Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Leonardo da Vinēi dhe 17 shpikjet e tij...

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Leonardo da Vinēi dhe 17 shpikjet e tij... Empty Leonardo da Vinēi dhe 17 shpikjet e tij...

    Mesazh nga Scarface Sat 03 May 2008, 00:25

    Leonardo da Vinēi njihet me respekt rreth e qark botės si mjeshtėr i Rilindjes pėr pikturėn dhe shpikjet inxhinierike. Megjithatė pak e patėn menduar atė si shpikės i gjėrave mė tė dobishme qė tashmė njerėzimi i ka nė pėrdorim. Mbi jetėn e Leonardo da Vinēit dihet shumė pak. Leonardo lindi nė vitin 1452 nė Vinēi dhe vdiq nė Francė nė vitin 1519. Da Vinēi mund tė mendohet si njė kryetip i njeriut tė Rilindjes dhe ėshtė pėrcaktuar shpesh si njė gjeni, pėr shkak tė shkėlqimit tė tij nė tė gjitha fushat e artit, pėr zbulimet e tij shkencore dhe shpikjet teknike, qė duken njė pėrparim i madh nė krahasim me kohėn e tij. Afria e tij me shkencat ishte e llojit vėzhgues: ai kėrkonte tė kuptonte dukuritė duke i pėrshkruar e rifiguruar gjer nė hollėsitė mė tė imta e nuk theksonte eksperimentet apo shpjegimet teorike. Sipas Da Vinēit, "shkenca ėshtė bija e pėrvojės". Ai qe i pari qė pėrdori atė qė ne sot quajmė "mėnyrė shkencore", pėr mė tepėr mbi afrinė e tij praktike nė kėrkimin shkencor.
    Fluturimi
    Ai ishte gjithmonė i magjepsur nga fluturimi. Bėri studime tė hollėsishme mbi fluturimin e zogjve e projektoi makina tė ndryshme fluturuese, pėrfshirė njė helikopter qė vihej nė lėvizje nga katėr njerėz dhe njė deltaplan, por qė ky nuk do tė kishte mundur tė fluturonte. Mori pjesė nė shumė autopsi, duke bėrė njė numėr tė skicimeve anatomike tejet tė hollėsishme, duke projektuar njė studim tė plotė tė anatomisė njerėzore e krahasore.
    Piktura
    Piktura dhe vepra e tij mė e njohur ėshtė "Mona Liza", qė ruhet nė Muzeun e Luvrit nė Paris, pikturuar nė vitet 1503 - 1506. Ajo do tė pėrfaqėsonte gruan e tregtarit Fiorentin Francesco del Giocondo, por mbi kėtė janė zhvilluar teori tė ndryshme. Mė e fundit, e parashtruar nga studiues gjermanė ėshtė marrė parasysh edhe nga ekspertė tė muzeut tė qytetin e Shen Pjetėrit, nė Rusi, bazohet mbi zbulimin e njė fakti tė ri: ravijėzimi i linjave tė fytyrės sė Mona Lizės me ato tė zonjės sė portretit tė Caterina Sforza-s tė Lorenzo di Credi, e njohur edhe si portreti i "Dama ēoi gelsomini" ("Zonja me jasemin"). Nė kėtė pikė, do tė dilte se personazhi historik qė ka frymėzuar Leonardon nuk do tė ishte tjetėr se Caterina Sforza, nė atė kohė personazh me nam, sepse ishte tashmė zonjė e Forl?-t e Imola-s. Nė astronomi, Leonardo besonte se dielli dhe hėna silleshin rreth tokės dhe se hėna pasqyronte dritėn diellore sepse ishte e mbuluar me ujė. Ai filloi tė mendonte dhe tė ishte i dobishėm pėr tė gjitha problemet qė kishte njerėzimi nė atė kohė dhe mundohej t'i bėnte gjėrat mė tė lehta me inteligjencėn e tij tė rrallė. Filloi me njė planimetri tė qytetit tė Milanos nė Itali, duke projektuar nė hapėsirat e qytetit shtėpi tė bukura, shėrbime publike, etj. Da Vinēi mendoi jo vetėm pėr ecjen nė tokė me anė tė makinės, por dhe nė ujė, dhe pėr kėtė ai shpiku anijen mė avull, e cila ishte njė bark me elika.

    1. URBANIZĖM
    Leonardoja punoi planimetrinė e qytetit tė ri tė Milanos, qė parashikon rrugė tė gjėra, shtėpi tė bukura, shėrbime publike etj. Ai realizoi nė njė farė mėnyre planin urban tė kėtij qyteti, duke pėrcaktuar pikat kryesore tė njė vendbanimi.

    2. ANIJE ME AVULL
    Kjo shpikje ishte njė barkė e pajisur me elika (si anijet me avull qė u ndėrtuan tre shekuj mė vonė) duhet tė ecte me njė shpejtėsi prej 50 miljesh nė orė. Elikat, me gjatėsi rreth 90 cm, do viheshin nė funksion me anėn e njė mekanizmi me forcėn e krahut.

    3. KARROJA E LUFTIMIT
    Edhe kjo karro luftimi, mosha e tė cilės ėshtė 400 vjet, i detyrohet gjithashtu Da Vinēit. Ky projekt i frymėzoi konstruktorėt e kohėve tona pėr ndėrtimin e tankeve.

    4.ĒAKMAKU
    Ja njė ēakmak me gur zjarri pėr tė ndezur automatikisht fitilin. Bie nė sy midis pjesėve tė tij tė ndryshme, ai tip zinxhiri qė mė vonė do tė pėrdoret pėr biēikletat dhe motoēikletat.

    5. VINĒI RROTULLUES
    Vinēi rrotullues i projektuar nga Leonardo da Vinēi ėshtė vendosur nė njė platformė rrotulluese, ai ėshtė i pajisur mė kundėrpeshė dhe me njė dispozitiv ndaljeje. Vinēat modern nuk ndryshojnė shumė nga ky.

    6. FORTESAT
    Leonardoja pati idenė e njė lloji fortese krejt tė re e origjinale. Kjo do tė kishte dy mure rrethore, tė ndara nga njė hendek shumė i thellė. Mbrojtėsit mund tė komunikonin me njėri-tjetrin nėpėr disa galerive tė nėndheshme.

    7. KANALE
    Nė Milano, nė shėrbim tė familjes Sforc, Leonardoja pėrfundoi ndėrtimin e kanalit tė Martesanas, i cili lidhte dy kanale tė lundrueshėm qė pėrshkonin qytetin. Atij i kushtohen pėrmirėsimet qė iu bėnė ekluzave tė njėrit prej kėtyre kanaleve.

    8. THARJA E KĖNETAVE
    Leonardoja hartoi projektin e lidhjes sė qytetit Firence me detin e Tirenit me anėn e njė kanali tė lundrueshėm, qė do tė kalonte nėpėr Prate, Pistoja, Seravale dhe Fuēekio. Gjatė tre vjetėve qė ai kaloi nė Romė, punoi planin e tharjes sė kėnetave Pontine.

    9. HELIOCENTRALET
    Para Kopernikut, Leonardo da Vinēi pat mohuar parimin “heliocentric” (nga fjala greqisht “helios” qė domethėnien “diell”) sipas tė cilit Toka bėnė pjesė nė njė sistem astronomik, qė ka si qendėr Diellin. Nė atė kohė besohej se Toka ishte e palėvizshme dhe pėrbėnte qendrėn e gjithėsisė (gjeocentrizėm).

    10. MITRALOZI
    Edhe makina luftarake, qė shihni kėtu, ėshtė projektuar nga Leonardoja, ėshtė njė armė zjarri me shumė gryka, e pajisur me 33 tuba dhe e aftė pėr tė bėrė 3 breshėri me nga 11 goditje nė tė njėjtėn kohė. Kjo do tė jepte idenė e mitralozit modern.

    11. AUTOPSIA
    Leonardoja ishte njė nga shkencėtarėt e parė qė studioi kufomat, pėr tė njohur mė mirė trupin e njeriut. Ai nuk ka lėnė pėrshkrime tė hollėsishme mbi funksionimin e zemrės, mbi ndėrtimin e kolonės kurrizore dhe mbi lėvizjen e muskujve.

    12. AEROPLANI
    Da Vinēi nė njė farė masė ishte dhe paralajmėtar i aviacionit. Ai ishte i pari qė dha idenė e ndėrtimit tė njė aparati pėr tė fluturuar. Ai shpiku planerin, njė lloj aeroplani pa motor, qė fluturonte i mbajtur vetėm nga shtytja e ajrit, mbi tė cilin mbėshteteshin krahėt e tij.

    13. PARASHUTA
    Leonardo da Vinēi zbuloi parimin e parashutės dhe dha masat e saj. Skicimi i saj ėshtė bėrė nė vitin 1485 dhe mendohet tė jetė e para nė botė. Ai shkroi qė me anė tė kėsaj parashute mund tė hidhej ndaj ēdo lartėsie pa u dėmtuar.

    14. HELIKOPTERI
    Ky aparat ajror i Leonardos konsiderohet si stėrgjysh i helikopterit tė sotėm. Ai do tė vihej nė funksionim nga 4 njerėz, tė cilėt duke u mbėshtetur mbi shufrat, do tė lėviznin shtyllėn e lidhur me njė elikė. Kjo lloj “vidhe ajrore”, duke bėrė “kopje” , do tė mund tė ngrihej lart.

    15. SKAFANDRI
    Skafandret moderne me tė cilat njerėzit zhyten nė thellėsi tė vogla janė pothuaj tė njėllojtė me ata qė projektoi Leonardoja.

    16. MAKINA ME AVULL
    Me kėtė aparat, tė quajtur “arkitronitė”. Leonardoja, shumė mė parė se Denis Papeni dhe kazani i tij i famshėm, eksperimentoi fuqinė e madhe tė avullit tė ujit. Makina e parė me avull u ndėrtua mė vonė, nė bazė tė skicave tė tij.

    17. OPTIKĖ
    Da Vinēi studioi edhe optikėn, domethėnė shkencėn qė merret me studimin e fenomeneve tė dritės. Ai qe i pari qė e kuptoi se pėr ēfarė arsye drita projekton pėrfytyrimet e pėrmbysura nė atė qė quhet “dhoma e zezė”.

    Marre nga:
    Gazeta Shqip

      Similar topics

      -

      Ora ėshtė Sat 20 Apr 2024, 02:12