Cfare eshte pneumonia?
Pneumonia eshte nje inflamacion i mushkerive i shkaktuar nga bakteriet, viruset, myket dhe mikroorganizma te tjera. Keto shkaktojne mbushjen e alveloave me likid te prodhuar nga indi i inflamuar mushkerive.
Pneumonia shfaqet me shpesh ne vendet jo te industrializuara dhe pak te zhvilluara.
Pneumonite e shkaktuara nga viruset jane zakonisht jo te renda, por ato mund te jene te rrezikshme per jeten ne te moshuarit dhe ne femijet e vegjel si dhe ne njerezit me sistem imunitar te dobet.
Shenjat e pneumonise
Shenjat e zakonshme te pneumonise jane: kolla, veshtiresia ne frymemarrje, temperatura, dhimbja e gjoksit dhe dobesi e pergjitheshme.
Shkaktaret e pneumonise
Bakteriet (na vecanti pneumokoket) paraqesin shkakun kryesor te pneumonise.
Pneumonia virale mund te shkaktohet nga disa lloje virusesh, duke perfshire ata qe jane pergjegjese per gripin e zakonshem si dhe per te ashtuquajturen Sindromi akut respirator (SARS).