Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

2 posters

    Poezi nga Rudina Madani...

    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:00

    Pershendetje.

    Ne kete teme do te keni rastin qe te lexoni
    disa poezi nga poetja, Rudina Madani...
    Njekohesishte edhe mundeni te posteni poezi
    te tjera te kesaj poetje qe nuk gjenden ketu.

    Lexim te kendshem...

    Sinqerishte:
    Saimiri...
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:00

    LEKUNDJE

    Toke e premtuar
    pse me dukesh e larget
    teksa eci mbi ty,
    itenerarin e kesaj rruge e zgjodha me zemer,
    me zemer e jo me sy.

    E premtuar njemije here para meje
    dhe e mbajtur me fytyre e me erz,
    pse ne duart e mia sot
    je cakmak qe nuk ndez?!!....
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:01

    KARRIERE

    Disa guxojne...
    hipin ne shkalle,
    kacavirren
    hidhen, levrijne
    kur prekin....fryhen
    kur humbin...s'pipetijne.
    Ama guxojne
    grisin paragjykimet para vetes
    te tjera mbjellin pas,
    per tu vene rrjete atyre
    qe i arrijne ne cas.
    Ama guxojne...
    strikt ne nje ide
    qe fikse u be tashme
    e mbart nje emer ndjelles
    per cdonje.
    Ama guxojne...
    guxojne disa
    cudi e madhe si guxojne
    po sikur...sikur...largqofte....
    thote grupi i atyre qe komentojne.

    Vazhdojne sikuret, frikerat, dyshimet
    "mban mend filanit se c'i ndodhi
    e ngriti fati dhjete here perpjete
    e perseri
    dhjete here e hodhi".

    E shmangen lehte
    e bejne pak tutje,
    e veten hijshem ngushellojne:
    "me mire te qete diku ne hije,
    as kemi
    por as na mbarojne".

    Por syri larg e larg iu tretet
    ku zgjaten shkalle
    pa fund
    pa ane,
    duke shpresuar t'iu cmpikset shtegu
    e t'iu krijohet nje rrethane....
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:01

    FAJI

    I kostumte
    i seriozte,
    sikur f'tyre e robit ne varrim,
    eshte i imi, i yti, i te tereve
    dhe perseri jetim.
    Heret mesuam ta qellojme
    e ta yshtim sikur shpirtin e keq,
    por guret serish na u kthyen
    e shpines i ndjeme per dreq.
    Ikem prej tij
    por hijen
    ia pame dhe ia gjetem kudo,
    na e ktheu te lodhshmen rruge
    ne nje te hidhur "vend-numero".
    Faji...
    ...kjo hurme e pabere,
    i perfolur si qime ndersa ishte tra...
    i imi, i yti, i te tereve...
    dhe perseri
    pa nene e baba.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:02

    ESELL

    Nje mije menyra
    per te ikur prej jush
    qetesira ...
    nje mije
    per t'u shlodhur prej jush...

    Rivalitetet qene prej kartoni
    si te gjithe heronjte e mi,
    asnje nuk mbeti ne kembe
    pas eres me shi.

    Pas eres qe mi shqeu mjegullat
    e inateve primitive,
    e ma solli nevojen e bashkimit
    krejt instiktive.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:02

    HUMBJE

    Do te duhej nje mal
    per te bere njerine
    ..........qe ishte ne ty dikur,
    per ta asgjesuar nuk u desh gje tjeter:
    nje re e nje gur...
    Nje guricke ne kepucet e shpirtit
    e dole daljes se perdale
    me nje ekuiliber per te ardhur keq
    Nje engjell i lodhur ta ferkonte shpinen
    hundesh te terhiqte
    nje djall a nje dreq.

    Do te duhej nje mal,
    ndoshta dhe nje tjeter
    per te bere njerine qe ishte ne ty...
    po une kam mentalitet te vjeter
    punoj vec me sy.
    Perpiqem te te sajoj
    paranormalisht,
    me lojera te rrezikshme si rrufeja mbi dru...
    do duhej nje mal te beje njerine qe ishe
    dhe nje ure e forte
    qe te te sjelle ketu.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:03

    ANONIMITET

    U linda ne hije,
    u rrita ne hije,
    larg nga dritat e prozhektoret.
    Me thane:
    "s'ke intuite per te marre timonin,
    ama,
    paske shpatulla per te shtyre motorret."

    Me thane te kyc gojen e te jem e duruar
    se mbetet shpesh pa gje
    ai qe lyp shume
    e...teksa bindem prozhektoret fiksohen,
    larg meje
    e larg njerezve si une.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:03

    NE IDENTITET TE RI

    Te kam tradhtuar jeta ime
    une, objekti i vetem i yti
    perse s'me shkele,
    pse s'me braktise
    perse s'me kape per fyti!!....

    Por...
    te kam dashur jeta ime
    une, objekti yt i vetem
    te dy u lidhem,
    te dy u zgjidhem,
    te dy se fundi mbetem.

    Qejfpaprishur
    si shaka publike,
    nje-mije here
    zilepsur e pergjuar,
    me e pashmangshmja ishe
    force e brishte
    nga te gjithe sulmet
    qe me kane sulmuar.

    E pra ...
    s'qeshe kala prej rere
    shkemb qeshe si maje e Shkelzenit,
    poho...
    tu deshen vite te ndryshoje
    menyren time
    gjendjen e te qenit.

    E te qenit gjume mengjesor
    veshur gjithe arsye
    kembe e koke,
    e te qenit hipoteze e sigurt,
    e te qenit bos me xhepat troke.

    Shihme tani
    kryet e kam ulur,
    duke e bindur zemren fije - fije,
    se bishti ne shale kur me sjell paqen
    eshte nje xhest i vlefshem zgjuarsie.

    Tash ne duar mbaj
    ethe - etjen tende,
    te brishte,
    te tejzgjatur,
    bere pe...
    te kam pare prej saj te vesh cigaren,
    te kam pare serish tek e le.

    Korrigjove shijet edhe stilin
    me prestigj lumenjsh po rrjedh ne mua,
    gjysmes shpirtit me ke lene vajze
    gjysmes tjeter
    me ke bere grua...
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:04

    SHTESE NE TESTAMENT

    Eshte dimri im,
    jane ethet e mia
    eshte bora, krishtlindjet, caji i nxehte
    shtepia...

    Eshte dimri im....
    eshte imi....
    ku here fiton frika
    e here guximi.

    Eshte dimri im jo tjeter,
    ku dashuri e re propozon
    me formulen e vjeter.

    Shiheni pra dimrin ne shpatullat e mia
    kaluar
    si mbi krahet e te atit femia
    Me ka lodhur!
    Sic lodh rendom ateistin besimi
    e prape se perze
    edhe pse dimer....
    eshte dimer i imi.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:05

    TI VETE ME THE

    Pse me ngre
    me rrezon,
    me pergjunj,
    me sit
    pse dalengadale me bluan...
    Ti vete me the
    se lojerat qe vrasin
    si luan.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:05

    NEN DIELL

    Tu duka tjeter?!...
    Me thuaj si,
    si tjeter tu duka...
    Une deri dje e perditshmja
    e thjeshta e normalja si buka.

    Tjeterkund sheh sot parabola ime
    e percepton vibrime kanalesh te reja
    gjera qe me ty si njoha mire
    si paqja ne shpirt,
    hareja.

    Dhe pi limonate me akull
    nen diell, ku bertasin femija.
    Tu duka tjeter?!...
    Me thuaj si,
    si e bardha
    si e zeza
    si grija?...
    Po une e di
    kot pyes,
    e di si te jam dukur,
    larg blefit virtual jetuar me ty
    jam kthyer serish e bukur.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:06

    ZHVISHEM

    Zhvishem,
    nga gjithshka qe e zgjodha
    e qe e vesha me deshire
    nga gjithshka qe ma imponuan
    a qe ma veshen me zor
    kam nevoje te njihem me relievet e mia
    ti nuhas,
    ti shijoj,
    ti prek me dore...
    zhvishem...
    e i shkel me kembe lekuret e vjetra
    qe me prezantuan
    sic mu desh e sic me deshet
    ne kete lakuriqesi ndjehem e shpaguar
    prej gishtit te kembes
    tek veshet.
    Dhe shoh
    se ne kete harte te pashfaqur brendesore
    paska shume te heqesh,
    paska shume te shtosh
    aty
    ku jane tepricat
    behet fjale per dhenie,
    sic behet fjale per marrje
    aty
    ku ndjehem bosh...
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:06

    TANI

    Qaj shpirt...
    pa drojen se s’duhet
    pa drojen se te sheh njeri
    jetoje te qaret si nje proces clirimi
    te ngjashem me te berit dashuri.
    Sepse te qash
    ne vetvete do te thote te kesh pare
    te kesh pare thelle
    e thelle te kesh kuptuar
    ne grafik te intimes eshte ajo ngritja e sakte
    qe ndjek rrezimin tend te deklaruar..
    Duket
    proces i shkaperdredhur
    i artificte
    i bere enkas per te pafortet,
    per ata
    qe gjeten pak kerkimeve te shumta
    per ata...
    qe gjysme bosh e pane goten.
    Mirepo te qash
    do te thote te kesh kuptuar
    koklavitjen e nyjes
    vendin ku...
    shkakun,
    pasojen..
    do te thote te cbirosh pertej mjegulles e murit
    e vetes t’ia prekesh me duar nevojen,
    qe te shtyu te klikosh ne taste te paduhura
    ne taste qe nxiruan te qarten ne ty
    tani
    pa shiun e nje qarjeje te vertete
    e ke te veshtire te marresh boten ne sy.
    Ndaj tundu o shpirt bukur e denesshem
    intensivisht e deri ne shfrim
    te qaret s’eshte turp
    eshte firma jote prej njeriu
    te qaret
    ....eshte fillim.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:07

    PERMBI

    E zhduk
    cdo shenje te zakonte graviteti
    kjo kembengulje e embel e pranise tende,
    e mbi rutinen prej ozoni te asaj qe jam
    pezull me ngre,
    mbi persete e pafund ku capitem
    pezull me ngre,
    mbi friken sugjestive te stines qe na le,
    mbi lirite e teperta
    te pavena mire ne pune
    pezull me ngre....
    c’mrekulli kjo humbje e peshes
    prej te ciles
    rregullisht e perceptoj lunatizmin tim
    qe me vecoi
    e objekt kureshtjeje me beri
    per te palehtet
    qe mijera here
    fytyres ma perplasen
    rendesine e te qenit me “peshe”,
    e te qenit mbi toke
    e te qenit mbi kembe
    e te qenit
    domosdoshmerisht
    e rende.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:07

    SHPERNGULJA

    Qeme ne qe ne emer te vetegjetjes
    injoruam balten
    e u projektuam ne dimensione
    qe s’di pse...
    i percjellim ende gjeometrikisht ...
    u shperndame krejt harrueshem,
    grive te betonit
    ne ngutje vogelsirash tejzene
    sofistikisht...

    Qeme ne qe injoruam balten
    ne shtegtim te vetegjetjes
    qe s’di pse...
    kaq shume akcent i dhame
    e rendesi,
    ne emer te saj justifikojme vetehumbjet
    vlerehumbjet
    ......mikhumbjet,
    ...........djehumbjet
    ne emer te saj
    u shperngulem ne gri...

    E besomeni...
    (ka gjasa)
    qe ketyre grive te betonit
    kurre kaq e njezeshme
    s’do kish qene shperngulja,
    sikur te na binte ne mend edhe nje here
    qe vetem ne balte
    e prej baltes
    ....... lind
    .............lulja.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:08

    PSE

    Kam fytyren e vellezerve te mi
    qe jane si lumenjte pa shtrat,
    qe kane ekuiliber termetesh
    ........................ndene hap.

    Dhe kam ne maje te gjuhes nje pyetje naive
    huazuar nga vellezerit e mi,
    pse s’jane te njellojta perendimet
    ..........................kur dielli eshte po ai?...
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:08

    PRONESI

    Nga te “vertetat” qe i njoh
    si ne permbajtje
    si ne sasi,
    me mbeti nje qe s’di te ngrohe
    pa fluks,
    si nate pa dashuri.
    Ajo qe kam me spekulloi
    me nje preteks naiv me lodhi,
    improvizoi
    furtune e gjume
    e gjysmen e rinise me vodhi.

    Kjo e “vertete” qe mire me njeh
    tund koken
    e cigaren thith,
    si ta leshoj kur nuk me le
    k’te ligj te rrepte qe duart lidh.
    Dhe qarkullon me emrin tim
    ka fatin tim
    ne dore, ne vija
    me ngjet kaq shume saqe me tremb,
    si impotentin dashuria.

    Ka te “verteta” qe i prek
    qe s’duan shume filozofi
    kushtojne pak
    por te derrmojne,
    sa nje zhgenjim ne llotari.
    Nje me e brishte kryet s’e kthen
    kozmike e shtrenjte si vetetima,
    ajo do FAT
    dhe gjunje te cjerre
    e jo k’te thes me psheretima.
    K’te thes me shpresa dhe k’te shqelm,
    qe sillet qark e me prish pune
    qe nen pushtet desha ti ve,
    por nen pushtet pa droje me vune.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:09

    INDIFERENCE

    S’te percollem dot
    e na mbete brenda pragut
    ka kaluar qe ahere nje jete,
    veshe ca zakone e terbiete prej plaku
    qe te te linim te qete...
    E ne te harruam
    se u harruam ne te tjera
    e ti prej pragut u zhvendose ne oxhak,
    prej oxhakut
    na u zhvendose ne sofer
    e keshtu pak nga pak...
    E keshtu pak nga pak zure rrenje
    me acaret e tua e me eren,
    per t’na treguar se dimrat
    s’u percillkan kollaj
    po s’ia perplase turirit
    veren...
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:09

    PA ADRESE

    A se kuptoni se porsi aisberget
    pa koordinata po ecim,
    kuturu...
    pajisur me nje liri te rastesishme
    qe nuk e gjetem
    po erdh na gjet ketu.

    Se porsi aisberget jemi
    dhe po na shihet vetem dhjete per qind,
    c’u desh te shihej
    mbeti brenda ujit
    si brenda pengut
    mbeti cfare s’u lind.

    Kalojme rreshqitas
    here here edhe perplasshem
    e cdo perplasje na vret ose na ndan,
    te ndaret
    s’ qenka ndarje e zakonshme
    te ndaret
    soll femijet tane.

    Qe porsi ne qelluan pa adrese
    pa koordinata ecin
    kuturu
    me nje liri fituar rastesisht,
    qe qellimisht
    mos u perdorte keshtu.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:10

    DORE E DYTE

    Na lane prapa
    ca gjera te vogla
    qe s’u sforcuam t’i kuptonim menjehere,
    hapja jone filloi kur u mbyllen portat
    andaj qe e pavlere...

    Hapja jone flet me frymen e ndare
    te atij
    qe erdhi me vonese,
    se na lane pas
    ca gjera te vogla
    na lane pas per bese...

    E mbetem
    dore e dyte si plehu
    qe ia vlen vec kur eshte i shperndare,
    se pas na lane
    ca gjera te vogla
    qe na penguan
    te ktheheshim
    ne fare.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:10

    ATYRE QE KEMI MBI KRYE

    Shume here
    nuk ua vume veshin,
    iu kthyem krahet
    e heshtem...
    se perdoret
    formen me te veshtire
    per t’na spjeguar
    ate,
    me te thjeshten.

    Kur ju dhame teresisht
    ne mirebesim
    sic jepet
    vajza e re tek ndjenja,
    pritem prej jush te na i hapnit syte,
    por na futet
    ne terre te reja....

    Ne gershete pikepyetjesh na lidhet
    e stinet
    na i mberthyet tek vjeshta,
    se vazhdoni te perdorni
    menyren me te veshtire,
    per t’na i kryer...
    ... gjerat e thjeshta.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:11

    ME NDIHMO

    Me ndihmo te gjej nje dalje
    e ti iki denje sic i erdha
    kesaj lidhjes sone te antitezes,
    me ndihmo
    t’i ruhem kesaj shperberje
    duke zgjedhur
    formen time te harreses.

    Te gjej nje dalje qe te mos bjere ne sy
    .sic ra ne sy
    triumfi i vazhdimit,
    me ndihmo qe mbi dy kembe te rri,
    duke zgjedhur
    formen time te harrimit...

    Le te behet kjo shkeputje pa shkeputje
    dashtas...
    ....qetaz
    a me vetedije,
    se do me djege dielli i pangopjes
    po nuk e gjeta shpejt e shpejt nje hije.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:11

    KONFLIKTUALE

    Me dolen kthetrat
    kur armiqte me kthyen shpinen,
    kur lufta u lodh
    e u be pa interes.
    Tash prej tyre vuajne njerezit e mi
    "Bjermeni nje gershere ti pres"

    Se une e di
    s'jam peme e forte
    e shumta mund te jem nje frut,
    kam lindur per te qene kafshata juaj
    kam lindur e bute.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:12

    VAKSINIM

    Oh, netet qe dine te jene
    vec perqafime me force serioze
    me dhane imunitet per friken
    doze pas doze.

    S'jam me e privuar emocionesh
    gozhduar dashurish qe s'dine,
    qente e tyre lehen sa munden
    ne fund me lepine.
    Administratori
    Administratori
    i Forumit "Guri Bardhė"
    i Forumit

    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Scorpio
    Numri i Postimeve : 6039
    Mosha : 40
    Vendlidja : Guri Bardhė
    Vendndodhja : Larg Vendlindjes...
    Profesioni : Emigrant...
    Pikėt : 12882
    Vlersuar : 174
    Data e Regjistrimit : 27/07/2007
    Hobi : Leximi dhe thurja e vargjeve...
    Humor : Punė, punė, natė e ditė qė tė shohim pakėz dritė. Eh Naim tė ishe vetė, e ta provoje turnin e tretė.

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Administratori Fri 19 Oct 2007, 02:12

    SKENAR I VJETER

    Me mbikqyrin sa kohe qe grua do te jem,
    prej dashurise,paragjykimit,syrit te keq,
    ne emer te tradites a kushedi...
    ...deficitin e ndjej ne llogari
    n'ato mijera dite me shi.
    Inventari i se djeshmes
    i gdhendur keq ne mua:
    kaq xheste burri,
    shume plakje,
    heroizem,sakrifica
    e kaq pak
    grua.

    Sponsored content

    Poezi nga Rudina Madani... Empty Re: Poezi nga Rudina Madani...

    Mesazh nga Sponsored content

      Ora ėshtė Sat 27 Apr 2024, 12:09