Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Join the forum, it's quick and easy

Forumi Guri Bardhė

Pershendetje vizitor i nderuar...
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet
ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te identifikoheni qe te merrni pjese ne
diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne kete faqe,
mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar falas ne faqe.

Regjistrimi zgjat vetem pak sekonda...

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen qe vute ne dispozicion
per te n'a vizituar ne faqen tone.

Me Respekt dhe Kenaqesi:
Bordi Drejtues i Forumit Guri Bardhe.

Forumi Guri Bardhė

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Forumi Guri Bardhė

    Formimi i shtetit Shqiptar (1450 - 1453).

    Scarface
    Scarface
    Anėtar Veteran
    Anėtar Veteran


    Gjinia : Male
    Shenja e Horoskopit : Gemini
    Numri i Postimeve : 1400
    Mosha : 37
    Vendlidja : Nė Maternitet...
    Vendndodhja : Sa kėndej, e sa andej.
    Profesioni : Time Killer
    Pikėt : 1955
    Vlersuar : 42
    Data e Regjistrimit : 15/01/2008
    Hobi : Jeta e natės...
    Humor : Po tė kishte halla ko*e, do i thirrnim xhaxha...

    shqiptar - Formimi i shtetit Shqiptar (1450 - 1453). Empty Formimi i shtetit Shqiptar (1450 - 1453).

    Mesazh nga Scarface Wed 12 Nov 2008, 03:26

    Formimi i shtetit Shqiptar (1450 - 1453).
    Lufta kundėr pushtuesėve turq dhe fitoret e korrura qė sollėn ēlirimin e vendit, krijuan kushtet e favorėshme pėr formimin e shtetit shqiptar tė pavarur.

    Lidhja shqiptare e Lezhės, e themeluar mė 1444, qė shėrbeu pėr forcimin dhe zgjerimin e frontit tė luftės kundėr pushtuesve turq, ishte vetėm njė aleancė politike dhe ushtarake midis zotėrve feudale shqiptarė. Bujarėt, tė cilėt morėn pėrsipėr tė ndihmonin luftėn me ushtri dhe me tė holla, i ruajtėn pėr vehte nė zotėrim e tyre tė drejtat feudale si edhe tė drejtėn tė largoheshin nga lidhja pa pėsuar asnjė ndėshkim apo sanksion. Skėnderbeu qe kryetar i Lidhjes vetėm pėrsa i pėrkiste luftės sė pėrbashkėt kundėr turqve osmanllij dhe nuk mund tė ndėrhynte nė administrimin e zotėrimeve tė tjera. Ai qe zot feudal vetėm nė zotėrimin e vet dhe komandant i ushtrisė sė Lidhjes shqiptare.

    Por Lidhja e Lezhės, e cila i dha Skėnderbeut nė vitet e para njė mbėshtetje tė rėndėsishme pėr luftėn me sukses kundėr shkelėsve turq, nuk ishte mė nė gjėndje t’u pėrgjigjej detyrave tė reja. Partikularizmi i bujarėve dhe e drejta e imunitetit qė ata ruanin me xhelozi, e bė njė pengesė pėr zhvillimin e mėtejshėm tė luftės, e cila kėrkonte mobilizimin e tė gjitha forcave njerėzore dhe burimeve materiale tė vendit, gjė qė mund tė bėhej vetėm me pėrqėndrimin e pushtetit politik. Pavarėsia e veprimeve qė ata gėzonin dhe e drejta qė ruanin pėr t’u larguar nga Lidhja shqiptare, sidomos nė momentet mė kritike, ishte njė rrezik i pėrhershėm pėr Skėnderbeun qė kishte pėrgjegjėsinė kryesore tė luftės, aq mė tepėr kur qėndrimin e lėkundshėm tė bujarėve e shfrytėzonin, bile e nxitnin fuqitė armike, turqit dhe venedikasit.

    Nevoja e zhvillimit tė mėtejshėm tė luftės sė madhe, nė tė cilėn u angazhuan shqiptarėt, e bėnė Skėnderbeun tė thyente partikularizmin e feudalėve. Pikėmbėshtetje pėr kėtė u bė rritja e prestigjit dhe e autoritetit tė tij qė erdhi si pasojė e luftės sė drejtė dhe e fitoreve ushtarake. Ushtria shqiptare qė u formua pėr nevoja tė mbrotjes, u lidh nga pikėpamja organizative direkt me komandantin e vet. Pėrveē Arianitėve dhe Dukagjinėve, zotėrimet e tė cilėve kishin qėndruar deri diku edhe mė parė jashtė kontrollit tė turqve, bujarėt e tjerė i kishin dėbuar nga domenet e tyre spahijtė turq dhe i gėzonin kėto domene vetėm nė sajė tė fitoreve qė po korrte ushtria shqiptare nėn udhėheqjen e Skėnderbeut. Tė dobėt dhe tė pėrēarė, ata ishin tė varur nga Skėnderbeu, pasi pa pėrkrahjen e tij nuk mund t’i rezistonin dot furisė turke. Edhe feudalė tė mėdhenj si Topiajt, Muzakėt, Stres-Balshėt, e kishin lidhur tashmė fatin e tyre me atė tė Skėnderbeut. Muzakėt, pėr shembėll, tė cilėt e kishin shtėnė nė dorė Beratin pas fillimit tė kryengritjes sė pėrgjithėshme tė Skėnderbeut, kur forcat shqiptare mė 1450 ishin tė angazhuara nė luftėn e Krujės, e humbėn pėrsėri qytetin e tyre tė rėndėsishėm dhe pėr tė rifituar u duhej prap ndihma e Skenderbeut. Nė interes tė luftės dhe kur fati i saj ishte nė lojė, Skėnderbeu nuk i pėrfillte privilegjet e feudalėve partikulariste. Gjatė veprimeve ushtarake ky i shkeli kufijtė e dorreneve tė tyre. Nė keshtjellat e feudalėve aleatė vendosi garnizone ushtarake besnike, gjė qė prekte tė drejtat e tyre tė imunitetit. Nevoja pėr tė mbushur radhėt e ushtrisė shqiptare qė dėmtohej dhe pakėsohej gjatė luftimeve me turqit, e shtynė Skėnderbeun tė mobilizonte ushtarė me inisiativėn e vet, sidomos nė zotėrimet e feudalėve tė dobėt e fqinj. Kėshtu dalėngadalė dhe njėri pas tjetrit zotėrimet e feudalėve tė vegjėl filluan tė shkriheshin ose tė “aneksoheshin”, siē shkruan bujari shqiptar Gjon Muzaka, nė principatėn shqiptare tė Skėnderbeut.

    Njė etapė tė rėndėsishme nė kėtė drejtim shėnoi fitorja e madhe qė korri Skėnderbeu nėn muret e Krujės. Prestigji dhe autoriteti qė ai siguroi nga kjo fitore si brėnda ashtu dhe jashtė vendit e eklipsoi edhe mė tepėr autoritetin e bujarėve aleatė. Nė fakt, edhe bujarėt Topia, Muzakaj, Stres-Balshė, e humbėn ca nga ca profilin e tyre si zotėr feudalė tė pavarur. Pasojė e kėtij proēesi qe shkrirja e kėtyre zotėrimeve feudale sė bashku me atė tė Kastriotėve, nė njė njėsi shtetėrore me vehte duke formuar kėshtu shtetin shqiptar tė pavarur, nėn udhėheqjen e Skėnderbeut. Nė kėtė shtet kufijtė e mėparshėm tė shumė zotėrimeve feudale tani nė fakt nuk ekzistonin mė.

    Ky proēes, i cili tani vetėm sapo kishte filluar, vazhdoi nė mėnyrė tė pandėrprerė nė vitet e mėvonėshme. Skėnderbeu nuk i kurseu as bashkėpuntorėt dhe tė afėrmit e vet. Bujari Gion Muzaka shkruan se Skėnderbeu “pasi u bė kryekomandant i zotėrijve tė Shqipėrisė… vendosi tė shtinte nė dorė gjithė vendin… Ai vuri nė burg zotėrijtė Gjon dhe Gojko Balsha… dhe ua mori shtetin e tyre qė ishte midis Krujės dhe Lezhės, zotit Moisi Komnenit i mori shtetin qė ishte nė Dibėr… Dhe pasi vdiq im atė, na mori neve Tomoricėn dhe Myzeqenė e Vogėl dhe po ashtu ua bėri edhe zotėrijve tė tjerė, por ata s’kishin se ē’tė bėnin sepse ai kishte nė dorė ushtrinė dhe ata kishin gjithmonė turkun mbi krye”.

    Kjo politikė shkaktoi pakėnaqėsinė nė radhėt e feudalėve tė mėdhej. Tė pafuqishėm pėr ta penguar forcimin e autoritetit tė Skėnderbeut, disa prej tyre filluan tė largoheshin nga Lidhja shqiptare, dhe kėrkuan mbėshtetjen e Venedikut ose pėrkrahjen e Napolit, ose edhe kaluan nė tradhėti tė hapėt, duke u bashkuar me turqit. Kėshtu, pas fitores sė Krujės, Skėnderbeut iu desh tė pėrballonte edhe rrezikun e brendshėm qė lindi nga largimet dhe tradhėtitė e aleatėve. Nė pėrfundim tė luftės kundėr feudalėve separatistė, Lidhja shqiptare e Lezhės pothuajse e humbi krejt kuptimin e vet. Shteti shqiptar qė erdhi duke u rritur e forcuar, mori pėrherė e mė tepėr karakterin e njė shteti tė pėrqėndruar.

    Me gjithė shtrirjen e shtetit shqiptar nė njė teritor qė pėrfshinte pak a shumė krahinat e Shqipėrisė sė mesme, Skėnderbeu nuk mundi t’i shkrinte dot nė shtetin e vet dy nga zotėrimet mė tė mėdha tė vendit, ato tė Dukagjinėve dhe Arianitėve. Zotėrit e kėtyre zotėrimeve e ruajtėn tė drejtėn si sundimtarė mė vehte edhe mė vonė. Mė 1448, gjatė nėnshkrimit tė paqės me Republikėn e Venedikut, kundėr sė cilės luftuan edhe vėllezėrit Pal e Lekė Dukagjini, kėta nuk pranuan tė merrnin pjesė sė bashku me Skėnderbeun nė bisedimet me delegatėt venedikas dhe nėnshkruan me republikėn njė paqė tė veēantė. Gjergj Arianiti gjithashtu vazhdoi ta konsideronte Skėnderbeun si njė aleat, pa iu nėnshtruar vullnetit tė tij.

    Pėrpjekjet e Skėnderbeut pėr tė nėnshtruar feudalėt e mėdhej dhe pėr ta pėrqėndruar pushtetin nė duart e tija, nuk drejtoheshin aspak kundėr vetė rendit feudal. Skėnderbeu ishte armik vetėm i feudalėve partikularistė shqiptarė sepse privilegjet e tyre dėmtonin ēėshtjen kryesore nė ishte lufta kundėr turqėve. Nė luftėn kundėr partikularizmit feudal, Skėnderbeu u mbėshtet nė shtresėn e feudalėve tė vegjėl tė dalluar nė luftė, tė cilėt i pėrkrahu, duke u dhėnė me duart e tij, feude nė formė pronash. Skėnderbeu krijoi kėshtu nga njėra anė kuadro ushtarake besnike nė luftėn kundėr turqve, e nga ana tjetėr njė mbėshtetje tė sigurtė nė pėrpjekjet pėr t’ua pakėsuar pushtetin bujarėve tė vjetėr feudalė.

    Shteti shqiptar nėn udhėheqjen e Skėnderbeut, duke u rritur nė njė ambient luftash tė vazhdueshme, pati nė organizimin e vet, njė karakter kryesisht ushtarak. Gjithė kujdesi i Skėnderbeut dhe i bashkėpuntorėve tė tij iu kushtua ushtrisė dhe ndėrtimit tė fortifikimeve. Administrata shtetėrore me aparatet e saj tė veēanta (financė, rekrutim, etj.), kryente funksione qė i shėrbenin drejt pėr sė drejti luftės.

      Ora ėshtė Fri 26 Apr 2024, 23:13