Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Leonida - Mbreti Legjendar i Spartes.

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 36
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Leonida - Mbreti Legjendar i Spartes. Empty Leonida - Mbreti Legjendar i Spartes.

    Mesazh nga Administratori prej Thu 03 May 2012, 00:24

    Mbreti legjendar i Spartės, emri i tė cilit ėshtė lidhur tashmė me
    betejėn e lashtė, betejėn e Termopileve, qė u bė nė muajin Gusht tė
    vitit 488

    LEONIDA - MBRETI SPARTAN

    Mbreti legjendar i Spartės, emri i tė cilit ėshtė lidhur tashmė me betejėn e
    lashtė, betejėn e Termopileve, qė u bė nė muajin Gusht tė vitit 488.
    Leonida ishte vėllai i mbretit Kleomen A', vendin e tė cilit dhe
    trashėgoi. Kur persėt arritėn tek ngushtica e Termopileve, po i priste
    Leonida sė bashku me 6 000 luftėtarė, tė cilėt prisnin pėrforcime tė
    tjera nga Sparta. Pėr tė shmangur njė masakėr tė kotė, pėrzuri shumicėn e
    ushtarėve, duke mbajtur me vete vetėm 300 spartanėt dhe 700 tespevset,
    tė cilėt nuk pranuan tė linin vendin e tyre tė betejės. Leonida qėndroi
    me njė trimėri tė madhe nė vendin e tij, duke thėnė pėrgjigjen mė tė
    lavdishme tė njė lideri nė histori, kur i kėrkuan tė dorėzonte armėt,
    (sipas Plutarkut) "Molon Lave" ose "Ec e Merri". Duke u bindur ligjeve
    tė Spartės, dhe duke krijuar nė kėtė mėnyrė njė qėndrim tė pėrjetshėm
    sakrifice dhe atdhedashjeje.

    Pėrdori me njė zgjuarsi tė veēantė,
    formimin fizik tė ngushticės, duke sulmuar dhe duke u mbrojtur me rradhė
    tė thella, duke tėrhequr nė ngushticė persėt, duke shfrytėzuar moralin e
    lartė dhe fuqinė e ushtarėve tė tij. Persėt arritėn tė bėnin njė
    manovrim nė pozicionin e tyre me ndihmėn e Efialtit - (nga ky personazh
    del fjala makth, nė greqisht), qė duke kaluar nga njė shteg sekret qė
    pėrdornin kafshėt, morėn pozicion nė shpinėn e grekėve. Duke luftuar me
    njė ngazėllim tė thellė, grekėrit nėn urdhėrat e Leonidės, ranė nė
    fushėn e betejės nga i pari e deri tek i fundit, nė atė betejė treditore
    qė u bė njė simbol i historisė botėrore. Lavdia e betejės sė
    Termopileve, pavarėsisht humbjes, kishte njė rezultat moral shumė tė
    rėndėsishėm mbi rezultatin e sulmit pėrfundimtar, pasi arriti tė
    pėrhapte tmerrin nė ushtrinė perse dhe njėkohėsisht si njė pėrpjekje
    mbrojtėse arriti tė fitonte kohė tė ēmuar nė mėnyrė qė lufta tė fitohej,
    nė luftėn e flotave detare nė Salaminė.

    Por nuk mund tė shikojmė Leonidėn si njė personalitet tė veēuar, por tė lidhur me jetėn dhe
    edukimin spartan. Atėherė, ēfarė ėshtė ajo qė bėri Leonidėn dhe
    spartanėt kaq tė veēantė si luftėtarė? Historianėt na thonė se, duhet tė
    shikojmė nė thellėsi tė historisė, dhe sidomos edukimin dhe stėrvitjen
    qė merrnin spartanėt qė nga mosha 7-vjeēare e deri nė burrėrimin e tyre.

    Shprehja mė karakteristike pėr tė shprehur qėndrimin e spartanėve kundrejt
    luftės, ishte shprehja qė Nėna Spartane i thoshte djalit tė saj kur po
    ikte pėr lufte, "I tan i epi tas" ose "kthehu me mburojėn ose mbi te".
    Nėna pėrshėndeste tė birin e saj, duke i kujtuar se detyra e tij ishte
    tė luftonte me guxim pėr atdheun e tij, duke nderuar armėt dhe nėse
    ishte e nevojshme dhe tė vdiste pėr tė. Kjo fjali e famshme fsheh
    mentalitetin e njė populli qė mbeti nė histori si njė shembull i njė
    jete tė thjeshtė, tė plotė dhe tė ndershme, dhe tė mbushur me dinjitet
    dhe vetėsakrificė. Kėto janė idealet qė himnon Leonida me kėtė veprim
    vetėrefuzimi. Dhe Leonida, si mbreti i denjė i njė populli tė tillė, dha
    i pari shembullin.

    Pėr Leonidėn, ashtu si edhe pėr tė gjithė
    spartanėt, virtyti mė i madh, ishte gatishmėria e sakrifikimit nė
    detyrėn e mbrojtjes dhe shpėtimit tė atdheut tė tyre. Qėndrimi i tij
    pėrpara betejės dhe vdekjes ishte analog me edukimin dhe mentalitetin e
    popullit tė tij.

    Nė 40 vitet qė zgjaste shėrbimi, Spartani nuk
    ishte i detyruar tė punonte, por tė pėrgatitej pėrditė pėr luftė. Qė kur
    mbushnin shtatė vjeē, integroheshin nė grupe, ku dhe merrnin edukimin
    pėrkatės tė "Agogjisė". Kur mbushnin moshėn 20 vjeē, atėherė fillonin
    ecurinė e tyre nė ushtri.

    Deri nė moshėn 30-vjeēare jetonin nė ndėrtesa qė quheshin "Andreia" ose
    "Burrėrorėt" dhe vetėm pas tė tridhjetave mund tė flinin nė shtėpitė e tyre,
    dhe kjo vetėm natėn.
    Nė jetėn e pėrditshme mbreti nuk shijonte nderime apo kujdesje tė veēanta,
    por vetėm respektin dhe vlerėsimin e bashkėluftėtarėve tė tij. Madje dhe
    nė fushėn e betejės jetonte pa lukse dhe ruajtje dhe pėrsa i pėrket
    momentit tė luftės ishte gjithmonė i pari nė rreshtin e luftėtarėve.

    Njėzakon tradicional pėrpara betejės ishte tė pastronin derisa tė
    shkėlqenin armėt e tyre, tė kujdeseshin pėr trupin dhe tė krihnin flokėt
    e tyre. Me kėtė mėnyrė tregonin se ishin tė vendosur dhe gati pėr
    betejėn, duke besuar se, akoma dhe para vdekjes duhej tė paraqiteshin tė
    pastėr dhe tė bukur. Pak para pėrplasjes, bėnin njė sakrificė dhe nėn
    shoqėrinė e himneve fillonin betejėn. Periudha mortore e tė rėnėve nė
    betejė zgjaste 11 ditė, ndėrsa ditėn e 12 vinin fund mortit. Luftėtarėt i
    varrosnin tė mbuluar me mantelin e kuq dhe pa asnjė objekt tė ēmuar,
    duke treguar nė kėtė mėnyrė se gjėja mė e ēmuar e tyre ishte pjesėmarrja
    e tyre nė ushtrinė spartane. Leonida u rrit brenda njė sistemi ku
    individualizmi humbet pėrpara skuadrės dhe se pjesa ėshtė e nevojshme
    dhe e aftė vetėm kur ekziston pėr tė ndihmuar skuadrėn.

    Leonida dha njė pėrgjigje karakteristike kur u pyet se pėrse trimat preferojnė
    njė vdekje tė lavdishme kundrejt njė jete tė palavdishme, dhe ai u
    pėrgjigj, "sepse atė e konsiderojnė si njė karakteristikė tė natyrės sė
    paarsyeshme, ndėrsa vdekjen e quajnė si njė karakteristikė tė qenies sė
    arsyeshme".

    Pėr Leonidėn dhe 300 spartanėt ėshtė shkruar njė
    pllakė monumentale nga Simonidi, ku thotė: "O i huaj, shko e thuaju
    Lakedemonėve (spartanėve) se kėtu shtrihen ata tė cilėt vdiqėn duke
    shėrbyer ligjet e Spartės" dhe kjo jep njė rėndėsi mė tė madhe fjalėve,
    nėse do tė konsiderojmė se Leonida e dinte se nuk do tė vinin pėrforcime
    nga Sparta.

    Nė monumentin mė tė ri qė sot ndodhet nė ngushticėn e
    Termopileve pėr nder tė Leonidės, aty ku ndodhet dhe statuja e tij,
    ėshtė skalitur pėrgjigja qė, Leonida i dha Kserksit kur ai i kėrkoi tė
    dorėzonte armėt: "Molon Lave" ose "Ec e Merri ".

    Nė Spartė ekziston statuja e Leonidės qė e paraqet si njė luftėtar pa mustaqe, me
    njė pėrkrenare tė stilit Attik njė vepėr e fillimit tė shekullit tė 5
    para erės sonė, dhe nga pozicioni i trupit tė tij mund tė arrijmė nė
    konkluzion se mbante nė dorėn e tij tė majtė mburojėn e ngritur, ndėrsa
    me dorėn e djathtė mbante heshtėn lart. Kjo statujė u pėrputh me
    Leonidėn qė nga momenti i parė kur u zbulua, pavarėsisht se nuk ekziston
    ndonjė shkrim apo provė qė mund ta vėrtetojė njė gjė tė tillė.


    ________________________________
    Leonida - Mbreti Legjendar i Spartes. Pictur10

      Ora ėshtė Tue 26 May 2020, 21:37