Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Formimi i Kombesise Shqiptare.

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Formimi i Kombesise Shqiptare. Empty Formimi i Kombesise Shqiptare.

    Mesazh nga Scarface Wed 12 Nov 2008, 03:24

    Formimi i Kombesise Shqiptare.
    Me ēthurjen e bashkėsive fisnore e fshatare dhe me shtegėtimet e malsorėve, vendin e lidhjeve fisnore po e zinte gjithnjė e mė tepėr fqinjėsia teritoriale. Gjuha, si njė nga elementet mė tė rėndėsishme etnike, e ndihmoi bashkimin i fiseve e tė krahinave shqiptare dhe formimin i bashkimeve ndėrfisnore e ndėrkrahinore.

    Nė kėtė mėnyrė, arbėreshėt u shkrinė nė njė kombėsi. Si veēori dalluese tė kėsaj kombėsie ishin teritori i pėrbashkėt dhe gjuha e pėrbashkėt, shqipja, formimi i njė farė bashkėsie kulturale qė erdhi jo vetėm nė bazė tė trashėgimit kultural tė mėparshėm, sikurse e dėshmojnė zbulimet e kulturės sė Komanit, por edhe tė prodhimit letrar epik tė kėtyre shekujve; emri i tyre i pėrbashkėt arbėr, arbėreshė, emėr me tė cilėn ata filluan tė njihen tani e tutje nga fqinjėt dhe nga gjithė letėrsia mesjetare.

    Emri i tyre i pėrbashkėt, me tė cilin arbėreshėt pėrmendėn nė burimet historike qysh nė mesin e shek. XI, tregon se ndarja e popullsisė nė fise e kishte humbur rėndėsinė e vet.

    Tė parėt qė i pėrmendin arbėreshėt me emrin e tyre tė pėrbashkėt janė shkrimtarėt bizantinė tė shek XI-XIl, Mihal Ataliati dhe Ana Komnena. Qė tė dy i pėrmendin rastėsisht kur bėjnė fjalė pėr ngjarjet politike qė u zhvilluan nė teritorin e Shqipėrisė nė shek. XI, Mihal Ataliati me rastin e kryengritjes sė strategut tė Durrėsit, Gjergj Maniakės (1043), nė tė cilėn morėn pjesė edhe arbėreshėt, dhe e dyta, me rastin e sulmit tė normanėve (1081) kundėr tė cilėve luftuan edhe arbėreshėt. Shkrimtarja Ana Komnena na jep afėrsisht edhe pėrkufizimin gjeografik tė Arbėrisė. Sipas saj, teritori qė mbante emrin Arbėri (Arbanon) pėrfshinte krahinat qė shtrihen midis Durrėsit e Drinit, pothuajse ato krahina, ku vendoste gjeografi Aleksandrin i shek. II, Ptolemeu, fisin e A1banoi-ve. Gjatė shekujve mesjetarė emri i Arbėrisė dhe i arbėreshėve u pėrdor nga tė huajtė nė tė dy format, si me rrėnjėn arb ashtu edhe atė alb (Arbanon e Albanon nė burimet bizantine, Arbanum e Albanum nė burimet latine. Arbanas e Arban nė ato sllave). Banorėt e Arbėrisė e quanin vehten e tyre nė pėrgjithėsi Arbėr e Arbėreshė, formė e cila ruhet sot vetėm te shqiptarėt e mėrguar jashtė Shqipėrisė para shek. XV-XVI.

    Kombėsia arbėreshe u formua nė fillim nė njė zonė tė ngushtė, nė kufijtė e Arbėrisė tė shek. XI, tė cilat nuk pėrputheshin me teritoret e banuara prej arbėreshėve. Por mė vonė kjo zonė u zgjerua dhe bashkė me tė u zgjeruan edhe kufijtė teritorialė tė emėrtimit Arbėri. Nė shek. XII, burimet dokumentare pėrfshijnė nėn emėrtimin Arbėri edhe krahinat e Pultit, nė veri tė lumit Drin, malsitė mė veriore tė Shqipėrisė sė sotme, kurse nė shek. XIII ato pėrfshijnė, nė jug edhe krahinat deri nė Vjosė, dhe mė nė jug akoma deri nė Vlorė. Nė shek. XIV kuptimi gjeografik i Arbėrisė pėrfshin nė veri edhe viset deri nė Ulqin, kurse nė shek. XV ai u shtri nė veri deri nė Tivar mė vonė deri afėr Kotorrit. kurse nė jug deri nė Gjirokastėr e Ēamėri.

    Me vendosjen e tyre nė tokat e ulta dhe nė luginat e brėndėshme, u rrit masa e arbėreshėve tė cilėt ranė drejtpėrdrejt nė kontakt me administratėn shtypėse tė Perandorisė Bizantine si dhe me pushtetin shfrytėzues tė dinatėve tė fuqishėm. Ata u ngarkuan me taksat e rėnda qė paguanin tė gjithė fshatarėt e perandorisė dhe filluan tė pėsonin gjithashtu nga spekullimet qė kryenin nėpunėsit e financave ose sipėrmarrėsit e taksave. Ky shfrytėzim, qė vinte gjithnjė duke u shtuar, shkaktoi pakėnaqėsinė e arbėreshėve dhe i shtyti ata tė merrnin pjesė nė kryengritjet qė shpėrthyen nė shek. XI nė teritorin e Shqipėrisė. Nuk ėshtė e rastit qė shqiptarėt pėrmenden pėr tė parėn herė nė burimet historike si pjesėmarrės nė kryengritjet qė shpėrthyen kundėr pushtetit qėndror bizantin.

      Ora ėshtė Fri 19 Apr 2024, 19:21