Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Alkoli dhe duhani dy vrasės tė ngadalshėm !!!...

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Alkoli dhe duhani dy vrasės tė ngadalshėm !!!... Empty Alkoli dhe duhani dy vrasės tė ngadalshėm !!!...

    Mesazh nga Scarface Mon 08 Sep 2008, 22:27

    Alkooli dhe duhani dy vrases te ngadalshem

    Kudo qė tė shkojmė, kudo qė tė jemi duhani ėshtė bėrė pjesėtar pothuajse i pėrhershėm dhe i pranishėm, njė shok i keq, i bezdisshėm por mbi tė gjitha i rrezikshėm. Jo rallė ndodh me ato qė shkojnė nė punė, ta fillojnė ditėn me kafe, cigare dhe njė teke apo dopio pijesh alkoolike. Njerėz, tė punėsuar apo jo, tė vjetėr ose tė rinj mbushin lokalet ndėrkohė qė duhani ėshtė shoqėruesi i pėrhershėm, dhe nė mė tė shumtėn e rasteve edhe alkooli ku pija e preferuar ėshtė sipas fuqisė sė xhepit, raki, konjak, kampari ose uiski. Dhe ē`ėshtė mė e keqe deri dje kėto dy vese ishin pėrgjithėsisht pronė e meshkujve por qė pas viteve '90, pėrdorimi i alkoolit dhe duhanit nga femrat filloi tė rritej nė mėnyrė tė frikshme, sa sot nė Shqipėri ashtu si edhe nė botė statistikat flasin pėr njė barazim tė pėrdorimit midis dy gjinive. Po t'i pyesėsh njerėzit pėr dėmet qė sjellin kėto dy vese (pirja e duhanit dhe alkoolit), nė pėrgjithėsi ato tė pėrgjigjen qė i dinė dėmet por prapė vazhdojnė tė pijnė edhe duhan edhe alkool.
    Duhani gjatė djegies ēliron 4.000 lėndė, qė nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si pėrgjegjėset kryesore pėr varėsinė nga duhani dhe dėmtimin e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me pėrbėrje benzopireni, kobalti radioaktiv qė janė ndėr shkaktarėt e kancerit tė mushkėrive. Nė qoftė se do tė bėjmė njė listė tė dėmeve qė shkaktohen drejtpėrdrejt nga duhani, influencohen apo rėndohen prej tij ajo do tė jetė tepėr e gjatė, por le tė pėrqėndrohemi mbi dėmet kryesore. Duhani ėshtė pėrgjegjės pėr tė ashtuquajturėn epidemi tė kancerit tė mushkėrisė sidomos nė gjysmėn e dytė tė shekullit 20-tė, duke ēuar kėtė kancer nė numrin njė tė vdekshmėrisė sė kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkėrisė nuk ka rol parėsor nė vdekshmėrinė, por rreziku prej tij, ėshtė rritur ēdo 10-vjeēar me rritjen e pėrdorimit tė tij prej femrave. Eshtė vėrtetuar se pėr ēdo 10 cigare tė pira rreziku pėr kancer pulmonar pesėfishohet dhe pėr ēdo 20 cigare reziku 15-fishohet. Kryesisht te pirėsit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit ėshtė rreth 50-60 vjeēare dhe prej saj njeriu mund tė pėrfundojė edhe nė njė ndėrhyrje tė mundshme kirurgjikale. Por siē e thamė edhe mė sipėr duhani shkakton njė listė tė gjatė dėmesh. I ashtuquajturi bronshit azmatik shpeshherė e ka pikėnisjen nga duhani. Persona, qė kur gdhihen nė mėngjes, puna e parė qė bėjnė fillojnė tė kolliten dhe nxjerrin nga goja gėlbazė nė sasira mesatare. Te personat qė nuk pijnė duhan mushkėria me anė tė sistemit ciliar (qelizat me "qime"), vetėpastrohet gjatė tė gjithė ditės, gjė qė duhanpirėsit nuk munden ta bėjnė kur sistemi i tyre ciliar ka dalė jashtė funksionit dhe mushkėria nuk ėshtė nė gjendje ta nxjerri gėlbazėn. Janė kėto persona qė sėmuren mė shpesh nga infeksionet pulmonare.
    Por dėmet mė tė mėdha duhani i shkakton nė sistemin kardiovaskular tė gjakut. Duhani mbahet si njė nga faktorėt kryesorė nė dėmet Arteriosklerotike tė vazove (ngushtimi i enėve tė gjakut) qė nė vetvete shkakton sėmundje iskemike tė zemrės, infarktin e zemrės, dėmtim tė Sistemit Nervor Qendror si edhe tė shumė organeve tė tjera. Eshtė vėrtetuar se sėmundjet iskemike janė tė pranishme 3.4 pėr mijė tek ato qė nuk pijnė duhan dhe 7.4 pėr mijė tek ato qė pijnė duhan. Tek ata qė pijnė 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumi i duhanit shton rrezikun pėr vdekje tė papritur, kėshtu tek ata qė pijnė njė paketė cigare nė ditė rreziku pėr vdekje tė papritur pesėfishohet. Monooksidi i duhanit, njė nga pėrbėrėsit e tymit pakėson oksigjenin nė gjak, ndėrkohė qė nikotina njė nga pėrbėrėsit e duhanit shton punėn e zemrės dhe tė dyja shpejtojnė formimin e trombit (mpiksje gjaku) qė ngushton dhe bllokon anėt e gjoksit.
    Ata qė janė konsumatorė tė duhanit, referojnė qė e kanė tė pamundur pėr ta lėnė atė. Kjo ėshtė pjesėrisht e vėrtetė. Nikotina njė nga pėrbėrėsit e duhanit zėvendėson Acetil Kolinėn, njė pėrbėrės qė ka rolin pėrcjellės tė impulsit nervor nė sinops (pjesė e Sistemi Nervor Qendror dhe atij Periferik). Organizmit pas lėnies sė duhanit i duhet njė periudhė prej 40 ditėsh qė tė prodhojė sasinė e duhur tė Acetil Kolinės. Gjatė kėsaj kohe ish-duhanpirėsi ėshtė i stresuar, nevrikoset edhe nga zhurma mė e vogėl, ka pagjumėsi etj. Por tė gjitha kėto vėshtirėsi kalohen me pak vullnet dhe kėmbėngulje.
    Pirja e duhanit i shkakton dėme edhe aparatit tretės. Kėshtu duhani jep rrezik tė lartė pėr Karcinomėn e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1 nė raport me popullsinė jo-duhanpirėse. Duhani, duke kontribuar nė vazokonstruksionin (ngushtimin) e enėve tė gjakut tė stomakut rrit pėrqindjen pėr ulēeran e stomakut, ndėrkohė qė rritet 2.7 herė rreziku pėr Kancer stomaku.
    Pėrveē duhanit njė ves tjetėr i dėmshėm ėshtė edhe alkooli. Edhe ky ves ėshtė shkaktar i njė vargu tė gjerė sėmundjesh duke filluar qė nga aparati tretės, mėlēia, pankreasi e deri nė dėmtime tė pakthyeshme tė Sistemit Nervor Qendror . Nė mėlēi alkooli i konsumuar shkakton dėmtime tė qelizave hepatike, dėmtim qė progreson nė kohė dhe qė varet nga doza e konsumuar pėr ditė dhe nga veēoritė fiziologjike tė individit. Kėshtu ėshtė vėrtetuar se sasi e rrezikshme alkooli ėshtė ajo prej 20-40 gr alkooli etilik (alkooli qė pėrmbajnė pijet dehėse), ndėrsa pėrdorimi i 100-150 gr alkool nė ditė, ēon brenda njė periudhe 10-vjeēare nė cerozė.
    Nga ana tjetėr ėshtė e vėrtetuar shkencėrisht se pėr shkak tė fiziologjisė sė tyre femrat dėmtohen shumė mė shpejt se meshkujt pėr tė njėjtėn sasi alkooli tė konsumuar. Njerėz qė pijnė prej vitesh alkool, qė nuk ndjejnė asgjė papritur njė ditė gjenden para njė fakti tė hidhur, mėlēia e tyre ka marrė fund, ėshtė kthyer nė njė mėlēi cerotike, ose kanė shqetėsime tė lehta qė nuk ja vėnė veshin, por bukur mirė ata/o bėjnė puthjen e parė me vdekjen. Edhe pankreasi pėson dėmtime nga alkooli. Pėrdorimi i zgjatur i alkoolit e dėmton nė mėnyrė kronike pankreasin deri nė atė shkallė sa ai nuk arrin tė sekretojė sasinė e duhur tė enzimave pėr tė kryer tė plotė procesin e tretjes sė ushqimeve. Eshtė vėrtetuar se konsumimi i 20-50 gr alkool etilik (rreth 100 ml raki) nė ditė predispozon pėr dėmtime, ndėrsa pirja e 100 gr alkool etilik ose mbi dopio raki (200 ml) apo 2 litra birrė pėr njė periudhė 6-12 vjet jep nė mėnyrė tė sigurtė dėmtime tė pankreasit. Konsumimi pėr njė kohė tė shkurtėr i njė sasie tė madhe pijesh alkoolike rrezikon pėr pankreatit akut qė mund tė ēojė deri nė rrezikimin e jetės sė personit nė fjalė. Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e tė dehurit, nė tė cilėn Sistemi Nervor Qendror nuk arrin tė kontrollojė veprimet e vullnetshme apo tė pavullnetshme tė personit nė fjalė. Por dėmi mė i madh vjen nga pėrdorimi afatgjatė. Eshtė vėrtetuar se pėr ēdo 1 litėr alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, tė parikthyeshme tė trurit. Kėshtu qė pėrdorues kronikė tė alkoolit, me kohė e ēojnė personin drejt demencės (skizofreni, marrėzi), degjenerimit mendor (matufjepsjes) etj. Pra, alkooli dėmton pa pėrjashtim tė gjitha organet e trupit, po ashtu si edhe duhani.
    Sot bota aplikon lloj-lloj strategjish pėr tė luftuar pėrdorimin e duhanit dhe alkoolit. Shpenzojnė sasi tė mėdha parash pėr reklama kundra tyre, nxjerr ligje pėr mospėrdorimin e duhanit nė vende publike, apo pėr mospėrdorimin e alkoolit pėrpara moshės 21-vjeē, krijon tė ashtuquajturat Ditė Botėrore kundra duhanit siē ishte ajo e 31 majit, apo organizimi i kurseve kundra alkoolit etj. Por, ē`ndodh nė tė vėrtetė? Sa mė shumė shpenzohen para nėpėr reklama kundra duhanit, aq mė shumė rritet pėrdorimi i tij. Jo tė pakta janė rastet kur 21-vjeēarėt pėrfundojnė pas hekurave pėr pėrdorimin e alkoolit dhe anėtarėt e tė ashtuquajturave grupe kundra alkoolit, tė cilėt s'janė gjė tjetėr veēse alkolistė kronikė qė i kthehen herė pas here zakonit tė vjetėr sepse nuk arrijnė tė heqin dorė nga ai. Por duhani dhe alkooli nuk janė tė dėmshėm pėr shėndetin e pėrdoruesve por edhe pėr xhepin e tyre. Njė duhanpirės mund tė shpenzojė nga 15.000-50.000 lekė tė vjetra e mė tepėr nė muaj vetėm pėr tė blerė cigare. Po nėse mbledhim edhe lekėt e pėrdoruara pėr alkool?… Gjithashtu njė duhanpirės i sjell dėm edhe personave qė gjenden rreth tij. Bashkėshortja e njė duhanpirėsi ėshtė 30% mė e rrezikuar pėr kancer se ajo e njė duhanpirėsi etj. Ndėrsa femrat janė mė tė predispozuara qė t'u dėmtohen kordat zanore nga pėrdorimi i duhanit dhe i alkoolit, thėnė shkurt iu trashet zėri.

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Thu 02 May 2024, 10:44