryesore tė gdhendura nė tė.


    4.
    FRANC LIZT,
    KOMPOZITOR HUNGAREZ
    (1811-1886)

    12 faqet e testamentit, tė shkruara nė vitin 1860, pėrbėheshin mė shumė nga rrymė emocionale e devocionit tė tij tė betuar ndaj princeshės Sayn-Uitgenshtain. "...gjithashtu i kam borxh asaj gjithēka qė kam, gjithēka unė jam dhe atė pak qė kam...rreth 220 mijė franga". Ai e ngarkonte atė qė ta ndante shumėn "nė pjesė tė barabarta me dy vajzat e tij, Blandine dhe Cosima" dhe tė vazhdonte "pas vdekjes sime marrėdhėniet e pėrzemėrta me Vagnerin".


    5.
    MBRETĖRESHA VIKTORIA E MBRETĖRISĖ SĖ BASHKUAR
    (1810-1901)

    Pasi kaloi gjysmėn e jetės duke vajtuar vdekjen e bashkėshortit tė saj, princit Albert, ajo tha: "Po vdes nė paqe, duke qenė e ndėrgjegjshme pėr fajet e mia tė shumta...dhe duke besuar ndershmėrisht se do bashkohem me bashkėshortin tim tė dashur, nėnėn time dhe fėmijėt e mi...". Ajo ia la trashėgim dy rezidencat e saj private, Balmoral dhe Frogmore, djalit tė saj Eduardit VII.


    6.
    HANS KRISTIAN
    ANDERSEN,SHKRIMTAR
    (1805-1875)

    Shkrimtari beqar ia la pjesėn mė tė madhe tė pasurisė sė tij, Edvard Kolin, kėshilltarit ekonomik dhe mikut tė tij. Gjithashtu, njė pjesė e trashėgimisė sė tij i kaloi dhe qytetit tė lindjes sė Andersenit, Odensės. Ai ia dha librat dhe dorėshkrimet e rralla, ku pėrfshiheshin dhe boca tė punėve tė Ēarls Dikensit, Librarisė Mbretėrore Daneze. Ai gjithashtu la trashėgim shumėn e parave qė do tė duhej pėr botimin e letrave qė ai kishte marrė gjithė jetėn nga personazhe tė njohura botėrore.


    7.
    UDROU UILLSON,
    PRESIDENT AMERIKAN
    (1856 – 1924)

    Uillson ia la gjithēka kishte sė bashku me njė pronė me vlerė 600 mijė dollarė gruas sė tij, Edit. Nėse ajo vdiste "fėmija ose fėmijėt e saj do tė trashėgojnė pasurinė dhe do ta ndajnė me vajzat e mia...". Nė testamentin e ish-presidentit amerikan gjithashtu theksohej se vajza e tij, Margaret duhej tė merrte njė tė tretėn e tė ardhura nga pronat e tij "pėr sa kohė ajo ėshtė e pamartuar".


    8.
    VLADIMIR LENIN, POLITIKAN RUS
    (1870 – 1924)

    I diktuar nė dhjetor tė vitit 1922, kur ai e dinte se po vdiste, dokumenti i njohur si "Testamenti i Leninit", u orvat tė korrigjonte prirjet totalitare tė shtetit tė ri komunist. Gjithashtu nė testament ai shkruante: "Unė u propozoj shokėve tė gjejnė njė mėnyrė pėr tė shfuqizuar nga pozitat e tij Stalinin dhe tė emėrojnė dikė tjetėr, ndryshe nė tė gjitha aspektet...dikė mė tolerant, mė besnik, mė tė sjellshėm dhe mė pak kapriēoz".


    9.
    MARI KYRIE,
    FIZIKANTE, KIMISTE
    (1867 – 1934)

    Njė gramė radium i pastėr, tė cilin ajo e kishte marrė si dhuratė nga gratė e Amerikės, ishte e vetmja pronė e saj me vlerė. "Duke qenė se vlera e elementit ėshtė shumė e madhe pėr ta kthyer nė njė trashėgimi personale, dėshiroj t'ia lė gramin e radiumit Universitetit tė Parisit, me kushtin qė vajza ime, Irene Kyrie tė ketė liri tė plotė pėr tė pėrdorur kėtė gramė... sipas kushteve nėn tė cilat do tė kryhen kėrkimet e saj shkencore".


    10.
    FRANZ KAFKA,
    SHKRIMTAR
    (1883 – 1924)

    Trashėgimia e tij letrare ishte i vetmi shqetėsim i Kafkės. Nė njė shėnim tė gjetur nė tryezėn e tij, qė i adresohej mikut Max Brod, shkruhej: "...tė vetmit libra qė mund tė dhuroj disi janė "Gjykimi", "Metamorfoza", "Doktori i fshatit", "Kolonia penale".... Kjo nuk do tė thotė se dua qė ato...t'u kalojnė brezave tė ardhshėm. Dua tė zhduken... Ēdo gjė tjetėr e imja duhet tė digjet, pa pėrjashtim". Por Brod nuk e plotėsoi dėshirėn e fundit tė Kafkės.


    11.
    LEON TOLSTOI,
    SHKRIMTAR RUS
    (1828-1910)

    Leon Tolstoit iu desh tė shkruante pesė herė testamentin e tij pas kundėrshtimeve tė hidhura tė bashkėshortes dhe djemve tė tij. Testamentin final e plotėsi vitin e vdekjes, 1910. Mosmarrėveshjet familjare kushtėzuan vendimin e tij pėr t'ia lėnė gjithė shkrimet dhe tė drejtat e botimit vajzės sė tij tė vogėl, Sasha, e cila ishte instruktuar pėr t'i pėrdorur ato nė tė mirė "tė njerėzve". Sasha i bleu mė vonė nėnės sė saj pronėn e familjes dhe ua dha tokėn fshatarėve sipas dėshirės sė babait.


    12.
    GUSTAV FLOBER,
    SHKRIMTAR FRANCEZ
    (1821-1880)

    Pasi kishte sakrifikuar pjesėn mė tė madhe tė parave tė tij pėr tė mbėshtetur bizneset e bashkėshortit tė mbesės sė tij, njė tregtar i ngathėt lėndėsh drusore, Flober mbeti vetėm me pronėn e tij letrare, tė drejta autori, dorėshkrime dhe letra. Kėto ai ia la mbesės sė tij tė lartpėrmendur. Ai ia la trashėgim tryezėn mbi tė cilėn kishte shkruar romanet e tij mikeshės sė tij platonike, madame Roger des Genettes.


    13.
    KAHLIL GIBRAN,
    POET LIBANEZ
    (1883 – 1931)

    Privilegjet qė vinin nga shtatė librat e tij, me tė cilėt kishte fituar pak sa ishte gjallė, Gibran ia la fshatit tė tij tė lindjes, Bsherri nė Liban. Rritja e shitjeve ēdo vit i solli fshatit tė ardhura prej njė milionė dollarėsh pėr vit. Por deri nė vitin 1967, kur qeveria libaneze mori nė dorė menaxhimin e trashėgimisė, fshati u kthye nė njė ring ku luftohej mė shumė pėr kontrollin e parave sesa pėr pėrdorimin e tyre nė tė mirė tė komunitetit.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Sat 27 Apr 2024, 09:07