Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    AKADEMI PERKUJTIMORE PER AHMET KRASNIQIN

    shaban cakolli
    shaban cakolli
    Pena e Artė
    Pena e Artė


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Cancer
    Numri i Postimeve : 824
    Mosha : 65
    Pikėt : 1705
    Vlersuar : 6
    Data e Regjistrimit : 26/08/2007

    AKADEMI PERKUJTIMORE PER AHMET KRASNIQIN Empty AKADEMI PERKUJTIMORE PER AHMET KRASNIQIN

    Mesazh nga shaban cakolli Sat 10 Oct 2009, 04:20

    Nė Wuppertal tė
    Gjermanisė u mbajt akademi pėrkujtimore pėr Heroin e Kosovės
    Ahmet Krasniqin

    Organizuar nga Nėndega
    e LDK-sė nė Nordrhein-Westfalen dhe Dega e LDK-sė
    nė Gjermani nė klubin “7 Shtatori” nė Wuppertal, u
    mbajt akademi pėrkujtimore nė njėmbėdhjetėvjetorin e vrasjes enigmatike
    tė kolonel Ahmet Krasniqit, ish-ministėr i parė i mbrojtjes nė Qeverinė
    e Kosovės, i shpallur Hero i Kosovės. Akademia u udhėheq nga Abedin
    Gashi, anėtar i Kryesisė sė nėndegės sė LDK-sė nė NRW kurse
    krahas bashkatdhetarėve, anėtarėve e simpatizantėve tė LDK-sė
    morėn pjesė edhe familjarė tė kolonelit Krasniqi nė krye me vėllain
    e tij, Behxhet Krasniqin.

    Ahmet Krasniqi bėri
    pėrpjekje tė mėdha pėr bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak
    tė Republikės sė Kosovės

    Nė emėr tė
    organizatorėve tė Akademisė foli Muharrem Xhafolli, anėtar i Kryesisė
    sė nėndegės sė LDK-sė nė NRW. Ai ndėr tė tjera tha se pėr t’i
    pasur tė qarta shkaqet e vrasjes sė Ahmet Krasniqit, duhet pasur tė
    qartė situatėn politike qė mbretėronte nė gjithė hapėsirėn tonė
    kombėtare. Krijimi i Ministrisė sė Mbrojtjes tė Republikės sė
    Kosovės nė vitin 1998, krijoi bazėn e njė organizimi institucional
    tė luftės ēlirimtare tė popullit tonė qė ishte nėnė robėrinė
    serbe. Ardhja nė krye tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė njė atdhetari,
    qė rrjedhtė nga njė familje me tradita tė larta tė atdhedashurisė
    dhe tė trimėrisė, tė kolonel Ahmet Krasniqit, njėrit ndėr ushtarakėt
    shqiptarė me pėrgatitje tė lartė profesionale, bėri qė tė alarmohen
    armiqtė tanė shekullor nga droja se krijimi i Forcave tė Armatosura
    tė Republikės sė Kosovės, pėr tė cilat punonte me pėrkushtim
    Ahmet Krasniqi, do t’ua prishnin planet dhe skenarėt qė i kishin
    thurė. Ahmet Krasniqi bėri pėrpjekje tė mėdha pėr bashkimin e
    faktorit politik dhe ushtarak tė Republikės sė Kosovės, qė ishte
    kushti i parė pėr tė iu kundėrvu me sukses makinerisė ushtarake
    tė Serbisė, nė realizimin e aspiratave tė saja antishqiptare.

    Ahmet Krasniqi edhe pse
    ishte i vetėdijshėm se kundėr tij dhe SHP tė FARK-ut po behėn
    komplote tė rrezikshme, nuk e ndali veprimtarinė e tij pėr bashkimin
    e subjekteve politike dhe ushtarake tė Republikės sė Kosovės. Ai
    dha shembull konkret se shqiptarėt duhet harruar mosmarrėveshjet,
    xhelozitė dhe hasmėritė qė i kishin nė mes vedi pėr shkak se ishim
    nė luftė me Serbinė. Nė vitin 1992 familja Krasniqi nė Zhilovodė
    ishin bėr objekt kontrollimi dhe maltretimi nga policia serbe, ngase
    siē thoshte policia serbe "nipat e Aziz Zhilivodės, kanė formuar
    njėsite guerile tė cilat po veprojnė rrėzė Qyqavicės", dhe
    pas shumė peripecive dhe pėrpjekjeve arritėn qė Ahmeti e mė vonė
    edhe Behxheti e tė tjerė, tė shpėtojnė kthetrave tė policisė
    serbe dhe tė largohen pėr nė Shqipėri.

    Nė emėr tė
    Degės sė LDK-sė nė Gjermani foli Myftar Halili –
    Dragidella, anėtar i Kryesisė dhe zėdhėnės i saj. Ai pasi pėrshėndeti
    tė pranishmit dhe pasi i falėnderoi ata pėr pjesėmarrje nė kėtė
    akademi sikurse nė tė gjitha manifestimet qė i organizon Dega e LDK-sė
    nė Gjermani foli edhe pėr kontributin e madh tė Heroit tė Popullit
    kolonel Ahmet Krasniqit. Ai tha se vrasja enigmatike nė kryeqytetin
    shqiptar e ministrit tė mbrojtjes dhe atė nė kohė tė luftės ishte
    sulm ndaj pėrpjekjeve tė luftėtarėve shqiptarė pėr ēlirimin e
    Kosovės. Kolonel Ahmet Krasniqi do tė mbetet gjithmonė njėri prej
    personaliteteve mė tė ēmuara shqiptare si nė pėrpjekje pėr ēlirimin
    e Kosovės ashtu edhe kudo ku ai jetoi e veproi. Apeli ynė, tha ai,
    do tė ishte: Tė zbulohet vrasėsi i kolonelit dhe eshtrat e tij tė
    kthehen nė Kosovė, pėr tė cilėn ai e dha jetėn.

    Qazim Bajgoraliu, sekretar
    i Degės sė LDK-sė nė Gjermani, ndėr tė tjera tha se kolonel A.
    Krasniqi ishte autor i shumė punimeve te shumta studimore dhe shkencore
    nė lėmin e artit ushtarak. Karriera ushtarake e tij nė armatėn jugosllave
    ishte pėrplot barriera dhe pengesa, ishte degraduar disa herė, vetėm
    e vetėm se ishte shqiptar me shkathtėsi tė veēanta prej ushtaraku,
    e degraduan edhe me rastin e burgosjes sė vėllait tė tij Behxhetit
    nė vitin 1982, nga se edhe ky iu kishte bashkangjitur dhjetė vite
    mė vonė lėvizjes sė cilės i takonte kolonel A. Krasniqi. Kolonel
    A. Krasniqi, kishte punuar me pėrkushtim tė madh pėr tė koordinuar
    aktivitetin e eprorėve shqiptarė me qeverinė e Republikės sė Kosovės
    qė nga viti 1993 dhe sidomos nė vitin 1998, qė me profesionalizėm
    tė lartė pėr tė ngritur bazat e njė ushtrie e cila do t“i jepte
    grushtin dhe goditjen e fortė forcave serbe.

    Eshtrat e Heroit Ahmet
    Krasniqit tė kthehen nė Kosovė

    Kolonel A. Krasniqi,
    si komandant i pėrgjithshėm i shtabit tė FARK dhe ministėr
    i mbrojtjes punoi gjithashtu me pėrkushtim pėr institucionalizimin
    e ushtrisė dhe unifikimin e faktorit ushtarak dhe atij politik. Ishin
    rezultatet e punės sė tij, qė kolonel A. Krasniqi i sollėn vdekjen
    e parakohshme nga se ēdo ditė UĒK, po forcohej dhe profesionalizohej
    dhe pėr armiqtė e shqiptarėve po bėhej vonė, nėse UĒK ngrihej
    nė dy kėmbėt, kėshtu qe pushteti i qeverisė sė Nanos, nė bashkėpunim
    me forcat tjera tė errėta, mundėsuan armiqtė e UĒK-sė dhe popullit
    shqiptar tė kryejnė atentatin qė i mori jetėn ministrit, komandantit,
    ushtarakut, shkencėtarit e atdhetarit, kolonel Ahmet Krasniqit dhe
    kjo ishte goditje e madhe pėr UĒK dhe popullin shqiptar nė pėrgjithėsi.
    Gjatė veprimtarisė sė tij nė Shqipėri ballafaqohej me vėshtirėsi
    dhe ka qenė shumė herė i ndaluar dhe i kontrolluar nga policia e
    shtetit amė, si nė Tiranė ashtu edhe ne Kukės e gjetiu dhe tė gjitha
    kėto i pėrballonte me shpresė se njė ditė do tė tejkalohen, por
    fatkeqėsisht dora tradhtare ia mori jetėn dhe dėshira e tij pėr
    atė qė punoi nuk u realizua, pra tė formonte njė UĒK qė nė tė
    vėrtetė do tė ēlironte Kosovėn. Njė ditė eshtrat e kolonel A.
    Krasniqit duhet tė kthehen nė tokėn e Kosovės, pėr tė cilėn aq
    shumė punoi dhe e deshi dhe sė njė ditė do tė ndriēohen tė gjitha
    ato pengesa dhe vėshtirėsi. – tha Qazim Bajgoraliu.

    Nė kėtė akademi
    folėn edhe Refki Ahmeti, ish-ushtar i kolonelit Ahmet Krasniqi, Agush
    Balaj, ish-deputet i Kuvendi tė Kosovės qė nė Kaēanik aprovuan
    Kushtetutėn e Kosovės, krijuesi Faruk Tasholli, aktori Liman Zogaj
    recitoi pėr Heroin Ahmet Krasniqi sikurse qė me njė recitim u paraqit
    edhe e reja Bleona Muēolli.

    Nė emėr tė
    familjes Krasniqi, organizatorėt e kėsaj akademie dhe tė gjithė
    pjesėmarrėsit i falėnderoi Dardan Krasniqi, nip i kolonelit Ahmet
    Krasniqit. Ai me duke iu drejtuar pjesėmarrėsve ndėr tė tjera
    tha: Me pjesėmarjen tuaj nė kėtė tubim ju keni nderuar Ahmet Krasniqin,
    keni nderuar pėrpjekjet e tij dhe tė bashkėpunėtorėve tė tij pėr
    tė bėrė njė ushtri tė organizuar mirė dhe tė depolizituar tėrėsisht,
    ushtri e cila do tė ishte e denjė pėr t“u ballafaquar me armikun
    shekullor dhe jo vetėm pėr t“u ballafaquar por edhe pėr tė triumfuar
    ndaj tij. Axha im Ahmeti, siē e dini edhe ju krahas detyrės sie ministrit
    ai ka bėrė pėrpjekje qė tė bashkojė faktorin politik, sepse e
    dinte se vetėm tė bashkuar mund ta bėnin realitet ėndrrėn shekullore
    pėr liri e pavarėsi tė trojeve shqiptare nė pėrgjithėsi, andaj
    unitetin e konsideronte armėn kryesore. Pėr kėtė unitet ai kishte
    sakrifikuar ēdo gjė, pra edhe jetėn. Ju duhet ta dini se ai ishte
    ekzekutuar nga ata qė ishin kundėr bashkimit tonė, e ekzekutuatn
    ata kriminelė qė nė kohėrat mė tė vėshtira qė kalonte populli
    ynė mendonin vetėm pėr pėrfitime materiale.

    Myftar Halili

      Ora ėshtė Mon 20 May 2024, 15:30