Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.
Forumi Guri Bardhė

    10 fakte qe nuk i dinit per naften...

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 36
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    10 fakte qe nuk i dinit per naften... Empty 10 fakte qe nuk i dinit per naften...

    Mesazh nga Administratori prej Wed 02 May 2012, 23:22

    10 fakte qe nuk i dinit per naften...

    Tė gjithė ankohen pėr ēmimet e larta tė naftės: bizneset shqetėsohen pėr koston nė rritje tė nėnprodukteve dhe politikanėt tromaksen pėr situatėn gjeo-politike tė vendeve tė pasura me naftė, ndėrsa pjesa tjetėr prej nesh paguan pėrmes hundės atė qė mbushet nė pikat e karburantit. Por sa dimė ne vėrtet pėr naftėn? A e dini se nga vjen nafta? (Jo nga dinozaurėt). Apo se gjatė ditėve tė hershme benzina ishte kaq e pavlerė sa hidhej nė lumenj? A e dini se sa i kushton sauditėve tė prodhojnė njė fuēi me naftė bruto. Kjo shpjegon faktin se pse ata janė kaq tė pasur. Sė bashku me kėtė, lexoni 10 fakte qė nuk i dinit pėr naftėn. Emri i fjalės naftė nė greqisht dhe latinisht do tė thotė “vaj i gurit”. I pari qė e pėrdori fjalėn “petroleum” ishte mineralogu gjerman, Georg Bauer nė vitin 1556.

    Kinezėt janė ata qė kanė hapur pėr herė tė parė pusin e thellė 240 metra, duke pėrdorur degė bambuje. Nafta ndodhet nė shtresat e thella tė karbonit thellė nė tokė. Pėrdorimi mė i lashtė nė luftė ėshtė “zjarri grek”, njė armė e pėrsosur qė pėrmbante produkte tė ndryshme tė naftės, dhe hedhja e ujit nuk e shuante zjarrin, por e intensifikonte atė. “Aramco” ėshtė kompania shtetėrore qė nxjerr naftėn nė Arabinė Saudite. Sipas revistės “Forbes”, kjo kompani fiton gati 200 miliardė dollarė nė vit. Ministri i naftės vitin e kaluar, Ali Al-Naimi u tha reporterėve se njė fuēi normale me naftė kushton vetėm 2 dollarė pėr t’u prodhuar, ndėrsa ēmimi sot i ka kaluar tė 130 dollarėt.

    1. “Petroleum” = Vaj shkėmbi

    Fjala naftė (petroleum) vjen nga fjala greke “petros” dhe fjala latine “oleum”, qė do tė thotė “shkėmb” dhe “vaj”. Para se tė shpikej fjala “petroleum” nga mineralogu gjerman, Georg Bauer nė vitin 1556, njerėzit e quanin “vaji i shkėmbit”. Kinezėt, qė shpuan pusin e parė tė naftės nė vitin 347 para Krishtit (240 m tė thellė), e quajnė “shi”, qė do tė thotė vaj guri.

    2. Prejardhja e naftės

    Disa thonė se nafta u krijua nga dinozaurėt e dekompozuar dhe materiet bimore, por s’ėshtė e vėrtetė. Edhe pse shkencėtarėt besojnė se ka origjinė biologjike, nafta nuk ka ardhur nga planktonėt e dekompozuar. Gjeologėt rusė dhe ukrainas besojnė se nafta s’ka derivuar nga asgjė e gjallė, por nga depozitat e karbonit qė datojnė qė nga formimi i Tokės.

    3. Pėrdorimet e lashta

    Njerėzimi e pėrdor naftėn prej kohėsh. Asfalti pėrdorej nė Babiloninė e lashtė pėr ndėrtesa dhe anije. Bitumi u pėrdor pėr herė tė parė nė shekullin e 8-tė nė Bagdat pėr tė shtruar rrugėt. Format e papėrpunuara tė vajgurit pėrdoreshin pėr llambat. Gjatė mbretėrimit bizantin, zjarri grek, njė armė ndezėse formula e sė cilės ka humbur prej kohėsh nė histori, besohej tė ndizej me naftė.

    4. Dashuron balenat? Falė naftės!

    Nė shekullin e 9-tė, kėrkesa e lartė pėr vajin e balenės pėr pėrdorime industriale nxiti industrinė e balenave. Ai pėrdorej pėr llambat, dyll qiriu dhe lubrifikanėt e orėve; pėr tė shkėlqyer fotografitė e hershme dhe pėrbėrės esencial pėr farmacinė, sapunin dhe kozmetikėn. Falė distilimit tė naftės, kėrkesa pėr vajin e balenės ra derisa nuk pati mė arsye ekonomike.

    5. Kur nafta derdhej nė lumė

    Gjatė ditėve tė hershme tė naftės standarde (para se makinat tė bėheshin popullore), vajguri ishte karburanti i ditės. Benzina, njė nėnprodukt i naftės sė distiluar, nuk kishte shumė kėrkesė. Ishte njė produkt i lirė qė pėrdorej kundėr morrave dhe pėr tė hequr njollat. Nė tė vėrtetė, nafta ishte kaq e lirė sa kompanitė e hidhnin nė lumenj.

    6. Zona tė ndryshme, ēmime tė ndryshme

    Nafta ka kosto tė ndryshe nė pjesė tė ndryshme tė vendit, edhe pse po njėsoj kushton tė prodhohet dhe tė transportohet. Nė SHBA ēdo zonė ka ēmime tė ndryshme. Ėshtė strategji e kompanive tė naftės pėr tė nxitur pėrfitimet qė t’i marrin klientėve sasi tė ndryshme nė bazė tė volumit tė trafikut, kushteve tė karburantit, tė ardhurat pėr frymė.

    7. Rritja e ēmimeve nė 1970-ėn

    Ėshtė e lehtė tė mendosh se ēmimet e larta sot janė njė problem i ri, por fakti ėshtė se kjo kanė ndodhur edhe dy herė mė parė. Nė vitin 1973, anėtarėt arabė tė “OPEC”-ut njoftuan se do prisnin prodhimin e naftės dhe nuk do ta eksportonin nė SHBA, Evropė dhe Japoni, pasi mbėshtesnin Izraelin nė luftėn e Jom Kipurit. Nė thelb, e pėrdorin naftėn si armė pėr tė dėnuar Perėndimin. Nė vitin 1979 ndodhi kriza e dytė pas revolucionit iranian.

    8. Arsyeja qė sauditėt janė kaq tė pasur

    Nxjerrja e naftės nga toka ėshtė proces i ndėrlikuar, por edhe njė shkencė mė vete. A e dini se sa i kushton “Saudi Aramco”, kompania kombėtare e naftės nė Arabinė Saudite dhe prodhuesit mė tė madh tė botės njė fuēi naftė? Sipas “Forbes”, “Aramco” fiton gati 200 miliardė dollarė nė vit neto, nga 350 miliardė bruto. Vitin e kaluar, ministri Ali Al-Naimi u tha reporterėve se njė fuēi kushton 2 dollarė dhe shitet 130 dollarė.

    9. Rritja e naftės sjell rritjen e mallrave

    Nga 20 milionė fuēi qė SHBA-ja importon ēdo ditė, vetėm 45 pėr qind pėrdoret pėr benzinė. Boja, ekranet e kompjuterit dhe televizorit, telefonat celularė, llambat, jastėkėt, letrat, dyshekėt, ndenjėset e makinave, tapetet, poljestra, prodhohen tė gjitha nga pėrbėrės qė kompanitė kimike i rafinojnė nga gazi natyral dhe nafta. Nafta pėrdoret edhe pėr energji nga shumė kompani ushqimore, kjo ėshtė arsyeja qė gjithēka ėshtė e lidhur zinxhir.

    10. A e kemi arritur pikun e rritjes sė ēmimit tė naftės?

    Grafiku tregon se prodhimi i naftės ka arritur kulmin nė shtetet qė s’ishin pjesė e Bashkimit Sovjetik. Prodhimi shtėpiak i naftės nė SHBA arriti kulmin nė vitet 1970. Shumė janė tė shqetėsuar pėr naftėn e prodhuar nė kohė dhe sasinė qė mund tė nxirret nė tė ardhmen. Kjo sepse kosto e prodhimit do tė rritet gjithnjė e mė shumė ndėrsa ai rrallohet. Njė gjė ėshtė e sigurt, ēmimi i lartė i naftės ka ardhur tė mbetet.


    ________________________________
    10 fakte qe nuk i dinit per naften... Pictur10

      Ora ėshtė Fri 10 Apr 2020, 12:58