nga Desperado Sat 07 Feb 2009, 13:47
Rreth Dashurise
E atehere Almitra tha:
Na fol per dashurine.
E ai ngriti koken dhe vezhgoi popullin,
tek ata ra nje qetesi e madhe.
Me ze te sigurt pastaj tha:
Kur dashuria tu therrase, ndjekeni
edhe pse rruget e saja jane veshtira e te thikta;
e kur rruget e saj tu rrethojne, besohuni asaj,
edhe pse tehi i saj fashehur pas puplave mund tu plagose.
Kur tu flase, kini besim te ajo
edhe pse zeri i saj mund te shkaterroje endrrat tuaja,
si era e veriut prishe lulishten e oborrit.
Pastaj dashuria ashtu si u kurorezon, ashtu u kryqezon,
si u ben te lulezoje, ashtu do u kepuse.
Ashtu siē ngjitet ne majen tuaj
dhe perkedhel embel gemat e njome,
qe thuprojne nen diellin bubulak,
ashtu do zbreze tek rrenjet tuaja
e do i tunde derisa ti lidhen tokes.
Si doreza gruri do u pranoje ne vetvete,
do u shkunde derisa te mbetni zhveshur,
do u plasarise syprinen per tu liruar nga levozhga,
do u grije e t'ju bere bore,
do u mbruje si miellin derisa te jeni elastik
e do u hedhe ne flaken e saj
qe te jeni buka e shenjte ne gostine e Zotit.
E gjithe kjo, permbushe ne ju dashurine,
derisa te mund te njihni segretet e zemres tuaj ne kete germim
e tu beje copez te zemres se jetes.
Por ne qofte se per frike do kerkoni ne dashuri,
veēanerisht paqe e kenaqesi,
atehere do jete me mire per ju,
qe te mbuloni lakuriqesine tuaj
dhe te dilni nga lulushtja e dashurise,
ne bote pa stine, ku do qeshni,
por jo me te gjithe te qeshuren tuaj e do qani,
por jo te gjithe lotet tuaj.
Dashuria nuk jep asgje jashte vetvetes
e nuk merr ne kah tjeter perveēse kah vetja.
Dashuria nuk zoteron e nuk deshiron te zoterohet,
pasi dashuria i mjafton dashurise.
Kur dashuroni nuk do duhej te thonit:
"kam Zotin ne zemer", por me mire,
"jam ne zemren e Zotit".
E mos mendoni te ngisni dashurine,
sepse po tu gjykoje te denje, ajo do u ngase ju.
Dashuria sdo tjeter perveēse te permbushet.
Por nese dashuroni e nese eshte e paevitueshme
qe te keni deshira,
atehere deshirat tuaja le te jene keto:
te shkriheni e te imitoni rrjedhen e perroit,
qe kendon melodine e saj, naten,
te njihni denimin e brishtesise se tepert,
te jeni te perthyeshem nga vete hulumtimi juaj i dashurise
e te pergjakeni te vetdijshem e te lumtur,
te zgjoheni ne mengjes me zemren qe ka pjelle krahe
e te falenderoni per nje tjeter dite dashurie,
te pushoni ne zheg duke medituar mbi ekstazen e dashurise,
mirenjohes te korrni ne darke,
e te flini me nje lutje ne zemer
per te dashur-in/-en dhe nje kenge lavderimi mbi buze.