Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Nje kryeveper e argjente e vitit 1802...

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Nje kryeveper e argjente e vitit 1802... Empty Nje kryeveper e argjente e vitit 1802...

    Mesazh nga Scarface Fri 07 Nov 2008, 03:47

    Nje kryeveper e argjente e vitit 1802:

    Njihen disa tipe ikonash qė paraqesin Shėn Mėrinė dhe Krishtin. Nė kėtė shkrim ne na interesojnė dy: ajo e tipit eleusė, ose brefokratusa, pėrkėdhelėse, qė paraqet Shėn Mėrinė dhe Krishtin me kokė tė mbėshtetur tek e ėma dhe ajo e tipit hodigidria, ose udhėrrėfyese, qė paraqet Shėn Mėrinė qė tregon me dorė fėminė e saj, Krishtin. Mendohet se piktori i parė i ikonave tė Hyjlindėses ėshtė Lukai, ungjillor. Nė shek IX ikona mė e vjetėr hodigridia u transferua nga Azia e Vogėl nė Kostandinopojė. Tė gjithė komandantėt qė niseshin pėr nė luftė shkonin dhe merrnin bekimin e Shėn Mėrisė. Nuk dihet nėse ikona u quajt udhėrrėfyese nga qė u tregonte rrugėn luftėtarėve, apo u quajt e tillė nga luftėtarėt. Mė vonė, aty nga shek XI kjo ikonė humbi pėrgjithmonė.
    Frederik Stamati 27 vjet mė parė kur po punoja pėr restaurimin e objekteve qė do tė ekspozoheshin nė Muzeun e artit mesjetar shqiptar tė Korės, mė zunė sytė tė braktisur nė njė qoshe tė sallės akoma tė papėrfunduar tė muzeut njė mbulesė tė madhe ikone. Ishte nga ato mbulesa shpesh herė shumė tė ēmuara, qė u vihen sipėr ikonave kur ato vjetėrohen e nisen tė prishen, ose kur punohen si ikona tė argjendta e tė ēmuara pėr dedikim, veēse me fytyrėn e Shėn Mėrisė dhe tė Krishtit tė pikturuar nė tempera. Ajo ishte njė rrangullinė e vėrtetė, me dy zgavra nė vend tė fytyrave, e shtrembėruar, e nxirė, gjithė pluhur e pėlhura merimangash dhe me njė dush cėrkash gėlqereje pėrsipėr. Teksa e shikoja dhe mendoja pėr restaurimin e saj, drejtori i atėhershėm i muzeut, Avni Bilbili, habitej se si dėshiroja tė humbisja kohėn kot, e tė merresha me njė rraqe tė tillė.
    "Rraqja" u soll pėr restaurim nė laboratorin mė tė mirė tė konservimit qė ka vendi ynė, nė atė tė Institutit tė Kulturės Popullore pranė Akademisė sė Shkencave.
    Restaurimi u krye me shumė kujdes, pa kursyer asgjė dhe zgjati tetė ditė. Dhe ditėn e nėntė... Ditėn e nėntė vura re se nėn papastėrtitė qė e kishin mbuluar prej kohėsh ishte burgosur njė nga realizimet mė tė shkėlqyera tė argjendarisė shqiptare.
    Ajo ėshtė shumė e madhe, ka pėrmasat: 89 cm e gjatė dhe 52,5 cm e gjerė. Eshtė realizuar nė njė fletė tė trashė prej argjendi tė pastėr. Puna e bėrė me rrahje i ka dhėnė formėn e parė. Disa plasaritje tė shkaktuara nga goditjet janė arnuar nga mbrapa me fletė tė holla prej argjendi. Pastaj mbi tė ėshtė punuar pėr tė realizuar plastikėn pėrfundimtare. Trashėsia e konsiderueshme e argjendit, qė vende-vende arrin mė afėr tre milimetra, e ka bėrė qė tė qėndrojė e fortė dhe tė pėrballojė edhe tallazet mė harbute qė vijnė nga injoranca apo nga harresa. Eshtė pėr ikonėn e mė sė lartės qiellore, tė Shėn Mėrisė udhėrrėfyese, ose hodigidria, qė i atribohet si tip ungjillorit Luka, dhe qė adhurohet aq shumė nė kishat mariane. Organizimi i ornamentikės ėshtė origjinal dhe nuk ndeshet me realizime tė ngjashme tė kėsaj gjinie.
    Nė dy medalione tė pozicionuar nė pjesėn e sipėrme, e tė konceptuar nė njė trajtė interesante plot ornamente floreale tė modeluar nėn ndikimin e stileve barok dhe rokoko, qė nė shek XVIII-XIX kishin filluar tė depėrtonin edhe nė Shqipėri, ėshtė shkruar nė greqisht me shkronja tė mėdha: "Nėna e Perėndisė".
    E gjitha jep imazhin e Shėn Mėrisė qė mban nė duar birin e saj Emmanuel, term ky i marrė nga hebraishtja (Immanuil), e qė do tė thotė Zoti me ne. Dora e saj e djathtė tregon duke ofruar butėsisht Krishtin, Birin e Zotit.
    Monotonia qė do tė shkaktohej nga mungesa e ngjyrave ėshtė zgjidhur mjeshtėrisht duke e ngarkuar tė gjithė plastikėn me zbukurime tė shumta. Maforioni i bukur mbasi pėshtjell kokėn e Shėn Mėrisė derdhet i rėndė pala-pala mbi supet e saj, e pastaj zbret poshtė, duke lėnė paksa tė zbuluar tunikėn e ngjashme me veshjen romake, tė zbukuruar me shirita tė dekoruar. I gjithė maforioni ėshtė mbushur me lule dhe trėndafilė aq tė bukur, tė denjė edhe pėr sfondin floreal tė muzikės sė Vivaldit. Ata janė trėndafilė qė nuk fishken kurrė, sepse Shėn Mėria ėshtė konceptuar si njė trėndafil i pėrjetshėm. Eshtė interesant dekoracioni me dy rombe tė brendashkruar tek njėri-tjetri i anės sė pasme tė maforionit, krejtėsisht i ngjashėm me pėlhurėn e mėndafshtė ku ėshtė qėndisur epitafi i Gllavenicės.
    Nė krahasim me ikonėn e hershme bizantine kjo mbulesė ėshtė mė e pasur me ornamentikė floreale edhe nė bordurat e velomantelit, ku ndjehet ndikimi i shkollės kreto-veneciane. Nė plastikėn e butė tė rrudhave tė veshjeve, tė realizuara sipas ligjeve tė detyruara tė Bizantit shprehet ndikimi i artit perėndimor. Asgjė nuk ėshtė e rastėsishme nė kėtė mbulesė ikone. Nė mėngėt e mantelit dallohen qartė thekėt e arta, ashtu siē i pėrshkruante dikur i pari ndėr profetėt e mėdhenj, Isaia. Tri yje shumėcepėsh, tė vendosur rreth fytyrės sė Shėn Mėrisė simbolizojnė virgjėrinė e saj.
    Krishti Emanuel, i veshur me hiton tė brendshėm, e sipėr me njė himation tė zbukuruar kryq me motive floreale si tė inēizuara, mban nė dorėn e majtė njė pergamen tė mbledhur rrulo qė simbolizon Ungjillin, ndėrsa me dorėn e djathtė bekon me njė gjest tė madhėrishėm. Nė ditėt e sotme vepra nuk vjen e plotė; asaj i mungojnė dy breroret, e Shėn Mėrisė dhe e Krishtit, e megjithatė vlera e saj mbetet maksimale.
    Kjo krijimtari ėshtė njė punė mjeshtri, aty, brenda kanuneve tė ortodoksisė ėshtė derdhur deri nė pėrsosmėri shpirti artist. Ajo ėshtė kundruar nė mistikėn e kihsės nga besimtarė tė shumtė, duke u dhėnė nga forca e saj e artit forcėn hyjore qė frymėzon ēdo besimtar. Ajo admirohet nė shekullin tonė nė njė shkallė superiore si njė objekt qė ka merituar vend nderi nė njė nga muzeumet mė tė shquar tė botės pėr ikonėn bizantine dhe postbizantine. Atė e krijoi shekulli i XIX dhe e vlerėson shekulli XXI. Ne nuk e dimė se cili ėshtė autori. Tė falenderojmė ty krijues qė dite tė realizosh kėtė kryevepėr! Njė ikonė e ka vendin nė ikonostas, le ta vendosim kėtė nė njė piedestal, nė atė tė mjeshtėrisė shqiptare!
    Kjo mbulesė ikone ka qenė nė Kishėn e Kryeengjėjve nė fshatin Qestorat tė krahinės aq tė njohur tė Lunxhėrisė. Nė njė shirit argjendi, tė kapur me thumba nė fundin e saj, ėshtė shkruar nė greqisht:"Zonjės Sime Hyjlindėses Eleuse, lutje e tė gjithė tė krishterėve ortodoksė tė devotshėm qė banojnė nė kėtė katund, Sinkrati bashkė me gratė dhe fėmijėt e tyre qė janė kujdesur, Qirkut Kalo dhe fėmijėt, dhe Aleks Ēipi dhe fėmijėt dhe Sevo Qendro dhe fėmijėt dhe Nikollė Ēuēu dhe fėmijėt, dhe me shpenzimet e tyre Malo i Dedes dhe fėmijėt dhe tė Papa Stathit. Janaq Qendro dhe fėmijėt pėr ndihmė dhe mbrojtje pėr tė gjithė ne. Amin: 1802: gisht 1".
    I pari qė e ka botuar kėtė ėshtė P.I. Pulica. Pastaj e ka dhėnė Theofan Popa nė veprėn "Mbishkrime tė kishave nė Shqipėri", nė vitin 1998 [Nr.657, f.260]. Data 1 gusht mungon nė kėtė botim. E ka tė drejtėn restaurimi qė tė japė datėn e plotė: 1 gusht 1802. Ky mbishkrim i montuar ka njė fjalė "Eleusė" tė pėrdoruar pėr Shėn Mėrinė, e qė do tė thotė pėrkėdhelėse, tipike pėr ikonat e tipit Brefokrastusa. Vėshtirė tė mendosh se autori i realizimit tė veprės tė mos ketė ditur tė dallojė tipin Hodigidria tė cilit i pėrket kjo mbulesė ikone nga tipi Brefokratusa.
    A nuk ėshtė ky gabim njė argument qė ka bėn tė mendojmė qė mbulesa e ikonės tė jetė mė e hershme nga mbishkrimi? Se ajo ka qenė e papėrgatitur, diku ruhej pėr ndonjė rast dhe pastaj nė 1802 i ėshtė shtuar mbishkrimi? Th. Popa e cilėson kėtė mbulesė ikone si tė fshatit Qesarat tė Lunxhėrisė. Nė tė vėrtetė ka njė ngatėrresė emrash. Fshati Qesarat i takon Tepelenės, kurse nė Lunxh ėshtė fshati Qestorat, ku edhe sot e kėsaj dite ndeshen mbiemrat e familjeve tė pėrmendura nė mbishkrim. Vėrtet, kush e ka realizuar kėtė mrekulli?
    Ylli Drishti, studiues arti thotė se mund tė mendojmė pėr njė ndikim tė pikturės sė Onufės Qipriotit, qė ka realizuar vepra tė tėra nė ato anė. Krejt bizantine!- shprehet studiuesi tjetėr dhe restauratori i ikonave Mustafa Arapi, dhe vazhdon: ikonografia bizantine nuk para e njeh volumin, gjithshka ėshtė realizuar nė njė plan.
    Por le tė vazhdojmė hamendėsimet. Dikur manastiret strehonin mjeshtra tė punimeve, edhe argjendarė, qė pėrgatisnin objekte pėr kisha. Deri sot nuk kemi ndonjė tė dhėnė pėr ushtrim tė kėsaj zaje nė ndonjė manastir tė Lunxhėrisė. Ndoshta ėshtė prodhuar nė Gjirokastėr, qė shquhej pėr punimet e argjendit, ndoshta nė Janinė. Por mundėsitė mė tė mėdha janė pėr Gjirokastrėn.
    Por u largova shumė nga procedurat e restaurimit, qė e rizbuluan. Ajo u trajtua kimikisht, dhe thjeshtė. Pas largimit tė papastėrtive qė e kishin mbuluar prej kohėsh doli sipėrfaqja e argjendit e errėsuar deri nė tė zezė tė shkėlqyer nga veprimi i gazit sulfuhidrik: ishte patina fisnike e argjendit, aq shumė e parapėlqyer nė muzeume, qė i jep objektit fisnikėrinė e vjetėrsisė. Nuk u ndėrmor asgjė pėr tė penguar errėsimin e mėtejshėm. Ajo vazhdon tė jetė akoma laramane, e grujtė dhe e zezė derisa tė errėsohet plotėsisht, procedurė natyrore qė do vite tė tėra reaksionesh kimike.

      Ora ėshtė Wed 08 May 2024, 08:10