Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Ismail Qemali.

    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 02:55


    Ismail Qemali


    Udheheqes i shquar i Levizjes Kombetare Shqiptare dhe kryeminister i pare i Shqiperise se pavarur.Hero i popullit.Lindi ne vlore me 1844. Pasi kreu shkollen fillore ne qytetin e lindjes dhe gjimnazin «Zosimea» ne Janine,me 1859 u vendos me familjen e tij ne Stamboll,ku u aktivizua ne levizjen patriotike shqiptare:mori pjese ne perpjekjet per caktimin e nje alfabeti te perbashket te gjuhes shqipe dhe per formimin e nje shoqerie kulturore shqiptare.Ne Perandorine Osmane pati funksione te rendesishme administrative dhe u shqua shume shpejt si personalitet me pikepamje liberale.Postet e tij i perdori jo vetem per te ndihmuar levizjen clirimtare te bashkeatdhetareve te tij,por edhe per te lehtesuar sado pak gjendjen e veshtire te popujve te shtypur te Perandorise si dhe per perhapur kulturen e dijet shkencore.Kerkesat e I.Q. per zbatimin e reformave demokratike cuan ne konflikt me rrethet konservatore te Stambollit.U denua nga Porta e Larte me internim,te cilin e vuajti per shtate vjet.Ne maj te 1900,per t'u shpetuar ndjekjeve te Sulltanit,u arratis nga Stambolli dhe u vendos ne vise te ndryshme te Europes,ku vendosi lidhje dhe bashkepunoi me rrethet politike te Levizjes Kombetare Shqiptare.
    I.Q. zhvilloi nje aktivitet te dendur politik per njohjen e Shqiperise ne opinionin europian.Ai shpalli boterisht programin e tij autonomist ne intervista e artikuj te botuar ne shtypin shqiptar te kohes dhe ne organe te huaja.
    Mori pjese aktive ne levizjen xhonturke,ne krahun perparimtar qe ishte per njohjen e te drejtave te kombeve te Perandorise dhe u hodh kunder xhonturqve kur keta moren pushtetin dhe vendosen diktaturen ushtarake.Ne dhjetor te vitit 1908,me gjithe luften qe i bene autoritetet xhonturke,u zgjodh deputet i sanxhakut te Beratit ne parlamentin osman ku,se bashku me grupin e deputeteve patriote,mbrojti interesat e kombit shqiptar.
    U dallua si frymezues e organizator i kryengritjeve antiosmane te viteve 1912-1914.Se bashku me L. Gurakuqin e patriote te tjere hartoi memorandumin e Greces te qershorit 1911 dhe ne fund te atij viti mori nismen per organimzimin e kryengritjes se pergjithshme te 1912.I ngarkuar nga rrethet patriotike te vendit shkoi ne Stamboll per ta bindur qeverine osmane qe t'i jepte Shqiperise autonomine.Pas fillimit te Luftes se I Ballkanike ndermori se bashku me L. Gurakuqin nje aksion te ri per te shpetuar atdheun.Ne mbledhjen e Bukureshtit me 5 nentor 1912 gjeti perkrahjen e kolonise shqiptare te atjeshme dhe prej atje shkoi ne Vjene ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me perfaqesues diplomatike te Fuqive te Medha per te shtruar e mbrojtur ceshtjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat qe ekzistonin ndermjet fuqive.Me 19 nentor 1912 njoftoi ne atdhe se do te shpallej pavaresia nga Kuvendi Kombetar qe do te mblidhej per te vendosur mbi fatet e atdheut.U kthye me bashkepunetoret e tij ne atdhe.Nr Vlore kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombetar qe shpalli pavaresine e Shqiperise me 28 Nentor 1912.U caktua kryetar i Qeverise se Perkohshme.Ne politiken e brendhme e te jashtme te qeverise kombetare u tregua i papajtueshem me cdo cenim nga ana e Fuqive te pavaresise e sovranitetit kombetar,i lire nga paragjykimet kundrejt fqinjeve me te cilet kerkonte te kishte marredhenie miqesore,por dhe kundershtar i rrepte i synimit te tyre per te coptuar Shqiperine.Qeveria e kryesuar nga I.Q. ndonese ne kushte mjaft te veshtira te brendshme e te jashme,mori nje varg masash ne fushen e ekonomise,te ndertimit shteteror e kultures kombetare qe hapnin rrugen e zhvillimit demokratik te atdheut.Ne te gjitha veprimet I.Q. u tregua burre shte-
    ti dhe diplomat largpames.me politiken e tij ngjalli kundershtimin e rretheve konservatore e reaksionare te cilet e rrezuan qeverine kombetare te krysua prej tij ne janar 1914.
    Vitet e fundit te jetes se tij te kaluara ne mergim I.Q. i perdori ne dobi te ceshtjes shqiptare.Vdiq ne Itali.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 02:57

    Si u sollėn eshtrat e Ismail Qemalit nė Vlorė.


    Megjithėse kishte vdekur qysh nė vitin 1919, qe sjellė nga Italia dhe qe varrosur nė Kaninė tė Vlorės, varri i kryeministrit tė parė shqiptar Ismail Qemali kishte mbetur i harruar dhe pa kujdes, aqsa revista "Minerva" e 8 janarit 1932 shkruan nė faqe tė parė tė saj se ishte "zbuluar" varri i njeriut qė zė fillin nė krye tė listės sė kryeministrave tė Shqipėrisė.
    Mė mbledhjen e Parlamentit tė datės 11 dhjetor 1931, deputeti Petro Poga thotė se ka vizituar sė bashku me kolegun e tij Ibrahim Xhindi, varrin e Ismail Qemalit nė Vlorė, dhe se ėshtė befasuar nga gjendje jo tė mirė e varrit. Pasi u bisedua pėr rregullimin e varrit tė Ismail Qemalit, sjelljen e eshtrave tė tij nė Vlorė si dhe ngritjen e njė monumenti kėtu, deputeti Abdurrahman Salihu ka thėnė se pėr njė qėllim tė tillė, Mbreti Zog kishte paguar shumėn e 1 mijė frangave ar.
    Po nė kėtė seancė tė Parlamentit, deputeti Fejzi Alizoti kishte kėrkuar tė zbardhej destinacioni i parave tė grumbulluara mė parė nė fillim tė viteve 20-t, pėr qėllimin e sipėrpėrmendur, duke bėrė pėrgjegjės pėr njė shpėrdorim tė tillė Q.K dhe Z.P.
    Disa dittė mė vonė mė 18 dhjetor 1931, nė gazetėn "Besa", ish prefekti i Vlorės, Zenel Prodani i dėrgon njė letėr tė hapur deputetit Fejzi Alizoti, tė titulluar "qeveria tė hetojė". Midis tė tjerash nė kėtė letėr ai thotė:
    Nė njė diskutim qė mbajta me rastin e 28 nėntorit 1922, kur isha prefekt nė Vlorė, propozova ngritjen e njė monumenti plakut tė kombit. Propozimi im u prit me duatrokitje tė nxehta dhe pa humbur kohė u formua njė komision prej patriotėsh tė vėrtetė e tė ndershėm pėr tė pėrgatitur fushatėn e ndihmave. Nga shumė vise tė Shqipnis muarėm pėrgjigje pėrgėzimesh pėr iniciativėn e marrė dhe s'mungonin tė na siguronin se apelit tonė do t'i pėrgjigjeshin me gjithė shpirt. Megjithė qė ėshtė kohė e gjatė prej 9 vjetėsh dhe ėshtė e natyrshme qė tė mos mbaj mend mirė hollėsitė e zhvillimit tė ēėshtjes, di me siguri se pėrveē 4 - 5 napolonash tė dėrguara nga n/prefektura e Lezhės.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 02:57

    Parlamenti cakton pėrfaqėsuesit e tij pėr ceremoninė e Vlorės


    Mė 22 nėntor 1932 nisi punimet Parlamenti shqiptar. Seanca e parė e tij u ēel nga deputeti mė i vjetėr Petro Poga duke patur si sekretar, deputetin mė tė ri Zoi Xoxa. Nė fillim tė seancave tė para tė tij Parlamenti pėrpara se tė zgjidhte kryesinė e tij (mė 3 dhjetor), zgjodhi pėrfaqėsuesit e tij nė ceremonitė qė do tė zhvilloheshin nė Vlorė pėr nder tė kryeministrit tė parė shqiptar Ismail Qemali, tė cilėt ishin Eshref Frashėri dhe Zoi Xoxa.
    Pėrveē tyre nė ceremoni morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesi i Mbretit Zog, gjenerali Leon Gilhardi, si dhe pėrfaqėsuesit e qeverisė, Milto Tutulani dhe Hilė Mosi


    Ceremonia e zhvilluar nė Vlorė

    Mė 29 nėntor 1932, gazeta "Besa" pėrshkruan ceremonitė e zhvilluara njė ditė mė parė nė Kaninė dhe Vlorės. Ndėr tė tjera gazeta shkruan:
    "Njė brohoritje e zjarrtė dhe e zgjatur qė ushtoi tėrė sheshin, i pėrshėndeti autoritetet kur erdhėn dhe duartrokitjet vazhduan tė paprera gjersa prefekti z.Abidin Nepravshta, u ngrit pėr tė marrė fjalėn e hapjes sė kremtimit dhe pėr tė pėrshėndetur pėrfaqėsuesit qė kishin ardhur tė merrnin pjesė nė gėzimin e popullit vlonjat".
    Kortezhi i formuar nė sheshin e Vlorės ka vazhduar mė pas rrugėn drejt Kaninės, ku pas hapjes sė varrit, trupi i Ismail Qemalit ėshtė gjetur pjesėrisht i tretur. Pas fotografimit nė shumė plane, trupi pa jetė i Qemalit ėshtė vendosur nė njė arkivol tė posaēėm.
    Me flamurin qė ėshtė ngritur nė Vlorė mė 28 nėntor 1912, janė bėrė fotografitė e rastit dhe flamuri, nga Et'hem Vlora i dorėzohet prefektit i cili ja jep ministrit tė Arsimit Hilė Mosi, i cili do ta dorėzonte nė Muzeun Kombėtar.
    Ceremonia nė Kaninė ia ka lėnė radhėn asaj tė qė do tė zhvillohej nė Vlorė. Nėn tingujt e muzikės sė pėrmotshme, trupi i Ismail Qemalit pritet nė Vlorė nga formacione paraushtarakėsh. Nė sheshin qendror tė qytetit, gjeneral Leon de Gilhardi, nė emėr tė Mbretit Zog zbuloi pllakėn e monumentit tė punuar nga skulptori Odise Paskal dhe mbajti fjalėn nė emėr tė Mbretit.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 02:58

    Pas tij ministri i Arsimit, Hilė Mosi ka thėnė midis tė tjerash:

    "...I dashtuni Mbreti ynė, Zog I, i frymėzuem nga ndjenja e nderimit pėr hartonjėsin plak tė indipendencės sonė, desh qė eshtnat e kėtij veterani tė prehen nė njė varr madhėshtor nė njė shesh tė dukshėm historik tė qytetit tė tij lindor, pėr t'i simbolizuar brezave tė sotėm e tė ardhshėm, bindjen e dashuninė qė duhet tė kenė rrėnjosur ndėr zemrat e tyne pėr atdhe e pėr flamur".
    Mesazhin telegrafik tė Mbretit nė kėtė aktivitet e ka lexuar prefekti Nepravishta. Ai kishte kėtė pėrmbajtje:
    "Me kėnaqėsinė ma tė madhe marr pjesė nė gėzimin e popullit tė Vlorės, nė kėtė ditėlindje pėr kombin tonė. Sakrificat qė ka ba populli i Vlonės pėr pavarėsinė dhe mbrojtjen e atdheut tonė janė fakte patriotizmi ta paharruem. Siguroni popullin kreshnik tė Vlonės se bashkė me patriotin e madh tė kombit tonė, Ismail Qemali, tė gjithė dėshmorėt janė gjallė nė shpirtin tim".
    Aktivitetet e kėsaj ditė nė Vlorė janė mbylluar me shfaqjen e pjesės teatrore "Agimi i Lirisė" dhe tė nesėrmen me pjesėn "Besa shqiptare".
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 02:59

    Kush ishte ISMAIL QEMALI (1844 - 1919)

    Lindi mė 24 janar 1844 nė qytetin e Vlorės nė njė familje tė pasur dhe me tradita. Mė 1858 studioi nė gjimnazin "Zosimea" tė Janinės. Nė moshėn 16 vjeēare ishte pėrkthyes nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme tė Perandorisė Osmane. Ndoqi studimet nė jurisprudencė. Nė vitin 1862 ishte zv/drejtor i ēėshtjeve politike nė Vilajetin e Janinės. Mė 1868 ishte kryesekretar i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Perandorisė. Mė 1870 ishte guvernator i Varnės dhe i Danubit tė Poshtėm. Kalon mė pas nė detyra tė tjera tė rėndėsishme nė Perandorinė Osmane. Mė 1990 u largua nga Stambolli pėr tė qėndruar pėrkohėsisht nė Athinė. Mė 1908 vjen nė Vlorė dhe zgjidhet deputet i Beratit. Mė 5 nėntor 1912 shkoi nė Vienė ku bisedoi me pėrfaqėsues tė fuqive tė mėdha. Inicoi njė Kuvend Kombėtar i cili mė 28 nėntor 1912 shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė. Me vendim tė kėtij Kuvendi u emėrua kryeministri i parė i Shqipėrisė, dhe ushtroi pushtet simbolik nė njė pjesė tė vogėl tė vendit pasi pjesa mė e madhe ishte pushtuar nga hordhitė serbo-malazeze dhe greke. Dha dorėheqjen mė 22 janar 1914 pas tė ashtuquajturit komplot tė Beqir Grebenesė dhe pushtetin ia dorėzoi Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit. Pas kėsaj u largua nga Shqipėria pėr nė Nicė tė Francės, pėr t`u kthyer disa muaj mė pas e pėr t'u larguar sėrish nė Itali. Vdes nė rrethana tė dyshimta nė Peruxhia tė Italisė mė 24 janar 1919.

    Ėshtė botuar libri i tij me kujtime "Kujtime" (anglisht) nė Londėr mė 1920, i cili edhe ėshtė ribotuar kėto vitet e fundit nė Shqipėri.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 02:59

    Historia e vdekjes tragjike tė kryeministrit tė parė.


    Ka qenė ora 10:20 minuta e datės 24 janar tė 1919-ės, kur Ismail Qemali donte vetėm tre ditė tė mbushte plot 75 vjeē, doli para gazetarėve nė njė konferencė pėr shtyp tė organizuar nė njė sallon hoteli nė Peruxha.
    Hyrja e tij nė sallėn e mbushur me mbi 100 gazetarė dhe fotoreporterė i befasoi tė gjithė tė pranishmit qė kishin mbi dy orė qė prisnin diplomatin e njohur tė Shqipėrisė. Ndėrsa ecte pėr t’u ulur nė tavolinėn nė krye tė sallės, nė fytyrė i fashitet njė ēehre e verdhė qė sa vinte e i shtohej. Nuk kaluan shumė minuta dhe disa tė dridhura i mbėrthyen trupin. Askush nuk po pipėtinte, vetėm plaku mjekėrbardhė, qė megjithė gjendjen qė po kalonte, gjeti forca pėr tė folur. Nga goja i dolėn vetėm pak fjalė dhe dukej qartė qė ai po mundohej t’i lidhte me njėra-tjetrėn. Nė atė ēast kėrkoi ndihmė nga i biri Qamili, tė cilin e mbante pranė vetes si sekretar. I kėrkon qė tė shkojė nė tualet. I biri, duke e kapur pėr krahu, u kėrkoi tė falur gazetarėve tė pranishėm dhe mori hapat drejt derės sė tualetit. Aty mėsohet se sa vuri kėmbėn pėr t’u drejtuar te lavamani filloi tė shkumėzonte dhe tė dridhej mė shumė. Ajo gjendje nuk zgjati shumė. Nė pak ēaste zemra e tij pushoi sė rrahuri. I biri del para gazetarėve ku u komunikon lajmin se i ati, tė cilin para pak ēastesh e kishin nė tavolinėn pėrballė, tashmė nuk jetonte mė. Ajo situatė ishte e rėndė pėr tė gjithė. Aty dhimbja njerėzore i kaloi kufijtė.
    Situatat qė Ismail Qemali kishte kaluar ato ditė nė Peruxha tė Italisė i kishin shkaktuar njė gjendje tė rėndė psikologjike dhe fizike. Edhe pse nė atė gjendje, ai nuk kishte ngurruar tė dilte para shtypit. Ai donte tė denonconte krerėt e diplomacisė italiane, nė atė kohė kur nė Paris diskutohej fati i Shqipėrisė dhe ata kishin mundur ta hanin nė besė. Megjithatė, pėr ēudinė e tij, ajo konferencė ishte organizuar nga tė tjerėt. Nuk u mėsua asnjėherė se kush i kishte thirrur gazetarėt. Plakut 75-vjeēar i kishin thėnė se media kishte interes tė dėgjonte nga ai se pėrse nė ato momente nuk ndodhej nė Konferencėn e Paqes nė Paris. E kėshilluan qė tė hante mirė pasi nė atė konferencė shtypi do t’i duhej tė fliste gjatė. Pikėrisht pas ushqimit nuk vonoi shumė, ai doli nė sallėn e takimit dhe nė atė moment jeta e tij filloi tė shuhej. Kėto janė momentet e fundit tė jetės sė njeriut qė ėshtė njohur historikisht si kryeministri i parė i shtetit shqiptar. Ndėrkohė qė opinioni ėshtė njohur me shumė hollėsi dhe detaje tė jetės diplomatike tė plakut tė menēur, mund tė jenė shumė pak ata qė i njohin momentet kur ai ka mbyllur sytė. Pikėrisht pėr ato ēaste redaksia e gazetės "Panorama", duke hulumtuar nė shumė dokumente dhe dorėshkrime tė dosjes sė Ismail Qemalit nė A.Q.SH. dhe duke u mbėshtetur nė dėshmitė gojore tė njohėsve kopetentė, ka arritur tė zbardhė historinė kur plaku diplomat mbylli sytė. Njė dėshmi tė plotė pėr gazetėn ka qenė edhe ajo ish-komandantit tė Aviacionit Shqiptar Edip Ohrit dhe e ish-komandantit tė Nėndetėseve tė Pashalimanit, Dashamir Ohrit, i cili ėshtė edhe vėllai i Edipit. Kėta dy vėllezėr djalin e Ismail Qemalit, Qazimin, e kanė pasur njerkun e tyre.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:00

    Ismail Qemali pritet nė besė nga kryeministri italian

    "Mė hėngrėn nė besė!" bėrtiti Ismail Qemali sapo zbriti nė Peruxha tė Italisė. Ai ishte nisur pėr njė vizitė urgjente nė Romė, me ftesė tė autoriteteve mė tė larta tė vendit, nga kryeministri dhe ministri i Jashtėm. Kjo kishte ndodhur pas njė kėrkese kėmbėngulėse tė tij, nėpėrmjet njė telegrami tė nisur pėr kėtė qėllim. Synimi i diplomatit shqiptar ishte qė tė ndihmohej nga pėrfaqėsuesit e Italisė, tė cilėt do tė ndėrhynin pranė autoriteteve mė tė larta tė Konferencės sė Paqes qė mbahej nė Paris, pėr tė mundėsuar qė delegacioni shqiptar tė shtohej edhe me tre pėrfaqėsues tė tjerė. Ndėrsa Ismail Qemali kishte marrė pėrgjigje se kryeministri italian i asaj kohe, Orlando dhe ministri i Jashtėm, Sonino e prisnin nė Romė, ai pa humbur kohė u nis pėr tė realizuar takimin e kėrkuar nga i cili shpresonte tė dilte me rezultate pozitive nė favor tė Shqipėrisė. Por befasisht dhe ēuditėrisht diplomati 75-vjeēar nga Shqipėria u pėrball sapo zbriti nė Peruxha me pėrgjigje negative; kryeministri dhe ministri i Jashtėm kishin shkuar nė Konferencėn e Parisit pėr tė cilin interesohej edhe Ismail Qemali. Kjo do tė thoshte qė ai jo vetėm se nuk do tė ndihmohej edhe me tre delegatė tė tjerė, por madje as ai vetė nuk do tė merrte pjesė nė tė.
    Diplomati shqiptar u bind menjėherė se bėhej fjalė pėr njė dredhi tė pastėr politike pikėrisht nga ata qė ai i kishte konsideruar miq tė vendit tė tij, por qė tashmė kishin marrė iniciativėn pėr ta izoluar. Tronditja qė pėsoi pas marrjes sė lajmit tė papritur, se ishte mashtruar qė ishte thirrur nė Itali, ishte e papėrballueshme pėr moshėn e tij 75-vjeēare, prandaj edhe klithma e tij "Mė hėngrėn nė besė!" doli shpėrthyeshėm me dhimbje.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:00

    Si nisi historia tragjike:

    Ishte janari i vitit 1919.
    Atė muaj nė Paris do tė zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila fatkeqėsisht do tė hynte fuqishėm dhe dhimbshėm nė historinė e mėvonshme tė Shqipėrisė. Aty do tė vendosej edhe fati i saj.

    ***

    "Sot ėshtė dita vendimtare pėr Shqipėrinė", shkruante Ismail Qemali nė fillim tė atij muaji. "Do tė ngjallemi ose do tė vdesim". Nėn zjarrminė e njė patriotizmi tė jashtėzakonshėm qė i kishte mbėrthyer qenien, kishte kohė qė luftonte me tė gjitha mundėsitė dhe format pėr tė ndikuar mbi konkluzionet e konferencės pėr tė cilat ai ishte i interesuar qė tė ishin sa mė afėr interesave tė bashkėkombasve dhe atdheut tė tij. Pėr tė arritur kėtė qėllim ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik, Italinė, e cila duhej tė mundėsonte qė me delegacionin shqiptar nė konferencė tė shkonin sė paku edhe tre apo gjashtė delegatė mė shumė. Kėta delegatė do tė ishin nga trojet shqiptare tė cilėt do tė bashkoheshin me ata qė vinin nga Amerika.
    "Sikur tė kisha tė holla,- vazhdon mė tej nė ditarin e tij tė atyre ditėve Ismail Qemali, - do tė isha hedhur deri nė Amerikė pėr njė marrėveshje tė plotė me gjithė atdhetarėt e atjeshėm. Por nė marrėveshje me qeverinė italiane e quaj tė nevojshme tė shkoj nė Romė. Prej andej mund tė bėj njė marrėveshje me gjithė shqiptarėt e Shqipėrisė pėr tė vendosur njė aksion kombėtar nė njė moment kaq kritik e tė rrezikshėm, qė tė mund tė pėrpilojmė programin pėrfundimtar. Nga Italia kėrkoj tė nxis nisjen nga Shqipėria veriore, qendrore dhe jugore tė tre ose gjashtė delegatėve, nė mėnyrė qė sė bashku me delegatėt qė vijnė nga Amerika tė shkojmė nė Paris tė gjithė sė bashku pėr t’i propozuar konferencės kėrkesat dhe tė drejtat e Shqiptarėve".
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:01

    Ismail Qemali i dėrgon telegram kryeministrit Orlando

    Pėr synimet qė i kishte vėnė vetes, diplomati shqiptar filloi menjėherė pėr tė zbatuar nė mėnyrė konkrete tė gjithė programin e paramenduar. Detyra e parė dhe mė emergjente ishte takimi i menjėhershėm i tij me diplomacinė e Romės.
    Data 19 janar 1919. Kryeministri italian Orlando pėr pak ditė do tė nisej drejt Parisit pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn e Paqes. Ismail Qemali i dėrgon njė telegram urgjent, tė shkruar nė gjuhėn frėnge. Njė kopje tė asaj letre ia dėrgoi edhe ministrit Sonino. Ja ēfarė shkruhej nė tė:
    "Shkėlqesisė sė tij Orlando, Kryetar i Kėshillit tė Ministrave Romė.
    Pėrveē ndjenjave tė mia tė admirimit personal me cilėsinė e pėrfaqėsuesit tė idealeve shqiptare, realizimit tė tė cilave u kam kushtuar gjithė jetėn time, ndjej detyrėn t’i besoj shpresat e mia pėr lirinė e vendit tim nė mbėshtetjen dhe nė mbrojtjen e lartė tė Italisė…… I lutem shkėlqesisė Tuaj t’i marrė nė konsideratė serioze kėto lutjet e mia duke mė transmetuar telegrafisht urdhrat dhe udhėzimet tuaja".

    ***

    Ajo promemorje e shkruar me aq urgjencė nga Ismail Qemali ka arritur nė Romė pikėrisht mbrėmjen e 18 janarit, ku nga dokumentet e sotme arkivore vėrtetohet se ėshtė regjistruar mė 19 janar.
    Pas kėsaj korrespodence, Ismail Qemali ftohet nga ministri i Jashtėm nė Romė, pėr tė marrė pjesė nė takimin e kėrkuar nga vetė ai, ku do t’i ndodhte edhe tragjedia mė e madhe; do t’i merrej jeta.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:01

    Kur shkon nė Peruxha vendoset nė "izolim"

    Sa zbriti nė Peruxha tė Italisė, Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane qė e kishin ftuar ishin nisur pėr nė Paris, duke mos e pritur atė sipas njoftimit qė i kishin bėrė. Ata kishin lėnė njoftim qė Ismail Qemali tė priste deri sa ata tė ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes. Nė kėtė moment, ai kuptoi se flitej pėr njė izolim tė qėllimshėm qė i qe bėrė. Kjo mėsohet nga rrėfimet e djemve tė tij. Sapo mėsoi lajmin pėr pabesinė, menjėherė i erdhi njė goditje apopletike gjė qė pėr moshėn e tij ishte shumė e rėndė. Kanė qenė pikėrisht ato momente qė provokuan klithmėn e tij tė egėrsuar dhe tė papėrmbajtur "Mė hėngrėn nė besė!". Situata nė tė cilėn ishte vendosur Ismail Qemali bėri qė ai jo vetėm tė mos realizonte planin qė t’i shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo gjashtė delegatė, por nė njė kohė qė nė Paris do tė hidhej pėr diskutim edhe ēėshtja e Shqipėrisė, ai tė mos merrte pjesė as vetė. Ky fakt pėr tė do tė thoshte vdekje e parapėrgatitur. Gjithsesi, nė kushtet qė i ishin krijuar, ai u detyrua tė vendosej nė hotelin qė i kishin rezervuar.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:01

    Pa e kėrkuar vetė, iu organizua njė konferencė shtypi me gazetarėt

    Pavarėsisht se diplomati shqiptar nuk mundi tė shkonte nė Paris, loja e parapėrgatitur mbi tė do tė ndiqej deri nė fund. Nė njė nga ato ditė, kur gjithė qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi, mė 24 janar, pikėrisht 3 ditė para datės 27 kur ai mbushte plot 75 vjeē, nė Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Ndėrkombėtare me pjesėmarrjen e shumė shteteve, kur shtetet e mėdha vendosnin fatet e shteteve tė vogla, Isamil Qemalit iu provokua njė konferencė shtypi. Ajo iu servir si dėshirė e gazetarėve pėr tė dėgjuar prononcimet e tij. Ajo konferencė, pavarėsisht se nuk ishte kėrkuar nga vetė ai, dukej se ishte edhe nė dėshirėn e tij, sepse ishte momenti qė mė shumė se kurrė ai donte tė denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:02

    Vdes para gazetarėve

    Pak kohė para se tė fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet tė hante para konferencės. Pasi hėngri, ai hyri nė sallėn e rekomanduar, ku e prisnin dhjetėra gazetarė e fotoreporterė tė ndryshėm. Sipas rrėfimeve qė djali i Ismail Qemalit, Ethemi, i ka bėrė mė vonė kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės, Ali Asllanit, mėsohet se sapo hyri nė sallė Qemalit i kaloi njė ēehre e verdhė nė fytyrė. Nuk vonoi shumė, ai u ul nė tavolinė dhe befasisht nė trup i kaloi njė valė rrėqethjeje. Ndėrsa nisi tė belbėzojė me vėshtirėsi, filloi tė dridhej dhe ndėrkohė u konstatua se nuk mundte t’i lidhte dot fjalėt. Pas kėsaj situate, ai arriti tė kėrkonte ta shoqėronin pėr nė banjė. Kur arriti aty, e mbyti shkuma qė nxirrte nga goja dhe tė vjellėt. Nė pak ēaste pulsi i tij pushoi sė rrahuri. Nė kėto momente gazetarėve tė mbledhur pėr konferencėn e shtypit nė atė sallė iu komunikua fakti qė Ismail Qemali, i cili pak ēaste mė parė kishte qenė para tyre, nuk jetonte mė.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:02

    Italianėt kerkuan te balsamosnin diplomatin shqiptar

    Peripeci tė tjera ishin planifikuar pėr trupin e pajetė tė diplomatit tė jashtėzakonshėm tė Shqipėrisė, Ismail Qemali. Pas vdekjes sė tij, ēuditėrisht nė mbarė kancelaritė diplomatike tė botės pati njė sensibilizim tė veēantė. Pėr vetė jehonėn e madhe qė pati vdekja e tij, pala italiane me justifikimin qė ai kishte vdekur nė vendin e tyre, donte t’i bėnte "nderimet" qė meritonte njė diplomat i atij rangu. Ata vendosėn qė trupin e tij ta balsamosnin. Ajo kėrkesė dhe ai interesim i palės italiane bėri qė trupi pa jetė i Ismail Qemalit tė qėndronte plot dy javė nė Peruxha, ku ai kishte mbyllur sytė.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:03

    12 shkurt 1919 trupi pa jetė i Qemalit mbėrrin nė Vlorė

    Me gjithė pėrpjekjet e palės italiane dhe shumė peripeci tė tjera qė dolėn pas vdekjes sė Ismail Qemalit, djemtė e tij nuk reshtėn sė u pėrpjekuri qė babanė e tyre ta sillnin nė Vlorė, e cila e priste me padurim pėr ta varrosur nė lartėsinė madhėshtore tė Kaninės. Vdekja e tij nė atė kohė kishte tronditur mbarė kombin dhe grupe tė shumta shqiptarėsh, tė ardhur nga tė gjitha trevat, po pėrqendroheshin nė Vlorė pėr t’i bėrė nderimet e merituara diplomatit tė famshėm. Sė fundmi gjithēka u bė realitet. Ishte pikėrisht data 12 shkurt i vitit 1919, kur trupi pa jetė i Ismail Qemalit, i shoqėruar nga tre djemtė e tij, Ethemi, Qazimi dhe Qamili, si dhe nga pėrfaqėsuesit e Ministrisė sė Jashtme italiane mbėrriti nė portin e vogėl tė Vlorės. Ai ishte transportuar fillimisht me tren dhe sė fundmi me anijen e posaēme italiane. Sipas bashkėkohėsve tė atyre momenteve, siē ishin vetė djali i Ismail Qemalit, Qazimi apo edhe mikut tė tij, Safet bej Vlorės bėhet e ditur se hyrja e arkivolit nė Vlorė ka qenė tepėr emocionuese. Tė qarat e njerėzve dhe shkrepjet e armėve shkaktuan njė gjendje emocionale tė papėrshkrueshme. Gjithė rrugėt, kodrat dhe ēdo gjė nxinte nga pjesėmarrja e jashtėzakonshme nė atė varrim, i cili, ashtu siē ishte menduar nė atė kohė u bė pikėrisht nė lartėsitė dominante tė Kaninės.
    Konkretisht pėr ato momente, nė shėnimet e Safet bej Vlorės, tė gjendura nė dosjen e posaēme tė Ismail Qemalit nė Arkivin Qendror tė Shtetit shkruhet:

    "Nėse e matim madhėshtinė e njė personazhi politik me dashurinė e popullit tė thjeshtė, duhet tė pohojmė se asnjė nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorės. Gjatė ceremonisė sė varrimit tė tij, asnjė fshatar dhe asnjė qytetar nuk mbeti nė shtėpi. Tė gjitha faqet e maleve dhe tė brigjeve gjatė rrugės sė kortezhit funeral ishin plot me njerėz. Qe njė apotezė madhėshtore e mbarė popullit, pa pėrjashtim, ndaj njė tribuni qė i shėrbeu vendit tė tij deri nė frymėn e fundit".
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:03

    Thirrja drejtuar shqiptarėve

    Ismail QEMALI,

    Nuk dėshirojmė turbullira dhe ngatresa, nuk duam tė prishet paqja nė mes tė kombeve qė janė nė gadishullin e Ilirisė. Dėshirojmė vetėm dhe kėrkojmė me gjithė zemėr bashkimin e farės shqiptare, pėrparimin e saj si nė punė tė mendjes si nė lumturi tė jetės dhe nė begati, qė tė jemi mjaft tė fortė pėr t'u kundėrshtuar gjithė qė mendojnė tė na shtypin neve dhe kombet e tjerė qė kemi nevojė tė rojnė se jeta e tyre na mban jetėn tonė.
    Pėr tė shkuar pėrpara nė rrugėn e qytetėrimit e tė pėrparimit, kemi nevojė pėr dituri; dhe pėr dituri kemi nevojė pėr mėsime. Pra kemi nevojė tė ngrehim nė gjithė Shqipėrinė shkolla kombėtare pėr ta pėrhapur dhe pėr t'u lexuar kudo gjuha shqipe. Kjo nevojė shkollash ėshtė mė e para e reformave qė kemi detyrė tė kėrkojmė. Kurrė njė popull nuk mund tė rritet mė vehte pa shkolla e pa arsim. Shqiptari, populli mė i vjetėri i gadishullit ilirik nuk mund tė shikojė kėmbė kryq pėrmirėsimet dhe pėrparimin e kombeve tė tjerė pa u pėrpjekur edhe ai qė tė ecė burrėrisht dhe me nder nė rrugėn e arsimit dhe tė qytetėrimit. Duhet tė jesh i verbėr qė tė mos marrėsh vesh nevojėn e shkollave kombėtare; duhet tė jesh tradhėtor qė tė dėshirosh tė ndalėsh mėsimin e gjuhės shqipe. Ata qė duan tė ecin duke jetuar nė terrin e paditurisė, pa gjuhė dhe pa komb mė vehte dėshirojnė t'i pėrgatisin Shqipėrisė njė vdekje tė turpshme. Nuk kemi dyshim se Shqiptarėt qė nėpėr aq reziqe dhe mundime e kanė mbajtur trimėrisht emrin e tyre pėr qindra e qindra vjet, nuk do tė humbin kohė, pėr tė marrė nė dorė armėn e arsimit kombėtar, armė e fortė e cila vetėm mund t'ua shpėtojė jetėn dhe t'i ndihmojė qė t'i bėjnė ballė kujdo qė dėshiron t'u grabisė kombėsinė e tyre. Nuk duhet tė dėgjojmė qeverinė turke nė qoftė se ajo pėrpiqet dhe nė qoftė se ajo mundohet, tė na pengojė dhe tė na mbajė hovin.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:05

    Cilat janė tė fshehtat e njeriut qė themeloi shtetin e parė shqiptar


    Gjashtė misteret e Ismail Qemalit

    Misteret e kanė shoqėruar gjatė gjithė jetės, njeriun qė themeloi tė parin shtet shqiptar. Pėr Ismail Qemalin ėshtė shkruar shumė rreth momentit tė ngritjes sė flamurit nė Vlorė, nė vitin 1912 si dhe pėr qeverinė e parė shqiptare qė ai arriti tė krijonte, por jo pėr momentet e fundit tė jetės sė tij. Ismail Qemali do jetė sot pjesė e rubrikės "Sekretet e njerėzve tė vdekur". Nė kėtė pjesė do tregohen tė gjitha tė fshehtat e pathėna rreth jetės sė njeriut qė themeloi shtetin e parė shqiptar, qė nga vdekja e dyshimtė, propozimi po tė dyshimtė tė sulltanit pėr t'i dhėnė postin e vezirit, e deri te fshehja e ditės sė lindjes sė tij gjatė regjimit komunist.


    Misteret

    1. Si u mundua Ismail Qemali tė rriste numrin e delegatėve nė Konferencėn e Paqes nė Paris dhe pse nuk u realizua ky plan?

    2. U helmua apo vdiq nga shkaqe natyrore kryeministri i parė i Shqipėrisė? Njė nga misteret mė tė mėdha qė ka shoqėruar historiografinė shqiptare tė shekullit XX.

    3. Data e lindjes sė Ismail Qemalit, njė tjetėr mister qė nuk u publikua gjatė periudhės sė komunizmit! Mos vallė ajo pėrplasej me atė tė Enver Hoxhės, qė ishte nė tė njėjtėn datė, 16 tetor?!

    4. Cilat janė tė fshehtat e Ismail Qemalit nė vitin 1913? Pse e dorėzoi qeverinė nė duart e tė huajve, a ishin ato qė ndodhėn mė pas dėshirat e tij?

    5. Pse nuk shkoi nė Stamboll kur Sulltani i propozoi pėr postin e vezirit, ēfarė kurthi mendonte Ismail Qemali se po i bėnin?

    6. A ka ndonjė tė fshehtė nė planet e Ismail Qemalit pėr tė zgjedhur qytetin e Vlorės pėr tė ngritur flamurin e pavarėsisė dhe pse pikėrisht nė datėn 28 Nėntor?
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:05

    1. Si u mundua Ismail Qemali tė shtonte delegatėt nė Konferencėn e Paqes nė Paris? Pse nuk u realizua ky plan?

    Jeta e Ismail Qemalit u mbyll me njė mister tė madh. Askush deri me sot nuk ka arritur tė shpjegojė nė mėnyrė tė detajuar pėr vdekjen e kryeministrit tė parė tė Shqipėrisė. Nė janar tė vitit 1919, nė Paris do tė zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila do tė diskutonte edhe pėr fatet e vendit tonė. Pėr kėtė arsye Ismail Qemali ishte shumė i shqetėsuar pėr fatet e vendit. Gjithė sakrificat qė ai kishte bėrė pėr vendin e tij donte qė tė kurorėzoheshin me sukses. Ai hartoi strategji qė tė kishte mundėsi tė influenconte nė vendimet e konferencės. Pėr tė arritur kėtė qėllim, ai zgjodhi partnerin kryesor diplomatik, Italinė, e cila duhej tė mundėsonte qė me delegacionin shqiptar, nė konferencė tė shkonin sė paku edhe tre apo gjashtė delegatė mė shumė. Kėta delegatė do tė ishin nga trojet shqiptare, tė cilėt do tė bashkoheshin me ata qė vinin nga Amerika. Pėr njė marrėveshje me qeverinė italiane u pa e nevojshme tė shkojė nė Romė. Prej andej Ismail Qemali kėrkoi tė bėnte njė marrėveshje me gjithė shqiptarėt pėr tė vendosur njė aksion kombėtar nė njė moment kaq kritik e tė rrezikshėm, qė tė mund tė pėrpilohej programi pėrfundimtar. Pėr synimet qė i kishte vėnė vetes, diplomati shqiptar filloi menjėherė pėr tė zbatuar nė mėnyrė konkrete tė gjithė programin e paramenduar. Detyra e parė dhe mė emergjente ishte takimi i menjėhershėm i tij me diplomacinė e Romės. 19 janar 1919. Kryeministri italian, Orlando, pėr pak ditė do tė nisej drejt Parisit pėr tė marrė pjesė nė Konferencėn e Paqes. Ismail Qemali u nis drejt Italisė ku do takohej me autoritet italiane. Sa zbriti nė Peruxhia tė Italisė, Ismail Qemali njoftohet se autoritetet italiane qė e kishin ftuar ishin nisur pėr nė Paris, duke mos e pritur atė sipas njoftimit qė i kishin bėrė. Ata kishin lėnė njoftim qė Ismail Qemali tė priste deri sa ata tė ktheheshin nga Konferenca e madhe e Paqes. Nė kėtė moment, ai kuptoi se flitej pėr njė izolim tė qėllimshėm qė i qe bėrė. Kjo mėsohet nga rrėfimet e djemve tė tij. Sapo mėsoi lajmin pėr pabesinė, menjėherė i erdhi njė goditje apoplektike, gjė qė pėr moshėn e tij ishte shumė e rėndė. Kanė qenė pikėrisht ato momente qė provokuan klithmėn e tij tė egėrsuar dhe tė papėrmbajtur "Mė hėngrėn nė besė"! Situata nė tė cilėn ishte vendosur Ismail Qemali bėri qė ai jo vetėm tė mos realizonte planin qė t'i shtonte delegacionit shqiptar edhe tre apo gjashtė delegatė, por nė Paris do tė hidhej pėr diskutim edhe ēėshtja e Shqipėrisė dhe ai s'do tė merrte pjesė as vetė. Ky fakt pėr tė do tė thoshte vdekje e parapėrgatitur. Gjithsesi, nė kushtet qė i ishin krijuar, ai u detyrua tė vendosej nė hotelin qė i kishin rezervuar. Nė njė nga ato ditė, kur gjithė qenien e tij e kishte pushtuar tensioni dhe ankthi, mė 24 janar, pikėrisht 3 ditė para datės 27, kur ai mbushte plot 75 vjeē, nė Paris vazhdonte me intensitet punimet Konferenca e madhe Ndėrkombėtare me pjesėmarrjen e shumė shteteve, kur shtetet e mėdha vendosnin fatet e shteteve tė vogla, Isamil Qemalit iu provokua njė konferencė shtypi. Ajo iu servir si dėshirė e gazetarėve pėr tė dėgjuar prononcimet e tij. Ajo konferencė, pavarėsisht se nuk ishte kėrkuar nga vetė ai, dukej se ishte edhe nė dėshirėn e tij, sepse ishte momenti qė mė shumė se kurrė ai donte tė denonconte mashtruesit dhe izoluesit e tij.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:06

    2. U helmua apo vdiq nga shkaqe natyrore kryeministri i parė i Shqipėrisė, njė nga misteret mė tė mėdha qė ka shoqruar historiografinė shqiptare tė shekullit XX?

    Pak kohė para se tė fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet tė hante para konferencės. Pasi hėngri, ai hyri nė sallėn e rekomanduar, ku e prisnin dhjetėra gazetarė e fotoreporterė tė ndryshėm. Sipas rrėfimeve qė djali i Ismail Qemalit, Et'hemi, i ka bėrė mė vonė kryetarit tė Bashkisė sė Vlorės, Ali Asllanit, mėsohet se sapo hyri nė sallė Qemalit i kaloi njė ēehre e verdhė nė fytyrė. Nuk vonoi shumė, ai u ul nė tavolinė dhe befasisht nė trup i kaloi njė valė rrėqethjeje. Ndėrsa nisi tė belbėzojė me vėshtirėsi, filloi tė dridhej dhe ndėrkohė u konstatua se nuk mundte t'i lidhte dot fjalėt. Pas kėsaj situate, ai arriti tė kėrkonte ta shoqėronin pėr nė banjė. Kur arriti aty, e mbyti shkuma qė nxirrte nga goja dhe tė vjellėt. Nė pak ēaste pulsi i tij pushoi sė rrahuri. Nė kėto momente gazetarėve tė mbledhur pėr konferencėn e shtypit nė atė sallė iu komunikua fakti qė Ismail Qemali, i cili pak ēaste mė parė kishte qenė para tyre, nuk jetonte mė. Kjo padyshim qė ėshtė njė vdekje e provokuar. Arsyet pse u helmua Ismail Qemali ngelen mister.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:06

    3. Pse nuk ia publikuan asnjėherė datėn e lindjes Ismail Qemalit gjatė periudhės sė komunizmit?

    Njė mister tjetėr qė ka tė bėjė me figurėn e Ismail Qemalit ėshtė dhe data e lindjes sė tij. Njė nga studiuesit mė tė mirė qė ka punuar nė arkivat e Perandorisė Osmane ka zbuluar se dita e lindjes sė kryeministrit tė parė tė shtetit shqiptar ėshtė mė datėn 16 tetor tė vitit 1846. Nexhip P. Alpan e ka datuar lindjen e debatuar gjatė, mė datėn 16 tetor tė vitit 1846. Datėlindja e kėtij personalitetit ėshtė debatuar shpesh gjatė periudhės sė komunizmit nga historianė shqiptarė dhe tė huaj, mirėpo nuk binin dakord pėr kėtė datė, pikėrisht sepse qėllonte nė tė njėjtėn datė kur e kishte ditėlindjen dhe diktatori Enver Hoxha. Kjo u mbajt e fshehtė pothuajse pėr 45 vjet, por qė nga tė dhėnat e fundit nga historianė turq mė nė fund caktohet nė mėnyrė tė saktė dhe datėlindja e Ismail Qemalit, i cili ishte nga shqiptarėt qė ka arritur ofiqet mė tė larta nė Perandorinė Osmane, duke filluar nga njė pėrkthyes i thjeshtė deri nė zėvendėsministėr i Jashtėm, e mė vonė deputet. Por qė ėshtė dhe njeriu qė krijoi shtetin e parė shqiptar tė pavarur.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:07

    4. Cilat janė tė fshehtat e Ismail Qemalit nė vitin 1913? Pse e dorėzoi qeverinė nė duart e tė huajve, a ishin ato qė ndodhėn mė pas dėshirat e tij?

    Shpallja e Pavarėsisė ishte njė akt me rėndėsi jetike pėr popullin shqiptar. Ajo, nga njėra anė mbylli njė epokė tė tėrė luftėrash e pėrpjekjesh shekullore pėr tė hequr qafe zgjedhėn e huaj, pėr tė ruajtur tėrėsinė territoriale tė atdheut e pėr tė formuar shtetin e lirė kombėtar shqiptar, duke kurorėzuar veprėn e Rilindjes dhe, nga ana tjetėr, hapi njė epokė tė re, njė epokė luftėrash e pėrpjekjesh tė tjera pėr ta mbrojtur pavarėsinė e fituar nga rreziqet e jashtme e tė brendshme, pėr tė siguruar bashkimin kombėtar tė gjymtuar rėndė dhe pėr tė vendosur rendin demokratik. Ngritja e flamurit kombėtar nė Vlorė pėrfaqėsonte fitoren e pėrbashkėt e tė gjitha trevave shqiptare. Me shpalljen e pavarėsisė, nė krye tė qeverisė u vendos pikėrisht ai qė kishte kontributin mė tė qenėsishėm, Ismail Qemali. Ai nė krye tė qeverisė shqiptare ndenji fare pak duke, dhėnė dorėheqjen nė rrethana misterioze. Shpesh ėshtė aluduar se ai bėri kėtė veprim pėr tė lejuar njė pėrfaqėsues tė fuqive tė mėdha qė ta drejtonte vendin tonė, kjo pėr tė vendosur edhe stabilitetin e munguar nė tokat shqiptare, qė jo vetėm po shqetėsoheshin nga tė tjerėt, por edhe mes vetit kishin probleme tė theksuara. Njė palė kėrkonte tė mos shkėputeshim nga Perandoria Otomane, ndėrkohė qė fqinjėt tanė grabitqarė ishin duke punuar tė shkėpusnin sa mė tepėr nga trupi i truallit tonė. I gjendur nė njė pozicion tė vėshtirė, pranoi propozimin e fuqive tė mėdha, pėr ardhjen e Princ Vidit nė krye tė vendit. Mirėpo kjo lėvizje e Ismail Qemalit rezultoi jo efikase, pasi edhe pse Porta e Lartė u shemb, ishin fuqitė e mėdha ato qė bėnė pazar me fqinjėt tanė pėr trojet shqiptare. Nė vitin 1913 nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, Shqipėria u copėtua nga tė gjithė anėt, duke u bėrė i vetmi vend nė botė qė kufizohej me trupin e vetė. Pėrpjekjet e plakut tė menēur nuk reshtėn qė tė realizohej aspirata e gjithė shqiptarėve pėr njė Shqipėri tė bashkuar.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:07

    5. Pse nuk shkoi nė Stamboll kur Sulltani i propozoi pėr postin e vezirit, ēfarė kurthi mendonte Ismail Qemali se po i bėnin?

    Duke parė lėvizjet qė po bėnte anė e kėnd Evropės Ismail Qemali, sulltani i kėrkon atij tė shkonte nė kryeqytetin turk dhe tė merrte postin e vezirit. Ky ishte njė kurth qė po i bėnte sulltani patriotit shqiptar qė, pasi tė shkonte atje, ta ekzekutonte. Ismail Qemali duke nuhatur qėllimet e sulltanit e kundėrshtoi kategorikisht njė rikthim nė kryeqytetin e Portės sė Lartė, duke iu vėnė me gjithė energjitė e tij ēėshtjes shqiptare. Pėr episodin e kurthit qė po ngrinte sulltani ndaj plakut vlonjat kanė shkruar njė sėrė historianėsh, si turq ashtu dhe shqiptarė. Pasi kėtij momenti Ismail Qemali realizoi aspiratėn pesė shekullore tė shqiptarėve atė tė pavarėsisė.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:08

    6. A ka ndonjė tė fshehtė nė planet e Ismail Qemalit pėr tė zgjedhur qytetin e Vlorės pėr tė ngritur flamurin e pavarėsisė dhe pse pikėrisht mė datėn 28 nėntor?

    Siē e dimė, origjina e Ismail Qemalit ishte pikėrisht nga Vlora, njė nga qytetet mė tė njohur nė historinė dhjetėra shekullore tė Shqipėrisė. Ismail Qemali, pasi bėri pėrgatitjet pėr t'u nisur drejt Shqipėrisė, vendosi qė flamuri do tė ngrihet nė Vlorė. Ai lajmėroi gjithė delegatėt nga krahinat e ndryshme tė vendit. Nė qytetin e tij atmosfera ishte krejt ndryshe. Popullsia e Vlorės dhe gjithė delegatėt, qė ndėrkohe kishin arritur nga ēdo anė e Shqipėrisė ishin tė mbushur me njė ndjenjė tė zjarrtė atdhedashurie dhe me njė entuziazėm te vėrtetė. Me 28 nėntor 1912, Ismail Qemali shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė pėrpara njė turme nė festė, tė mallėngjyer e thuhej se shpirti i Heroit tė madh Skėnderbe, fluturonte mbi patriotėt e gėzuar, ashtu si pesė shekuj mė parė, pikėrisht mė 28 nėntor 1443, kur ai shpalli nė Krujė pavarėsinė nga sundimi osman, duke ngritur tė njėjtin flamur kuq e zi, me shqiponjėn dykrenore nė mes. Mė 28 Nėntor 1912, nė orėn 14, u hap nė Vlorė Kuvendi Kombėtar. Nė mbledhjen e parė tė Kuvendit morėn pjesė 37 delegatė, tė cilėt u shtuan gjatė ditėve qė pasuan, duke arritur nė 63 veta, qė pėrfaqėsonin tė gjitha viset shqiptare.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:08

    Fakte mbi vdekjen e Ismail Qemalit.

    22 janar 1919, Ismail Qemali niset nė drejtim tė Italisė ku do tė takohej me kryeministrin e atij vendi pėr tė mundėsuar shtimin e delegatėve shqiptarė nė Konferencėn e Paqes nė Paris

    23 janar, me mbėrritjen e tij nė Itali, Ismail Qemali merr vesh se kryeministri italian, edhe pse i kishte bėrė ftesė, nuk e priti nė takim, pasi kishte ikur nė Paris

    Ishte janari i vitit 1919. Atė muaj nė Paris do tė zhvillonte punimet Konferenca e Paqes, e cila fatkeqėsisht do tė hynte fuqishėm dhe dhimbshėm nė historinė e mėvonshme tė Shqipėrisė.

    Ka qenė ora 10:20 minuta e datės 24 janar tė vitit 1919, kur Ismail Qemali donte vetėm tri ditė tė mbushte plot 75 vjeē, doli para gazetarėve nė njė konferencė pėr shtyp tė organizuar nė njė sallon hoteli nė Peruxhia.

    24 janar, Ismail Qemali ndėrron jetė nga shkaqe qė kanė ngelur mister. Deri tani ėshtė folur pėr njė helmim tė tij nga pala italiane.

    25 janar Ismail Qemali Varroset nė qyetin e Peruxhias nė Itali. Eshtart e tij qėndrojnėaty deri mė 1933 kur mbreti Zog vendos tė kthej trupin e Kryeminstrit tė Parė shqiptar nė qyetin e Vlorės.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:09

    Jeteshkrimi

    Emri: Ismail
    Mbiemri: Qemali
    Datėlindja: 16 tetor 1846
    Shkollimi: Pasi kreu shkollėn fillore nė qytetin e lindjes dhe gjimnazin Zosimea nė Janinė, nė vitin 1859, u vendos familjarisht nė Stamboll.
    Aktiviteti:
    Nė Stamboll ai mori pjesė nė lėvizjen patriotike shqiptare. U bashkua me figura tė tjera shqiptare pėr krijimin e njė alfabeti. Pėr kėtė u dėnua nga Porta e Lartė dhe u arratis nė maj tė vitit 1900 pėr t'i shpėtuar ndjekjeve tė sulltanit, iku nga Stambolli dhe u vendos nė vise tė ndryshme tė Evropės, ku vendosi lidhje tė dhe bashkėpunoi me rrethet politike tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare.
    Nė dhjetor tė vitit 1908, me gjithė luftėn qė i bėnė autoritetet xhonturke, u zgjodh deputet i sanxhakut tė Beratit nė parlamentin osman, ku sė bashku me grupin e deputetėve patriotė mbrojti interesat e kombit shqiptar.
    Nė vitin 1911 bashkė me Luigj Gurakuqin hartoi memorandumin e Greēės, dhe nė fund tė kėtij viti mori nismėn pėr organizimin kryengritjeve tė pėrgjithshme tė vitit 1912.
    5 nėntor 1912, nė Mbledhjen e Bukureshtit gjeti pėrkrahjen e kolonisė shqiptare atje dhe mė pas shkoi nė Vjenė pėr tė siguruar pėrkrahje pėr Pavarėsinė e Shqipėrisė.
    Mė 19 nėntor 1912 njoftoi nė atdhe se do tė shpallej Pavarėsia nga Kuvendi Kombėtar.
    28 nėntor 1912, nė Vlorė kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombėtar dhe shpalli Pavarėsinė e Shqipėrisė. U zgjodh kryetar i qeverisė qė doli nga ajo mbledhje.
    Ismail Qemali vdiq nė moshėn 75-vjeēare, mė 24 janar 1919, dyshohet nga njė helmim qė i bėnė nė Itali.
    Desperado
    Desperado
    Anėtar/e Nderi
    Anėtar/e Nderi


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Aries
    Numri i Postimeve : 345
    Mosha : 39
    Vendndodhja : Ne zemren e njeres...
    Profesioni : Enderrimtar
    Pikėt : 221
    Vlersuar : 7
    Data e Regjistrimit : 10/03/2008
    Humor : Jeta eshte nje rruge me pengesa, nga Materniteti e deri ne varreza.

    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Desperado Fri 14 Nov 2008, 03:09

    Ismail Qemali, nėpunėsi i perandorisė osmane qė ndėrtoi shtetin shqiptar


    Ismail Qemali ėshtė njė personalitet historik me njė veprimtari politike shumė tė begatshme dhe tepėr komplekse. Kjo veprimtari poliedrike pushton njė periudhė gati 60- vjeēare tė ngjeshur me lėvizje tė armatosura, me luftė parlamentare, me kryengritje ēlirimtare, me batica e zbatica tė vrullshme nė tė cilat ai ka qėnė pjesėmarrės mjaft aktiv nė luftė, si ideolog, si udhėheqės, si organizator e diplomat. Veprimtaria dhe pikėpamjet e tij janė tė shumanshme. Njė vėnd tė rėndėsishėm nė sistemin e pikėpamjeve tė tij zėnė dhe konceptet qė ai kishte mbi ndėrtimin shtetėror. Pėr tė kuptuar bazėn e koncepteve tė Ismail Qemalit mbi formėn dhe ndėrtimin administrativ tė shtetit shqiptar le t’i hedhim njė vėshtrim tė shkurtėr formimit dhe veprimtarisė sė tij, si funksionar nė administratėn turke nė tė cilėn shėrbeu rreth 35 vjet.

    Sponsored content


    Ismail Qemali. Empty Re: Ismail Qemali.

    Mesazh nga Sponsored content


      Ora ėshtė Sun 28 Apr 2024, 20:17