Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Familjet mbreterore me te pasura te botes...

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Familjet mbreterore me te pasura te botes... Empty Familjet mbreterore me te pasura te botes...

    Mesazh nga Scarface Sun 16 Nov 2008, 10:49

    Familjet mbreterore me te pasura te botes:

    Nė filmin e vitit tė kaluar "Mbretėresha", film mbi Elizabetėn II, shfaqej mėnyra luksoze e jetesės sė mbretėreshės dhe kėshtjellat e shėrbėtorėt e panumėrt. Njė bollėk pėr tė patur zili, por qė ka konkurrentė. Kjo pėr arsye se Elizabeta II vjen e 11-ta nė listėn e familjeve mbretėrore mė tė pasura tė botės nga revista "Forbes". Sidoqoftė mbretėresha Elizabeta II mund tė ngushėllohet me faktin se ėshtė sundimtarja femėr mė e pasur e botės dhe njė ndėr dy femrat qė janė pjesė e listės. Nė vend tė parė qėndron sulltani i Bruneit me 22 miliardė dollarė, njė pasuri kjo, 36 herė mė e madhe se e mbretėreshės sė Anglisė.
    Sulltani, i cili e ka trashėguar pasurinė nga dinastia 600-vjeēare ka festuar sė fundmi 40-vjetorin si sundimtar i vendit tė pasur nė naftė. I vetmi monark aziatik qė ėshtė bėrė pjesė e listės ėshtė sundimtari mė jetėgjatė nė pushtet, mbreti Bhumibol Adulyadej i Tailandės me pasuri 5 miliardė dollarė. Mė shumė se njė e treta e sundimtarėve tė listės, sundojnė nė territore tė pasura me naftė nė Lindjen e Mesme duke pėrfshirė Emirin e Katarit, i cili ka themeluar televizionin e njohur "Al Jazeera", mbretin e Arabisė Saudite, i cili po ndėrton njė qytet me vlerė 26 miliardė dollarė nė nder tė tij dhe sundimtarin e Dubait, qeveria e tė cilit ka blerė aksione tė bankės "Deutsche Bank". Mė i pasuri i rajonit ėshtė sheiku Khalifa Bin Zayed Al Nahyan, i cili vjen i dyti nė listė dhe sundon nė emiratin e vogėl Abu Dhabi, qė pėrbėn dhe njė tė dhjetėn e rezervave tė naftės nė botė. I vetmi beqar i listės ėshtė princi Albert II i Monakos. I njohur si "playboy", ai ka trashėguar principatėn qė ka pothuajse madhėsinė e "Central Park" tė Nju Jorkut, pas vdekjes tė tė atit nė vitin 2005. Pasuria e princit Albert II ka qenė nė familje prej 700 vitesh. Por kjo s’ėshtė diēka e pazakonshme pėr kėto lloj dinastish. Princi Hans-Adam II i Lihtenshtainit pėr shembull, ka njė pasuri prej 4.5 miliardė dollarėsh e cila shtrihet nė 900 vite dhe pėrfshin njė koleksion arti 400-vjeēar, i pėrbėrė nga 1600 piktura. Pasuria e pėrbashkėt e listės sė 15 sundimtarėve ėshtė 95 miliardė dollarė. Sidoqoftė, duhet pasur parasysh se pasuria e sundimtarėve ndahet shpesh herė nė familje tė mėdha dhe shpeshherė pėrfaqėson para qė ato i kontrollojnė pėr llogari tė vendit qė drejtojnė. Pikėrisht kjo ėshtė arsyeja pse ata nuk mundtė kualifikohen nė listėn e miliarderėve tė botės tė revistės "Forbes", pavarėsisht tė shumės qė ata zotėrojnė.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Familjet mbreterore me te pasura te botes... Empty Re: Familjet mbreterore me te pasura te botes...

    Mesazh nga Scarface Sun 16 Nov 2008, 10:50

    Renditja:


    1. Sulltan Haji Hassanal Bolkiah
    Vendi: Brunei
    Pasuria: 22 miliardė dollarė
    Mosha: 61 vjeē

    U bė sulltani i 29-tė i Bruneit para 40 vitesh duke trashėguar pasuritė e njė dinastie 600-vjeēare. Aktualisht ėshtė kryeministėr i vendit tė pasur me naftė dhe ėshtė koleksionist gurėsh tė ēmuar.



    2. Sheiku Khalifa Bin Zayed Al Nahyan
    Vendi: Emiratet e Bashkuara Arabe
    Pasuria: 21 miliardė dollarė
    Mosha: 59 vjeē

    Udhėheqės trashėgimtar i emiratit Abu Dhabi, vendi qė pėrbėn njė tė dhjetėn e rezervave tė naftės nė botė. Ai po pėrpiqet tė rikrijojė emiratin si "qendėr kulturore" tė Lindjes sė Mesme.



    3. Mbreti Abdullah Bin Abdulaziz
    Vendi: Arabia Saudite
    Pasuria: 19 miliardė dollarė
    Mosha: 83 vjeē

    Mbret qė prej gushtit tė vitit 2005. Menjėherė pas marrjes sė fronit filloi ndėrtimin e njė qyteti me vlerė 26 miliardė dollarė nė nder tė tij. Ai rrit kuaj arabė. Ka krijuar dy librari nė Arabinė Saudite dhe Marok.



    4. Sheiku Mohammed Bin Rashid Al Maktoum
    Vendi: Dubai
    Pasuria: 16 miliardė dollarė
    Mosha: 57 vjeē

    Drejtor ekzekutiv i "Dubai Inc" ai e ndan pasurinė me dy vėllezėrit e tij. Ka blerė njė pjesė tė madhe aksionesh nė bankėn "Deutsche Bank". Ka bėrė publike planet pėr tė dhuruar 10 miliardė dollarė pėr fondacionin e arsimimit tė Lindjes sė Mesme.



    5. Mbreti Bhumibol Adulyadej
    Vendi: Tailandė
    Pasuria: 5 miliardė dollarė
    Mosha: 79 vjeē
    Monarku qė ka mbretėruar mė gjatė nė botė ka lindur nė SHBA dhe ėshtė arsimuar nė Zvicėr. Pasuria e familjes pėrfshin investime, prona tė paluajtshme. Ai shquhet si ambientalist dhe pėrdor pėr makinėn vaj palme.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Familjet mbreterore me te pasura te botes... Empty Re: Familjet mbreterore me te pasura te botes...

    Mesazh nga Scarface Sun 16 Nov 2008, 10:51

    6. Princi Hans-Adam II von und zu Liechtenstein
    Vendi: Lihtenshtain
    Pasuria: 4.5 miliardė dollarė
    Mosha: 62 vjeē

    Ai drejton vendin qė ka emrin e tij. Familja, pasuria e sė cilės daton 900 vite mė parė, ka koleksionuar vepra arti pėr katėr shekuj. Familja ka nė pronėsi 33 piktura tė Rubens, numri mė i madh i njė koleksioni privat.



    7. Mbreti Mohammed IV
    Vendi: Marok
    Pasuria: 2 miliardė dollarė
    Mosha: 44 vjeē

    I mbiquajtur "mbreti i tė varfėrve" pėr pėrpjekjet qė ka bėrė pėr lehtėsimin e varfėrisė dhe pėrmirėsimin e tė drejtave tė njeriut. Buxheti i pallatit sidoqoftė i kalon 960 mijė dollarė nė ditė, pjesa mė e madhe e shpenzuar pėr veshje dhe riparim makinash.



    8. Princi Albert II
    Vendi: Monako
    Pasuria: 1.2 miliardė dollarė
    Mosha: 49 vjeē

    Njė beqar i pėrjetshėm, ai ka trashėguar principatėn e vogėl pas vdekjes tė tė atit nė vitin 2005, si dhe pasurinė e pėrbėrė nga prona tė paluajtshme, koleksione arti dhe aksione nė kazinotė e Monte Karlos.



    9. Sheiku Hamad Bin Khalifa Al Thani
    Vendi: Katar
    Pasuria: 1 miliard dollarė
    Mosha: 55 vjeē

    Pasi rrėzoi tė atin nė njė grusht shteti jo tė pėrgjakshėm nė vitin 1995 u bė emiri i Katarit. Ai ėshtė shumė i pasionuar pas sporteve dhe ka krijuar traditėn e lojėrave "Asian Games" nė shtetin e vogėl. Ka themeluar televizionin "Al Jazeera".



    10. Princi Karim Al Husseini
    Pasuria: 1 miliard dollarė
    Mosha: 70 vjeē

    Ka festuar 50-vjetorin si lider i 15 milionė myslimanėve kėtė vit. Ai ėshtė njė biznesmen qė drejton konglomerate nga Franca e deri nė Zvicėr, si dhe ka ferma tė mėdha kuajsh. Aktualisht po divorcohet me gruan e dytė.
    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Familjet mbreterore me te pasura te botes... Empty Re: Familjet mbreterore me te pasura te botes...

    Mesazh nga Scarface Sun 16 Nov 2008, 10:52

    11. Mbretėresha Elizabeta II
    Vendi: Mbretėria e Bashkuar
    Pasuria: 600 milionė dollarė
    Mosha: 81 vjeē

    Mbretėresha e Anglisė ka njė program aktivi udhėtimesh, duke pėrfshirė njė vizitė shtetėrore kėtė vit, e katėrta qė prej vitit 1957. Ajo ka njė koleksion me vlerė pullash dhe ėshtė pronare e pronave tė shumta nė Angli dhe Skoci.



    12. Sheiku Sabah Al Sabah
    Vendi: Kuvajt
    Pasuria: 500 milionė dollarė
    Mosha: 78 vjeē

    U bė emir nė vitin 2006 pasi princi aktual nuk mundi tė merrte fronin pėr arsye shėndetėsore pas vdekjes sė emirit tė mėparshėm, sheikut Jaber. Menjėherė pas zgjedhjes sė tij si emir, rriti rrogėn e familjes mbretėrore.



    13. Sulltani Qaboos Bin Said
    Vendi: Oman
    Pasuria: 500 milionė dollarė
    Mosha: 66 vjeē

    Pas gjashtė vitesh nė arrest shtėpie, ai rrėzoi tė atin nga pushteti nė vitin 1970. Filloi modernizimin dhe hapjen e vendit ndaj botės sė jashtme. Pasuria e tij sot ėshtė e lidhur ngushtė me naftėn.



    14. Mbretėresha Beatrix Wilhelmina Armgard
    Vendi: Holandė
    Pasuria: 300 milionė dollarė
    Mosha: 69 vjeē

    Ajo zotėron mė shumė pushtet se ēdo monark nė fuqi i Evropės. Emėron kryeministrin dhe zėvendėsin e tij, si dhe nėnshkruan pėr kthimin nė ligj tė projektligjeve. Pasuria e familjes pėrfshin prona, investime dhe vepra arti antike.



    15. Mbreti Mswati II
    Vendi: Suazilend, Afrikė e Jugut
    Pasuria: 200 milionė dollarė
    Mosha: 39 vjeē

    Monarku i fundmė absolut i Afrikės ka marrė fronin nė moshėn 18- vjeēare. Pasuria e tij buron nga investimet dhe pronat e paluajtshme. Tejet dorėlėshuar, ai sė fundmi ka vendosur tė ndėrtojė nga njė pallat pėr secilėn nga 13 gratė e tij.

    Sponsored content


    Familjet mbreterore me te pasura te botes... Empty Re: Familjet mbreterore me te pasura te botes...

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Fri 29 Mar 2024, 16:17