Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Interneti, protagonisti i vitit 2008...

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    Interneti, protagonisti i vitit 2008... Empty Interneti, protagonisti i vitit 2008...

    Mesazh nga Scarface Sun 06 Apr 2008, 01:41

    Celulari do tė synojė qė t‘i pėrngjajė kompjuterit dhe anasjelltas.

    Ja disa nga "hibridėt" e kėtij viti

    Parashikimet e ekspertėve tė teknologjive tė avancuara tė rrjetit britanik BBC kanė nė
    qendėr internetin dhe pajisjet celulare, qė do tė jenė edhe protagonistėt e vitit 2008.
    Lidhja nė internet e ēdo lloji tė mundshėm diapozitivi elektronik do tė jetė synimi kryesor
    i teknologjisė sė ditėve tė sotme, ndėrkohė qė sa mė portabėl tė jenė pajiset, aq mė tė
    vlefshme dhe tė shumėfishta do tė jenė funksionet e tyre. Mė poshtėė po ju rendisim pesė
    teknologjitė, tė vlerėsuara si mė tė rėndėsishmet nga rrjeti britanik.

    Gjithnjė nė rrjet, edhe pa kabllo

    Zgjidhjet e studiuara nga protagonistėt e mėdhenj tė internetit pėr ta afruar rrjetin sa mė
    shumė te pėrdoruesit janė tė shumėfishta. Adobe, Microsoft, e Google kanė studiuar
    mundėsinė pėr tė hyrė nė internet edhe nė pamundėsinė e lidhjeve tradicionale.
    Google Gears, Air e Adobe dhe Silverlight e Microsoft-it lejojnė vazhdimin e punės nė rrjet
    edhe nė ato raste kur pėrdoruesit nuk janė tė lidhur as me linjat fikse e as me ato mobile.
    Me t‘u rifutur nė web tė dhėnat do tė azhurnohen automatikisht: qoftė nė rast se bėhet
    fjalė pėr llogari rrjedhėse pėr blerjen e mallrave nė eBay, apo pėr njė dokument, i cili
    azhurnohet teksa udhėtohet nė tren pėr tė shkuar nga shtėpia nė zyrė.

    PC ultra tė lėvizshme

    Janė njė zgjidhje e ndėrmjetme mes kompjuterėve dhe telefonave celularė.
    Zotėrojnė sisteme tė fuqishme operative, tė pėrafėrt me ata tė kompjuterėve portabėl dhe
    kanė monitorė me pėrmasa tė reduktuara, pak a shumė sa ato tė palmarėve (megjithėse jo shumė tė vegjėl).
    Microsoft-i nisi tė testonte tregun me produktin e quajtur Origami dy vjet mė parė, i cili u pasua
    nga Asus me modelin EEE, apo versioni Shift i nxjerrė nė treg sė fundmi nga Htc.
    Deri tani nuk kanė pasur shumė sukses, sė pari pėr shkak tė ēmimit relativisht tė lartė dhe
    problemeve me memorien. Ndėrkaq, hapėsira pėr magazinimin e tė dhėnave ėshtė zgjeruar
    me fuqizimin e memorieve flash. Duhet thėnė se janė dėgjuar zėra pėr daljen sė shpejti nė
    skenė tė "Macbook", kompjuteri portabėl i shtėpisė "Apple", nė version ultra tė hollė.

    IP-TV

    Shtimi i bandės nė dispozicion ka favorizuar zgjerimin e shėrbimeve televizive nė internet,
    ose pėr ta quajtur me termin pėrkatės, IpTv-sė. Tani qė ndoshta jemi pranė fundit tė epokės
    sė ofertave publicitare, gjatė kėtij viti, me shumė gjasa, shėrbimet e reja do tė bėhen pjesė
    e pandashme e jetės sė pėrdoruesve. Pėr shembull, nė vendin fqinj, pėrveē AliceTV tė Telecom
    e Fastweb, edhe njė tjetėr gjigant, Tiscali, ėshtė hedhur nė sfidėn e televizionit pėrmes internetit,
    pas sukseseve nė kėtė fushė tė vėrejtura nė Britaninė e Madhe. E keqja ėshtė se ēdo ofertė e
    IpTv bėhet nė mėnyrė tė pashmangshme bashkė me dekoderin pėrkatės. Do tė ishte me vend qė
    prodhuesit e harduerėve dhe ata qė ofrojnė pėrbėrėsit e ndryshėm tė parashikonin pėrputhjen mes
    llojeve tė dispozitivėve. Diēka e tillė do t‘u pėlqente sė tepėrmi pėrdoruesve dhe tregu veē do tė pėrfitonte.

    Antena pėr WI-MAX

    Termi ėshtė njė akronim dhe pėrmbledh fjalėt: Worldwide Interoperability for Microwave Access.
    Kjo teknologji, qė pėr disa institucione tė specializuara tashmė ėshtė kthyer nė standard, ngjall
    shpresa tė mėdha, si nė versionin fiks ashtu edhe nė atė tė lėvizshmin. Versioni fiks (802.16d)
    pėrbėn njė alternativė shumė tė mirė pėrballė kabllos (tė bakėrt apo fibėr), duke krijuar mundėsinė
    pėr tė garantuar lidhje edhe pėr ato zona tė largėta rurale, ku gėrmimet pėr krijimin e lidhjeve
    nėntokėsore kushtojnė sė tepėrmi. Ndėrsa nė versionin e lėvizshėm (802.16e), WI-MAX mund tė
    arrijė aq larg sa tė hyjė nė kompeticion tė drejtpėrdrejtė me shėrbimet e telefonisė sė brezit tė
    tretė e tė katėrt, duke marrė pėr vete njė fetė tė mirė tė kėtij tregu.

    MOBILE VOIP

    Mundėsia pėr transferimin e zėrit nė protokollin e internetit tashmė ėshtė realitet, quhet VoIP dhe
    mban pėrsipėr markėn "Skype". Por ėshtė gati edhe teknologjia qė mundėson transferimin e thirrjeve
    VoIP nė aparatet celulare, gjė qė shoqėrohet me ulje shumtė tė fortė tė kostove krahasuar me ato
    tė shėrbimeve audio. Aq frikė kanė operatorėt tradicionalė nga kjo teknologji, sa shumė prej tyre e
    kanė ndaluar rreptėsisht nė rrjetet e veta, pasi aplikimi i saj do t‘i ulte ndjeshėm ēmimet.

      Ora ėshtė Sat 27 Apr 2024, 10:09