Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Kush ishte Ahmet Zogu dhe Familja Mbreterore...

    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Kush ishte Ahmet Zogu dhe Familja Mbreterore... Empty Kush ishte Ahmet Zogu dhe Familja Mbreterore...

    Mesazh nga Desperado Sat 01 Aug 2009, 22:06

    Historia e Familjes Mbretėrore...


    ORIGJINA DHE TRUNGU FAMILJAR I FAMILJES ZOGU

    Historia ka nxjerrė se pas vdekjes sė Skėnderbeut, principata e Matit, megjithėse Kruja ra nė duart e armikut, nuk u dorėzua kurrė edhe pas pushtimit tė gjithė Shqipėrisė ajo nuk u dorėzua, po ashtu edhe motra e saj Mirdita nuk u dorėzua kurrė. Shumė herė matjanėt nė pėrleshje u pėrgjakėn me pushtuesin, dhe po aq herė triumfuan duke e mundur armikun.

    Zemra e Matit ka qenė Burgajeti, ku nė majėn e Burgajetit ėshtė kėshtjella e Familjes Zogolli, ku u preh shpirti i motrės sė Skėnderbeut Mamica. Shumė valė tė tėrbuara u derdhėn mbi kėtė ndėrtesė tė ngulur nė kodrėn e Burgajetit, ajo u dogj tre herė radhazi nga mizoria serbe dhe nė fund mbas luftės sė dytė botėrore, nga regjimi komunist i cili e shkatėrroi ndėrtesėn. Ndėrkohė banorėt e Burrelit, morėn gurėt dhe i pėrdorėn pėr tė ndėrtuar trotuaret e qytetit.



    Zogu i Madh

    Historia ka treguar se nga fundi i shekullit tė XV kjo familje erdhi nė Mat dhe u instalua nė Burgajet, nga ku doli Zogu i Madh. Prejardhja e fisit tė Zogolli ėshtė e veshur me mister dhe ka qenė subjekt i mjaft gojėdhėnave, tė cilat kanė kaluar brez mbas brezi. Njė nga versionet mė tė sakta dhe qė mund tė dėgjohet edhe sot nė Mat, ėshtė se fisi Zogolli ka qenė njė nga tre fiset mė tė mėdha nė Kosovė dhe kanė jetuar nė zonėn e Rrafshit tė Dukagjinit. Mbas pushtimit tė Kosovės nga osmanlinjtė, fisi Zogolli u detyrua tė largohej dhe tė vendoseshin nė Mat. Lufta kundėr osmanlinjve, bashkoi Zogollėt me Kastriotėt dhe ata lidhėn njė aleancė kundėr pushtuesve. Sipas gojedhenave, motra e heroit kombėtar Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, Princesha Mamica e Krujės u martua me njė nga burrat e Zogollėve pėr tė forcuar aleancėn. Sipas nje tjeter gojedhene ajo u martua me nje nga burrat e familjes Toptani.

    Zogu i Madh pas vdekjes sė Skėnderbeut u tėrhoq nėpėr malet e Matit, nė qytetin Varosh tė Matit, Burija tė Lurės dhe nė qytetin e Bulqizė, duke u krijuar gjithnjė trazira osmanlinjve dhe luftime tė pandėrprera, aq sa Mati mbeti pothuaj kryesisht autonom. Nė ato kohė Zogun e Madh osmanlinjtė e quanin “Furia e Zotit”. Qendra e familjes ishte Varosh Vike nė Mat, ku edhe sot janė gėrmadhat e mureve tė shtėpive e qytetit. Pas shumė luftimesh Zogu zbriti nė Burgajet tė Matit, ku dogji dhe shkatėrroi familjen e Ballaban Pashės dhe vrau guvernatorin Otoman, Gazi Begun(sepse Guvernatori kishte kėrkuar qė familjet e zonės tė dėrgonin vajzat e tyre tek Ai). Pas kėsaj mori frerėt e pushtetit dhe mblodhi popullin e Matit duke u kėrkuar tė kenė njė qėndrim tė pėrbashkėt, pėr tė sulmuar. Shqiptarėt ishin betuar tė zhduknin farėn e fisit tė Ballaban Pashės nga ēibanėt e Matit, pasi kujtimi i kėtij komandanti tė trupave otomane, i cili ishte shqiptar dhe me origjinė nga Mati, luftoi kundėr Shqipėrisė gjatė periudhės epike tė Skėnderbeut, peshonte rėndė nė kujtimet e tė gjithė shqiptarėve. Siē dihet Ballaban Pasha u vra nė luftimet e fundit qė zhvilloi nė Ledhet tė Krujės dhe varrin e ka nė Petrelė tė Tiranės. Sulltani edhe pse nuk donte, u detyrua tė njohtė Zogun si sundimtar tė Matit.

    Megjithėse, osmanlinjtė i bėnė tė ditur Zogut pėr vendimin e sulltanit, pėr ta njohur atė si sundimtar tė Matit, luftimet vazhdonin me tėrbim, Zogu i Madh luftonte, pa dėshpėrim dhe pa u lodhur aspak dhe gjithnjė me fitore.

    Trimėria dhe zotėsia e Zogut tė Madh tėrhoqėn vėmendjen e Matit, ku tė gjitha familjet bujare e njohėn pėr Prijės tė Matit, nė luftėrat pėr liri dhe pėr tė administruar autonominė. Pas kėsaj Mati kurrė nuk u pushtua nga fuqitė Otomane, dhe ishte gjithnjė nėn administrimin e Zogut, aq sa e qeveriste vendin nė autonomi tė plotė. Zogu i Madh kishte shtrirė influencėn e tij jo vetėm nė Mat e Dibėr por edhe nė Shqipėrinė e Mesme dhe nė atė kohė ishte bėrė tmerri i Otomanėve. Ai e qeveriste vendin sipas ligjeve tė kanunit e tė zakoneve tė vendit.

    Nė qytetin e Peladhis Bulqizė, ndėr ato gryka erdhėn fuqitė Otomane dhe u zhvilluan luftime shumė tė ashpra. Atje forcat shqiptare u komandonin nga Muzhaku. Ndėrkohė qė Zogu ishte duke luftuar nė fushat e Ēidhnės sė Dibrės, njoftohet se Muzhaku u vra dhe se forcat shqiptare u tėrhoqėn nė Qafė Bull tė Klosit. Ai menjėherė niset pėr nė Klos duke lėnė djalin e tij Ymer Zogun nė vend tė tij nė Ēidhnė, dhe organizoi forcat duke sulmuar nga tė dy krahėt forcat otomane, nga Mali Plakth dhe nga Dhoksi. Trupat Otomane u tėrhoqėn nė grykat e qytetit Peladhisė tė Bulqizės ku edhe u pėrforcuan. Kėshtu pas 9 ditėsh luftime tė ashpra u vra Zogu i Madh sė bashku me shumė komandantė tė tjerė tė pėrmendur.

    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Kush ishte Ahmet Zogu dhe Familja Mbreterore... Empty Re: Kush ishte Ahmet Zogu dhe Familja Mbreterore...

    Mesazh nga Desperado Sat 01 Aug 2009, 22:07

    Ymer Pashe Zogu


    Zogu i Madh la djalin e tij i cili i vazhdoi traditat e familjes mė sė miri. Ymer Zogu ishte shumė i urtė, i matur aq sa tėrhoqi vėmendjen e shumė fiseve, dhe luftimet i zhvilloi pa ndėrprerje pėr liri dhe autonomi. Kishte marrėdhėnie shumė tė mira me shtėpinė e Kapedan Gjon Marka, si edhe me fiset e Dukagjinit pasi kishin doke e zakone tė njėjta dhe gėzonin autonomi tė plotė, nė vendet e tyre. Ymer Zogu vdiq nė Mat dhe u varros nė Zogaj tė Lisit dhe ende ka mbetur shprehja nė Mat, “ tė vrafsha me pushkėn e Ymer Agės”. Ishte njė organizator dhe administrator shumė i mirė.



    Zogu i Vogėl


    Ymer Zogu la djalin e tij Zogun e vogėl, i cili kur vdiq Ymer Zogu ndodhej nė luginat e Rrogozhinės dhe Peqin, duke luftuar kundėr osmanlinjtė. Menjėherė u kthye nė Mat dhe pasi rregulloi tė gjitha dhe vuri rregull nė administratėn e vendit si dhe nė sektorėt e luftės, angazhoi me kėto detyra dy djemtė e tij Abdullah dhe Selman Zogun, tė cilėt tė njohur ndėr luftėra dhe me fiset kishin marrėdhėnie shumė tė mira, dhe u kthye prapė nė Rrogozhinė pėr tė vendosur rregull atje, ku do tė vinte si komandant djalin e Muzhakut e vetė tė kthehej nė Mat pasi kishte njė moshė tė thyer, dhe donte tė mbante nėn kontroll qendrėn, Matin.

    Zogu mbėrriti nė Rrogozhinė, pasi rregulloj forcat dhe administratėn kur po bėhej gati tė nisej pėr nė Mat, vjen lajmi se trupat e reja otomane marshojnė grykės sė Shkumbinit nė drejtim tė Peqinit. Ky lajm e detyroi Zogun tė ndalet dhe tė forcojė radhėt. Pas katėr ditėsh u ndeshėn nė lartėsinė e Peqinit ku luftimet ishin shumė tė pėrgjakshme nga tė dyja palėt. Nė kėtė betejė pas dymbėdhjetė ditėsh luftime tė ashpra mbeti i vrarė pėr liri Zogu i Vogėl, nė vitin 1614. U varros pranė bregun tė Lanės (dikur lagja e pishės) nė Tiranė.



    Abdullah Pashe Zogu

    Pasardhėsit djemtė e Zogut tė Vogėl, Abdullah dhe Selman Zogu, vazhduan tė ruajnė autonominė dhe ta mbrojnė vendin me ligje dhe administratė tė drejtė. Por luftimet e asaj periudhe ishin tė pandalshme, kėshtu qė ndėr luftimet qė u zhvilluan nė grykėn e Drinit tė bardhė, Ēidhėn, Abdullah Zogu u vra nė njė betejė tepėr tė ashpėr pėr liri. Pas 6 – muajsh nė njė tjetėr betejė tė fortė nė mbrojtje tė Qafės sė Bullit u vra edhe Selman Zogu duke lėnė djalin e Abdullah Zogut, Mahmut Zogun. Abdullah Pash Zogu nė pėrpjekje pėr tė krijuar aleanca kundėr osmanlinjtė, shkoi deri nė Rusi, pėr ti kėrkuar ndihmė Oborrit Perandorak Rus. Katėr breza kaluan deri nė vrasjen mė 1621 nė fushė tė betejės nė Ēidhėn tė Abdullah Zogut i cili ishte si shembull i krenarisė kombėtare shqiptare.

    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Kush ishte Ahmet Zogu dhe Familja Mbreterore... Empty Re: Kush ishte Ahmet Zogu dhe Familja Mbreterore...

    Mesazh nga Desperado Sat 01 Aug 2009, 22:08

    Mahmut Pashe Zogu

    Abdullah Zogut la pas vetes Mahmut Pash Zogun i cili ishte shumė i shkėlqyer, aq sa e bėri edhe mė tė dėgjuar kėtė vend. Ai la djalin e tij Ahmet Zogun. Siē shihet jo tė gjithė pjesėtarėt e familjes sė pėrmendur u vranė, pasi me evolucionin e kohėve kėta filluan tė pėrdorin pėrveē armėve edhe taktikat e diplomacisė, pasi fama e tyre kishte bėrė miq deri nė qarqet mė tė larta tė Stambollit dhe tė Evropės.


    Ahmet Pashe Zogu

    Ahmet Pashe Zogu ishte djali i tretė i Mahmut Pash Zogut. Mbas vdekjes sė Mahmut Pashės, nė krye tė fisit duhej tė ishte djali i madh i tij, por djali i dytė i tij bėri njė vepėr tė turpshme, vrau vėllain e tij tė madh nga ambicia e tij pėr pushtet. Matjanėt e morėn vesh kėtė histori dhe u mblodhėn nė kuvend, i cili pėrjashtoi djalin e dytė tė Mahmut Pashės dhe e pėrzuri nga Mati, ata vendosėn qė djali i tretė do tė merrte kryesimin e fisit. Ahmet Pashe Zogu sundoi vendin me urtėsi, kurajė e duke ruajtur tė gjitha traditat e familjes dhe doket e ligjet e kanunit tė Lekės dhe tė Skėnderbeut.



    Xhelal Pashe Zogu


    Koha dhe historia na tregojnė se brezat e familjes Zogu, nuk pushuan kurrė luftimet kundėr armikut i cili mundohej kohė pas kohe ta pushtonte principatėn e Matit e grykat e Dibrės. Luftėrat e Zogut tė Madh e tė pasardhėsve ėt tij i dhanė tė kuptojė armikut se nuk kanė vend nė Shqipėri, por tė largohen duke e lėnė nė fatet e saj. Si Mahmut Pash Zogu edhe i biri tij Ahmet Zogu, do ta qeveriste vendin me urtėsi, ligj e drejtėsi. Mė pas do tė vinin djemtė e tij, tė cilėt i kishte edukuar me kulturė evropiane, Xhelal Pash Zogu, dhe Riza Zogu, i cili siē do tė shihet ishte sekretar i Lidhjes nė Lidhjen e Prizrenit.

    Xhelal Pashe Zogu e shtriu influencėn e tij jo vetėm nė Turqi e Shqipėri, por edhe nė Evropė, aq sa Ali Pash Tepelena e ēmonte aq shumė sa e ngarkoi qė tė shkonte nė tė tij dhe tė shqiptarėve, tek sulltani e ti paraqiste njė peticion ku thuhej se fuqia e vėrtetė nė Ballkan nė atė kohė ishte Shqipėria, e se do tė ishte shumė e nevojshme pėr qeverinė osmane qė t’u jepte shqiptarėve liri e autonomi. Kėta kishin kėrkuat t’i ndihmonin financiarisht e t’i lejonin tė qeveriseshin vet, pasi Shqipėria nuk ishte pjesė e perandorisė otomane.

    Xhelal Pashe Zogu njė burrė shumė I kulturuar, I urtė dhe guximtar, pasi u kėshillua dhe me patriotė e miq shqiptarė qė gjendeshin nė Stamboll nė atė kohė, vendosi t’i parashtrojė kėtė peticion Sulltanit, I sigurt se do t’ia arrinte qėllimit, pasi si nė qeveri, pallat e nė ushtri shqiptarėt kishin detyrat e larta. Sulltani e pranoi peticionin e Xhelal Pashe Zogut, dhe me njė Irade, u akordoi shqiptarėve lirinė pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe, e pėr kėtė qėllim u dha (2700) lira ari osmane, pėr tė ndėrtuar dhe pėr tė hapur shkollat shqipe.
    Xhelal Pashe Zogu kishte marrėdhėnie shumė tė mira me Austrinė, pasi perandoria austro – hungareze u interesonte shumė pėr Shqipėrinė duke ndjekur politikėn e saj tė Lindjes sė afėrme, ku si pretekst kishte mbrojtjen e elementit Katolik Shqiptar. Ai mori njė famė tė madhe sidomos nė Evropė. Osmanlinjtė e kishin si halė nė sy dhe e shihnin se ky haptazi pėrpiqej pėr autonominė shqiptare. Mė nė fund gjetėn mėnyrėn pėr ta eliminuar duke e helmuar nė Vjenė. Por osmanlinjtė e morėn kufomėn e tij dhe me shumė nderim e dėrguan nė Stamboll ku u varros. Varri i tij edhe sot ėshtė nė
    “ Haxhi Badem Uskunda” nė Stamboll. Ishte ambasador nė Moskė, nė Vjenė dhe ēmohej shumė si nga shqiptarėt ashtu edhe nga tė huajt.


    Edhe vėllai i Xhelal Pashe Zogut, Riza Zogu ishte njeri shumė i edukuar dhe siē e thamė edhe mė lart ai ishte sekretar i Lidhjes Prizrenit, njė patriot shumė i flaktė pėr tė drejtat e popullit shqiptar, saqė shtėpia e tij ishte gjithmonė plot me patriotė e personalitete tė ardhur nga vendet evropiane, pasi ēdo pėrgatitje bėhej nė shtėpinė e tij. Osmanlinjtė duke parė se ky me nacionalistėt e tjerė po pėrgatitnin njė kryengritje, kur po kthehej nga Prizreni pėr nė Mat e rrethuan dhe e vranė. Kėshtu njė kurorė tjetėr iu shtua familjes Zogu, bijtė mė tė mirė tė sė cilės dhanė jetėn pėr liri dhe autonomi tė vendit.

    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Kush ishte Ahmet Zogu dhe Familja Mbreterore... Empty Re: Kush ishte Ahmet Zogu dhe Familja Mbreterore...

    Mesazh nga Desperado Sat 01 Aug 2009, 22:09

    Xhemal Pashė Zogu



    Xhelal Pashe Zogu kishte lėnė njė djalė Xhemal pashė Zogu, i ati i Mbretit Zogu I, i cili e qeverisė Matin me atė shpirtin e tij tė madh qė e kishte trashėguar brez pas brezi prej Familjes Zogu. Xhemal Pasha pėrveē bujarisė sė rrallė burrėrore dhe ruajtjes sė dokeve, kishte arritur tė formonte njė kulturė tė gjerė politike dhe administrative aq sa ti imponohej jo vetėm Matit por dhe Dibrės, e cila ushqente pėr atė njė simpati e dashuri tė madhe.

    Kujdesi i tij i parė ishte tė rriste djalin nė mėnyrė tė denjė pėr familjen e tij fisnike, e tė niste rrugėn e edukimi kulturor e patriotik. Mori si mėsues tė gjuhės shqipe Hysen Cekėn, e mė vonė edhe Dervish Himėn, e si mėsues tė gjuhės Osmane mori Hafiz Mehmetin nga Dibra. Djali vazhdonte tė mėsonte plot zell.

    Nė kėtė kohė Xhemal pashė Zogu vazhdonte traditėn e Familjes duke i pėrkrahur patriotėt dhe shtėpia e tij ishte gjithmonė njė fole e nacionalizmit jo vetėm shqiptar por edhe e miqve tė huaj Evropianė qė ishin tė interesuar pėr pavarėsinė e Shqipėrisė. Po thuaj ēdo propagandė dhe pėrgatitje bėhej nė shtėpinė e Zogut nė Burgajet tė Matit.

    Xhemal pashė Zogu mė 1903 kishte pėrgatitur sė bashku me njė shumicė nacionalistėsh shqiptar njė kryengritje pėr pavarėsinė e Shqipėrisė dhe e pat filluar sė pari me parinė e Dibrės e cila e pranoi me kėnaqėsi propozimin shpėtimtar, dhe me anė tė Hoxh Voglit u mundua tė siguronte bashkėpunimin e disa krerėve nė Manastir e Kėrēovė. Pėr sa I pėrket Marshallit Rexhep Pasha Matit komandanti i Ushtrisė Osmane nė Libi, e Vali i Trabulluz- Garbit, ai ishte dakord dhe gjithashtu ishte nė lidhje me Heidifin e Misirit, Abas Hilmi Pashėn i cili do tė vinte nė dispozicion gjithė transportin ujor tė armatės nė brigjet e Selanikut. Si ndėrlidhės me Rexhep pashė Matin ishte Xhafer Beg Breshtoni. Gjithēka ishte nė rregull me planin vetėm pritej dita e caktuar.

    Mareshali Rexhep pashė Mati kishte kėrkuar njė autorizim pėr tė zhvilluar njė manovėr detare e tokėsore ku ishte autorizuar me ė bėrė kėtė manovėr. Xhafer beg Breshtani rrinte mė sė shumti nė Burgajet nė shtėpinė e Xhemal Pashė Zogut dhe i ndėrlidhte me Marshallin Rexhep pashė Mati nė Libi. Te gjithė nacionalistėt qė ndodheshin nė Stamboll, Turqi. Por jo vetėm ata, edhe shqiptarėt nga Mirdita, Dukagjini, Shkodra, Elbasani, Korēa, Tirana e vende tė tjera, kishin rėnė dakord, vetėm pritej tė caktohej nga ana e Rexhep pashė Matit, se kur ai ishte gati me Zbarkuar nė viset e Selanikut.

    Marshalli Rexhep pashė Mati, kishte bindjen se nuk do tė bėhej ndonjė pėrleshje sepse Qeveria Osmane nuk ishte nė gjendje pėr njė pėrleshje ushtri me ushtri, dhe se Armata e Rexhep Pashės ishte ajo mė e kompletuara ndėr armatat osmane. Rexhep Pasha ishte njė ushtar I madh dhe me influencė nė pjesėn mė tė madhe tė ushtrisė Osmane. Kjo pėrgatitje nė interes tė Shqipėrisė ishte hartuar nė njė mėnyrė shumė tė pėrsosur, dhe asnjėherė nuk ėshtė bėrė ndonjė organizim si ky.

    Por nė momentin kur tė gjitha pėrgatitjet po merrnin fund dhe plani po merrte formėn e ekzekutimit,pėr fatin e keq tė Shqipėrisė u bė njė gabim i madh dhe i pavullnetshėm siē ishte lajmėrimi i qeverisė Greke me mendimin se edhe ajo do t’i ndihmonte. Kjo ishte siē e tha Xhafer beg Breshtani, i cili ishte ndėrlidhėsi me patriotėt gabimi mė i madh. Kryengritja dėshtoi pasi qeveria Greke kishte vėnė nė dijeni hollėsisht qeverinė Osmane pėr kryengritjen. Natyrisht qeveria Osmane mori masa tė shpejta e tė rrepta pėr tė zbuluar dhe eliminuar personat qė pėrgatitėn kėtė kryengritje.

    Zbulimi i kėsaj kryengritje demoralizoi nė pėrgjithėsi nacionalistėt shqiptar. Qeveria osmane i tėrhoqi vėmendjen ashpėrsisht Marshallit Rexhep pashė Matit dhe e urdhėroi tė kthehej nė Stamboll dhe manovra u ndalua rreptėsisht. Rexhep Pasha nuk shkoi nė Stamboll por u vendos nė Libi, dhe sa kishte filluar manovrėn dhe nuk u tund aspak pasi kishte edhe pėrkrahjen e Britanikėve.

    Fillimi I kėsaj kryengritje ishte caktuar nė Qershor 1903, por pas zbulimit tė kėsaj kryengritje qeveria osmane pėr ta shtypur mirė kėtė organizatė po I ndiqte gjithandej nacionalistėt si dhe qendrat e organizatės. Njė pjesė e madhe e nacionalistėve u kapėn dhe u internuan nė vende tė ndryshme tė perandorisė otomane. Ishte njė gabim I vogėl dhe pa qėllim por qė bėri tė humbej diēka shumė e madhe nė interes tė Shqipėrisė.

    Pas kėsaj ishte i ftuar edhe Xhemal pashė Zogu nė Stamboll nga Sulltan Hamidi, por ai duke nxjerrė si justifikim sėmundjen nuk shkoi. Ai nuk donte t’i zhgėnjente nacionalistėt, se ata ishin nė njė gjendje tė keqe dhe ky nuk donte tė shuhej plotėsisht kjo kryengritje pasi momenti ishte nė favor tė tyre, madje sipas dokumenteve do t’i parashtrohej hapur propozimi sulltan Hamidit, qė t’i jepej autonomia e Shqipėrisė. Shihej se gjendja e administratės osmane ishte shumė e ndėrlikuar. Kėshtu nė Maqedoni zhvillohej njė propagandė evropiane e ballkanike. Vetėm Shqipėria kishte mbetur nėn perandorinė otomane, por edhe kjo tashmė kėrkonte Autonominė. Xhemal pashė Zogu dukė marrė shkas nga sėmundja nuk shkoi nė Stamboll tė Turqisė, por tė pėr ta pasur nėn kontroll dhe pėr ta kontrolluar nė ēdo lėvizje ata i kėrkuan qė tė dėrgonte djalin e tij Ahmet Zogun pėr tė ndjekur studimet nė Stamboll, ndėrkohė qė ai kishte vendosur ta dėrgonte nė Collegium Theresianum nė vjen tė Austrisė dhe i kishte rregulluar bursėn dhe e kishte regjistruar atje. Kėmbėngulja e sulltanit e detyroi Xhemal pashė Zogun tė dėrgonte djalin e ri Ahmet Zogun, pasi nuk donte tė bėhej shkak pėr shpėrbėrjen e organizimit tė lėvizjes kombėtare, si edhe pėr dėmtimin e patriotėve shqiptarė.

    Nė kėto kohė shtėpia e Xhemal pashė Zogut, ishte mbushur plot me nacionalistė shqiptarė, nga tė gjitha viset e Shqipėrisė si edhe me miq evropianė. Xhemal pashė Zogu ishte ndihmuar nė barrėn e tij tė rėndė tė sundimit, nga njė zonjė e rėndė dhe luaneshė Sadije Zogu, e cila ka ditur tė administrojė e tė gjykojė aq sa nacionalistėt shqiptar e admironin.

    Xhemal Pasha sė bashku me nacionalistėt e tjerė, nuk u ndahej pėr asnjė moment planeve tė pėrgatitura pėr autonominė e Shqipėrisė. Brenda kėtyre pėrpjekjeve ishte edhe Marshall Rexhep pashė Mati i cili ishte gjithnjė me kėto mendime. Xhemal pashė Zogu u kaloi njė ftohje dhe vdiq nė Tetor 1904 (mendohet se ėshtė helmuar) nė moshė ende tė re vetėm 44 – vjeē. Kur vdiq nė shtėpinė e tij kishte mbi 100 nacionalistė e shumė miq evropianė.

    Me vdekjen e Xhemal pashė Zogut u tronditėn shumė nacionalistėt shqiptar si edhe miqtė e huaj, dhe kjo vdekje u vajtua nga Mati, Dibra, Mirdita e gjithė nacionalistėve shqiptar.

    Me vdekjen e Xhemal pashė Zogut timoni i Familjes Zogu mbeti nė duart e tė vejės sė Xhemal Pashė, Sadije Zogu, bija bujare nga familja e madhe Toptani, dhe nėnė shembullore e Mbretit tė ardhshėm tė shqiptarėve.

    Kjo Zonjė e fisnike dhe e madhe jo vetėm qė do tė kujdesej pėr administrimin e pasurisė familjare, por edhe pėr edukimin patriotik tė djalit dhe tė vajzave tė saj, qė ende ishin nė moshė tė njomė. Kjo zonjė e madhe e burrneshė pat ditur me I mbajtur traditat e familjes Zogu, mė mirė se ishin duke pritur e pėrcjell miq e patriotė dhe dera e shtėpisė sė saj, Zogu, mbeti pėrherė e hapur dhe e gatshme pėr strehimin e mbrojtjen e miqve e tė nacionalistėve, shqiptarė pa asnjė ndryshim nga tė parėt e familjes Zogu.

    Djali, Ahmet Zogu, me kujdes kishte marrė udhėn e mėsimeve dhe tė edukimit. Ai nuk kishte vetėm dy mėsues tė cilėt i pėrmendėm mė lart, pėr tė pėrgatitur shpirtin dhe mendjen e tij nė fushėn e kulturės, kishte kryesisht njė tjetėr mėsues mė tė lartė, mė tė ndritur, mė tė ėmbėl dhe mė heroike, e cila zgjonte nė zemrėn e djalit tė saj prirjen pėr t’iu pėrkushtuar shtėpisė dhe atdheut. Kishte njė nėnė tė madhe qė ishte e pajisur me tė gjitha vlerat dhe ndjenjat patriotike e bujare.

    Nga njė baba i tillė siē ishte Xhemal pashė Zogu si dhe nga njė Nėnė fisnike e me ndjenja tipike shqiptare Sadije Zogu, u lind Ahmet Zogu, i cili lidhi ngushtė fatet e Shqipėrisė me tė, qė nga lufta e parė botėrore o mė mirė qė nga lufte ballkanike e vitit 1912.

    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Kush ishte Ahmet Zogu dhe Familja Mbreterore... Empty Re: Kush ishte Ahmet Zogu dhe Familja Mbreterore...

    Mesazh nga Desperado Sat 01 Aug 2009, 22:10

    Nena Mbretereshe (Sadija)


    Mbretėresha Sadije Zogu, lindi nė Tiranė nė vitin 1876. Ajo vinte nga familja me e fuqishme e Shqiperise Qendrore, Toptanet.
    U martua me Xhemal Pashė Zogun nė vitin 1883 dhe pati 7 fėmijė.
    Mbreti Ahmet Zogu ishte fėmija i dytė i lindur mė 8 tetor 1895.
    Me vdekjen e te shoqit Xhemal Pashe Zogut, ajo e vazhdoi si nje burrereshe rrugen e tij, duke rritur me pėrkujdesje femijet e duke i edukuar me atdhedashuri. Kjo Zonjė e fisnike dhe e madhe jo vetėm qė do tė kujdesej pėr administrimin e pasurisė familjare, por edhe pėr edukimin atdhetar tė djalit dhe tė vajzave tė saj, qė ende ishin nė moshė tė njomė. Kjo zonjė e madhe e burrnesh pat ditur me I mbajtur traditat e familjes Zogu, mė mirė se ishin, duke pritur e pėrcjell miq e patriotė dhe dera e shtėpisė sė Zogolleve, mbeti pėrherė e hapur dhe e gatshme pėr strehimin e mbrojtjen e miqve e tė nacionalistėve shqiptarė pa asnjė ndryshim, qė nė kohėn e tė parėve tė familjes Zogu. Ajo ishte njė nėnė e madhe e paisur me tė gjitha vlerat dhe ndjenjat patriotike e bujare, e cila zgjonte nė zemrėn e djalit tė saj Mbretit te ardhshem prirjen pėr t’iu pėrkushtuar shtėpisė dhe atdheut, tradite kjo e familjes Zogolli. Shtėpia e Zogolleve ishte gjithmonė foleja e gjallė e pėrpjekjeve dhe pėrgatitjeve tė tė gjithėve nacionalistėve shqiptarė dhe e cdo rryme thirrjesh pėr pavarėsinė shqiptare, dhe kjo zonjė e madhe kurrė nuk ndryshoi asgjė nga organizimet e para. Me qindra persona banonin nė shtėpinė Zogu, po ashtu sic ishte nė kohėn e Xhemal Pashės.
    Nėna Mbretėreshė Sanije vdiq nė Durrės mė 24 nėntor 1934.
    Ceremonia e varrimit u zhvillua mė 26 nėntor 1934 nė kryeqytetin shqiptar, Tiranė.
    U varros nė Kodrėn e Gėshtenjės, nė krah tė djathtė tė rrugės Tiranė – Elbasan (nė jug tė Pallatit Mbretėror). Pėr kėtė qėllim u ble toka nė njė sipėrfaqe prej 6 mijė metra katrorė dhe u ndėrtua njė mauzoleum i cili u projektua nga arkitekti i njohur Qemal Butka.
    Dyert e kėtij mauzoleumi u ēelėn mė 30 dhjetor 1935 me pjesėmarrjen e Mbretit Zog I, motrave tė Tij princesha, kryeministrit tė Shqipėrisė, Mehdi Frashėri, etj.
    Mauzoleumi u shkatėrrua mė 17 nėntor 1944 nga forcat komuniste tė tė ashtuquajturės Brigada e Parė ditėn kur kėto forca pushtuan qytetin e Tiranės.
    Mbas kėtij viti rrėnojat e mauzoleumit kanė mbetur tė paprekura ndėrsa varri i Mbretėreshės Sadije, ekziston i pacėnuar edhe sot e kėsaj dite.


    Sponsored content


    Kush ishte Ahmet Zogu dhe Familja Mbreterore... Empty Re: Kush ishte Ahmet Zogu dhe Familja Mbreterore...

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Thu 09 May 2024, 20:17