Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Gurėt e Veshkave.

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Gurėt e Veshkave. Empty Gurėt e Veshkave.

    Mesazh nga Administratori Fri 24 Aug 2007, 07:51

    Gurėt e veshkave


    Si formohen gurėt e veshkave?

    Pirja e ujit dhe e lėngjeve ėshtė e domosdoshme pėr jetėn e njeriut. Pa ujė njeriu nuk mund tė jetojė.

    Ai mund tė mos ushqehet gjatė shumė ditėve, por me kusht, qė tė pijė ujė.
    Pra marrja e ujit dhe e lėngjeve ėshtė njė domosdoshmėri akoma mė e madhe
    pėr ata qė vuajnė nga gurėt e veshkave.
    Trajtimi i tė gjitha llojeve tė sėmundjeve me gurėt nė veshka
    qėndron nė marrjen e njė sasie tė caktuar lėngjesh.
    Ky trajtim bėhet nė raport me llojin e gurėve.
    Por cili ėshtė ndryshimi midis gurėve nė veshka dhe asaj
    qė quhet litiazė?
    Litiaza ėshtė njė sėmundje ku prodhohen gurė.
    Nė rastin e litiazės renale, gurėt prodhohen nga veshkat.

    Nė saje tė urinės, nė trupin tonė eliminohen njė sasi toksinash siē

    ėshtė ureja, acidi urik, kalciumi dhe “oxalate”-t (njė nga kompozantet e urinės).
    Quhet “diurezė” sasia e urinės sė prodhuar ē'do ditė.
    Sa mė shumė pijmė, aq mė shumė urina ėshtė e holluar dhe nė ngjyrė tė ēelėt.
    Nė rast tė kundėrt, kur lėngjet janė tė pakta dhe djersisim shumė,
    urina behėt me e pėrqėndruar dhe e errėt.
    Kur urina ėshtė shumė e koncentruar, ajo ėshtė e mbi-saturuar
    me toksina, me prirjen pėr t'u kthyer nė formė kristaline nė nivelin
    e veshkės. Duke u mbledhur njėra pas tjetrės, kristalet formojnė gurėt.
    Prania e gurėve nė veshka apo nė rrugėt urinare quhet litiazė urinare.
    Prania e gurėve shkakton kriza tė dhimbėshme, kolikat nefrotike si
    pasojė e bllokimit tė gurėve nė uretėr, njė kanal i hollė qė ēon urinėn
    nė fshikėz. Pėrvec krizave tė dhimbėshme, litiaza mund tė keqėsojė
    gjendjen e veshkave dhe tė rrugėve urinare, tė cilat mė vonė mund
    tė kenė pasoja tė rėnda.


    Llojet e ndryshme tė gurėve nė veshka.

    Ekzistojnė shumė lloje , sipas natyrės kimike tė toksinave apo mbetjeve nė to.

    Kėta gurė kanė karakteristikat e tyre tė veēanta, ē'ka dhe lejon identifikimin e tyre.


    Litiaza kalcike.

    Litiaza kalcike ėshtė litiaza mė e shpeshtė nė vendet e industrializuara

    (me shumė se 80% e gurėve nė veshka).
    Gurėt pėrbėhen nga kristale oxalate kalciumi, veēanėrisht tė fortė,
    tė pastėr ose tė pėrzjerė nė fosfat kalciumi.
    Frekuenca e litiazes oxalo-kalcike ėshtė rritur shumė nė vendet e
    industrializuara veēanėrishtė pas Luftės sė Dytė Botėrore.
    Ajo ka ecur paralelisht me ndryshimin e mėnyrės sė tė ushqyerit
    dhe me njė shtim tė konsumit tė mishit, kripės, sheqereve tė rafinuara.
    Pėr mė shumė, njė sasi kalcike e pamjaftueshme favorizon krijimin e
    gurėve oxalo-kalcike, ē'ka lind nevojėn e njė ushqimi tė ekuilibruar.


    Por cila ėshtė origjina e oxalate tė kalciumit?

    Nėse njė person merr shumė kalcium, kjo lėndė do tė jetė me
    shumicė nė urinė, ē'ka sjell formimin e gurėve oxalate tė kalciumit.
    Nga ana tjetėr duhet konsumuar shumė kalcium pėr tė penguar
    absorbimin nga zorrėt tė oxalatės.
    Pra pengohet qė tė gjenden nė urinė shumė oxalate, ē'ka do tė
    shkaktonte krijimin e gurėve tė oxalate-kalciumit.
    Edhe tepria nė tė ushqyer mund tė shkaktojė nė vetvete njė gur
    kalcik, duke shtuar absorbimin e kalciumit nga zorrėt.
    Megjithatė, mė shpesh ato veēse favorizojnė shfaqjen e njė litiaze
    te personat e predispozuar.
    Duke qenė se ushqehen njėlloj, 10% e popullsisė perėndimore janė
    tė prekur nga litiaza.


    Litiaza urike.

    Litiaza urike nė pėrgjithėsi perfaqėson 10% tė litiazės te burrat,
    dhe 5% te gratė. Formimi i kristaleve tė acidit urik vjen si rezultat i
    konsumit tė tepėrt tė ushqimeve tė pasura nė “purine” (zorrė, sallame, etj).
    Kėto kristale eliminohen nė formėn e njė turbullire, rėre nė ngjyrė
    tė kuqe, ē'ka shpesh ėshtė e dukėshme me sy.


    Litiaza “cistinike”.

    Litiaza “cistinike” krijohet si rezultat i ngritjes sė perqindjes sė
    “cystine”-s nė urinė, e cila ėshtė mė pak e tretėshme nga tė gjitha
    aminoacidet e tjera. Ėshtė njė sėmundje gjenetike, edhe pse gurėt
    shfaqen shpesh nė fėmijėri dhe mė pas pėrsėriten.


    Menyrat dietetike.

    Si duhet pirė dhe ngrėnė kur ke njė litiaze kalcike?

    Hollimi i urinės ėshtė trajtimi kryesor.
    Sasia e urinės duhet tė jetė tė paktėn 2,5 litra nė ditė te personat e
    shėndoshė. Studimet epidemiologjike tė kohėve tė fundit kanė
    treguar se marrja nėn 600 g/nė ditė e kalciumit shoqėrohet mė njė
    shfaqje tė mundshme tė litiazės. Nė tė kundėrt, njė marrje mbi
    1g/ditė rrezikon tė shtojė eliminimin urinar tė kalciumit, pra dhe tė
    precipitimit tė tij. Marrja optimale korrespondon ekzaktėsisht nė
    900g/ditė, ē'ka ėshtė normale pėr njė tė rritur.

    Duke ditur se gjithė ushqimet qė nuk lidhen me qumėshtin
    (pra mishi, peshku, zarzavatet, frutat, etj) sjellin veēse 200g
    kalcium nė ditė. Pjesa tjetėr duhet marrė pėrmes prodhimeve tė
    qumėshtit si dhe nga uji. Njė person qė pėlqen djathrat, duhet tė
    konsumojė nė preferencė ujrat qė kanė pak kalcium, ndėrkohė qė ai
    qė nuk i pėrdor prodhimet e qumėshtit, duhet tė pije ujra me perqindje tė lartė kalciumi.
    Ujrat mė tė pasura nė kalcium apo bikarbonat sode nuk kėshillohen,
    por vetėm nėse janė nė pėrqindje tė ulėt.


    Ne rastet e litiazės kalcike.

    Kėshillohen : pijet me gaz, me acid citrik, lėng portokalli, lėng limoni
    pa sheqer, ujra minerale nė 80 mg/l me kalcium, uji i robinetit, etj ...

    Nuk kėshillohen : pijet e ėmbla me gaz apo me bazė „sukroze“,
    pijet gazuese me acid fosforik, lėngu i mollės, lėngu i qitros,
    ujrat e pasura nė kalcium, ujrat e forta alkalinė, etj.


    Si duhet pirė dhe ngrėnė kur ke njė litiazė urike?

    Tė luftosh litiazėn urike do tė thotė tė luftosh kundėr aciditetit urinar
    duke pirė ujra dhe pije qė e bėjnė urinėn me alkalinė.
    Ja pse trajtimi i litiazės urike (qė ėshtė 10% e litiazave nė pėrgjithėsi)
    qėndron nė alkalinizimin dhe hollimin e urinės pėrmes marrjes sė
    ujrave alkalinė. Pra duhet tė kujdesemi se ē'farė uji pijmė, duke ja
    pėrshtatur llojit tė litiazės qė vuajmė.


    Po ne rast te litiazes cistinike?

    “ Cistine ”, e cila hyn nė kompozimin e kėsaj litiaze, ėshtė pak e tretshme nė urinė.
    PH i saj ėshtė afėrisht 6. Nė tė kundėrt, aftėsia pėr t'u shkrirė
    shtohet kur pH i urinės ēohet nė 7.5. Kjo kėrkon njė “ hiperdiureze ”,
    pra prodhimin e 3 litra urinė nė ditė. Kėshtu marrja e lėngjeve duhet
    tė jetė me shumicė para se tė fleme, gjatė natės, apo ndonjėherė edhe nė zgjim.
    Alkalinizimi arrihet me marrjen e bikarbonatit tė sodės (8-16g/ditė
    sipas peshės sė trupit, e shkrirė nė njė sasi tė madhe uji.


    Guret dhe bakteret.

    Guret mund te perbehen dhe nga minerale te tjera si magnez, ammonium apo fosfat. Formimi i gureve shoqerohet dhe me pranine e nje bakteri (Klebsiella, Serratia, Proteus, Providencia species), e cila transformon urene ne ammonium. Me shpesh behet fjale per Proteus mirabilis.
    Shume persona me gure ne veshka nuk ndjejne dhimbje. Ata e kuptojne vecse kur shohin se kane hematuri (gjak ne urine) cka eshte shenje e nje litiaze renale.


    Diagnostika.

    Pervec gurit qe eshte shenja e pare dhe klinika tipike, mund te gjendet dhe prania e gjakut ne urine permes nje analize me „leter reaktive“. Por kjo kerkon dhe analiza te tjera plotesuese si :

    - ekografia abdominale, e cila vezhgon veshkat dhe kanalet urinare, ku duket nje zgjerim i „pyelon“-it dhe gropes se veshkave. Duke qene se guret nuk mund te shihen drejtperdrejte, ato fiksohen permes shfaqjes se nje hije konike qe ka te beje me hijen e krijuar nga guri.

    - radiografia e thjeshte ose me tomografi, qe tregon guret gjate rrugeve urinare ;

    - urolografia nder-venoze e cila kerkon injektimin e shpejt te 50ml ngjyroses jodi ne qarkullimin e gjakut i cili do te pastrohet nga veshkat ;

    - skaner dhe IRM (kjo praktikohet rralle).

    Historia boterore njeh mjaft njerez te shquar te njerezimit qe kane vuajtur nga guret e veshkave, sic mund te permendim Montaigne, Issac Newtoon, Martin Luther, apo shkrimtarin Asimov, e shume te tjere.


    Lehtesimi i dhimbjeve.

    Pas percaktimit te sakte te diagnozes, i semuri trajtohet me analgjezike te lehte dhe anisperistatike me efekt jo te forte. Atij i jepen lengje te ngrohta dhe i rekomandohet berja e banjave ne vaske me uje te vaket. Uji i ngrohte cliron tek ai rruget urinare. Per te lehtesuar dhimbjet perdoren disa lloj ilacesh, te cilat vetem mjeku mund ti jape. Sidoqofte eshte e keshillueshme qe pas cdo kolike renale, e shoqeruar me urinim me gjak, te perdoren dizifenkante gjate rreth nje jave. Po keshtu rekomandohen ushqime te lehta, supa me zarzavate, lengje frutash, cajra te ndryshme, etj, por njekohesisht duhet qe i semuri te levize. Pacientet qe kalojne nje kolike renale eshte mire te bejne vazhdimisht analiza te urines, si dhe ne krye te 3 muajve te bejne nje ekografi. Alkoli ndikon shume keq ne rastet e njerezve qe vuajne nga veshkat per faktin se ai eshte toksik per parenkimen renale (te veshkes) dhe qelizave te veshkes, duke ngushtuar njekohesisht qelizat e gjakut qe gjenden ne te.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Thu 02 May 2024, 23:03