Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Shteti i Gjon Kastriotit

    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Shteti i Gjon Kastriotit Empty Shteti i Gjon Kastriotit

    Mesazh nga Tigri Sat 20 Dec 2008, 23:44

    Shteti i Gjon Kastriotit


    Kastriotėt ishin familje fisnike dhe dinastia drejtuese mė e rėndėsishme e jetės politike dhe ushtarake tė Shqipėrisė nė shek. XV.
    Pėr pemėn gjenealogjike, vend-origjinėn dhe veprimtarinė e Kastriotėve gjatė shek. XIV dihet fare pak. Prandaj, pėr kėto ēėshtje, mendimet e historianėve kanė qenė tė ndryshme.
    Pėr herė tė parė pėrmendet njė Kastriot nė vitin 1368 si kėshtjellar i Kaninės. Ka studjues qė shohin te ky kėshtjellar njė paraardhės tė Kastriotėve tė mėvonshėm, qė ėshtė dėbuar nga pronat e veta. Njė mendim i tillė duhet pranuar si supozim, sepse nuk ka lidhje me tė dhėnat pėr Kastriotėt qė japin mė pas burimet historike. Prej disa familjeve shqiptare, qė emigruan nė Itali, Kastriotėt njihen edhe me njė mbiemėr tė dytė: Mazreku.
    Sipas dy historianėve mė tė hershėm shqiptarė, Marin Barlecit e Dhimitėr Frėngut, Kastriotėt ishin nga Mati qė, sipas mendimit tė kohės, shtrihej deri nė bregdet. Nė kėtė pėrfundim ata janė nxitur nga pozicioni gjeografik kyē i trevės sė Matit, si vend-kryqėzimi i rrugėve qė lidhnin krahinat e ndryshme tė shtetit tė Kastriotėve si nė kohėn e Gjon Kastriotit, ashtu edhe nė atė tė Skėnderbeut. Kurse periudhave mė tė hershme tė veprimtarisė sė familjes Kastrioti autorėt e sipėrpėrmendur nuk i kanė kushtuar vėmendje, aq sa nė veprat e Marin Barlecit e tė Dhimitėr Frėngut nuk pėrmendet as emri i gjyshit tė Skėnderbeut. Kurse njė autor tjetėr shqiptar, bashkėkohės me dy tė parėt, Gjon Muzaka, ka rrėfyer se gjyshi i Skėnderbeut quhej Pal dhe se, sipas tij, kishte qenė proniar i dy fshatrave tė Dibrės sė Poshtme, Sinjės dhe Gardhit tė Poshtėm, rrėfim ky qė mund tė merret me njė farė rezerve. Tregimi i mėsipėrm i Gjon Muzakės ka shėrbyer si argument kryesor pėr ndonjė historian tė ditėve tona qė Dibrėn ta konsiderojė si vendorigjinėn e Kastriotėve. Po ashtu, si Marin Barleci, edhe Gjon Muzaka ka shėnuar se Gjon Kastrioti ka pasur nė zotėrim Matin. Dhimitėr Frėngu ka shkruar se Kastriotėt zotėronin edhe Ujmishin. Tre autorėt e mėsipėrm i shkruan veprat e tyre nė fillim tė shek. XVI dhe larg Shqipėrisė, kur jetonin si emigrantė nė Itali. Mė pas, nė vitin 1553, njė tjetėr shqiptar, Andre Engjėlli, ka shkruar nė Romė se paraardhėsit e Gjon Kastriotit, pėrveē Matit, kanė zotėruar Kastorien dhe Ymenestrien. Sipas kėtij autori, Gjon Kastrioti ka qenė i biri i "Gjergj Kastriotit" dhe ky i "Kostandin Kastriotit, tė mbiquajtur Mazreku" qė kishte vdekur nė vitin 1390.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Shteti i Gjon Kastriotit Empty Re: Shteti i Gjon Kastriotit

    Mesazh nga Tigri Sat 20 Dec 2008, 23:44

    Vepra e Gjon Muzakės ėshtė mė e saktė dhe mė e besueshme se ajo e A. Engjėllit, prandaj thuajse tė gjithė studiuesit e sotėm mendojnė se gjyshi i Skėnderbeut quhej Pal.
    Pėrveē autorėve tė mėsipėrm, ėshtė edhe njė autor tjetėr i mėvonshėm, por shumė i rėndėsishėm, sepse ka jetuar nė Shqipėri, kleriku i ndritur shqiptar, Frang Bardhi. Nė vitin 1636 ai botoi njė vepėr polemizuese pėr tė mbrojtur origjinėn shqiptare tė Skėnderbeut, kundėr pėrpjekjeve tė J. Marnoviēit pėr ta nxjerrė atė me origjinė sllave. Nė veprėn e tij Frang Bardhi i ka kushtuar njė vend tė veēantė pėrcaktimit tė vendorigjinės sė Kastriotėve. Pas njė parashtrimi polemik tė ēėshtjes ai arrin nė pėrfundimin se Kastriotėt ishin nga Hasi i Prizrenit, se kėshtu ėshtė nė "pajtim tė plotė mendimi i pėrgjithshėm i kombit tonė". Kjo frazė e veprės sė F. Bardhit i jep mendimit tė tij pėr Hasin si vendorigjinėn e Kastriotėve vlerėn e njė burimi historik tė dorės sė parė. Pėr mė tej ai shpjegon edhe origjinėn e emrit familjar tė Kastriotėve, duke e lidhur atė me emrin e fshatit Kastrat, qė gjendej buzė lumit, dhe tregon se nė kohėn e tij njė familje vendase kishte si mbiemėr emrin e fshati Kastrat. Pėr vendorigjinėn e Kastriotėve nga Hasi i Prizrenit dėshmojnė gjithashtu edhe kronisti raguzan Lukari (vepra e tė cilit ėshtė botuar nė vitin 1605), si dhe shėnimet e fundit tė shek. XV tė njė kleriku boshnjak, tė botuara pėr herė tė parė nė vitin 1892. Po kėshtu mbiemri i dytė, Mazreku, i Kastriotėve si dhe pronat e tyre, Kastorie dhe Ymenestrie, qė pėrmend A. Engjėlli, gjenden nė mikrotoponiminė e shek. XVII dhe tė sotme tė Hasit (Kastrat dhe Mazrek) dhe tė Lumės (Ujmisht qė pėrmendet edhe nga Dh. Frėngu). Nė pėrforcim tė kėtyre vjen edhe njė dėshmi e fillimit tė shek. XIX se nė qytetin e Gjakovės jetonte rrobaqepėsi Mihal Kastrioti, qė flet pėr praninė e ruajtjen ndėr shekuj tė kėtij mbiemri nė krahinėn e Hasit nga e kishin origjinėn Kastriotėt. Edhe tiparet fizike tė Kastriotėve, siē ishin ato tė Skėnderbeut dhe tė nipit tė tij Ferrandit, tė cilėve u njihen deri diku mirė, mbėshtesin origjinėn hasiane tė tyre.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Shteti i Gjon Kastriotit Empty Re: Shteti i Gjon Kastriotit

    Mesazh nga Tigri Sat 20 Dec 2008, 23:45

    Pranimi i Hasit si vendorigjina e familjes Kastrioti nuk e bėn tė pashpjegueshme pse mė pas pėrfaqėsues tė kėsaj familjeje, si degė tė pemės gjenealogjike tė saj, do tė shfaqen si proniarė e zotėr nė viset e tjera tė Shqipėrisė, si nė Dibėr, nė Mat etj. Gjatė shek. XV e mė pas, edhe nė kėto krahina kishte banorė me mbiemrin Kastrioti. Ēėshtja e origjinės sė Kastriotėve ka tė bėjė me njė periudhė mė tė hershme nga ajo qė nis me gjyshin e qė vazhdon me tė atin e Skėnderbeut. Tė shtrira gjatė njė harku kohorė tė tillė mendimet pėr vendorigjinėn e Kastriotėve, qė japin autorėt e hershėm shqiptarė si M. Barleci, Dh. Frėngu, Gj. Muzaka, A. Engjėlli dhe F. Bardhi, si dhe burime tė tjera historike, nuk kanė kundėrshti ndėrmjet tyre, por shfaqen si dėshmi nė vijim qė flasin pėr kohė tė ndryshme dhe qė plotėsojnė njėra-tjetrėn. F. Bardhi flet pėr periudhėn mė tė hershme, pėr trungun gjenealogjik tė familjes kur ishte nė Has, Gjon Muzaka pėrmend emrin e gjyshit tė Skėnderbeut, Pal Kastriotin, duke treguar dy fshatrat qė kishte si pronia nė Dibėr, kurse M. Barleci dhe Dh. Frėngu flasin pėr pasardhėsin e Palit, Gjon Kastriotin dhe zotėrimet qė kishte ky.
    Pozita shoqėrore e familjes Kastrioti u fuqizua si rrjedhojė e pėrpjekjeve tė pinjollėve tė ndryshėm tė saj, disa prej tė cilėve kjo rrugė i shtriu pėrtej vendorigjinės sė tyre. Gjyshi i Skėnderbeut, Pal Kastrioti, sipas Gjon Muzakės, kishte dy fshatra si feud nė Dibėr. Kurse i biri i Pal Kastriotit, Gjoni, krijoi njė nga shtetet mė tė rėndėsishme nė Shqipėri qė, nė hapėsirat e tij, pėrfshiu edhe krahinat e pėrmendura nga M. Barleci, Gj. Muzaka, Dh. Frėngu etj.
    Dėshmitė historike pėr fillimet e shtetit tė Kastriotėve thuajse mungojnė, njė realitet i pėrgjithshėm ky pėr historinė tonė mesjetare, sidomos pėr viset lindore shqiptare.
    Gjatė dy dhjetėvjeēarėve tė fundit tė shek. XIV nė krye tė zotėrimeve tė Kastriotėve duhet tė ketė dalė Gjon Kastrioti. Nė kėtė periudhė zotėrimet e tij duhet tė jenė zgjeruar, sidomos nė drejtim tė lindjes, nė rajonet e Prizrenit, tė Gostivarit e tė Tetovės, sepse, sipas M. Barlecit dhe Gj. Muzakės, Gjon Kastrioti qe martuar nė atė kohė me Vojsavėn (Jellėn, sipas njė dokumenti raguzan tė vitit 1439), vajzė e njė dere fisnike tė rėndėsishme pranė Shkupit. Nga nėntė fėmijėt qė lindi Vojsava dhe qė arritėn moshėn madhore, shtatė kishin lindur para vitit 1405.
    Zgjerimi e fuqizimi i shtetit tė Gjon Kastriotit pėrkoi me rėnien e dy shteteve kufitare me tė, tė Balshajve e tė Topiajve, dhe sidomos pas dobėsimit tė fuqisė ushtarake tė Perandorisė Osmane, kur ushtria e saj pėsoi njė disfatė tė rėndė prej trupave mongole nė betejėn e Ankarasė tė vitit 1402. Gjatė kėtij viti (1402), zotėrimet e Gjon Kastriotit u shtrinė nė drejtim tė viseve bregdetare dhe u bėnė kufitare me ato tė Venedikut. Qė nga viti 1406 Gjon Kastrioti shfaqet si njė partner i rėndėsishėm nė marrėdhėniet me shtetet e huaja, ambasadorėt e tij shkonin nė Venedik, Raguzė e nė vende tė tjera dhe ai cilėsohej prej tyre si zot "shumė i fuqishėm", "i madhėrishėm" etj. Ndėrkohė edhe ambasadorė tė tyre dėrgoheshin pranė Gjon Kastriotit. Pushteti dhe ndikimi i tij mbi zotėrit e tjerė ishin tė fuqishėm, prandaj mė 1408 ai ishte i pranishėm si garant i paqes, qė u nėnshkrua nė rrethinat e Durrėsit, midis Venedikut dhe Balshajve.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Shteti i Gjon Kastriotit Empty Re: Shteti i Gjon Kastriotit

    Mesazh nga Tigri Sat 20 Dec 2008, 23:45

    Shtetin e Gjon Kastriotit e pėrshkonin rrugė tregtare shumė tė rėndėsishme. Ndėr to, nė rrafshin perėndim-lindje mė tė rrahurat ishin dy. Njėra rrugė lidhte viset bregdetare me Prizrenin, qė duhet tė ketė qenė qendra administrative e shtetit tė Gjon Kastriotit. Nė kėtė qytet tė lashtė kryqėzoheshin rrugė tregtare shumė tė rrahura dhe qė shkonin nė drejtim tė Prishtinės, tė Pejės, tė Tetovės etj. Traseja e rrugės sė dytė kalonte nga bregdeti nėpėr krahinėn e Matit, vijonte nė drejtim tė Dibrės dhe ndiqte rrjedhjen e sipėrme tė lumit Vardar pėr tė arritur nė Shkup. Nė dokumentet mesjetare kėto dy rrugė janė shėnuar me emra tė ndryshėm tė qyteteve nga ato kalonin: rruga e Lezhės, rruga e Prizrenit, rruga e Prishtinės dhe rruga e Shkupit. Interesat ekonomikė e tregtarė tė Gjon Kastriotit shtriheshin edhe pėrtej zotėrimeve tė tij, nė Fushė-Dardani, madje edhe pėrtej Shkupit, ku mund tė bliheshin argjend, plumb e hekur si dhe drithė me ēmime mė tė ulėta se nė rajonet e tjera, prodhime bujqėsore tė viseve tė ngrohta, si pambuk, oriz, susam etj. Kėshtu shpjegohen, p.sh., lidhjet e tij me manastirin e Hilandarit nė Malin e Shenjtė, qė gjendet nė brigjet e detit Egje. Kėtij manastiri, Gjon Kastrioti i dhuroi nė vitin 1426 dy fshatra nga pronat e veta nė rajonin e Gostivarit, i bleu pirgun e Shėn Gjergjit (i njohur edhe me emrin Pirgu Shqiptar) dhe nė kėtė manastir njė nga djemtė e tij, Reposhi, e kaloi jetėn si murg derisa vdiq mė 25 korrik 1431. Nė epigrafin e varrit, Reposhi mban titullin e lartė fisnik dukė.
    Pėr jetėn ekonomike e politike tė shtetit tė Gjon Kastriotit, ashtu si edhe tė zotėrimeve tė fisnikėve tė tjerė shqiptarė si dhe ato tė Republikės sė Venedikut, rėndėsi parėsore kishin raportet e tyre me kryekomandantin osman tė Shkupit dhe, nėpėrmjet tij, me sulltanin. Nė marrėdhėniet me fqinjin e vet lindor e shumė tė fuqishėm ushtarakisht, Gjon Kastrioti duhej tė ndiqte njė politikė shumė tė kujdesshme. Edhe bejlerbeut tė Rumelisė i interesonte qė deri diku tė kishte mirėkuptim me Gjon Kastriotin, sepse nė shtetin e tij, nėpėr njė terren tė vėshtirė e me prita tė shumta, kalonin rrugėt tregtare mė tė shkurtra pėr nė brigjet e detit Adriatik, tė cilat, nė atė kohė, nuk mund tė mirėmbaheshin e tė ruheshin nga askush tjetėr, veēse nga vendasit. Nė rrethana tė tilla, gjatė dhjetėvjeēarėve tė parė tė shek. XV, Gjon Kastrioti arriti tė fuste nėn bindjen e tij disa familje fisnike tė njohura tė Shqipėrisė sė Epėrme dhe u bė figura politike kryesore e botės shqiptare tė kėtyre rajoneve.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Shteti i Gjon Kastriotit Empty Re: Shteti i Gjon Kastriotit

    Mesazh nga Tigri Sat 20 Dec 2008, 23:46

    Zgjerimet e pushtimeve osmane nė viset lindore shqiptare bėnė qė Gjon Kastrioti dhe familje tė tjera fisnike shqiptare tė mos ndiheshin tė sigurta, prandaj filluan tė pėrforconin veprimtarinė politike tė tyre nė viset perėndimore, si dhe tė zgjeronin lidhjet me forcat antiosmane e shtetet e huaja. Qysh nė fillim tė shek. XV burimet historike tregojnė se nė kufijtė e shtetit tė Gjon Kastriotit ishin pėrfshirė qyteti i rėndėsishėm i Prizrenit bashkė me rrethinat e tij, krahinat pėrgjatė rrugėve Prizren-Prishtinė dhe Prizren-Tetovė, ato tė Matit e tė Mirditės dhe se ai kishte siguruar dalje nė detin Adriatik nė afėrsi tė zotėrimit venecian tė Lezhės. Nė grykėderdhjen e lumit Mat Gjon Kastrioti mori nė zotėrim portin dhe qendrėn doganore tė Shufadasė, kriporet e rėndėsishme tė Shėn Kollit, qė mė parė kishin qenė nė duart e Dhimitėr Jonimės, si edhe tė gjithė zotėrimin e kėtij, ku gjendeshin edhe dy kėshtjella. Gjon Kastrioti synonte tė shtrihej nė vijėn bregdetare sė paku deri nė grykėderdhjen e lumit Bunė, rajon bregdetar qė kontrollohej nga Venediku. Nė vitin 1410 Gjoni arriti tė siguronte banesė nė Ulqin, por nuk u pranuan prej Venedikut kėrkesat e tij tė vitit 1417 pėr t’i dhėnė fshatin Barbullush dhe Malin Medua (Shėngjinin), ku dėshironte tė ngrinte njė kėshtjellė. Mė pas arriti ta merrte Shėngjinin. Zotėrimet e tij u bėnė kufitare nė veri me Despotatin e Rashės dhe nė verilindje me rajonin e Prishtinės, banorėt e sė cilės njihnin taksat doganore qė paguheshin pėr kalimin nėpėr shtetin e Gjonit. Nė jug zotėrimet e Gjon Kastriotit kufizoheshin me ato tė Arianitėve dhe tė Topiajve, kurse nė lindje me viset qė ishin nėn pushtuesit osmanė, tė cilėt, pėrveē Shkupit, zotėronin nė perėndim tė tij kėshtjellėn e Tetovės. Pjesa mė e madhe e fushės pėrgjatė rrjedhjes sė sipėrme tė lumit Vardar e nė perėndim tė Tetovės pėr njė kohė mbeti nėn zotėrimin e Gjon Kastriotit, tė cilėn M. Barleci e ka emėrtuar Dibra e Poshtme. Edhe rajonet mė nė jug ishin pjesė e shtetit tė Gjon Kastriotit, kufijtė e tė cilit nė atė drejtim shtriheshin deri nė afėrsi tė qytetit tė Kėrēovės, qė kishte rėnė nėn pushtimin osman qysh nė fund tė shek. XIV.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Shteti i Gjon Kastriotit Empty Re: Shteti i Gjon Kastriotit

    Mesazh nga Tigri Sat 20 Dec 2008, 23:47

    Shtrirja e gjerė gjeografike e shtetit tė Gjon Kastriotit ėshtė pasqyruar edhe nė burimet historike osmane. Nė njė dokument tė muajit maj tė vitit 1438 pėrmendet regjistri kadastral "i tokave tė Gjonit" (Juvan-ili) dhe si pjesė e tyre vilajeti i Dhimitėr Jonimės. Ky regjistėr nuk ėshtė zbuluar deri tani, sepse, si shumė kadastra tė tjera tė asaj kohe, mund tė jetė zhdukur. Regjistri kadastral "i tokave tė Gjonit" duhet tė jetė hartuar nė pranverė tė vitit 1430, gjatė fushatės ushtarake tė Isak-bej Evrenozit, ose, mė sė shumti, njėkohėsisht me regjistrin e Sanxhakut Shqiptar, nė vitin 835 h. (1431-1432). Administrata osmane hartonte nga njė regjistėr kadastral tė veēantė pėr ēdo sanxhak, tė cilėt po ashtu si "tokat e Gjonit" kishin disa vilajete si njėsi administrative mė tė vogla. Prandaj edhe shtrirja gjeografike e "tokave tė Gjonit" ishte pėrafėrsisht me atė tė njė sanxhaku.
    Pasuritė e shumta qė kishin viset e Dibrės sė Poshtme e tė Prizrenit dhe numri i madh i banorėve qė jetonin nė to e bėnin kėtė rajon, i cili formonte pjesėn lindore tė shtetit tė Gjon Kastriotit, tė kishte rol vendimtar nė veprimtarinė ekonomike, politike dhe ushtarake tė tij. Prandaj edhe fėmijėt e tij pėrgjithėsisht mbanin emrat karakteristikė tė kėtij rajoni. Pjesėn lindore tė shtetit tė vet Gjon Kastrioti e zotėronte si funksionar i administratės osmane, sepse vetė ai deklaronte nė vitin 1411 se kishte nė gatishmėri tė pėrhershme njė ushtri tė pėrbėrė nga "dy mijė kalorės shqiptarė dhe treqind kalorės turq" dhe kohė pas kohe ėshtė shprehur se sulltani ishte kryezot i tij.
    Pėr tė gjallėruar sa mė shumė lėvizjen e mallrave e tė njerėzve nė rrugėt tregtare qė kalonin nėpėr zotėrimet e Kastriotėve, Gjoni nėnshkroi akte me qeveritarėt e vendeve tė ndryshme, duke u garantuar sigurinė e qarkullimit tė mallrave e tė tregtarėve tė tyre nėpėr shtetin e tij. Pėr tė nxitur sa mė shumė ardhjen e tyre, ai thjeshtėsoi sistemin tatimor dhe vendosi vetėm njė taksė doganore pėr mallrat qė tregtarėt e huaj do tė transportonin nėpėr zotėrimet e Kastriotėve. Pėr tė garantuar sigurinė e lėvizjes sė njerėzve dhe tė karvaneve tė mallrave nėpėr rrugėt tregtare, Gjoni vendosi roje nėpėr to si dhe nėpėr kėshtjellat qė shėrbenin pėr mbrojtjen e tyre, si nė ato tė Prizrenit, tė Gurit tė Bardhė, tė Stelushit etj. dhe rriti shėrbimet pėr mirėmbajtjen e rrugėve.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Shteti i Gjon Kastriotit Empty Re: Shteti i Gjon Kastriotit

    Mesazh nga Tigri Sat 20 Dec 2008, 23:47

    Pozicioni gjeografik kyē i shtetit tė Gjon Kastriotit e kishte bėrė atė njė urėlidhje nė Shqipėrinė Qendrore pėr tė kaluar nė rajonet e tjera tė Shqipėrisė sė Epėrme e tė Poshtme si dhe nė rajonet lindore tė Shqipėrisė, si nė Fushė-Dardani dhe nė Shkup nėpėrmjet rrugės mė tė shkurtėr. Kjo ka qenė njė nga arsyet kryesore qė Gjon Kastrioti tė kishte lidhje tė shumta familjare e martesore me sundimtarė tė tjerė shqiptarė, si me Arianitėt, Topiajt, Muzakajt, Balshajt, Gjurashėt (Cėrnojeviēėt). Lufta e pėrhershme e Stefan Gjurashit (Cėrnojeviēit) dhe e paraardhėsve tė tij nė rajonin e Gentės kundėr despotit tė Rashės, Gjergj Brankoviēit, pa dyshim ka qenė e mbėshtetur dhe e bashkėrenduar me aksionet ushtarake tė vjehrrit tė tij, Gjon Kastriotit, qė ky detyrimisht ka ndėrmarrė edhe pėr interesat e veta nė rajonet e Shkodrės, tė Rrafshit tė Dukagjinit dhe tė Fushė-Dardanisė kundėr armikut tė pėrbashkėt, despotit Gjergj. Pėrballė njė lufte me dy fronte tė shqiptarėve, Gjergj Brankoviēi dhe paraardhėsit e tij kanė qenė tė detyruar tė tėrhiqen dhe tė rrudhin kufijtė jugorė tė Despotatit tė Rashės. Gjon Kastrioti hyri nė lidhje ekonomike e politike edhe me vende tė huaja, si me Venedikun, Raguzėn etj.
    Gjon Kastrioti zotėronte njė potencial tė ndjeshėm ekonomik dhe ushtarak. Tė ardhurat kryesore vinin nga sistemi tatimor feudal qė nėnshtetasit e tij tradicionalisht ishin tė detyruar t`i jipnin kryezotit tė tyre me prodhime nė natyrė, me tė holla dhe me punė angari. Ky sistem tatimor ėshtė shprehur nė njė akt-dhurimi tė vitit 1426, qė Gjon Kastrioti sė bashku me djemtė e tij i bėnė manastirit tė Hilandarit pėr fshatrat Radostushė dhe Trebisht. Nė tė thuhet: "duke dhuruar nė dobi tė manastirit kėto dy fshatra, unė i liroj ato nga ēdo angari e madhe dhe e vogėl, me tė gjitha detyrimet pėr haraēin mbretėror dhe taksat e shtetit dhe tė gjitha kėto ia jap manastirit tė shenjtė: tė mos ketė as qefali, as zot, as psarė e tė mos japin tė dhjetė as pėr drithė, as pėr verė, as pėr mjaltė, as dhuratė nė para, as para pėr kullotė, as pėr tė dhjetė bagėtish, kėshtu qė kisha t`i marrė tė gjitha tė drejtat mbi kėto fshatra sipas ligjit".
    Krahas sitemit tatimor tė mėsipėrm, Gjon Kastrioti siguronte tė ardhura tė rėndėsishme nga doganat, tregtia e drithit, e metaleve, e kripės etj.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Shteti i Gjon Kastriotit Empty Re: Shteti i Gjon Kastriotit

    Mesazh nga Tigri Sat 20 Dec 2008, 23:48

    Gjon Kastrioti ndoqi njė politikė aktive pėr zgjerimin e fuqizimin e shtetit tė tij, me gjithė kushtet e vėshtira qė ishin krijuar prej sulmeve e pushtimeve osmane. Ai forcoi lidhjet me Republikėn e Venedikut dhe qysh nė vitin 1407 arriti tė siguronte prej saj qytetarinė veneciane, e cila, bashkė me fėmijėt e tij, iu rinjoh edhe nė vitin 1413. Nė fillim tė vitit 1410 Venediku pranoi kėrkesėn e Gjon Kastriotit qė tė kishte banesė nė Ulqin dhe, nė rast se do tė dėbohej nga zotėrimet e tij prej osmanėve, ai bashkė me familjen tė banonte nė atė qytet. Kėto lidhje me Venedikun Gjoni i shfrytėzoi pėr zgjidhjen e mosmarrėveshjeve qė pati nė vitin 1407 me peshkopin e Lezhės, i cili kishte gjetur mbėshtetjen e papės qė peshkopatės sė Arbrit t`i shkėpuste 12 kisha. Ndėrhyrja e Venedikut pranė papės qe efikase pėr Gjonin. Nė vitin 1411 Gjon Kastrioti, kundrejt njė shpėrblimi tė pėrvitshėm prej njė mijė dukatėsh, i ofronte Venedikut ndihmė ushtarake me "dy mijė kalorės tė tij dhe treqind kalorės turq", madje edhe mė shumė nė rast nevoje.
    Si ēėshtje parėsore e aktivitetit politik tė Gjon Kastriotit ishin marrėdhėniet e tij me fqinjėt lindorė, pushtuesit osmanė, fuqia ushtarake e tė cilėve ishte e papėrballueshme prej tij. Siē del nga fraza e dokumentit tė vitit 1411, tė cituar pak mė sipėr, Gjon Kastrioti ishte afruar me komandantin osman tė Shkupit, Bajazitin, aq sa mund tė komandonte edhe 300 kalorės osmanė, e dhėnė kjo qė lejon tė supozohet se ai mund tė ketė qenė sė paku nė postin e subashit tė Tetovės. Nė kushte tė tilla, pėr tė mbajtur nė kėmbė shtetin e tij Gjon Kastrioti ishte i shtrėnguar tė pranonte vasalitetin ndaj sulltanit dhe t`i paguante, siē ka shkruar vetė nė vitin 1426, "haraēin mbretit". Si garanci pėr pranimin e vasalitetit osman, tė paktėn qysh nė vitin 1409, Gjon Kastrioti qe detyruar tė dorėzonte peng njė nga djemtė e tij, qė, me sa kuptohet, ka qenė djali i madh, Stanisha.
    Nė betejėn e Ankarasė, qė u zhvillua gjatė vitit 1402 midis trupave mongole dhe ushtrive osmane, kėta tė fundit pėsuan njė disfatė tė rėndė dhe jeta politike e Perandorisė Osmane u pėrfshi nga konflikte tė brendshme pėr trashėgimin e fronit osman, konflikte qė vazhduan afėr njė dhjetėvjeēar. Gjatė kėtyre viteve u dobėsua pėrkohėsisht presioni osman, pėr t`u riaktivizuar pas ardhjes nė fron tė sulltan Mehmetit I (1413-1421). Ndėrkohė zotėrimet e Gjon Kastriotit arritėn njė zgjerim e fuqizim tė madh. Kėtė e favorizoi edhe qėndrimi i komandantit osman tė Shkupit, Bajazitit, i cili nuk ndoqi njė politikė pushtimesh, por atė tė marrėveshjes me fisnikėt shqiptarė. Pas vdekjes sė tij nė vitin 1414, ai u zėvendėsua nga i biri, pėr veprimtarinė e tė cilit ėshtė vėshtirė tė thuhet diēka. Gjatė viteve nė vijim rol tė veēantė nė drejtimin e veprimtarisė politike e ushtarake tė Pashasanxhakut tė Shkupit do tė kishin Isak bej Evrenozi dhe i biri i tij, Isa Beu. Evrenozėt ishin njė familje shumė e pasur. Vetėm nė Shkup ata kishin mbi njėqind dyqane. Gjatė disa dhjetėvjeēarėve si ushtarakė tė lartė osmanė, Evrenozėt u pėrpoqėn tė kontrollonin rrugėt tregtare tė vendit qė tė fuqizoheshin ekonomikisht gjithnjė e mė shumė.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Shteti i Gjon Kastriotit Empty Re: Shteti i Gjon Kastriotit

    Mesazh nga Tigri Sat 20 Dec 2008, 23:48

    Nė fillim tė vitit 1415 kaloi nė duart e osmanėve Kruja, e cila kishte njė pozicion shumė strategjik dhe kontrollonte segmente tė rrugėve tregtare qė lidhnin Shkupin me bregdetin shqiptar si dhe viset perėndimore tė vendit. Prandaj pushtimi i Krujės dėmtoi rėndė interesat e fisnikėve tė Shqipėrisė Qendrore dhe tė Epėrme, sepse tani zotėrimet e tyre nga ēasti nė ēast mund tė pushtoheshin prej osmanėve. Rėndė u goditėn edhe zotėrimet e Gjonit, sepse osmanėt mund tė zotėronin rrugėn tregtare qė kalonte nėpėr Mat e Dibėr pėr tė arritur nė Shkup, e kontrolluar deri nė atė kohė prej Kastriotėve. Sidoqoftė, Gjoni u tregua mjaft i kujdesshėm nė marrėdhėniet e tij me osmanėt. Pėr tė mbrojtur interesat e shtetit tė tij dhe pėr tė mėnjanuar pėrplasjen me ta, kur Kruja ra nė duart e osmanėve, Gjoni dėrgoi djalin e tij tė vogėl, Gjergjin, si iē-ogllan (pazh) pranė oborrit osman. Nė kėtė mėnyrė ai evitoi pėr disa vjet konfrontimet me osmanėt. Kurse Republika e Venedikut vendosi qė t`i jepte njė tribut vjetor prej 200 dukatėsh subashit turk tė Krujės, qė ky tė mos sulmonte Durrėsin dhe tė mos prekte kriporet e shumta tė kėtij qyteti.
    Me gjithė pėrpjekjet e Gjonit pėr tė pasur marrėdhėnie sa mė tė mira me sulltanin, ai nuk hoqi dorė nga masat mbrojtėse. Nė nėntor tė vitit 1417 Gjoni i kėrkoi mė kot Venedikut qė tė pėrballonin sė bashku sulmet e mundshme osmane dhe i premtonte se ishte i gatshėm tė vinte nė dispozicion tė njė aksioni tė pėrbashkėt tė gjithė luftėtarėt dhe kėshtjellat e veta. Nė kėto rrethana Gjon Kastrioti i kushtoi vėmendje tė veēantė bashkėveprimit me fisnikėt shqiptarė.
    Kur nė vitin 1418 Balsha III i shpalli luftė Republikės sė Shėn Markut pėr tė rimarrė Shkodrėn dhe Drishtin, Gjoni mbajti anėn e tij dhe qenė tė paefektshme pėrpjekjet e Venedikut gjatė viteve 1419-1420 pėr ta larguar atė nga Balsha. Konflikti midis Balshės III dhe Venedikut nė rajonin e Shkodrės pengoi lėvizjen e tregtarėve shqiptarė, raguzanė etj. dhe qarkullimin e mallrave nė drejtim tė Kosovės, ku nxirrej e pėrpunohej ari, argjendi e plumbi dhe ku ēmimi i prodhimeve tė shumta bujqėsore ishte mė i ulėt nė krahasim me ēmimet qė ato kishin nė viset perėndimore. Kėto rrethana i shfytėzoi Gjon Kastrioti pėr tė intensifikuar qarkullimin e mallrave nė drejtim tė Kosovės nėpėr rrugėn tregtare Shufada-Prizren-Prishtinė dhe nė atė tė Shkupit tė kontrolluara prej tij. Nė shkurt tė vitit 1420 ai nėnshkroi njė akt-tregtar me Republikėn e Raguzės, nėpėrmjet sė cilės u garantonte tregtarėve tė saj lėvizje tė sigurt nėpėr rrugėt e sipėrpėrmendura. Nė mars tė vitit 1422 Gjon Kastrioti siguroi edhe miratimin e Venedikut pėr tė lejuar tregtarėt raguzanė, qė nė vend tė Shkodrės tė vinin nė Lezhė pėr tė rrahur rrugėt e zotėrimeve tė tij.
    Pas vdekjes sė Balshės III, Gjon Kastrioti ndėrmori masa tė menjėhershme pėr tė mbrojtur interesat e veta politike dhe ekonomike. Nė rajonin e Shkodrės, ku kishte zbritur ushtria e Stefan Lazareviēit dhe mbante tė rrethuar qytetin, Gjoni dėrgoi trupat e veta. Nė njė letėr, qė i shkroi Venedikut nė nėntor tė vitit 1422, ai ka rrėfyer se nuk e kishte lejuar despotin serb tė Rashės tė merrte Lezhėn dhe shprehte me kėtė rast gatishmėrinė e tij pėr tė ndihmuar venecianėt qė tė dėbonin ushtrinė serbe nga rajoni i Shkodrės.
    Tigri
    Tigri
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 752
    Mosha : 40
    Vendndodhja : Ne zemer te xhungles
    Profesioni : sekret
    Pikėt : 302
    Vlersuar : 9
    Data e Regjistrimit : 18/09/2008
    Humor : tere diten

    Shteti i Gjon Kastriotit Empty Re: Shteti i Gjon Kastriotit

    Mesazh nga Tigri Sat 20 Dec 2008, 23:49

    Ndėrkohė, krahas Gjonit, edhe djemtė e tij kishin filluar tė aktivizoheshin nė veprimtarinė politike dhe ushtarake tė familjes sė tyre. Burimet historike tregojnė se gjatė vitit 1422 njė nga djemtė e tij komandonte trupat e Kastriotėve nė rrethinat e Shkodrės. Kurse nė vitin 1428 pėrmendet njė djalė i Gjon Kastriotit "i bėrė turk e mysliman", qė kishte trupa ushtarake pranė zotėrimeve tė Venedikut po nė rajonin e Shkodrės.
    Interesat ekonomikė dhe politikė tė shtetit tė Kastriotėve e nxitėn Gjon Kastriotin qė t`u kushtonte vėmendje edhe rajoneve tė tjera shqiptare, tė cilat nuk ishin kufitare me zotėrimet e tij. Jo lidhjet familjare qė Kastriotėt kishin me Balshajt, po pikėrisht interesat ekonomikė e shtynin Gjon Kastriotin t`i pėrkrahte vazhdimisht ata, madje duke dėrguar edhe ushtrinė e tij nė ndihmė tė tyre. Edhe pas vdekjes mė 1421 tė Balshės III, qė ishte kushėri i tij, Gjoni vazhdoi lidhjet me fisnikėt e tjerė shqiptarė tė zotėrimeve tė Balshės III, si me Gjurashėt (Cėrnojeviēėt), qė i kishin zotėrimet fillestare nė rrethinat e grykės sė Kotorrit dhe qė mė pas i shtrinė edhe nė Gentė, me tė cilėt lidhi krushqi. Gjurashėt u angazhuan nė njė luftė shumėvjeēare kundėr pėrpjekjeve tė Despotatit tė Rashės pėr pushtimin e viseve bregdetare shqiptare, qė shtriheshin nė veri tė lumit Buna. Ndėrkohė edhe Gjon Kastrioti kundėrshtoi synimet e despotėve serbė pėr marrjen e Lezhės dhe pėr zgjerimin e pushtimeve tė tyre nė Rrafshin e Dukagjinit dhe nė Fushė-Dardani.
    Pesha dhe roli i shtetit tė Gjon Kastriotit nė jetėn e vendit erdhi gjithnjė duke u rritur. Fuqizimin mė tė madh ai e arriti nė kohėn kur nė krye tė tij doli djali i vogėl i Gjonit, Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu.

    Sponsored content


    Shteti i Gjon Kastriotit Empty Re: Shteti i Gjon Kastriotit

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Thu 02 May 2024, 19:26