Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    Piramidat e Egjiptit.

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 36
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Piramidat e Egjiptit. Empty Piramidat e Egjiptit.

    Mesazh nga Administratori prej Thu 03 May 2012, 00:13

    Piramidat e Egjiptit.

    Dihet se piramidat e ndėrtuara nė Egjiptin antik kishin dy pjesė, pjesėn e dukshme, dhe pjesėn e padukshme, tunelet poshtė piramidės, qė ngjanin me njė piramidė tė pėrmbysur, nėpėr tė cilėn shkoje deri tek maja qė ishte thellė nė tokė, te dhoma ku ishte varri i faraonit. Nė kultin e Imotephit, piramida e dyfishtė paraqitet me majėn e prerė, nė pjesėn e poshtme, si pėr tė treguar ekzistencėn e sekretit, por edhe ruajtjen e tij. Rombi ėshtė njė figurė qė shfaqet nė simbolet e lashta egjiptiane, si nė kohėn e imotephit, ashtu dhe tė Akhetatenit.


    ________________________________
    Piramidat e Egjiptit. Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 36
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Piramidat e Egjiptit. Empty Re: Piramidat e Egjiptit.

    Mesazh nga Administratori prej Thu 03 May 2012, 00:14

    PIRAMIDA E KEOPSIT

    Piramida e Keopsit ėshte mė e madhja nga tre piramidat kryesore nė Gizeh dhe nė tė njėjtėn kohė piramida mė e lartė nė mbarė botėn. Ajo u ndėrtua nga faraoni Keops gjatė viteve 2700 p.e.s - 3100 p.e.s. Ka njė lartėsi prej 137 m dhe gjatesinė e ēdo brinjė tė bazes e ka 227 m. Pėrbehet nga 2 500 000 blloqe me masė prej 2 - 5 tona secila. Kėshtu masa e piramidės i afrohet 6 000 000 tonelatave. Blloqet formojnė 203 shkallė me lartėsi mesatare prej 1 metri.

    Piramida e Keopsit ėshtė quajtur nga shkencėtarėt "Libėr shkencor i shkruajtur nė gurė" pasi: ėshtė percaktuar se meridiani qė kalonte nga maja e piramidės, ndante nė dy pjesė tė barabarta deltėn e lumit Nil dhe pėrputhej me drejtimin veri-jug lėvizjet e hijės sė piramidės shėnonin orėt e ditės dhe jepnin dhe datat e sakta tė ekuinokseve dhe solsticeve. duke shumėzuar me njė miliard lartesinė qė do tė kishte piramida, nėse faqet e saj do tė ishin zgjatur deri nė majėn e saj, do tė kemi 148 208 000 km, numėr qė ėshtė afėrsisht i barabartė me largesinė nė km nga Toka deri nė Diell.
    Ne ndertimin e piramides kane mare pjese 100.000 skllever qe punonin me ndrime dhe ky monument i cili i ka bere balle gjithe atyre shekujve u ndertua vetem per 30 vjet.
    Ka mendime dhe opinione te shumta se si jane renditur kubat e piramides per ndertimin e saj , ne njeren prej tyre mendohet se jane formuar bartes te ndryshem qe ngjitnin kubat me ane te reshqitjes nga ana e sklleverve ,mendohet se nje kub kishte peshen 2 deri 10 ton dhe jane perdorur deri me 3 milion kuba.


    ________________________________
    Piramidat e Egjiptit. Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 36
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Piramidat e Egjiptit. Empty Re: Piramidat e Egjiptit.

    Mesazh nga Administratori prej Thu 03 May 2012, 00:14

    E FSHEHTA E PIRAMIDES SE KEOPSIT

    Ēdo njeri ėshtė nė gjendje qė nė njė natė tė errėt tė gjejė drejtimin e Bejrut, me anė tė Yllit Polar. Gjithashtu, ėshtė nė dijeni qė, pėr shkak tė dukurisė sė precesionit, boshti i rrotullimit tė Tokės zhvendoset duke pėrshkuar njė sipėrfaqe konike njė herė nė 25800 vjet. D.m.th se ky bosht e ndryshon orientimin e vet nė hapėsirė. Kjo do tė thotė se poli qiellor, pra pika ku shėnjon boshti i Tokės pėrshkuan nė sfondin e qiellit yjor njė rreth tė madh. Nė qoftė se poli bie pikėrisht afėr ndonjė ylli tė ndritshėm, atėherė ky yll luan rolin e Yllit Polar. Sot kėtė rol e luan ylli alfa i Arushės sė Vogėl (Ursae Minoris). Por katėrmijė e pesėqind vjet mė parė Poli Verior i qiellit ndodhej afėr njė tjetėr ylli tė ndritshėm dhe pikėrisht afėr yllit alfa Draconis. Me kėtė lidhet historia zbavitėse e njėrės prej hipotezave tė fshehta tė ndėrtimit tė piramidės sė Keopsit.

    Korridori i brendshėm mė i gjatė, ose thėnė ndryshe hyrja e tunelit tė kėsaj piramide, ėshtė e drejtuar pėr nga Veriu. Sikur pjerrėsia e tij tė ishte 30 gradė aq sa ėshtė gjerėsia gjeografike e vendit, ku ndodhet piramida, atėherė vrojtuesi i ndodhur nė qendėr tė saj do ta shikonte Polin Verior tė qiellit nė drejtim tė vrimės sė tunelit. Pjerrėsia e tunelit ėshtė vetėm 26,5 gradė. Kjo do tė thotė se tuneli shėnjon nė drejtim tė pikės qė ndodhet 3,5 gradė poshtė polit. Nė fillim tė shekullit XIX astronomi i dėgjuar, Herchel, nė lidhje me kėtė problem formuloi hipotezėn, sipas sė cilės, del se nė kohėn kur u ndėrtua piramida, ylli alfa Draconis ishte pikėrisht nė po kėtė largėsi nga poli e pėr rrjedhojė gjatė njė ditė-nate, ai ndodhej njė herė nė kulmimin e poshtėm tė tij dhe saktėsisht poshtė polit, atje ku shėnjonte tuneli i piramidės. Ja dhe njė tjetėr histori rreth kėsaj piramide, qė ka lidhje me ciklin "Dijet e panjohura tė kapllanėve tė Egjiptit". Po jo vetėm vendosja se kur ka ndodhur kjo mund tė ndihmojė nė pėrcaktimin e saktė tė datės sė ndėrtimit tė piramidės. Siē del, alfa Draconis ndodhej larg Polit me 3,5 gradė dy herė: nė vitin 2100 dhe 3300 vjet para erės sonė.

    Fatkeqėsisht, asnjė nga kėto data nuk pėrputhen me ato ēfarė dihen nga studimet egjiptologjike: Piramida e Keopsit u ngrit rreth vitit 2800 para erės sonė, pra kemi njė shmangie, njė digresion. Pėr kėtė, astronomi polak, Jozef Smak, ėshtė shprehur se "duke mos qenė egjiptolog nuk jam nė gjendje tė them se hipoteza e John Herschel nė kohėn kur e ka formuluar atė ishte pėrputhja mė e mirė". E ndoshta kėshtu mund tė ketė qenė, nėse gjykohet nga mesazhi i Napoleonit kur thoshte: "Ushtarė, 40 shekuj shikojnė te ju!". Nga kjo del se shkencėtarėt qė shoqėronin Napoleonin nė ekspeditėn pėr nė Egjipt e datuan ngritjen e piramidės sė Keopsit rreth vitit 2200 para erės sonė.

    Hipotezės sė Herschelit, studiuesit i janė kthyer disa herė. Kėtė e kanė bėrė po ashtu edhe astronomėt edhe pse korrigjimet e tyre kanė qenė tė vogla, por dijet tona rreth dukurisė sė precesionit nuk kanė ndryshuar aq shumė gjatė kėtyre 200 e mė shumė viteve tė fundit. Pėrpara shumė vitesh, me kėtė problem, por edhe pėr shumė vjet u morėn pėrsėri edhe R.L. Walker i US Naval Observatory. Ai arriti t‘i japė zgjidhje kėsaj enigme edhe pse nuk kishte asnjė lidhje me astronominė. Walker konstatoi pikėrisht atė qė, mėnyra mė e thjeshtė e ndėrtimit tė trotuarit apo korridorit konsiston nė vendosjen pėrkatėse tė blloqeve prej guri.

    Lexuesi pa vėshtirėsi vė re se kėndi qė pėrftohet te kjo figurė e ka tangjentin tė barabartė me Ā½. Po sa do tė jetė vetė kėndi? Pėr kėtė mjafton tė pėrdoret tabela e logaritmeve apo edhe mėnyra tė tjera dhe ky kėnd del i barabartė me 26,5 gradė. Megjithatė ka lindur reflektimi. Kėshtu, gjatė mė shumė se 200 vjetėve qė "zotėroi" hipoteza e Herschelit dhe kur luajtėn rol "dijet e panjohura tė kapllanėve tė Egjiptit", ky problem tėrhoqi vėmendjen e shumė njerėzve. Ndėrkohė qė zgjidhja e enigmės qė dha Walkeri nė fakt nuk ndeshi asnjė kundėrshtim. Por, duhet thėnė se deri sot nuk ka pasur asnjė sipėrmarrje pėr tė ndėrmarrė rrėnimin e shtresave tė sipėrme tė sipėrfaqes sė tunelit, pėr t‘u bindur nėse blloqet prej guri janė vendosur ashtu si paraqiten nga figura 2. Nga sa u tha dilet nė pėrfundimin se enigma e piramidės sė Keopsit mbetet pėrsėri sekrete.


    ________________________________
    Piramidat e Egjiptit. Pictur10
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 36
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Piramidat e Egjiptit. Empty Re: Piramidat e Egjiptit.

    Mesazh nga Administratori prej Thu 03 May 2012, 00:15

    DYZET SHEKUJ VIGJILOJNĖ MBI MBRETĖRINĖ E GURĖZUAR TĖ FARAONĖVE

    Nė majin e but tė vitit 1879, kur “korzikani i krisur”, Napoeloni, me 328 anije dhe 38000 ushtarė mė tė mirė, u derdh nga limani Tulon (duke mbushur detin azur) nė drejtim tė Egjiptit dhe kur arriti nė brigjet enigmatike tė Egjiptit madhėshtor, u tha me tė drejtė ushtarėve: “Ushtarė, kujdes! Dyzet shekuj shikojnė nga lart mbi ju!”



    Nė majin e but tė vitit 1879, kur “korzikani i krisur”, Napoeloni, me 328 anije dhe 38000 ushtarė mė tė mirė, u derdh nga limani Tulon (duke mbushur detin azur) nė drejtim tė Egjiptit dhe kur arriti nė brigjet enigmatike tė Egjiptit madhėshtor, u tha me tė drejtė ushtarėve: “Ushtarė, kujdes! Dyzet shekuj shikojnė nga lart mbi ju!”

    Vėrtet sot, nėse njeriu do tė merret me ēuditė mė karakteristike tė botės sonė, pothuaj ėshtė e pamundshme qė ta bind veten tė zgjedh diēka tjetėr e t’i mėnjanojė piramidat e famshme tė Gizesė sė Egjiptit, padyshim ndėrtesat me misterioze tė kohės sė lashtė.

    Pėr to flet edhe babai i historisė, Heroditi, i cili 450 vjet p.e.r. bėri njė udhėtim nė Egjiptin e lashtė dhe vizitoi mbretėrinė e vdekur, por tė gurėzuar tė faraonėve. Pėr to flasin e shkruajnė qindra e mijėra hulumtues, shkencėtarė, gazetarė e njerėz tė tjerė ankande botės. E u ndėrtuan para 4500 vjetėsh, diku rreth viteve 2650 dhe 2550 p.e.r. Pra, 45 shekuj mė parė u ndėrtuan te Gizeja e Egjiptit tri piramidat e mėdha: e Keopsit, e Kefrenit dhe e Mikerinit - piramidat e tre mbretėrve nga dinastia e katėrt, pėr tė cilėt nuk dihet shumėēka, por se janė ndėrtuesit e piramidave. Dhe, nga atėherė e gjerė mė sot, thuaja nė kontinuitet, njė vel misterioz i mbėshtjell kėto ndėrtesa grandioze.

    Vetė arsyeja e ndėrtimit tė tyre ėshtė njė enigmė nė vete pėr historinė e kohės sė re. Enigma qė imponohet fill pas kėsaj ėshtė mėnyra e ndėrtimit tė tyre, aq mė tepėr kur tė kihet parasysh se nė muret e tyre madhėshtore ndodhen gurė qė peshojnė edhe nga disa tonelate. Madje, supozohet se kėta gurė janė sjellė nga malet e largėta tė Libisė. Por misteriozitetin e tyre e bėjnė mė misterioz sidomos fenomenet e ndryshme, tė pashpjegueshme, qė ndodhin me hulumtuesė e shkencėtarė tė ndryshėm, tė cilėt me ngulmim dėshirojnė t’i zbulojnė fshehtėsitė e tyre. Ta zėmė, nė disa raste ėshtė bėrė zhdukja e tyre “pa shenjė e dok”, (si, p.sh.: herėn e fundit, mė 1988, kur u zhdukėn nė piramidėn e Keposit hulumtuesit amerikanė Vili Q. dhe Skot S., fenomen qė pėrshkruhet nė librin, “Ē’fshehin piramidat egjiptiane”). Mandej, shumė prej hulumtuesve kėmbėngulės janė sėmurė me kohė nga sėmundje tė pashpjegueshme. Sakaq, sot, nė botė pėrhapen teza se edhe virusi misterioz i AIDS-it ėshtė mallkim i fjetur nė sarkofagun e faraonit tė famshėm Tutankamonit; dhe sipas kėsaj teorie, virusi u gjet nė liri mė 1922, kur u zbulua varri i faraonit tė famshėm, kurse u pėrhap nė Amerikė nė vitet e shtatėdhjeta tė kėtij shekulli kur u hapa atje ekspozita me objekte nga varrezat e kėtij faraoni.

    Piramida e madhe (e Keopsit) ėshtė mė e bukura nga gjithsej tetėdhjetė piramidat, sa dikur ishin tė ndėrtuara nė Egjipt, e nga tė cilat sot ruhen vetėm tridhjetė. Pėrpos nga madhėsia, ajo ėshtė e veēantė edhe pėr shumėēka tjetėr. Para sė gjithash, ndėrtimi i njė ndėrtese tė tillė gjigante, para katėr mijė vjetėsh, pothuaj as qė mund tė merret me mend. Sa pėr ilustrim, tė theksojmė se prej saj do tė mund tė ndėrtohej njė mur i lartė 1 m, i gjerė 30 cm, kurse i gjatė 8480 km. Apo tė gjitha katedralet dhe kishat, tė cilat janė ndėrtuar nė Angli nga koha e Krishtit e kėndej, do tė mund tė rindėrtoheshin nga materiali i kėsaj piramide. Vlerėsohet se pėrmban 2.400.000 blloqe gurėsh, tė rėndė nga 2.5 deri nė 70 tonelata. Sakaq, krejt kėta gurė supozohet se janė bartur nga largėsia prej 800 km. Prandaj, ne sot akoma nuk dimė se si ka mundur tė ngritėt njė arkitekturė e tillė e pėrsosur. Pėr ndėrtimin e saj, padyshim, kanė qenė tė nevojshme shumė vite punė tė mundimshme, qindėramijėra njerėz, si dhe mjaftė njohės tė mirė tė mjeshtėrisė sė ndėrtimit dhe tė karakteristikave tė konfiguracionit.

    Kush ka mundur tė organizojė njė projekt tė tillė? Si janė ushqyer njerėzit, duke marr parasysh se i tėrė projekti ėshtė realizuar nė shkretėtirėn e pafund? Si ia kanė arritur qė aq bukur t’i latojnė gurėt dhe t’i palojnė ata, sa as copa mė e hollė e letrės nuk mund tė futet midis tyre? Dhe, kėshtu pyetjet edhe mė tej rrjedhin.

    Asgjė, sa i pėrket piramidės sė madhe, nuk ėshtė e rastit. Pozita e saj ėshtė saktė nė qendrėn e masės tokėsore. Boshti veri - jug, i cili ėshtė 31o 9’ nė lindje tė Graniēit, ėshtė meridiani mė i gjatė tokėsor; kurse boshti lindje - perėndim, 29o e 58’ e 51’ kah veriu - ėshtė paralelja mė e gjatė tokėsore. Pesha e piramidė sė madhe ėshtė 1020 e peshės sė Tokės dhe na e mundėson ta llogarisim largėsinė e Tokės nga Dielli. Sipas piramidės, kjo largėsi pėrfshinė 93 milion milje, qė nė krahasim me matjet shkencore qė llogarisin largėsinė tėrėsore prej 92.900.000 milje, ėshtė pothuajse e saktė.

    Po e pėrfundoj me fjalėn e urtė arabe, qė thotė: “koha u bėnė ballė tė gjithave, kurse piramidat i bėjnė ballė kohės”. Vėrtetė, njė pėrballim i pėrcjellė me enigma tė pafundme qė, herė pas here, lajmėrohen nga errėsira e sė panjohurės dhe presin reflektorėt e diturisė qė t’i shndrisin.

    Pra, dyzet shekuj vigjilojnė nga lartė mbi mbretėrinė e gurėzuar tė faraonėve tė Egjiptit, njė nga ēudit mė karakteristike, mė madhėshtore por edhe mė enigmatike tė botės sonė.


    ________________________________
    Piramidat e Egjiptit. Pictur10

    Sponsored content

    Piramidat e Egjiptit. Empty Re: Piramidat e Egjiptit.

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Mon 01 Jun 2020, 09:02